Azem Bajtas ja dhane serbet Shoten grua e nacionalistit shq.
:: politika
Page 1 sur 1

https://www.facebook.com/notes/isa-mulaj/libri-anti-shqiptar-dhe-kontributi-i-padiskutuesh%C3%ABm-i-ish-u%C3%A7k-s%C3%AB-n%C3%AB-v%C3%ABrtet%C3%ABsin%C3%AB-/10152914801572972?pnref=lhc
Vetëm trinomi Drenicë+Francë+ Serbi është antishqiptar
Lidhjet Drenicë-Serbi-Francë datojnë që nga koha e Azem Bejtës. Azem Bejtën e mbajnë si hero kombëtar në Kosovë. Për çka? A e dini se kush ka qenë Azem Bejta dhe çka ka bërë? Ku jeni bazuar për ta cilësuar atë si hero kombëtar? Me siguri në këngë dhe në ndonjë tregim të shkruar nga drenicakët. Edhe unë isha mësuar me këto heroizma të tij, ndonëse kishte edhe versione të pleqve që e kanë mbajtur mend kohën e tij, dhe ato versione nuk përputhesin me këngët dhe ngjarjet e raportuara për të në tekstet shkollore. Edhe gruaja e tij Qerime (Shote) Galica nga fshati Radishevë i Skënderajt, është shpallur heroinë. Për të dy besohet se janë shpallur heronj për kontributin e tyre në luftën kundër serbëve. Mirëpo, çka thonë faktet deri në kohën kur këta u prishën me serbë?
Shota (pseudonim që ia kishte dhënë Qerimes babai i saj për shkak se ishte topolake si “shotë”), ishte gruaja e Nak Berishës. Edhe për Nak Berishën kam dëgjuar këngë kur isha fëmijë, si: “Krisi pushka, o n’Belicë o te kisha, po lufton oo, Nak Berisha.” Pra, Naku luftonte kundër serbëve. Belica (nga serbishtja “Bardhoka”) është fshat në lindje të komunës së Istogut, në atë kohë dhe deri vonë i banuar kryesisht me serbë. Se çka ka ndodhur me luftën e Nak Berishës, nuk e di, por gruan e tij Shoten më vonë e gjejmë në anën e serbëve. Azem Bejta Shoten e merr për grua nga serbët. Më tutje, Azemi ishte një bashkëpunëtor besnik i çetave çetnike të kryesuar nga Kosta Peqanac. Disa shqiptarëve u duket se zbulojnë diçka interesante kur lexojnë historianin e famshëm britanik Noel Malcolm dhe atë zviceran Oliver Jens Schmitt të cilët tregojnë për bashkëpunimin e Azemit me serbë kundër austrohungarezëve, me kusht që serbët t’ia lënë nja 2-3 fshatra nën kontroll Azemit. Ajo që nuk e kanë elaboruar më shumë Malcolmi dhe Schmitti rreth bashkëpunimit të Azemit me serbë kundër austrohungarezëve, është se ndërmjet fshatit Rakosh dhe Kërrninë të komunës së sotme të Istogut, çetnikët me çetën e Azemit rrethojnë dhe zënë rob rreth 300 ushtarë austriakë dhe gjermanë, dhe të njëjtit i dërgojnë në Mitrovicë tek francezët ku edhe pushkatohen. Franca në atë kohë ishte aleate (sikur në luftën e dytë botërore, dhe përgjithmonë) e Rusisë dhe Serbisë, ndërsa Austrohungaria si aleat i shqiptarëve kishte intervenuar kundër Serbisë. Mbajeni mend këtë aleancë Drenicë+Francë kundër shqiptarëve.
Drenicaku tjetër i shpallur hero, ishte Tahir Meha nga Prekazi, me pretekstin se paska luftuar forcat policore jugosllave. A e dini për çfarë arsye u vra Tahir Meha? Mos i kanë shkuar policia te shtëpia “bigajri hak” apo pse ishte patriot? Jo. I shkuan për shkak se ishte harbut dhe merrej me llojin a “patriotizmit” sikur disa “çlirimtarë” të sotshëm. Tahir Meha shkon në konak te njëri. Pasi hanë bukë, Tahiri del në dritare të shtëpisë së mikpritësit dhe qet me revole. Kur e pyet i zoti i shtëpisë përse po qet, Tahiri i përgjigjet: “O për hajr se ta fejova qikën!” Hajde, hajr paq, po për kon e fejove, e pyet i zoti i shtëpisë? “Pse, a s’po ta mushi synin unë, a”? Mikpritësi duke e ndjerë veten të kërcënuar nga arma e mysafirit dhe frika se do t’ia marrë qikën me zor, e lajmëron rastin në polici, atëherë policinë shqiptare të Krahinës së Kosovës. Vijnë policia. Një pjesëtar i saj (shqiptar) hyn në oborr të shtëpisë së Tahir Mehës, i paarmatosur dhe e thërret. Tahiri me armën pa leje e qëllon dhe e lë të vdekur policin e gjorë që kishte ardhur të bisedoj me të. Çfarë lloj heroizmi është ky kur vritni pa paralajmërim personin zyrtar që ka ardhur të bisedoj me juve? Çka mendoni, a është dashur policia përsëri të vij tek shtëpia e Tahir Mehës me duar në xhepa, e ky t’i vrasë me armën pa leje? Si duhet të reagoj policia kur në një vend i vritet një pjesëtar i saj, ose në vendin që sipas rregullave paraqet rrezikshmëri të shkallës së lartë? Jakup Krasniqi me një dekret sa ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës (besa më duket ushtrues detyre si Kryetar i Kosovës; nuk e mbajta mend datën), e kishte shpallur hero Tahir Mehën. E kam parë atë lloj njoftimi të Jakupit kur isha në kullën e renovuar me tulla të kuqe të Tahir Mehës. Sidoqoftë, kjo ngjarje e shpalljes së një harbuti të dëmshëm për jetën e civilëve, e aq më tepër të atij që i ofroj konak dhe i jepte bukë, nuk ka ndërlidhje me Francën. Por kanë edhe shumë tjera deri në ditët e sotme.
Në nëntor të vitit 2008, policia e Hashim Thaçit drenicak arreston tre gjermanë në Prishtinë me pretekstin se kanë planifikuar sulm me eksploziv kundër zyrës civile ndërkombëtare, dhe asaj ngjarje i jep publicitet masiv nëpër media, se po arrestojmë agjentë të shërbimit sekret gjerman (BND). Hashim Thaçit sikur bashkëvendësit të tij Azem Bejta, përsëri iu bënë halë në sy gjermanët. Edhe kjo, për llogari të Francës, a po, do të pyesni ju si me shaka. Drejpërdrejtë ndoshta jo, por tërthorazi po. Franca edhe sot është aleati më i fortë i Serbisë, prandaj Xhevat Bislimit nuk duhet t’i vie aspak çudi pse në Francë “tolerohen” libra aq anti-shqiptar dhe shumë pro serb. Franca me çdo kusht do ta anëtarësonte Serbinë në BE, madje edhe duke i dhënë prioritet më të madh se Belgjikës ku jeton një pjesë e madhe e francezëve po që se mundet. Mirëpo, ishte dhe është Gjermania si shteti kyç i BE-së ajo e cila i imponon kushte dhe kufizime Serbisë, në mes tjerash, se pa normalizimin e raporteve me Kosovën, nuk ka BE për Serbinë. Qëllimi i Francës, por edhe i Britanisë, është minimi i rolit gjerman në BE. Këtë ma thonin edhe disa profesorë britanikç, sipas të cilëve, ne (do të thotë anglezët) e kemi për qëllim të anëtarësojmë sa më shumë shtete në BE, sidomos disa që janë “trouble makers” (që krijojnë probleme) për ta zvogëluar ndikimin gjerman ose për t’iu nxjerrë atyre më shumë telashe. Telashe për interesa të Francës u mundua t’i shkaktojnë Gjermanisë drenicakët dhe shefi i tyre Hashim Thaçi, por çmimi që po e peguajnë shqiptarët nga ato spektakle të drenicakëve me “agjentë gjermanë”, vazhdon të jetë shumë i lartë. Kosova nuk ka kurrfarë shërbimi të inteligjencës por shërbim të krimeve të budallta. Çfarë rreziku paraqet shërbimi gjerman i inteligjencës për shqiptarët dhe Kosovën kur në Kosovë ekzistojnë edhe shumë (llogariten nja 30) shërbime tjera të inteligjencës së huaj, duke përfshirë edhe atë të UDB-së së mbetur jugosllave dhe BIA-n e Serbisë, me të cilat drenicakët dhe PDK-ja kanë bashkëpunim komercial për interesa biznesi që ta ngulfasin ekonominë e Kosovës? Kur u bë shërbimi inteligjent i Kosovës aq i shkathtë të luftoj BND-në kur agjencitë përendimore të inteligjencës, duke përfshirë edhe BND-në, po mundohen ta ngrisin një shërbim inteligjent të pavarur dhe të dinjitetshëm për Kosovën, e nuk po munden dot? Pse nuk po munden? Sepse, me hajna, “çlirimtarë”, llaskuca, plaçkashë, oportunista, të cilëve u intereson vetëm puna e çkrryerjes në dëm të popullit, nuk ka shërbim të mirëfilltë të inteligjencës.
U kujtohet ngjarja tragjike në Paris të Francës kundër gazetarëve të revistës provokative Charlie Hebdo? Është e freskë dhe me siguri u kujtohet. Ende pa u informuar mirë për shkaqet, menjëherë shpërthyen shumë shqiptarë nëpër rrjetet sociale, duke përfshirë edhe institucionet e kapura nga drenicakët dhe kryetaren Atifete Jahjaga, për t’i shprehur ngushëllime Francës, në kohën kur qytetarët shqiptarë të Kosovës po deportoheshin (themi kështu për shkak të shtetit mafioz) nëpërmjet Serbisë për në Francë, e si shenjë respekti për ta, Franca i fuste në parkingjet nëntokësore dhe shtallat e thive. A nuk ka të bëjë kjo koincidencë ndërmjet shtetit mafioz dhe Francës me Francën, a? Kush janë shqiptarët e Kosovës t’i dënojnë aktet e dhunës në Francë? Çka u interson këtyre çka ngjet në Francë? A krejt punët i kanë rregulluar në Kosovë dhe po u del kohë të merren edhe me problemet e Francës, a? Apo, mendojnë se aleanca e fortë dhe e kahmotshme Drenicë+Francë duhet jo vetëm forcuar, por çelikosur, kuptohet, në dëme të pallogaritshme për shqiptarët? Pse turren këta shqiptarë t’ia mbajnë anën Francës për incidentin që ndodhi kundër revistës së papërgjegjshme Charlie Hebdo? Çdo aksion e ka reaksionin, thoshte Isak Njutoni. Edhe Charlie Hebdo provokoj një komunitet të Francës, dhe komuniteti reagoj dhunshëm kundër atij provokimi. Megjithatë, provokimi i Charlie Hebdo-s nuk ishte aq i shëmtuar sikur ai i Tahir Mehës, të cilin shqiptarët e verbër dhe të shurdhër e mbajnë për hero.
Mos mbaruan bashkëpunimet e drenicakëve me francezë me kaq? Jo. Ato vazhdojnë dhe nuk ndalen. Në natën e 24 marsit 2015, natë e cila shënonte 16 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga Serbia, të rinjët e PDK-së ndeznin qirinj për viktimat e aksidentit ajror në Francë. Nuk dihet për çfarë arsye PDK-ja u solidarizua me viktimat e një aksidenti ajror që më vonë doli se ishte shkaktuar qëllimshëm nga një pilot, por është pse këtyre disi u dhemb automatikisht çfarëdo që ndodh në Francë. Përveç kësaj, solidarizimi me Francën më 24 mars, me shtetin i cili ka sabotuar dhe spiunuar vazhdimisht bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, mbetet mister. Por, kur je produkt i ideologjisë drenicake, çdo lloj tradhtie dhe gjithçka e papritur mund të ndodh!
Vijon me titullin: Veteranët e m…t nga Istogu në brigadën 133 “Adrian Krasniqi”

Re: Azem Bajtas ja dhane serbet Shoten grua e nacionalistit shq.
Ismail Qemali dhe Isa Boletini bashkëpunonin me armiqtë e shqiptarëve. I pari, Ismail Qemali me grekët, e i dyti Isa Boletini me shefin e organizatës terroriste serbe “Dora e Zezë”, Dragutin Dimitrijeviq i njohur si “Apis.” Shqiptarët e sotëm i mbajnë këta zagarë të greko-serbëve si heronj kombëtar të shqiptarëve! Kush ishte shqiptari i vetëm i mençur që lëshonte me kohë alarmin se çka duhet bërë në luftërat ballkanike? Ky ishte Mehmet Akifi, gjeniu shqiptar më i madh i të gjitha kohërave. Çka rekomandandonte Mehmet Akifi se duhet bërë menjëherë kur filloj lufta ballkanike? Këtë e vërtetojnë burimet e kohës. Vetëm këto vlejnë, e jo ato se juve u është thënë kështu e ashtu, se keni lexuar apo botuar një shleper libra të shkruara më vonë sipas ndikimeve të caktuara ideologjike. Mehmet Akifi u bënte thirrje ushtarëve të shkojnë në Ballkan për mbrojtjen e shqiptarëve sepse, siç thoshte ai, është “vendi i të dashurve etërve tanë.” Ja se çka shkruante Mehmet Akifi më 17 tetor 1912, vetëm 9 ditë pasi filloj lufta ballkanike, në kohën kur Ismail Qemali vraponte pas karriges së ministrit të jashtëm osman dhe mashtrimeve të Austro-Hungarisë:
Lexoni me vëmendje sepse është më e dobishme dhe vertetë se një shleper libra të historianëve “gllupa” shqiptarë!

Sujets similaires
» Jeta Xharra nuk eshte grua e dhendrri kosoves..
» Tre milion marka i ka dhane Ahmet Krasniqit Xhavit Halitit
» Ademi se ka pas grua Even por Elith(Lirith)
» Rexhep Qosja si grua per me shpetue jeten
» Azem Vllasi
» Tre milion marka i ka dhane Ahmet Krasniqit Xhavit Halitit
» Ademi se ka pas grua Even por Elith(Lirith)
» Rexhep Qosja si grua per me shpetue jeten
» Azem Vllasi
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum