Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Me Pandeli Majkon

 :: politika

Aller en bas

Me Pandeli Majkon Empty Me Pandeli Majkon

Message  Perparimi Lun 28 Sep - 0:07

Pandeli Majko
20 septembre, 11:18 · 

TESTI I DROGES…
Sot lexova në gazetën “RD” të partisë më të madhe të opozitës se “dekriminalizimi” do të ketë kusht të panegociushëm kryerjen e “testit të drogës”. 
Nuk e di në se ky test do të “dekriminalizojë” politikën shqiptare por një gjë është e sigurtë. Ky lloj debati po ul në nivele historike respektin e publikut për politikën. Kolegët e opozitës po japin një shfaqje ku më shumë se sa zbulimi i së vërtetës po merren me “shpalljen” e saj. 
Partia Demokratike nuk po shpejgon asgjë me kerkesat e saj për “pastrimin” e politikës vec shpalljes së një “gjykimi universal” për politikën shqiptare. 
Kam kohë që verej me dhimbje se në Kuvendin e Shqipërisë nuk funksionojnë rregullat e shkruajtura. Debati në të nuk ekziston si standart i fjalës por i fyerjes.
Si rregull, qeveritë fajësohen sidomos për ekonominë kurse opozita është përgjegjëse për debatin politik me të cilin ndërton paralelisht një moral në “pritje” të vendimit të publikut në zgjedhjet e rradhës.
Aktualisht, nuk di të kem parë një opozitë që të gëzojë kaq shumë fat me gabimet e qeverisë dhe anasjelltas një qeverisje kaq e favorizuar nga ky lloj opozitarizmi i cili nuk ka ekzistuar në këtë nivel as në vitin 1997. Në këtë vit të cmendur palët politike në vend kishin mundësi reale për ta futur vendin në gjakosje civile. Edhe atëherë “kriminalizimi” ishte temë e ditës. Mazhoranca akuzohej si e lidhur me “bandat” dhe kjo pati një kulm të vetin në ngjarjet e shtatorit 1998. Opozita e asaj kohe pavarësisht se pati “sukses” në demonstrimin e forcës u njollos si bartëse e dhunës dhe u “urdhërua” të kthehej në “kazermën parti”…
Partia Demokratike nuk është një parti e lehtë për tu udhëhequr. Shembulli i Edi Ramës me Partinë Socialiste aktualisht nuk vlen pasi janë dy situata të ndryshme. Ajo që ndihet aktualisht në partinë më të madhe opozitare është dëshira për tu dukur më i “egër” se të tjerët. Kjo konkurencë e brendëshme po e bën këtë parti një strukturë e cila drejtohet nga kënaqesia që jep tek njerzit që e dëgjojnë dhe jo nga lidershipi. Mbi këtë shpejgim në Shqipëri qëndron mungesa në komunikimet e drejtpërdrejta të drejtuesve të politikës apo debatet publike të tyre. I vetmi komunikim është ai nga podiumet e konferencave të shtypit apo i studiove televizive. 
Në kete mungese dhe vakum, Partia Demokratike po nxiton të vërtetojë se “dekriminalizimi” mund të bëhet nga jashtë sistemit të drejtësisë si një proces “teknik”. Ndryshimi i Kushtetutës së vendit shikohet si një “faturë fiskale” e këtij procesi. 
Me keqardhje, të djathtës së sotme politike, dua ti kujtoj se komunistët e së majtës dëshironin ta bënin të parët këtë metodë “pastrimi” pas vitit 1944 dhe dështuan. Ata mbetën viktimë e këtij mosrespekti ndaj ligjit të shkruajtur duke i besuar “virtytit”. 
Sot, në vitin 2015, ajo që thelbësisht ndan palët e mbërthyera në këtë debat të paskrupullt është në se reforma po ndërtohet mbi një debat për interesat e politikës dhe jo të sistemit… 
Unë mendoj se reforma e drejtësise është më thelbësore se sa “dekriminalizimi”. Mjekimi dhe “gjilpera” dallojnë. Përjashtimi i atyre që kanë gabuar dikur, nuk bën të pastër qëllimet e zuzarëve me letra të “rregullta” që i hynë politikës për të bërë para. Politika ka nevojë për prokurorë dhe gjykatës si rojtarë të ligjit më shumë se sa politikanë me “letra të rregullta”. I druhem më shumë mosdënimit se sa ridënimit moral dhe të “qetësohem” me bileta ndershmërie të “testeve” idiote.
Kjo situatë rrezikon ta kthejë cështjen e “dekriminalizimit” në një naivitet fëminor se kush e do më shumë “dekriminalizimin”(?!)… Një “lodër” që pret kundërshtimin e palës tjetër për të thënë “Ja pra e shikoni që nuk duan sepse…”
Sinqerisht, nuk besoj se testi i drogës të bën një njeri të ndershëm. Në se do të ishte kështu jam i gatshëm të propozoj që cdo të enjte para se të hymë në Kuvend të bëhet edhe testi i urinës… 
Ky humor i hidhur dhe banal po zhvillohet në publik. Ai është pjesë e arsyes pse mënyra e të bërit politikë po e kthen Shqipërinë në një tokë pa ëndra. Njerzit largohen në emigracion edhe për arsyen e shikimit të këtij “shou" grotesk që e quajnë politikë. Sigurisht.


Me Pandeli Majkon 12049713_10153547284692254_707775606348008402_n


J’aime   Commenter   
Partager


  • Plus pertinent
    293 personnes aiment ça.
  • Commentaires
  • Me Pandeli Majkon 304669_104880449664869_747991729_n

    Écrire un commentaire...




    • Me Pandeli Majkon 304669_104880449664869_747991729_n

      Nasim Gashi Zotri Pandeli Majko,ju e keni pershkrue nje mendim si nje ekspert i zgjidhjes se qeshtjes kombetare,por nuk na treguat zgjidhjen perfundimtare si te dalim nga balta qe na ka mberthye,jo vetem shqiperine por te gjitha trojet tjera te coptuara.Une mendoj se pa nje kryengritje te pergjakshme dhe pa nje aleat te forte nuk kemi mundesi me ndryshue prokuroret e gjygjetaret.Sepse me revolucione te popullit nuk ka mundesi qe prokuroret e gjygjetaret ti zgjedhe vete populli,.Por çka eshte mekatja ata ish udheheqesat tone tradhetar,po i percaktojne keta prokuroret e gjygjetaret qe nuk e mbrojne ligjin,por krimin.Por per ti hequr qafe te gjithe tradhetaret ,nuk besoja se do mbesin 30 % e popullates shqiptare ne kete toke.Shume ka ne mesin e shqiptareve tradhetar.Por ma mire mi masakrue keta e ata qe do mbesin,le ta trashegojne me te mira.KJo fare e pseodopatriotave,i ka rrenjet qe nga tradhetia e mbretreshes Teuta,dhe secili shqiptar rrone nga kjo xehe e poshter.Nuk e kemi armik sllavizmin,sepse as nje shtet pa ndihmen e bashkpuntoreve nuk ka mundesi me roberue nje popull.Pra lufte nuk kemi nevoj me bere me sllavet,por mes vedi.Kete nuk e quaj lufte vellavresje,por lufte per ta shpetue qeshtjen shqiptare.Ata qe thojne nuk na duhet nje lufte vllavrasjes,jane pjelle e Enver pisit,qe permes kesaj slloganes na i masakruan atdhetaret dhe nacionalistet shqiptar.Tek ne shqiptaret pa qen tradhetar nuk ke mundesi me arrite ne pushtet.Saiperkete testit te droges;Nuk ka mundesi te shitet droga pa ndihmen e qeveritareve ne vend apo ne transport ne vendet e tjera.Faje ka edhe bashksia nderkombetare sepse nga keta paguhet..........I dini edhe ju keto gjera .dhe nuk i bini ne brendi,por ne bishte.
      J’aime · Répondre · 



Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Me Pandeli Majkon Empty Re: Me Pandeli Majkon

Message  Perparimi Lun 28 Sep - 0:07


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum