zbulohet dashuria e msheft midis Thaqit e Vlora Qitakut
:: politika
Page 1 sur 1
Re: zbulohet dashuria e msheft midis Thaqit e Vlora Qitakut
Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me formimin e Asociacionit, tha se ky dokumentacion tashmë është ndërkombëtar dhe nuk ka kthim prapa. Veç tjerash Asociacioni sipas tij është nënshkruar dhe votuar nga shumica e deputetëve qysh në mandatin e kaluar.
Pacolli ka refuzuar të tregojë nëse ky vendim është i dëmshëm apo jo për Kosovën.‘’Unë nuk jam gjykatës me intepretu vendimine Gjykatës Kushtetuese por që nuk do ta paragjykoja asgjë që ka ndodhë deri tani. Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave ka ndodhë me fuqi të Bashkësisë Europiane", tha ai për Klan Kosova.
‘’Unë nuk di dhe s'kam dëgju deri tani që një shtet t'i lejojë vetes të nënshkruaj diçka e ta revokojë këtë. Nuk e paragjykoj nëse ka qenë dokument i mirë për Kosovën apo për komunat serbe, sepse unë nuk kam diskutu asnjëherë për këtë dokument’’.
Sipas tij, nga aspekti i obligimit ndërkombëtar Kosova e ka marr një detyrim ndërkombëtar dhe ky vendim duhet të implementohet’’.
‘’Unë nuk jam përgjegjës për rëndësinë e këtij dokumenti, a shkon në dëm apo ka efekte pozitive unë nuk e them. Nëse Gjykata Kushtetuese ka qenë e denjë ajo duhet të marr përsipër themelimin e asocioacionit të komunave”.
‘’Nëse ka ndodhë diçka kundër Kushtetutës së Kosovës, atëherë përgjegjësit duhet të japin përgjigjie. Kjo ka ndodhë moti para 1 viti jo tashmë. Kjo ka ndodhë në debatin që është bërë në atë kohë e jo tani. Këtë e dëshmon edhe Gjykata Kushtetuese, por prapë them që nuk është mendim i imi, por është procedim ndërkombëtar dhe duhet zbatuar ngase është dokument me dëshmi ndërkombëtare e që duhet proceduar se s'ka forcë që e ndalon tashmë themelimin e Asociaconit të komunave. Nuk mbaj përgjegjësi, por që s'mund të them që është i dëmshëm apo jo për Kosovën’’.
Pacolli tha se nuk ka pasur qasje për dialog as për themelimin e ndonjë dokumentacioni.
‘’Por të them tani që ky është dokument që ka forcë tekniko-politike me dëshmi Ndërkombëtare.Opozita i din këto gjëra, ata nuk është dashtë të bëjnë kështu, sepse e dijnë që shumica e deputeteve e kanë votuar këtë dokument. Asociacioni do të themelohet dashtën a nuk dashtën’’.
‘’Qeveria është dasht të thotë atë që e thash unë sot, tashmë ka ndodhë nënshkrimi dhe nuk ka kthim prapa. Dërgimi i dokumentacionit në Gjykatën Kushtetuese është gabim i madh për Qeverinë’’.
‘’Unë besoj se Asociacioni do të mbetet një OJQ e asgjë më tepër, sepse Kosova është një shtet dhe punët e shtetit i takojnë vetëm qeverisjes’’.
‘’Kjo qeveri për mua është një qeveri e dështuar. Nuk ka ndiku asgjë në rritje ekonomike. Papunësia është në rritje, varfëria është në rritje, problemet e migrimit në Kosovë. E, kjo për mua është e turpshme nëse dikush del dhe thotë Kosova ka pas sukses’’, tha Pacolli.
Sujets similaires
» U nenshkru marveshje midis thaqit e Daqiqit,humbi Kosova
» midis Kosovës dhe provincave gjeorgjiane
» vlora
» Maqedoni, dështon marrëveshja midis BDI-së dhe PDSH-së
» Vlora Qitaku ne KS te OKB
» midis Kosovës dhe provincave gjeorgjiane
» vlora
» Maqedoni, dështon marrëveshja midis BDI-së dhe PDSH-së
» Vlora Qitaku ne KS te OKB
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum