1908.1909,shqiptaret e Tuzit,Gucis ishin me shqiptar % per %
:: sport
Page 1 sur 1
1908.1909,shqiptaret e Tuzit,Gucis ishin me shqiptar % per %
[size=45]Statistikë osmane e vitit 1908: Tuzi me 100% shqiptarë, në Prizren asnjë turk!
[/size]
[size]
Sep 4, 2015
[/size]
Një kopje të një botimi shumë interesant ka publikuar faqja Shqiptarët në Malësi.
Bëhet fjalë për një statistikë turke (1908 – 1909), ku tregohen vendet me shumicë të popullsisë shqiptare me numër të saktë të popullsisë dhe përqindje.
Në këtë statistikë bien në sy vendet shqiptare në Mal të Zi: Tuzi, Gucia dhe Rozhaja.
Sipas kësaj statistike, Tuzi kishte 7647 banorë dhe të gjithë ishin të përkatësisë etnike shqiptare.
Gucia kishte gjithsej 12073 banorë nga të cilët 9905 prej këtyre banorëve ose 82,6% ishin shqiptarë, 1812 banorë apo 15,5% ishin serbë ndërsa të tjerë ishin 356 banorë apo 2,9%.
Rozhaja kishte gjithsej 17466 banorë prej ku prej tyre 15032 banorë apo 86,5% ishin shqiptarë kurse 2434 banorë apo 13,5% ishin serbë. /Portalionline
Re: 1908.1909,shqiptaret e Tuzit,Gucis ishin me shqiptar % per %
Shtëpia Arkiva/Histori Mizoritë Greke dhe Genocidi mbi Çamët
[size=45]Mizoritë Greke dhe Genocidi mbi Çamët
[/size]
[size]
Jul 12, 2015
Tërheqja e ushtrive të shtetit osman nga Gadishulli Ballkanik, u bë zanafilla e viteve plot dhimbje të shpërnguljeve, dëbimeve, përdhunimeve, masakrave, mizorive dhe genocideve për popujt muslimanë ballkanas boshnjakë dhe shqiptarë.
Ndonëse genocidi boshnjak i Srebrenicës, njihet botërisht si genocidi më i madh i kryer në Gadishullin Ballkanik nuk është as i pari dhe as i vetmi.Popullsia shqiptare dhe boshnjake e Malit të Zi, i ka skalitur thellë në kujtesën e tyre, masakrat dhe mizoritë çnjerëzore tëçetnikëve serbë dhe malazezë në qytetet shqiptaretë Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës,Ulqinit, Tivarit, Kotorit, Çetinës Rozhajës, Podgoricës, dhe ato boshnjake tëBjellopoljes, Pljevljes, Shahovicës, Sienicës, Mojkovacit të pushtuar nga shteti malazez.
Por Ne Nuk Duhet të Harrojmë as Mizoritë Greke dhe Genocidin Çam!
Ndoshta shumë pak njerëz në Turqi dhe në botë, e dinë se gjendet një truall shqiptar me emrin Çamëri, i pushtuar nga shteti grek, që pas Luftës së Dytë Botërore! Vëllezërit tanë shqiptarë u gjendën dhe gjenden ballë për ballëndaj shpërnguljeve, dëbimeve, përdhunimeve, mizorive, genocideve dhe asimilit kombëtar dhe fetar grek.
Tani dua të sqaroj për ata të cilët, nuk e dinëse ku ndodhet trualli shqiptar i Çamërisë. Çamëria shtrihet në jug të trojeve shqiptare dhe në veri të trojeve greke dhe që në lashtësi njihej me emrin Epir. Themi se ndryshimi i shpejtë i popullsisë shqiptare me atë greke, është një fakt tregues i qartë dhemë se i mjaftueshëm për të shpjeguar mizoritë dhe genocidin çam të ushtruar nga shteti grek.
Duke u mbështeur në të dhënat e shtetit osman të vitit 1908, popullsia e përgjithshme e truallit shqiptar të Çamërisë ishte 73.000 vetë, nga të cilët 92 % ishin shqiptarë çamë, ndërsa pjesa tjetër ishin grekë, vllehë dhe romë.
Por pas përfundimit të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, përqindja e lartë e shqiptarëve çamë92 % , u tkurr në numrin 84 %. (Genocidi Çam, Berna Türkdoğan Uysal, Faqe 74)
Fillimisht shteti grek, me synimin e ndryshimit të përqindjes së popullsisëshqiptare çame me atë greke, dhe me synimin e asimilimit të popullsisë shqiptare çame bëri shumë mizori. Më pas shteti grek nisi të vendoste kolonë grekë, vllehë dhe romë, në qytetet dhe zonat e populluara kryesisht nga shqiptarët çamë. Pastaj shteti grek, ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe. Pas kësaj shteti grek, nisi të ndryshonte emrat e shqiptarëve çamëdhe më pas nisi emërtimin e vendbanimeve shqiptare meemra grekë. Hapi tjetër i shtetit grek, ishte përvetësimi i pronave private dhe mbyllja e xhamive çame. Shteti grek, nisi arrestimet arbitrare dhe shpërnguljet dhe dëbimet masive të shqiptarëve çamë jashtë trojeve greke.
85.000 shqiptarë çamë, të cilët nuk mund t’i duronin më mizoritëe shtetit grek, emigruan në rrafshnaltëne Anadollit, në Turqi, pas nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe turko-greke mbi shkëmbimin e ndërsjelltë të popullsisëmes këtyre dy shteteve. (Genocidi Çam, Berna Türkdoğan Uysal, Faqe 69)
Por shteti grek, me sa duket nuk mbeti i kënaqur edhe pas ushtrimit tëshpërnguljeve, dëbimeve, përdhunimeve, masakrave, mizorive dhe genocidit ndaj shqiptatëve çamë, sepse në vitin 1941 ushtria shoviniste greke masakroi udhëheqësin e shqiptarëve çamë Daut Hoxhën.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe para pushtimitit italian të shtetit grek, ky i fundit rekrutoi në ushtrinë greke edhe shqiptarët çamë. Por këta të fundit nuk u dërguan për të luftuar në front, por për të punuarsi argatë në batalionet e punës. Gjatë pushtimit italian të shtetit grek, ky i fundit i internoi meshkujt shqiptarë çamë të moshës mbi 14 vjeç, në Kampet e Përqendrimit në ishujt Lesbos(Midilli), Çios (Sakiz) dhe Korint.
Por shteti grek, nuk i la të qetë as shqiptarët çamë të krishterë ortodoksë. Shteti grek duke i cilësuar këta të fundit si “anëtarë të nënkulturës greke” nisi orvatjet për asimilim kombëtar dhe fetar të tyre duke i greqizuar.
Gjenerali famëkeq Napoleon Zervas, i cili ishte udhëheqësi i Bashkimi Popullor Demokrat Grek i ashtuquajtur edhe EDES, i cili gjatë luftës civile greke, kishte krijuar frontin anti komunist dhe që fillimisht mbështetej në ideologjinë republikane dhe më pas në atë monarkiste, kreudëbime, përdhunime, masakra, terror, mizori dhe genocidtë pashembullt kundër popullsisë shqiptare çamë.
Shqiptarët çamë që nga data 27 qershor 1944, u gjendën të vetëm ballë përballë mizorive të egra të ushtrisë shoviniste greke.
Vetëm në qytetin çam të Paramithisë, u masakruan mbi 600 shqiptarë çamë brenda një dite. Ndërsa deri në muajin mars të vitit 1945, në qytetin çam të Filatit u masakruan 286.000 shqiptarë çamë. Në rrethinat e qytetit çam të Igumenicës u masakruan 192 shqiptarë çamë, ndërsa në qytetet çame të Margëlliçit dhe të Pargës u masakruan 626 shqiptarë çamë.
Nga muaji qershor 1944 deri në vitin 1945 ushtria shoviniste greke rrënoi 68 fshatra dhe 5.800 shtëpi dhe xhami çame. Ushtarët shovinistë grekë masakruan 214 gra, 96 fëmijë, gjithsej 3.242 civilë çamë. Ushtarët shovinistë grekë përdhunuan 745 gra, rrëmbyen 76 gra dhe masakruan me bajoneta 32 foshnje nën moshën3 vjeç. (Doracaku Ballkanik, Vëllimi i Dytë, Murat Hatipoğlu, Faqe 453)
Në datat 20-26 dhjetor 1995, Mbledhja e Përgjithshme të Katërt, e Organizatës së Popujve dhe Kombeve të Papërfaqësuar Ligjërisht, në qytetin Hagë të Hollandës mori këta vendime: “Lejimi i rikthimit në atdheun e tyre në Çamëri i popullsisë shqiptare çame. Rikthimi i të drejtave të nënshtetësisë të popullsisë shqiptare çame në Çamërinë e pushtuar nga shteti grek. Rikthimi i të drejtave të marrëveshjeve të njohura ndërkombëtare, pranimi dhe njohja e çështjes çame nga shteti grek. Hedhja e hapave seriozë nga ky i fundit, në zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të popullit shqiptar çam”.
Ndonëse kanë kaluar plot 20 vjet që nga vendimet e Mbledhjes së Përgjithshme të Katërt, të Organizatës së Popujve dhe Kombeve të Papërfaqësuar Ligjërisht, ende në ditët e sotme shteti grek këmbëngul në mospranimin e njohjes së genocidit çam. Shteti grek, nuk pranon as që t’i paguajë shqiptarëve çamë, dëmshpërblimin e genocidit çam në vlerën e 2.5 miliardë dollarëve.Edhe në ditët e sotme shteti grek, në mënyrë të hapur dhe të tërthortë, nxit armiqësinë dhe urrejtjen kundër shqiptarëve në shoqërinë greke.
Në shtetin grek, të ditëve tësotme banojnë 1 milionë shqiptarë, të cilët mbijetojnë në kushte shumëtë vështira tëimponuara me dhunënga shteti grek. Ky i fundit duke përdorur mjete të ndryshme dhune, shtypjeje, kërcënimi, shantazhimi asimilimi kombëtar dhe fetar. Shteti grek i ka detyruar këta 1 milionë shqiptarë, të cilët në të vërtetë janë muslimanë, që emërtohen vetë dhe familjarisht me emra grekë dhe ta pranojnë me dhunë, duke e quajtur veten e tyre grekë dhe ortodoksë të krishterë.
Sipas raportit të Komisionit Kërkimor Ndërkombëtartë Kombeve të Bashkuara, numri i shqiptarëve çamë, të cilët janë grabitur nga shteti grek është 50.000, ndërsa në Republikën e Shqipërisë jetojnë 500.000 shqiptarë çamë.
Organizata “Lidhja Demokrate e Çamërisë” e themeluar në Sh.B.A. citon se numri i shqiptarëve çamë, që jetojnë në shtetin grek është 250.000. Ndërsa shoqata politike atdhetare “Çamëria” e themeluar në Tiranë, në lajmërimin e bërë në vitin 1993 pohon se numri i shqiptarëve çamë, që jetojnë në shtetin grek është 450.000-500.000.
Më datë 30 qershor të vitit 1994, Kuvendi i Shqipërisë miratoi shpalljen e datës 27 qershor si “Dita e Përkujtimit të Genocidit Çam”.
Në datën 27 qershor të çdo viti, shqiptarët çamë marshojnë në Kllogjerdhe në Qafë Botë, afër qytetit të Sarandës, deri në kufirin e shtetit grek, duke mbajtur të gjallë shpresën se, një ditë do të mund të rikthehen në atdheun e tyre, pra në Çamëri.
Në ditët e sotme, shqiptarët çamë kanë për synim drejtësinë dhe jo hakmarrjen, të drejtat e nënshtetësisë dhe jo gjakmarrjen, të jetojnë të lirë në atdheun e tyre në Çamëri dhe jo të shfaqin racizëm kundër popullit grek.
Duke patur parasysh gjendjen e rëndë të shqiptarëve çamë, ne mund të bëjmë vetëm një gjë: “Të shqetësohemi për shqetësimin e madh të vëllezërve tanë shqiptarë çamë!”
Natyrshëm shtrohet pyetja se: “Vallë a nuk do të ishte një gjest i mirë në shenjë solidarizimi me shqiptarët çamë, nëse Kuvendi i Madh Popullor Turk (TBMM) do të njihte genocidin çam dhe nëse Radio Televizioni Turk (TRT) do të transmetonte pamjet e drejtpërdrejta, në ekranët tonë televizivë të marshimit të shqiptarëve çamënëKllogjer dhe në Qafë Botë, afër qytetit të Sarandës, deri në kufirin e shtetit grek dhe pamje ekskluzive të genocidit çam?!”
Nga Ayhan Demir – Yeni Akit
*Autori është analist i Ballkanit, ky shkrim është shkruar për të përditshmen Yeni Akit në Turqi, pranë së cilës [/size]
Re: 1908.1909,shqiptaret e Tuzit,Gucis ishin me shqiptar % per %
[size=45]Gjurmët e Islamit para otoman, Kosova kishte xhami që në vitin 1289[/size]
Jun 20, 2015
“All-llahu ekber, All-llahu ekber, …, Esh-hedu en la ilahe il-lall-lah, Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah …”.
Kkjo thirrje po përhapej në fshatin Mlikë të Gorës në Dragash ende pa zbarkuar pjesëtarët e ushtrisë osmane këtë javë. Mirëpo, historianët pohojnë se kjo thirrje është dëgjuar në të njëjtin fshat qysh nga kohët e hershme, bile edhe para ardhjes së osmanëve në Ballkan.
Në këtë zonë malore thirrja e xhematit për faljen e namazit është bërë nga xhamia që besohet të jetë ndër faltoret e para të besimit islam në Ballkan. Si e tillë në bazë të fakteve historike të gjetura deri tani supozohet se themelet e saj janë vendosur në bazë të iniciativës së familjeve të ardhura nga Halepi i Sirisë, të cilët me vete kanë bartur edhe traditën shpirtërore, duke e ngujuar atë në këto bjeshkë, me ç’rast edhe kanë influencuar banorët lokalë.
Sipas historianëve janë disa elemente që bëjnë të besohet se ky objekt i kultit ka qenë i ndërtuar para ardhjes së osmanlinjëve dhe si i tillë dëshmon se Islami në këtë zonë ka filluar të praktikohet para pushtimit nga forcat e superfuqisë së atëhershme botërore.
“Mbishkrimi i Xhamisë në fshatin Mlikë flet se në këtë trevë islamizmi ka qenë prezent që në shekullin XIII, përkatësisht para pushtimit të Prizrenit (1459) dhe të rajonit nga Osmanët”, ka konfirmuar historiani Parim Kosova, njëherësh përgjegjës i kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në bazë të të dhënave që ai ka grumbulluar gjatë hulumtimit të Gorës dhe veshjeve të saj tradicionale gjatë shekullit XX, ai ka hasur edhe në veçantitë e kësaj xhamie, ku në bazë të shënimeve besohet se ndërtimi i saj është bërë disa shekuj më parë.
Sipas një vërtetimi të lëshuar nga Ministria e Vakufeve – Drejtoria e përgjithshme e myftinjve dhe të arsimit fetar të qarkut të Halepit të Republikës Arabe të Sirisë, datë 10 tetor 1995, pos të tjerave theksohet: “…që disa anëtarë nga familja Al Aga nga Halepi (Sirisë), kanë filluar të vendosen në këtë fshat prej vitit 1205 deri në vitin 1291, ku edhe e ndërtojnë xhaminë në fshatin Mlikë…Xhamia është pronë e këtyre familjeve të shpërngulura myslimane arabe dhe nuk është prej ndërtimeve osmane”, ka sqaruar Kosova.
Një gjë e tillë sipas këtij historiani dëshmohet edhe nga mbishkrimi i gdhendur në gurë, që ndodhet në murin e Xhamisë, i cili thotë “…është rindërtuar në vitin 1822/3 (Hixhri 1238), nga ana e Ahmet Agës dhe xhamia e parë kishte qenë e ndërtuar në vitin 1289 (Hixhri 688)…”. Sipas këtyre dy argumenteve, Parim Kosova ka shpjeguar që mendohet se ky objekt fetar, pas xhamive të Kërmahallës në Gumulxhine në Bullgari dhe të qytetit Madan (të ndërtuar më 1233) të Bullgarisë Jugore dhe Xhamisë së vjetër në qytetin e Beratit, është prej faltoreve të para Islame në Ballkan.
Të gjitha këto të dhëna shtojnë besimin se Xhamia në Mlikë është ndërtuar 100 vjet para Betejës së Kosovës, përkatësisht 170 vjet para rënies së Prizrenit nën pushtimin osman. Ndërkohë që edhe sot lagjja ku ndodhet xhamia quhet Helepovci, derisa qyteti i Halepit në atë kohë ishte në kuadër të Bejlikut të familjes aristokrate Dylkadërogullari.
Megjithatë, kjo pasuri e rrallë e trashëgimisë kulturore e historike, që dëshmon për ecejaket shpirtërore të kësaj treve nuk është arritur të ruhet në formën e saj origjinale. Në shekullin XIX objekti fetar është kapluar rastësisht nga flakët, në të cilën mënyrë janë shkatërruar gjëra të shumta të vlefshme që ishin bartur brez pas brezi. Sipas Hoxhes së tanishëm të xhamisë “xhamia ishte djegur rastësisht në vitin 1822/3, e atëherë ishin djegur eshe shumë dokumente e libra, si dhe vetë tapia e xhamisë…”, ka spikatur Kosova.
Ndonëse kjo fatkeqësi ka lënë pasoja negative në ruajtjen e objektit që dëshmon për kultivimin e traditës, kulturës e jetës shoqërore të banorëve të kësaj ane, ajo nuk ka mundur t’i shlyej gjurmët e zhvillimeve shpirtërore dhe thellimit të besimit. Ndikimi që kjo xhami ka lënë në praktikimin e fesë islame ka qenë i konsiderueshë m, duke mos harruar në këtë drejtim edhe Kukli Begun e Opojës dhe familjen persiane të Hysen Agë Shtekut të vendosur ne Kolesjan të Lumës, të cilët gjatë shekullit XVI patën ndikim të madh në procesin e islamizimit në popullsinë e këtij visi. Ndërkohë xhamitë e tjera që vlenë të përmendën janë ajo e fshatit Kukalan të ndërtuar në vitin 1515, ajo e krahkoshtës në vitin 1528, e Brodit, Leshtanit, etj. Për më shumë, të gjitha fshatrat e Gorës në pjesën e Kosovës sot kanëxhamitë e tyre, të cilat janë aktive dhe mirëmbahen nga ana e besimtarëve.
Burimi: Koha Ditore

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum