Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Kongreset famkeqe ndaj shqiptareve duke na coptue padrejtesi

 :: shoqeria

Aller en bas

Kongreset famkeqe ndaj shqiptareve duke na coptue padrejtesi Empty Kongreset famkeqe ndaj shqiptareve duke na coptue padrejtesi

Message  Perparimi Mer 29 Juil - 7:14

Me 18 Janar 1919 Filloi Konferenca e Versajes

Me 18 janar 1919, filloi konferenca e paqes se Luftes se Pare Boterore. Ne kete date, ne Paris, u takuan shumica e politikaneve me potent te botes per te filluar nje seri negociatash, te gjata e te komplikuara, qe zyrtarisht do te shenonin fundin e Luftes se Pare Boterore.
Presidenti amerikan Woodrow Wilson u perpoq te zyrtarizonte idene e tij per nje "paqe pa fitore" duke kerkuar qe Gjermania, udheheqesja e fuqive te Qendres dhe humbsja me e madhe e luftes, te mos trajtohej shume ashper.


Konferenca e Londrës 1912-1913
This is a quality version of this pageshow/hide details
Disambig.svg Për artikuj të ngjashëm shiko: Konferenca e Londrës (kthjellim)
Konferenca e ambasadorëve në Londër, mbajtur në 1912-1913 dhe njohur ndryshe edhe si "Konferenca e Paqes në Londër", ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia). Këto fuqi u mblodhën në dhjetor 1912 si pasojë e sukseseve të ushtrive të Ligës ballkanike kundër Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Ballkanike. Në veçanti konferenca u përpoq të luante rolin e arbitrit ndërmjet fuqive ndërluftuese për çështjen e shpërndarjes së tokave dhe gjithashtu përcaktoi të ardhmen e Shqipërisë, e cila deklaroi pavarësinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike.


Kufijtë e shteteve ballkanike pas Luftës së parë dhe të dytë ballkanike.
Armëpushimi për t'i dhënë fund Luftës së Parë Ballkanike u nënshkrua në 3 dhjetor 1912.

Konferenca e Londrës u ndoq nga delegatët e vendeve të Ligës ballkanike, përfshi Perandorinë Osmane dhe Greqinë, e cila nuk kishte nënshkruar armëpushim.

Konferenca filloi punimet në shtator 1912 në St James's Palace nën drejtimin e Sir Edward Grey.[1] Sesionet e tjera të konferencës vazhduan më 16 dhjetor 1912, po u ndërprenë pa ndonjë konkluzion më 23 janar 1913, kur në Perandorinë Osmane u zhvillua një grusht shteti. [2]

Më 30 maj 1913, konferenca kishte rimarrë punimet dhe nënshkroi Traktatin e Londrës, një marrëveshje sipas së cilës Perandoria Osmane hiqte dorë nga të gjitha territoret në perëndim të kufirit Enos-Midia. Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morrën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane.[3]

Si rezultat i presionit nga Greqia dhe Serbia konferenca mori vendimeve që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe rreth 30% e shqiptarëve mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të sapokrijuar.[4] - 40% e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të Principatës së Shqipërisë.[5] Në veçanti Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë dhe Çamëria Greqisë.[5]

Një komision special u ngarkua për të përcaktuar kufirin shqiptaro-grek. Duke qenë i pamundur studimi i hartave etnografike, vendimi që morri konferenca qe mbi argumente strategjike, ekonomike e politike. Ky vendim i dhuroi Greqisë Epirin Jugor, një tokë të banoar kistorikisht nga shqiptarë etnikë. Edhe pse morën shumë toka të banuar nga shqiptarë, aleatët ballaknikë mbetën të pakënaqur nga kongresi, dhe

ANËTARËSIMI NË LIDHJEN E KOMBEVE Pas mbarimit të Luftës së Parë botërore, sapo filloi “Konferenca e Paqes” në Paris, më 18 janar 1919, “Partia Politike Kombëtare” e shqiptarëve me qendër në SHBA, caktoi Ismail Qemalin si përfaqësuesin e sajë, për të marë pjesë në “Konferencën e Paqes” në Paris. Por Ismail Qemali vdes papritur në rrethana tepër të dyshimta dhe në ënd të tij, ajo dërgoi në Paris’ Parashqevi Qiriazin, Mihal Gramenon dhe Nuredin Vlorën. Ndërkohë në Shqipëri në qytetin e Shkodrës, “Partia Kombëtare” shqiptare në fillim të vitit 1919, nën drejtimin e Sali Nivicës botoi gazetën “Populli”. Anëtarët e saj luanin një rol të rëndësishëm në përgatitjen e Kongresit të Lushnjës, pasi akti i pavarësisë së Shqipërisë, i kurorëzuar në Kuvendin e Vlorës, drejtuar nga Burri i Madh i Kombit Shqiptar, patrioti dhe atdhetari i shquar Ismail Qemal Vlora, ishte vënë në rrezik. Në vitet e luftërave ballkanike dhe luftës së parë botërore, sovraniteti i shtetit shqiptar ishte cenuar rëndë dhe tërësia e territoreve të tij ishin vënë në rrezik - See more at: http://gazetadielli.com/pavaresia-onferenca-e-londres-dredhite-e-europes/#sthash.Rg3TOQyc.dpuf

..................................................................

Konferenca e Paqes, Paris 1921

Evropa e re, e cila doli nga Lufta e Parë Botërore, kërkonte edhe një rishikim të ri të kufijve të saj. Ballkani ishte padyshim i pari në kontekstin e ri. Austro-Hungaria dhe Gjermania, dy vendet që kishin ndihmuar Shqipërinë në Konferencën e Londrës, kishin dalë të humbura dhe nuk ekzistonin më si perandori të fuqishme. Në skenën botërore kishte dalë SHBA-ja, fuqia e re që kishte qenë vendimtare në fitimin e luftës nga aleatet. Pikërisht tek kjo, u mbështeten shpresat e Shqipërisë për garantimin e kufijve të saj. Jugosllavia e porsa krijuar dhe Greqia kishin ngritur një sere pretendimesh dhe nuk ishte çudi që kufijtë e 1913 të rrudheshin edhe më shumë. Aq më tepër, që Italia e cila kishte pushtuar Vlorën dhe rrethinat e saj, ishte e bindur për të mos i lëshuar ato.................. Delegacioni amerikan, me ndërhyrjen edhe të Vatikanit, kishte marrë përsipër mbrojtjen e Shqipërisë. Por dukej se edhe ai vete nuk ishte shumë i qarte. Për të pasur një tablo të plotë, delegacioni i kryesuar nga Presidenti Willson ngarkoi konsullin e SHBA-se në Torino, zotin Jozef Havente bënte një vizite në Shqipëri. Me letrën e rekomandimit ne xhep dhe me një mandat të Konferencës se Paqes, Haven zbriti në Vlore më 1919. Qeveria e Tiranes kishte caktuar për ta shoqëruar, Tefik Mborjen, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe ish Ambasador i Shqipërisë në Rome. Mborja, i cili kishte pasur miqësi edhe më parë me Havenin, kreu një punë të mrekullueshme. Me të mbërritur në Vlore, Haven hodhi poshtë ftesën e Gjeneral Piacentinit, komandantit italian të qytetit për të qëndruar tek ai. U vendos në shtëpinë e patriotit Qazim Kokoshi dhe më pas në shtëpinë e poetit Ali Asllani. Ai ra në kontakt me parinë e qytetit, e cila e bindi se nëse Italia nuk tërhiqej me dëshire nga Vlora, problemi do të shkonte në ndeshje të armatosur. Haven mbeti i befasuar nga niveli i intelektualeve vlonjate. Në italisht dhe anglisht, ata i ofruan atij një tablo të panjohur, por mjaft dinjitoze të vendit të tyre. Ai u befasua sidomos kur një delegacion i grave të qytetit e siguroi në italisht, se ato do të luftonin bashkë me burrat nëse behej fjale për të çliruar Vlorën..
..............................................................................
Ja nje tregim te majorit franqeze çka i ka thene te deleguarit nga ana e presidentit Amerikan Wilson(Vodrov Uillson(Woodrow Wilson).,zotriun e derguar ne Tirane Jozef Haverin;Një konfirmim me të zjarrte mori edhe nga komandanti francez në Pogradec, Majori Mortier. Francezi i tha se gjithë popullsia aty ishte shqiptare dhe se shqiptaret janë një popullsi e mrekullueshme, aq sa atij i vinte keq që nuk ishte shqiptar..
...................................................
Takimi i katër liderve të shteteve si; Italia, SHBA, Anglia dhe Franca në pallatin e Versajës, në periferi të Parisit

Në Versaj morrën pjesë katër fuqi, si; kryeministri anglez David Lloyd George, kryeminstri Vittorio Orlando prej Italisë, kryeministri Georges Clemenceau prej Francës dhe presidenti amerikan Vodrov Uillson(Woodrow Wilson)

Traktati i Paqes

Traktati i Versajës u quajt Traktati i i Paqes, ku u nënshkrua më 28 Qershor 1919 nga Franca, Britania, Belgjika dhe aleatët e tyre nga njëra anë dhe Gjermania në anën tjetër në mbarimin e Luftës së Parë Botërore.

Përfundimi i punimeve të Konferencës së Versajës në dëm të Gjermanisë

Përfundimi i Traktatit të Paqes të Versajës ishte vlerësuar si tepër e padrejtë ndaj Gjermaninë prej delegacionit të SHBA, ndërsa Franca e konsideronte si Vendimet e saj ishte shumë e butë. Franca dëshironte dhe ëndëronte që Gjermania të copëzohej, të ndahej në një numër shtetesh të vogla, sikurse kishin qenë dikur.E ndajshqiptareve?Gjermania mbeti ajo,kurse trojet shqiptare pesuan rende.


Traktati Versajës me Gjermaninë asht nënshkrue më 28 Qershor të vitit 1919 u mbajtë( po atë ditë ku çifuti serbë revolucionar, Gavrilo Princip qëlloi për vdekje kryeprinicin trashegimtar te perandorise austro-hungareze Francis Ferdinand sëbashku me bashkëshorten në Sarajevë më 28 qershor të vitit 1914 në Sarajevë. Kjo ditë e mbajtjes së Traktatit të Versajës asht zgjedhë me një ligësi të pashoqe kundër ndjenjave gjermane nga kryeministri protestantë francez, Georges Clemenceau. Shën.im B.P.)

Gjermani humbi kolonitë e saj, por ato nuk ishin me vlerë


Konferenca e Versajës mbështeti idenë themelore të presidentit amerikan Vodrov Uillson(Woodrow Wilson) në lidhje me të drejtën e popujve për vetëvendosje kombëtare. Prandaj, shumë kufijtë u vendosën në bazë të referendumeve popullore, që ka të bajë me pakica kombëtare, për shembull në Evropë. Në kthim, kufijtë janë tërhequr diku tjetër në kundërshtim të drejtpërdrejtë të shumicës rajonale si psh; erdhën tre milion gjermanë për të jetuar në ish Çekosllovakinë, dhe përafërsisht 1.500.000 gjermanë në zonën Danzig erdhën për të jetuar në Poloni. Të dy vendet kanë qenë të kontestuem në ardhshmërinë.

Traktati i Sèvres me Turqinë u nënshkrue më 10 Gusht të viti 1920 midis fituesve të luftës dhe humbësit Turqia. Ky traktat u nënshkrua nga ana e sulltanit turk, por refuzohet, hidhet poshtë me neveri nga një qeveri nën udhëheqjen e Qemal Ataturkut, si dhe traktati nuk u zbatua. Në vend të kësaj Turqia arriti në 1923 një traktat të paqes më të favorshme, i quejtun Traktati i Lozanës.(Shprehja ‘’Perandoria Osmane e sëmura e Evropës’’ i atribuhohet Car Nikollës I i Rusisë në vitet 1800 për shkak se kishte humbur territore në një seri beteja katastrofike. - Traktati i bëri thirrje Perandorisë Osmane të dëbohej, të zhdukej nga Evropa.

Kufizimet Ushtarak

- Ushtria Osmane ishte që të kufizohet në 50.000 ushtarë, - Forcat Detare Osmane të ruajnë 6 - 7 silurueset ushtarake dhe i ndalohej fuqizimin e forcës ajrore.

Konferenca e shumë cështjeve botërore


Kush e organizoi, pjesmarrja dhe synimi.

- Ishin katër liderë të shteteve fituese si; Italia, SHBA, Anglia, Franca dhe Belgjika në pallatin e Versajës, në periferi të Parisit

Në Versaj morrën pjesë katër fuqi, si; kryeministri anglez David Lloyd George, kryeminstri Vittorio Orlando prej Italisë, kryeministri Georges Clemenceau prej Francës dhe presidenti amerikan Vodrov Uillson(Woodrow Wilson)

Ishte takimi i fitimtarve te aleatëve të Luftës së Parë Botërore me synim për të vendosur kushtet e paqes për Gjermanine dhe vende të tjera të mundur, dhe të vendosi ndaj humbesve detyrime politike-ekonomike, pas armëpushimit ne vitin 1918, si vit i mbarimit te Luftes se Pare Boterore. Në konferencë u diskutuan per një seri traktatesh (qe u permblodhen ne Traktatet e Paqes së Parisit) në një përpjekje për të mbajtur një paqe të qëndrueshme në të gjithë botën.

Rusia dhe Gjermania nuk u lejuan të merrnin pjesë, ku, secili kishte ardhe me një axhendë të ndryshme, si mbretër, kryeministra, ministra të jashtëm me turmat e tyre të këshilltarëve me gazetarët dhe lobistë për një njëqind shkaqet.

Aty u trajtuan;

- Pavarësia për vendet e Kaukazit të Jugut - Të drejtat e grave.

Për gjashtë muaj në mënyrë efektive Versaja ishte qendër e një qeverie të botës, qe përpiqen të sherojne me ane te paqes plagë te perandorive te falimentuar dhe ka krijuar shtete të reja.

- Tokat e ish-Perandorisë Osmane u perfshine ne diskutime, e cila synon bashkeveprim evropiane dhe amerikane në përgjithësi, - Pretendimet nacionaliste zionist(izraelitë) dhe arab në Palestinë. Më në fund janë pajtuar kushtimisht, Marrëveshjes së parë Faisal-Vaizmann(izraelitë) më 3 janar 1919. - Më 30 janar Konferenca vendosi që provincat arabe duhet të ndahen plotësisht nga Perandoria Otomane dhe mandatin e sapo konceptuar në sistemin e aplikuar ndaj tyre. Ky vendim solli nje mosmarreveshje te delegacionit arabe Faisal se shteti i tij do të përfshijë Palestinë, dhe të kuptuarit e kushtëzuar te Marrëveshjejes se arritur në Faisal-Vaizman.

- Më 3 shkurt Caim Vizman (kryetar i izraeliteve ne bote dhe presidenti i pare i Izraelit), kreu i delegacionit zionist, paraqiti çështjen e saj në një deklaratë, së bashku me një hartë të vendit të propozuar ne Britani, ku deklaroi lidhjen çifut historike me zonën në fjalë. Ai gjithashtu deklaroi kufijtë e propozuar zionist dhe burimet "thelbësore të nevojshme ekonomike të vendit" përfshirë ne "kontrollin e lumenjve dhe ujrave detare".

- Është përfshirë deklaratat nga të tjerët. Më 6 shkurt, Faysal kerkoi trajtimin nga ana e Konferencës që te vente në dukje premtimet e mëparshme si aleate, dhe i kërkoi pavarësinë e tërë rajonit arabe dhe sugjeroi krijimin e një konfederate. Ai deklaroi se arabët nevojitet te kene nje ndihmë, por jo me çmim të pavarësisë së tyre. Më pas lindi një mosmarrëveshje në mes të Britanisë së Madhe dhe Francës në lidhje me zonën gjeografike të Sirisë dhe Marrëveshjes së parë sekret-Sykes Picot (marreveshja anglo-franceze e 1916 per sferen e influences se Rusise ne Azi) te vonuar ne vendimin mbi pretendimet e ndryshme.

- Traktatet e paqes në Paris, së bashku me marrëveshjet e Konferencës Detare në Uashington në vitet 1921-1922, hodhi themelet për të ashtu-quajtur sistemi i Versajës - Uashington te marrëdhënieve ndërkombëtare. Në konferencën lindi një numër kontradiktash të konfliktit kritik ne marredheniet ndërkombëtare, e cila do të bëhej një nga shkaqet e Luftës së Dytë Botërore. -



Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: shoqeria

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum