Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

ma mire ne burgun e anglise se jeta ne liri ne shqiperi

 :: bota

Aller en bas

ma mire ne burgun e anglise se jeta ne liri ne shqiperi Empty ma mire ne burgun e anglise se jeta ne liri ne shqiperi

Message  Perparimi Dim 11 Mar - 8:30

LONDER/ DOREZOHET VRASESI SHQIPTAR

"Mė mirė nė burg nė Angli se i lirė nė Shqipėri"


Nga Londra, Muhamed Veliu
ANGLI

"Nuk mund tė duroj mė nė Shqipėri. Dua tė dorėzohem edhe pse e di qė do tė dėnohem. Por mė mirė aty, nė Londėr se kėtu nė vendin tim". Kėto fjalė, tė pėrcjella nėpėrmjet linjės telefonike kanė habitur sė tepėrmi detektivin Peter Devlin, hetuesin e vrasjes sė njė menaxheri hoteli nė Londėr. Pas mė shumė se njė viti, emigranti shqiptar Afrim Krasniqi, i cili ishte shpallur nė kėrkim pėr kėtė vrasje, ishte bėrė sėrish i gjallė. Por mė tepėr se fakti qė njė i kėrkuar i telefonte vetė policisė, serxhenti anglez nuk po e besonte se njė njeri mund tė ishte mė i lumtur tė qėndronte nė burg sesa i lirė nė vendin e tij.
Krasniqi nuk i kishte duruar mė muajt e gjatė tė kaluar nė fshatin e tij dhe kėrkonte tė vetėdorėzohej. "A mund tė vini tė mė merrni kėtu nė Shqipėri?", ishte fjalia e dytė e lėshuar prej tij nė telefon, qė e ka shtuar mė tepėr dozėn e habisė tek dedektivi. Duke besuar se bėhej fjalė pėr njė shaka tė tė kėrkuarit shqiptar, polici anglez kishte vendosur tė mos i vinte shumė veshin kėsaj kėrkese tė rrallė. Pasi kishte mbyllur telefonin, serxhent Devlin humbi pėr njėmbėdhjetė muaj kontaktet mė Krasniqin.
Por shqiptari nuk u tėrhoq nga ideja e tij pėr t'u larguar nga vendlindja edhe pse i duhej tė pėrballej me njė dėnim tė rėndė. Ai mori pėrsėri ilegalisht rrugėn qė kishte bėrė nė vitin 1999, kur shkeli pėr herė tė parė nė shtetin ishull. Ilegalisht ka mbėrritur nė Londėr dhe sėrisht nuk ka nguruar t'i telefonojė policisė dhe tė dorėzohej.

Gjykatėsi: Dorėzimi cinik
Dje Krasniqi ka dalė para gjykatėsve tė "Old Bailey" dhe ka marrė dėnimin maksimal, burgim tė pėrjetshėm. "Ēdo vlerėsim pėr ardhjen e tij pėr t'u pėrballur me drejtėsinė ėshtė negative, sepse qėllimi kėsaj radhje ėshtė cinike dhe arsyeja pas kėsaj ėshtė vetėm qėndrimi nė Angli", kanė thėnė gjykatėsit.
Trupit gjykues nuk i ka bėrė shumė pėrshtypje vendimi i Krasniqit pėr t'u dorėzuar. Dhe kjo pėr arėsyen e thjeshtė sepse emigranti shqiptar nuk ndjehej i penduar pėr atė qė kishte bėrė, por thjesht dėshironte tė jetonte nė kushte mė tė mira jashtė vendit tė tij.

Vrasja nė hotel
Ngjarja za fill nė datėn 13 shtator 2001, nė rrugėn Fellowes Road, Hampstead NW3, kur 19-vjeēari shqiptar Afrim Krasniqi ka ekzekutuar Quadeer Abbas. Krasniqi, sipas akuzės, e ka vrarė menaxherin e hotelit tė emigrantėve nė Veri tė Londėr, ku banonte edhe vetė, duke i ngulur njė thikė 3 herė nė gjoks. Sherri mes menaxherit dhe Krasniqit nisi pasi ky i fundit shkeli rregullat e hotelit nė fjalė. Nė atė kohė, shqiptari ka mundur t'i shpėtojė policisė e tė vijė nė Shqipėri, ndėrsa pas 2 vjetėsh ka shkuar ilegalisht nė Britani.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: bota

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum