Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar

 :: sport

Aller en bas

Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar Empty Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar

Message  Perparimi Mar 14 Juil - 5:40

02 KORRIK 2015

[size=42]Dëshmitari: Ivanoviq Erdhi Natën në Ndërtesën e Sulmuar

SHARE:
[/size]

  • [url=https://www.facebook.com/sharer.php?u=http://live.kallxo.com/sq/MTL/Deshmitari-Ivanoviq-Erdhi-Naten-ne-Ndertesen-e-Sulmuar-7386&t=D%C3%ABshmitari: Ivanoviq Erdhi Nat%C3%ABn n%C3%AB Nd%C3%ABrtes%C3%ABn e Sulmuar]Facebook[/url]
  • [url=https://twitter.com/intent/tweet?url=http://live.kallxo.com/sq/MTL/Deshmitari-Ivanoviq-Erdhi-Naten-ne-Ndertesen-e-Sulmuar-7386&text=D%C3%ABshmitari: Ivanoviq Erdhi Nat%C3%ABn n%C3%AB Nd%C3%ABrtes%C3%ABn e Sulmuar &via=kallxoLive]Twitter[/url]
  • Google+




  • NGA
    BEHAR MUSTAFA

    02 KORRIK 2015

  • Dëshmitari Hysen Rrahmani tregoi se Ivanoviq vizitoi një ndërtesë të sulmuar në natën mes 3 e 4 shkurtit të vitit 2000.
    Në gjykimin kundër Oliver Ivanoviqit dhe katër të akuzuarve tjerë për krime lufte në vitin 1999 dhe vrasje në vitin 2000, dëshmitari Hysen Rrahmani tregoi se natën mes 3 e 4 shkurtit të vitit 2000 ishte në apartamentin e tij të ndodhur ne banesën në veri të Mitrovicës te vendi i njohur si ‘Poleti”.
    “Kam qenë në një dhomë të banesës bashkë me familjen time. Jashtë ka pasur tollovi. Pastaj dikush që ka folur serbisht ka provuar ta thyejë derën me shqelm. Më vonë kanë gjuajtur me pistoletë e pastaj e kanë hedhur edhe bombën në banesë e cila nuk më ka bërë dëme në njerëz,” tha dëshmitari.
    Prokurori Michalczuk e pyeti këtë dëshmitar se çfarë ka bërë ai pas këtij sulmi.
    “Kam dalë dhe jam takuar me fqinjët e mi shqiptarë dhe bashkë me ta kam shiku se çfarë ka në banesë a ka naj lëvizje, a najsen. E kemi pa se Sevime Berisha kishte vdekur dhe se si duket kishte pasur plagë të thikës në krah,” shpjegoi dëshmitari zhvillimet e natës mes 3 e 4 shkurtit të vitit 2000.
    Në këtë natë u vranë 10 shqiptarë dhe shumë të tjerë u plagosën.
    Dëshmitari Rrahmani më pas tregoi se edhe pas sulmit të parë në ndërtesën ku jetonte, vazhduan zhvillimet dramatike të asaj nate.
    “Një grup serbësh kanë provu prapë të na futen në banesë. Ne u kemi thënë që të mos ngjiten prapë për shkak se edhe ne kemi armë. Ata kanë kërku se në rast që keni armë atëherë ta shkrepim. Unë kam gjuajtur me pistoletë dhe ata nuk janë ngjitur më lart, por njëri nga ta në gjuhën e pastër shqipe ka thënë ‘do t’u vrasim gjithë shqiptarëve’,” tha dëshmitari.
    Prokurori u interesua të dijë se kush ishte personi që bëri thirrje për vrasjen e të gjithë shqiptarëve në veri.
    “Nuk e kam njohur dhe as nuk ia kam njohur zërin,” u përgjigj dëshmitari.
    Ai tha se rreth orës 2:00 të mëngjesit shqiptarët e bërë bashkë të kësaj ndërtese u vizituan nga pjesëtarë të KFOR-it dhe më pas edhe nga tash i akuzuari Oliver Ivanoviq.
    “Rreth orës 2:00 të natës jemi vizituar nga KFOR-i dhe KFOR-i ka kontrollu banesë për banesë dhe pas pesë minutave ka ardhë Oliver Ivanoviqi,” tha dëshmitari.
    Ai përmendi edhe dialogun e një fqinji të tij me Oliver Ivanoviqin.
    “Fqinji im Muhedin Prekazi e pyeti: 'Oliver pse na e bëtë këtë?' Unë nuk e kam bërë këtë dhe ata të cilët dëshirojnë që të dalin në pjesën tjetër të Ibrit unë ju garantoj se asnjë qime e flokut nuk do t’u mungojë,” citoi dëshmitari fjalët që tha se i shqiptoi natën kritike Ivanoviqi.
    Prokurori e pyeti dëshmitarin se pasi dëgjoi fjalët e Ivanoviqit, a i tingëlloi i njëjtë zëri i tij me zërin e personit që tha se do t’i vrasim të gjithë shqiptarët.
    Kundër kësaj pyetje reagoi Nebojsha Vllajiq, avokati i Oliver Ivanoviqit, duke thënë se dëshmitari ka deklaruar që nuk ka mundur ta identifikojë personin që bëri thirrje për vrasje, por kryetarja e trupit gjykues i kërkoi dëshmitarit Hysen Rrahmani të përgjigjet në pyetjen e prokurorit.
    “Nuk jam i sigurt se ka qenë i njëjti zë,” tha më pas dëshmitari.
    Hysen Rrahmani do ta përfundojë dëshminë, pasi atij t’i shtrojnë pyetje avokatët mbrojtës të të akuzuarve.
    Seancat e radhës së gjykimit kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve më 6, 7, 8 dhe 9 korrik.
    Këto seanca do të jenë të mbyllura për publikun pasi në to pritet të dëshmojë një dëshmitar i mbrojtur.
    Në këtë proces gjyqësor, Ivanoviq akuzohet të ketë kryer krime të luftës gjatë vitit 1999. Ai gjithashtu, bashkë me ish-policin serb, Dragolub Delibashiq, akuzohet të ketë kryer vrasje gjatë përleshjeve, të cilat lanë 10 shqiptarë të vrarë dhe shumë të plagosur në shkurt të vitit 2000.
    Tre të akuzuar tjerë, Ilija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq, akuzohen për vrasje dhe tentim-vrasje në shkurt të vitit 2000.
    Edhe dëshmitarë të tjerë gjatë rrjedhës së procesit gjyqësor treguan se kishin parë Oliver Ivanoviqin në afërsi të vendeve ku ndodhën vrasjet për të cilat ai akuzohet.
    Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar Ivanoviq_1
    Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar Ivanoviq
    Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar Ivanoviq_1_2
    Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar Ivanoviq_1_1
    Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar Ivanoviq_2

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar Empty Re: Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar

Message  Perparimi Mar 14 Juil - 5:43


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar Empty Re: Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar

Message  Perparimi Mar 14 Juil - 9:04


  • NGA
    BEHAR MUSTAFA

    30 QERSHOR 2015


  • Dëshmitari Shpend Hasani tha se Ivanoviq dhe Delibashiq organizuan grupet e personave në natën mes 3 e 4 shkurtit të vitit 2000.
    “E kam parë Oliverin [Ivanoviqin] me radiolidhje në dorë duke i udhëhequr grupet e caktuara të serbëve, në natën e 3 shkurtit afër banesave ku ka ndodhur ngjarja,” tha Hasani, në gjykimin kundër politikanit serb të Kosovës dhe katër persona tjerë.
    Natën mes 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës u vranë 10 shqiptarë dhe shumë të tjerë u plagosën.
    Pas deklarimit të dëshmitarit për Ivanoviqin, prokurori Michalczuk e pyeti atë se në natën kritike a ka parë edhe të akuzuarit tjerë.
    “Po e kam parë edhe Dragolub Delibashiqin edhe ky ka qenë me radiolidhje duke udhëhequr grupe të caktuara të serbëve në natën e 3 shkurtit”, shtoi dëshmitari.
    Në këtë proces gjyqësor, Ivanoviq akuzohet të ketë kryer krime të luftës gjatë vitit 1999. Ai gjithashtu, bashkë me ish-policin serb, Dragolub Delibashiq, akuzohet të ketë kryer vrasje gjatë përleshjeve, të cilat lanë 10 shqiptarë të vrarë dhe shumë të plagosur në shkurt të vitit 2000.
    Tre të akuzuar tjerë, Ilija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq, akuzohen për vrasje dhe tentim-vrasje në shkurt të vitit 2000.
    Burhan Maxhuni, përfaqësuesi i viktimave të këtij gjykimi dëshminë e Shpend Hasanit e cilësoi të besueshme.
    “Dëshmitari i radhës theksoi  shumë qartë së në vendin e ngjarjes i ka parë Oliver Ivanoviqin dhe Dragolub Delibashiqin dhe më këtë konfirmoi që të dy kanë qenë sipas këtij dëshmitari si organizatorë të grupeve të cilat kanë vepruar në lokacione të ndryshme ,” theksoi Maxhuni.
    Por Miodrag Brklaq, avokat i Dragolub Delibashiqit tha se dëshmitari nuk e identifikoi  klientin e tij si pjesëmarrës të sulmeve.
    “Ai e përmendi se e pa atë [Delibashiqin] në mesin e një grupi njerëzish, por gjithashtu është e vërtetë se e përmendi që kur ndodhi sulmi i apartamentit nga një grup i madh njerëzish në ndërtesën ku ai jetonte dhe në disa apartamente tjera ku për fat të keq një person vdiq në këtë ndërtesë, dëshmitari në këtë moment në asnjë rast nuk e identifikoi klientin tim si njërin nga personat që ishin prezentë [gjatë sulmit],” tha Brklaq.
    Edhe Imer Morina në dëshminë e djeshme tha se Ivanoviqi udhëhiqte njerëzit që hidhnin bomba nëpër apartamentet e shqiptarëve më 3 shkurt 2000.


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar Empty Re: Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar

Message  Perparimi Mar 14 Juil - 9:12

Në gjykimin kundër Oliver Ivanoviqit dhe katër personave tjerë të akuzuar për krime lufte në vitin 1999 dhe vrasje në vitin 2000 është duke dëshmuar me video-lidhje nga Suedia Vjosa Ajeti.
Ajeti javën e kaluar u mor në pyetje nga prokurori Cezare Michalczuk, ndërsa sot nga përfaqësuesi i palës së dëmtuar dhe avokati i Oliver Ivanoviqit.
Eron Prekazi përfaqësues i palës së dëmtuar kërkoi të dijë nga dëshmitarja nëse është e vërtetë që ajo e ka parë Oliver Ivanoviqin me radio-lidhje në dorë, ndërsa mori përgjigjen “po është e vërtetë".
Prekazi pastaj e pyeti dëshmitaren nëse ajo e kishte parë të uniformuar Ivanoviqin.
“Po e kam parë edhe me uniformë dhe me armë, ashtu si e kam shpjeguar edhe në seancën e kaluar që ky dhe vëllai i tij gjithashtu kanë shpërndarë armë për personat tjerë, madje edhe për fëmijët”, tha dëshmitarja.
Edhe avokati i Ivanoviqit Lubomir Pantoviq u interesua për këto fjalë të dëshmitares, ndërsa mori përgjigjen “E kam thënë [se Ivanoviq ishte i armatosur dhe i uniformuar] dhe e them prapë”.
Pantoviq më tutje kërkoi të dijë se nga cili vend dëshmitarja e ka parë Ivanoviqin të armatosur, të uniformuar dhe duke shpërndarë armë.
“E kam parë nga një banesë e shoqes sime në afërsi të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SPB) dhe emrin e shoqes nuk e them se për shkaqe sigurie,” u përgjigj dëshmitarja.
Sa ka qenë distanca mes teje dhe Ivanoviqit?, ishte pyetja tjetër e avokatit Pantoviq.
“Tri deri katër metra për shkak se prej dritares e kam pa në rrugë,” tha dëshmitarja.
Avokati insistoi të dijë emrin e shoqes së dëshmitares, ose vendin e saktë prej nga ajo e pa Ivanoviqin, por këtu ndërhyri prokurori duke thënë se emri i saj nuk mund të jepet në një seancë me publik, pasi ajo ende jeton në Mitrovicë.
Dëshmitarja më pas tregoi se në një moment ka dëgjuar Ivanoviqin që me anë të radio-lidhjes ka thënë se tash e ka radhën Lagjja e Boshnjakëve.
Avokati Pantoviq e pyeti dëshmitaren se a ndodhi diçka në këtë lagje pas kësaj që dëgjoi, a u spastrua lagjja.
“Po [spastrimi] filloi nga shtëpitë tona,” tha dëshmitarja.
Ajo e pranoi se u takua me Ivanoviqin në një kafene në Prishtinë ku bisedoi lidhur me disa gjëra të sajat të cilat i ishin marrë nga banesa. Dëshmitarja tregoi se Ivanoviqi i kishte thënë që ato gjëra ndodhen në Kralevë.
Në vazhdimin e seancës dëshmitaren e mori në pyetje Miodrag Brklaq avokati i Dragolub Delibashiqit.
Brklaq e pyeti dëshmitaren nëse kishte dëgjuar ndonjë shpërthim, apo sirena policie në natën mes 3 e 4 shkurtit të vitit 2000.
“Nuk po më kujtohet, ndoshta edhe kam dëgju por nuk më kujtohet për shkak të situatës”, tha dëshmitarja.
A e ke parë të parkuar ndonjë xhip të zi afër banesave?, vazhdoi pyetjet Brklaq.
“Ndoshta ka qenë, por unë nuk e kam parë,” sqaroi dëshmitarja.
Ajo u pyet edhe në çfarë rrethana e kishte parë Dragolub Delibashiqin dhe çfarë ishte duke bërë Delibashiqi.
“Ashtu qysh e kam thënë në deklaratat e mia më herët, ai ka qenë në rrugë duke lëvizur,” tha dëshmitarja.
Në seancë iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgimi në mbrojtje në liri Aleksandar Llazoviqit dhe Nebojsha Vujaçiqit. Në liri mbrohet aktualisht edhe Ilija Vujaçiq, ndërsa në paraburgim mbeten vetëm Oliver Ivanoviq dhe Dragolub Delibashiq.
Oliver Ivanoviqi akuzohet të ketë kryer krime të luftës gjatë vitit 1999. Ai gjithashtu, bashkë me ish-policin serb, Dragolub Delibashiq, akuzohet të ketë kryer vrasje gjatë përleshjeve, të cilat lanë 10 shqiptarë të vrarë dhe shumë të plagosur në shkurt të vitit 2000.
Tre të akuzuar tjerë, Ilija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq, akuzohen për vrasje dhe tentim-vrasje në shkurt të vitit 2000.
Më 11 maj po me video-lidhje nga Suedia dëshmoi Shemsedin Ajeti

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar Empty Re: Ivanoviq erdhi ne ndertesen e sulmuar

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum