"Ahmeti, Thaçi dhe Rama tradhëtuan 'Grupin e Kumanovës'"
:: sport
Page 1 sur 1
"Ahmeti, Thaçi dhe Rama tradhëtuan 'Grupin e Kumanovës'"
20:17 - Rama iu drejtohet vajzave dhe grave: Duke votuar Erionin kryebashkiak, fitoni Halimin gjinekolog
19:54 - Ja çfarë ndodh para ndeshjes Kukësi – Laçi
19:18 - Maqedonia kundër hetimit ndërkombëtar për Kumanovën
19:14 - Masakra te Shkencat, ja si ndodhi e gjithë ngjarja
18:54 - “Bomba 35”: Gjysma e statujave të Shkupit 2014 “në të zezë” (VIDEO)
18:53 - Berisha: Rama po fut në sherr rajonin
18:24 - Daçiç kërkon ndarjen e Kosovës
18:16 - Serbia po përgatit “Kumanovë” në Luginë?!
17:59 - 30 vite nga tragjedia në "Heysel Stadium", luhej Liverpool-Juventus (FOTO LAJM)
17:57 - Ndiqni Live "bombën e 35" të LSDM-së (VIDEO)
"Ahmeti, Thaçi dhe Rama tradhëtuan 'Grupin e Kumanovës'"
Pëlqej
2
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj: Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
[size]Heronjtë e rinj, që ranë gjatë përplasjes së armatosur me ushtrinë dhe policinë maqedonase në Kumanovë, sipas publicistit Gazmend Islami, u tradhtuan nga Ali Ahmeti, Hashim Thaçi dhe Edi Rama.
Sipas tij, lufta ishte heroike, por tradhtia ishte e bërë nga tri shërbimet sekrete, SHISH, AKI dhe DAS, ishte shumë e rëndë.
"Të tri shërbimet ishin mirë të njoftuara për veprimtarinë e grupit të armatosur i cili kishte filluar shumë herët të përgatitej për luftë të armatosur kundër pushtetit shtypës të Maqedonisë karshi popullit shqiptar. Si është e mundur, apo kjo koincidencë që të gjithë ata që nuk ishin pajtuar me marrëveshjet e arritur mes të ashtuquajturave drejtori politike të UÇK-së, të cilat ishin në shërbim të politikave jo kombëtare, por politikaveantikombëtare, të cilat jo vetëm që dëmtuan luftën dhe qëllimin e saj, por prioritet numër një i saj ishte eliminimi i faktorit nacionalistë kombëtar që ishin në strukturate UÇK-së", ka thënë Islami për "Bota Sot".
Ai pyet se, a nuk mjaftuan emrat e qindra komandantëve të vrarë në përfundim të luftës apo pas saj, në montime të ndryshme?
"A nuk mjafton që si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni strukturat e drejtorive politike ishin për të parandaluar përparimin e luftës çlirimtare? Vet ardhja e Ali Ahmetit në Kosovë para një kohe tregon më së miri se ishte me porosi të qarta për djemtë që kishin vendosur për të vdekur për lirinë e popullit të vet. Pra të gjitha strukturat e shtetit ishin të njoftuara, por siç po shihet ata ishin të interesuar që të kishim likuidimin e tyre, kjo do tu shkonte për shtati të gjitha strukturave të fshehura të tri shteteve", vijon ai.
Islami thotë se, mjerimi më i madh është që kemi dy shtete shqiptare të cilat heshtin dhe tremben edhe kur vriten 10 shqiptarë, të masakruar pasi janë dorëzuar.
"Pra, kemi një krim makabër dhe të dy shtetet shqiptare nuk gjejnë as kohë të merren me rastin. Kjo tregon më së miri se politikat tona kombëtare më shumë janë shaka sesa serioze, nuk kemi asnjë qendër të përbashkët që do të koordinonte punët për veprime të më tutjeshme të veprimit të politikave shqiptarenë Ballkan", thotë Islami.
Publicisti pohon se, interesat sllave dhe blloku Rusi-Greqi-Maqedoni po punon për të parandaluar krijimin e shtetit shqiptar të përbashkët apo integrimin e shqiptarëve në familjen e madhe europiane.
"Mendoj se këta trima që kishin një ideal, janë tradhtuar nga askush tjetër përpos nga treshja Ahmeti-Thaçi-Rama, por këta kanë harruar që ajo strukturë ka shtrirje në gjithë territoret shqiptare dhe tash vetëm sa ka ngritur moralin dhe ndjenjën e patriotizmit te qytetarët dhe është kuptuar se me luftën e Kumanovës ka vdekur edhe marrëveshja e Ohrit dhe paqja e brishtë në Maqedoni", shprehet analisti politik Gazmend Islami. /albeu.com/
[/size]
Shtuar më 26/05/2015, ora 12:45
[size]Tage: islami shqiptare armatosur strukturat politikav[/size]
Sujets similaires
» Ma shume per grupin e KUmanoves
» Pablo Berat Berca per grupin e kumanoves
» Pse e tradhetuan shoket Adem Jasharin
» Xhelal Selman Toplana,per grupin e Kumanoves
» Thaçi: Do merrem unë me Vetëvendosjen
» Pablo Berat Berca per grupin e kumanoves
» Pse e tradhetuan shoket Adem Jasharin
» Xhelal Selman Toplana,per grupin e Kumanoves
» Thaçi: Do merrem unë me Vetëvendosjen
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum