Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Bislim Zyrapit i nxihen listet per vrasjen e shqiptareve

 :: politika

Aller en bas

Bislim Zyrapit i nxihen listet per vrasjen e shqiptareve Empty Bislim Zyrapit i nxihen listet per vrasjen e shqiptareve

Message  Perparimi Mer 30 Déc - 22:27

EKSKLUZIVE AUTHOR: BOTA PRESS - 02/05/2015
[size=14]Share [url=http://twitter.com/home?status=Cila+%C3%ABsht%C3%AB+e+fshehta+publike+e+em%C3%ABrimit+t%C3%AB+ministrit+Halil+Bicaj+pas+vrasjes+s%C3%AB+Ahmet+Krasniqit%3F http%3A%2F%2Fbotapress.info%2Fcila-eshte-e-fshehta-publike-e-emerimit-te-ministrit-halil-bicaj-pas-vrasjes-se-ahmet-krasniqit%2F]Twitter[/url] Facebook
[/size]
Bislim Zyrapit i nxihen listet per vrasjen e shqiptareve IDRIZ-ZEQIRAJ-550x300
[size=13] Comments Off on Cila është e fshehta publike e emërimit të ministrit Halil Bicaj pas vrasjes së Ahmet Krasniqit?

[size=40]Cila është e fshehta publike e emërimit të ministrit Halil Bicaj pas vrasjes së Ahmet Krasniqit?


NGA IDRIZ ZEQIRAJ         Sali Çekaj dhe oficerë të lartë ishin në dijeni të “puçit” në FARK  –     Listat e vrasjeve në xhepat e Zyrapit  
 
     Kryespiuni Fatos Klosi, në kundërshtinë e akuzës të pinjollit të anëtarit të familjes të Presidentit Rugova, Naser Rugova, i cili e akuzon për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit dhe të veprimtarëve e kudrove ushtarakë institucionalë, hiqej si i pa informuar për shumë njerëz dhe ngjarje të kohës së luftës. Pra, ai luajti rolin e debilit, por edhe të denigruesit dhe të shpifësit, madje pa doganë fare! Por, në fakt, ai i di të gjitha, madje edhe vrasjet, të paktën, brenda territorit të Shqipërisë londineze, përfshi këtu edhe zhdukjen pa gjurmë të bashkëfshatarit tim, oficerit Sadri Ramqaj, nga Studenica e Istogut.
 
     Dy Fatosat dhe krerët e LPK-së ishin kundër unifikimit të faktorit ushtarak, edhepse, ata, që sot duan të indentifikohen me “UÇK-në”, emërtesë kjo fiktive, që nuk arriti kurrë të formësohet si e tillë, kanë qenë minorë, fare të pakët, në luftë, por të bollshëm në rrugë e bulevarde të Tiranës dhe të Evropës. Për habi, hezitimin, mëdyshjen e disa kuadrove të FARK-ut, për të mos hyrë në Kosovë, rastet individuale, veç kundërshtarëve politikë, edhe ndonjë gazetar, i përgjithëson. Në fakt, FARK-u i kishte grupet e armatosura kudo nëpër Kosovë, luftën e të cilëve e përvehtësonte Radio-Televizioni Shqiptar, përkattësisht, Redaksia për Kosovën, e pushtuar, dhunshëm, nga banda e LPK-së, sikur këtë luftë e bënin njerëzit a tyre, pra të LPK-së.  
 
     Fatosat, me vartësit e tyre dhe hafijet e LPK-së, ishin kontigjenti besnik i pushtuesit dhe, duke sabotuar luftën, janë të denjë për veteranë të Serbisë, por assesi të Kosovës. 
 
     Të akuzuarin, me dyshimin e bazuar, Klosi, e pason kuadri i LPK-së Ibrahim Kelmendi. Ai i është gëzuar aq shumë pushkatimit të Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit, sa që deklaron botërisht se – po ta di personin që e vrau Ahmet Krasniqin, do t`ia dhuroja hisen e tokës, që ma ka lënë baba-! 
Zotëri Kelmendi, qëllimshëm, e mistifikon si konspiracion, sekret të madh, emërimin nga LPK-ja të ministrit Halil Bicaj, edhepse ky emërim është një e fshehtë publike, pra, që e dinin oficerët e FARK-ut, edhepse ata preferonin zëvendës-ministrin Agim Mehmeti.
 
     Isha në Malësinë e Gjakovës, kur mësova, nga një telefonatë, se kryeministri Bujar Bukoshi ka lakuar emrin e Halil Bicaj për ministër, pas ekzekutimit zyrtar të Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit, në qendër të metropolit shqiptar – Tiranë. Prapa këtij akti makabër e kundrakombëtar qëndrojnë Klosi me shokë dhe krerët e LPK-së. Menjëherë i telefoniva kryeministrit Bukoshi, duke i thënë se ushtaraku Halil Bicaj nuk është i familjes të zëshme Tahir Ali Bicaj, i cili, si organizator i rezistencës nacionaliste, për mbrojtjen e Rozhajës dhe të Veriut të Kosovës, ka vuajtur burgun në ishullin kroat Golji Otok, së bashku më vëllanë Smajl Ali Bicaj.
 
     Oficeri i karrierës, dikur nxënës i yni në shkollën e Vrellës të Istogut, nuk më dukej zgjedhje e duhur, sepse ishin kohë të vështira dhe dyshoja se ai nuk mund ta përballojë presionin, deri në terror, të Tiranës zyrtare dhe të LPK-së staliniste. Fatosat me shokë dhe hafijet brenda LPK-së, kishin filluar të godisnin në pusira dhe errësirë, qysh një vit më parë, me vrasjen e Ali Ukaj, më 1997 në Tiranë.
 
     Kryeministri Bukoshi m`u përgjigj se kuadri ushtarak Halil Bicaj është shquar në artin luftarak të Këmbësorisë në luftën e Bosnjës. Arsyetimi i Bukoshit nuk më bindi, jo pse dyshoja në aftësitë ushtarake të oficërit Bicaj, por, për rrethanat e Kosovës, infiltrimi i Serbisë në kupolën shtetërore të Shqipërisë dhe në LPK-e, kërkonte një ministër trim dhe mospërfillës ndaj sabotatorëve të luftës. Për të mësuar të vërtetën e këtij emërimi, që pritej të bëhej, bëra disa telefonata në Zvicër. Përgjigja ishte e menjëhershme dhe krejt e saktë: “Vëllai i Halil Bicaj flirton me LPK-në dhe kjo përzgjedhje është e Lëvizjes”.
 
 
       Sali Çekaj dhe oficerë të lartë ishin në dijeni të “puçit” në FARK
 
 
      Kontaktova me Sali Çekaj dhe e informova për rastin dhe disa penetrime, depërtime që pritën të bëhen në mesin tonë, në Viçidoll dhe Papaj të Tropojës. Saliu ndjehej i shqetësuar, sepse shtohej droja dhe nevoja për ta ruajtur shpinën. Me Sali Çekaj kishim bashkëpunuar, gjatë kohë, duke qenë të dy anëtarë të Kryesisë të Degës të LDK-së në Gjermani. Ne bisedonim me atë dhe shokët tjerë, për pengesat dhe sabotimin që i bënin aktivistët e LPK-së aksionit fillestar, më 1991: “Ta ndihmojmë Kosovën për vetëmbrojtje”, ku isha në komisionin prej 5 (pesë) vetesh për Gjermani. Pastaj, për një kohë, punova në Gjenevë, Zvicër, në Ministrinë e Informacionit, të cilën e udhëhiqte, me kompetencë e profesionalizëm, ish i burgosuri politik Xhafer Shatri. Edhe atje banda e LPK-së sabotonte kudo dhe nuk paguante asnjë qindarkë për Kosovën. Pra, për Sali Çekaj dhe FARK-istët tjerë, lëvizakët sabotatorë, ishin “karta të djegura”. Po të ecej me mendësinë e krerëve hafije të LPK-së, Kosova ishte dorëzuar pa e pritur fare luftën.
 
      Zotëri Ibrahim Kelmendi me kot ngatërron emra, madje me dashje, për logjistikën e luftës. FARK-u ka pasur shefe të logjistikës ushtarakën trime, tek e cila ishte gërshetuar harmonishëm trimëria, bukuria dhe zgjuarësia – Sabahate Tolaj, e cila, duke qenë hetuese pranë Policisë të UNMIK-ut, u ekzekutua nga banda politike e Dukagjinit, se bashku me kolegun Isuf Haklaj, sepse dinin shumë për krerët e kësaj bande dhe sekretet duhet t`i mirrnin në varr. Përgjatë gjithë luftës, jam angazhuar në Emergjencën e kësaj lufte, me katër kamionë të tonazhit të madh, së bashku me 18 punëtorë, përfshi këtu edhe nipërit, në kuadrin e Firmës “Etniku”, Fabrikë e Miellit, me qendër në Mamurras, Kurbin, duke bartur bazën materiale dhe armatimin, me destinim Malësinë e Gjakovës dhe të Prizrenit. Bilanci i borxhit tim, në mbarim të luftës, kap shifrën e 200 mijë markave gjermane, borxh ky që vazhdoj ra shlyej edhe tani pas 16 viteve të Kosovës së lirë.
 
     Shef i Logjistikës nga LPK-ja ka qenë Ilir Konushevci, i cili ishte për bashkimin e faktorit ushtarak. Përkundër urdhërit të “shtabistëve” të kuq, me seli në Bllokun e zi të Tiranës, ai, simbolikisht, po dërgonte një kamionë me armë për Tropojë. Kamioni shoqërohej nga dy oficerë të SHIK-ut të Klosit, ndërsa në veturë ishin Ilir Konushevci dhe mjeku tropojan Hazir Mala. Në rrugën ndërmjet Qafë Malit dhe Fierzës, u ndaluan, nga persona të maskuar, i nxorën nga makina për ekzekutim. Dr. Mala u lut ta vrisnin atë, por jo edhe Ilirin dhe e mbuloi trupin e tij. Kallashi e bëri shoshë trupin e doktorit, ndërsa trupin e Ilir Konushevcit e kishin përshkuar vetëm 16 plumba. Disa mijëra marka u gjetën në xhepin e Ilirit, të cilat vrasësit nuk ia morën. Gjithçka ndodhi në prezencën e oficërve të SHIK-ut, të cilët kishin për detyrë të siguronin udhëtimin për Tropojë. Ata nuk provuan të bënin asnjë rezistencë ndaj personave të pritës dhe u  kthyen, qetas, në Tiranë, së bashku me kamionin me armë!
 
     Zotëri Ibrahim Kelmendi thotë se “FARK-u ka qenë servis i UÇK-së”! Ky është një trillim absurd dhe mjegullnajë e qëllimshme, në përçapje për ta falsifikuasr historinë më të re të Kosovës. E vërteta është se FARK-u dhe “UÇK-ja” e LPK-së, nuk kanë asnjë lidhje dhe asgjë të përbashkët. Shpjegimin do ta bëjmë një herë tjetër. Por, qëllimi ishte i kundërt. FARK-u luftonte për çlirim dhe shtet, ndërsa “UÇK-ja” e LPK-së luftonte, kundër FARK-ut, për pushtet.
 
      Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK), kanë qenë numerike, në masën 95 deri në 98 % të luftëtarëve pjesëmarrës në luftën e Kosovës. Ndërsa “UÇK-ja” e SHIK-ut ka pasur disa grupe të vogla, me numrin e përgjithshëm të angazhimit në “luftë”, nga 2 deri deri në 5 % dhe, këta jo në luftë kundër pushtuesit, por në hapjen e burgjeve, dihet, me porosi të Serbisë, për të torturuar e vrarë, fillimisht, vetëm veprimtarët dhe ushtarët e Ibrahim Rugovës, më vonë edhe kuadrot e LPK-së, në mes tyre edhe Ismet Jashari – Kumanova, Behaudin Hallaçi dhe të tjerë. 
 
      Pa lejen, aprovimin, miratimin e Serbisë, nuk mund të qëndronte, qoftë edhe një ditë, asnjë burg në Kosovë. Është gënjeshtër, rrenë e kulluar, të flitet për zona të lira gjatë luftës në Kosovë. Me çka do t`i mbronte Kosova zonat e lira?! A kishte avion, a kishte kundraajror? Jo. Atëherë, si?  Këtë e dëshmon Malisheva në pritje të pashaportave të Kosovës nga Jakupi! Përgjakja e Malishevës dhe e Rahovecit, është përgjegjësi direkte e krerëve hafije të LPK-së. 
 
      Rrjedhojë e këtyre burgjeve dhe vrasjeve, të projektuara dhe të rekomanduara nga Serbia, sot, po formohet Gjykata Speciale. Nga ky kontigjent, pra, prej 2 deri në 5 %, aq sa kishte “ushtarë” Lëvizja, individë dhe mini-grupe, u shkëputën nga organizimi i “shtabistëve” dhe luftuan me guxim kundër forcave policore të pushtuesit. Ata, në disa raste, u dënoncuan dhe ranë në pritë të armikut, u vranë. Shembull: Fehmi Lladrovci akuzoi kolegët e Lëvizjes, pse mrizojnë nën hijet e mimozave dhe të pishave të Bllokut në Tiranë, kërkojnë poste komandimi me telefon dhe nuk vijnë për të luftuar në Kosovë. Dëshmi e vetmisë së Fehmiut ishte se kur po vritej, ai ishte vetëm me nusen e tij, Xhevën dhe një femër tjetër, ndoshta e rastësishme, në ikje e sipër, për të shpëtuar, andaj edhe nuk është përmendur kurrë emri i saj.
 
 
           Listat e vrasjeve në xhepat e Zyrapit  
 
     Listaxhiu Bislim Zyrapi, për LPK-në Drejtor i Drejtorisë Operative të Shtabit të “UÇK-së”, për LDK-në dhe FARK-un, gjatë luftës përfaqësonte njeriun e krimit, që barte në xhepa listat e vdekjes. Ai u zbulua me listat e emërore të krerëve dhe të veprimtarëve të LDK-së, për likuidim fizik, duke filluar nga kryetari Ibrahim Rugova, profesor Fehmi Agani, Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Tahir Zemaj, Sabri Hamiti dhe të tjerë. Pjerërisht, kjo listë u realizua gjatë dhe sidomos pas luftës. Rikujtoni shifrat e agjentit të SHIK-ut të penduar Nazim Bllaca: 456 kuadro dhe aktivistë të LDK-së të vrarë në muajt e parë të Qeverisë të Përkohshme të Hashim Thaçit dhe 600 të tjerë të ekzekutuar në muajt pasues. Gjykatat dhe Kanuni do të kenë shumë punë, për ta vënë në vend nderin dhe drejtësinë, për 1.800 viktimat e pafajshme shqiptare, të ekzekutuar, në bashkëpunim dhe koordinim nga SHIK-u shqiptar, ekspertët e të cilit, pas luftës, u vendosen në Hotel “Grand” dhe Hotel “Theranda”, për t`i përgaditur kriminelët e Kadri Veselit me shokë, për ta marrë pushtetin. 
 
      I zgjyrosuri Ali Ahmeti, i cili mburret se ai me ty, zotëri Ibrahim Kelmendi, emëruat ministër të mbrojtjes ushtarakun Halil Bicaj, duhet t`i përgjigjet pyetjeve, shokuese dhe shumë domëthënëse, të Murat Jasharit, i cili e akuzon për një seri vrasjesh të kuadrove të luftës në Iliridë. Hyrje – daljet e shpeshta, gjatë luftës, në Kosovë, si në “bahçe të babës” të Ali “skitalicës”, shtojnë dyshimin për akuzat e bëra nga kuadrot partiakë në Iliridë dhe publikimet që kanë rrjedhur nga UDB-ja.
 
    I famshmi “puç” i juaj, brenda FARK-ut institucionalë, ka qenë një e fshehtë publike. Të paktën, unë, Sali Çekaj dhe disa oficerë të lartë të FARK-ut, jemi vënë në dijeni të “puç-it” tuaj, ende pa hyrë në Shtabin e FARK-ut ministri Halil Bicaj. Ministri në fjalë, është njeri i mirë,”babaxhan”, siç thotë populli, për tipa të tillë, dhe ka pasur sjellje, relativisht, korrekte, sepse e dinte nga ka ardhur, kush e solli “pëshqesh” për FARK-un. Dhe, dua të besoj se nuk ka munguar vullneti i mirë i tij. Me gjithë presionin e ushtruar nga banda e LPK-së dhe SHIK-u i Klosit, ai ka manevruar, për t`u mos u përzier shumë në drejtimin e luftës nga oficerët e karrierës, me një përgaditje solide e supreme, të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK). 
 
     Për ministrin Bicaj ka qenë një fat i madh, që ka pasur gjithnjë pranë bashkëfshatarin e tij Ramë Maraj. Ai ka jetuar, afër një dekadë, në Tiranë, i ikur në fillim-vitet `90-a, kur Dr. Rugova bëri provën e parë për ta krijuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shërbimin Informativ të Kosovës. Ai i njihte njerëzit e Klosit dhe të Kadri Veselit, lëpëkeistët me bagazhin e madh të pisllëqeve të tyre në Mërgatë dhe në Shqipëri. Jam i bindur se ai ka devalvuar shantazhet dhe nxitjen, që kuadrot e Klosit dhe të LPK-së, kanë bërë ndaj Ministrit Halil Bicaj, për të ndërhyrë më shumë në punët e Farkut. Kuadro i FARK-ut në Koshare ishte edhe vëllai i madh i Ramës, Milazim Maraj. Ai ka qenë njeri i zanatit përkatës, me aftësi komunikuese e kompromisi, në ato rrethana supërspecifike, kur jeta e njeriut kushtonte vetëm 33 qindarka, një plumb!
 
     Përjashto 60 ushtarët që na solli Lëvizja, të kapluar nga morrat, të lodhur dhe të rraskapitur nga uria, të provokuar nga horrat e Lëvizjes, të trajtuar si mos më keq, ne i pranuam dhe i trajtuam si bijtë, si vëllezërit tanë, duke i veshur, ushqyer, ushtruar dhe përgaditur për luftë, ashtu siç dinte i papërsëritshmi Sali Çekaj. Të tjerët, disa kokërra “oficerësh”, njëri prej tyre, u kap “me pelë për dore”, anëtar i një bande kriminale të Tropojës, kur, pas grabitjes të dy kamionave me armë, provuan edhe kamionin e tretë. Por, Hasan Rexhaj, nga Cërca e Istogut, absolvent i Universitetit të Tiranës, pastaj ushtar i Kosharës, duke qenë i vetëm në timon, drejtim të kamionit, çau pritën, me të shtëna kallashi, duke preferuar më parë vdekjen, se sa dorëzimin, poshtërimin. Këta “oficerë”, dhuratë e LPK-së, që nuk kishin mbaruar as shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në ish-Jugosllavi, tani “gjeneralë” të Kosovës, janë parë me dyshim. Andaj edhe vrasjet e dy heronjve: Sali Çekaj, Agim Ramadani, por edhe ushtarë të tjerë, ende janë enigmatike dhe të pa qarta se nga kush janë goditur?!
 
     Lufta e Kosovës, më sakt, masakra e Kosovës, meqë bilanci i viktimave është tmerrësisht i shpërputhshëm: 13.500 shqiptarë të vrarë dhe vetëm pak qindra serbë, që kurrë nuk arrijnë shifrën 1.000 (një mijë), nuk ka pse të mistifikohet dhe as të falsifikohet. Hafijet e LPK-së, në sabotimin e luftës, së bashku me SHIK-un e Klosit, në shërbim të Serbisë, me qëllim të krijimit të boshtit sllavo-orthodokso-komunist: Moskë-Athinë-Beograd-Tiranë, i kemi njohur “si paren e kuqe” dhe të gjitha “konspiracionet” e “puçet”, nuk kanë qenë më shumë se sa një e fshehtë publike, “kanë rënë në ujë”. 
 
     “Rolin” e pa luajtur, luftën e pa bërë dje, banda e LPK-së, e pushtetuar në partinë-bandë PDK-e, sot, varrëmihëse e Kosovës, po mundohet ta kompensojë me falsifikim e historisë. Mjafton të lexohet se si trajtohet, në dokumentacionin e “SHP të UÇK-së”, organizimi i thyerjes së kufirit. Krejt pacipërisht, i gjithë aksioni i dedikohet këtij biçim “shtabi”, edhepse dihet, mirëfilli, se nuk ka pasur asnjë qasje dhe asnjë meritë nuk i takon atij. Përkundrazi, janë përpjekur ta sabotojnë. Kufiri është thyer, ekskluzivisht, me forcat vetanake të oficerëve institucionalë dhe të ushtarëve luftarakë të tyre. Andaj, kujdes, mos falsifikoni historinë, si babai i juaj Enveri!

Posted by: [size=15]Bota Press[/size]
View more posts[/size][/size]

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum