Libri antishqiptar,per çka luftoi uçk?
:: sport
Page 1 sur 1
Libri antishqiptar,per çka luftoi uçk?
Libri anti-shqiptar dhe kontributi i padiskutueshëm i ish-UÇK-së në vërtetësinë e tij
4 mai 2015, 02:11E vetmja gjë e domosdoshme për fitoren e së keqes, është që njerëzit e mirë të mos ndërmarrin gjë – Edmund Burke.
Numër i vogël i shqiptarëve kanë filluar të dëgjojnë për librin e gazetarit francez Pierre Pean (dhe Sebastien Fontenlle) me titullin Kosova: Lufta “e drejtë” për një shtet mafioz, në origjinal Kosovo : une guerre juste pour créer un état mafieux, Editions Payard, Paris, 2013.
Një vështrim të këtij libri në formë reagimi e kishte shpërndarë përmes postës elektronike Xhevat Bislimi, me titullin “Libri antishqiptar.” Z. Bislimi njoftoj se si libri i paraqet përpjekjet e shqiptarëve dhe luftën e UÇK-së si luftë për vrasjen dhe spastrimin etnik të serbëve nga Kosova, se asnjë fjalë nuk thuhet për vrasjet dhe shpërnguljet e shqiptarëve, dhe se, në mes tjerash, operacionin “Stuhia” (Olluja) në Kroaci e kishin planifikuar amerikanët. Në fund të reagimit z. Bislimi rekomandon që për “demaskimin e këtij libri të angazhohen edhe studentët e shumtë dhe ndonjë profesor a intelektual në Francë.”
Së pari, për atë se operacionin “Stuhia” e kishin planifikuar amerikanët, pavarësisht a e thotë të vërtetën apo gënjën gazetari, nuk ka rëndësi as për neve, e as për kroatët ky pretendim pasi Kroacia ka ecur përpara, dhe (keq)interpretimi i së kaluarës nga të tjerët nuk i bënë aq dëm. Problemi është tek ne shqiptarët e Kosovës, jo për atë se libri na paraqet në brendi si vrasës dhe spastrues etnik të serbëve (sepse kështu i paraqet edhe kroatët në raport me serbët në Kroaci), por se vetë titulli i librit Kosova: Lufta për një shtet mafioz të bie kry menjëherë pa hyrë më shumë në brendi. Pse e themi këtë? Sepse, identifikimi i Kosovës si shtet mafioz tani është bërë emërtim standard ndërkombëtar, ku referencën më të shpeshtë për të po e hasim nga aleati tradicional i shqiptarëve – Gjermania, e më pak nga qarqet zyrtare të shtetit prej nga vjen Pierre Pean. Edhe humanisti i madh gjerman dhe miku i madh i shqiptarëve të Kosovës, Robert Neudeck, në një intervistë për Kölner Stadt-Anzeiger, i quan politikanët e Kosovës kriminelë, ose saktësisht ashtu çka janë. Dilni ju e ankohuni kundër kësaj interviste “antishqiptare!”Brenda vetë Kosovës, tani nuk ka shqiptarë që nuk u thotë se Kosova nuk është e kapur nga mafia. Këtë ndoshta nuk duan ta pranojnë vetëm ata që thirren si “përfaqësues” të vlerave të luftës, veteranët e UÇK-së, “çlirimtarët”, e këta janë mafiozët e vërtetë. Rrënjët e kësaj mafie, siç e thekson edhe gazetari francez, ishin që nga lufta e Kosovës në fundshekullin e kaluar. Ec e dil dikush me argumente të vërtetoj se kjo nuk është e vërtetë!
Lufta për plaçkë e pushtet dhe vërbimi i masave me mite e trillime “çlirimtare”
Kush mund ta bind dikë se lufta e UÇK-së kishte karakter çlirimtar, ose bëhej për çlirimin e Kosovës? Ju mund të thuani se çlirimin e kishim mision gjithsesi, me kusht që të marrim pushtetin. Por ndodhi ndryshe; çlirimin e solli tjetërkush (intervenimi i NATO-s) ndërsa “çlirimtarët” u turrën pas hajnisë, kapjen e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, në emër të mitit për luftën e tyre “çlirimtare” dhe si “çlirimtarë.” Ndoshta u ka rënë shpesh të dëgjoni (siç më ka ndodhur mua) nga lloj-lloj “bylmezi” thënien: “Ne ua kemi çliruar bythën!” Një pyetje e sinqertë për të gjithë këta, nëse ende ka të atillë që rrahin gjoks si çlirimtarë: “Kë e keni çliruar ju, o debilla, hajna?” Kjo pyetje më shumë u drejtohet atyre luftëtarëve të ndershëm se se hajnave të rryer e të dhunshëm nga përbërja e ish-UÇK-së. Më vonë do të tregojmë arsyen.
Po që se unë hyjë në debat me ndonjërin prej juve si ish-komandant apo ushtar i ndershëm, dhe ju ankoheni më shumë se unë, pyetje ime është: Kur i ke denoncuar ti publikisht keqbërësit, me përjashtim të atyre me të cilët je thyer ose ke pasur konflikt personal? A je ti ai, krahas shumicës së popullit që mbështet krimin, që më bënë presion mua dhe mundohesh ta frikësosh me fjalë çdo qytetar për të mos folur dhe shkruar kundër krimeve të bashkëpunëtorëve tuaj që janë në pozita, se qenka rrezik? Po po, ti je. A më i keq ishte regjimi serb në këtë drejtim, apo ti si luftëtar “hakikat” që nuk je marrë me keqpërdorime si shokët tuaj? Unë mendoj se ti je, sepse ti po mundohesh ta mbrosh të keqen duke i sulmuar ata që duan ta gjejnë fijen dhe zbardhin lëmshin e katrahurave që i ka përfshirë shqiptarët e Kosovës.
Vetëm trinomi Drenicë+Francë+ Serbi është antishqiptar
Lidhjet Drenicë-Serbi-Francë datojnë që nga koha e Azem Bejtës. Azem Bejtën e mbajnë si hero kombëtar në Kosovë. Për çka? A e dini se kush ka qenë Azem Bejta dhe çka ka bërë? Ku jeni bazuar për ta cilësuar atë si hero kombëtar? Me siguri në këngë dhe në ndonjë tregim të shkruar nga drenicakët. Edhe unë isha mësuar me këto heroizma të tij, ndonëse kishte edhe versione të pleqve që e kanë mbajtur mend kohën e tij, dhe ato versione nuk përputhesin me këngët dhe ngjarjet e raportuara për të në tekstet shkollore. Edhe gruaja e tij Qerime (Shote) Galica nga fshati Radishevë i Skënderajt, është shpallur heroinë. Për të dy besohet se janë shpallur heronj për kontributin e tyre në luftën kundër serbëve. Mirëpo, çka thonë faktet deri në kohën kur këta u prishën me serbë?
Shota (pseudonim që ia kishte dhënë Qerimes babai i saj për shkak se ishte topolake si “shotë”), ishte gruaja e Nak Berishës. Edhe për Nak Berishën kam dëgjuar këngë kur isha fëmijë, si: “Krisi pushka, o n’Belicë o te kisha, po lufton oo, Nak Berisha.” Pra, Naku luftonte kundër serbëve. Belica (nga serbishtja “Bardhoka”) është fshat në lindje të komunës së Istogut, në atë kohë dhe deri vonë i banuar kryesisht me serbë. Se çka ka ndodhur me luftën e Nak Berishës, nuk e di, por gruan e tij Shoten më vonë e gjejmë në anën e serbëve. Azem Bejta Shoten e merr për grua nga serbët. Më tutje, Azemi ishte një bashkëpunëtor besnik i çetave çetnike të kryesuar nga Kosta Peqanac. Disa shqiptarëve u duket se zbulojnë diçka interesante kur lexojnë historianin e famshëm britanik Noel Malcolm dhe atë zviceran Oliver Jens Schmitt të cilët tregojnë për bashkëpunimin e Azemit me serbë kundër austrohungarezëve, me kusht që serbët t’ia lënë nja 2-3 fshatra nën kontroll Azemit. Ajo që nuk e kanë elaboruar më shumë Malcolmi dhe Schmitti rreth bashkëpunimit të Azemit me serbë kundër austrohungarezëve, është se ndërmjet fshatit Rakosh dhe Kërrninë të komunës së sotme të Istogut, çetnikët me çetën e Azemit rrethojnë dhe zënë rob rreth 300 ushtarë austriakë dhe gjermanë, dhe të njëjtit i dërgojnë në Mitrovicë tek francezët ku edhe pushkatohen. Franca në atë kohë ishte aleate (sikur në luftën e dytë botërore, dhe përgjithmonë) e Rusisë dhe Serbisë, ndërsa Austrohungaria si aleat i shqiptarëve kishte intervenuar kundër Serbisë. Mbajeni mend këtë aleancë Drenicë+Francë kundër shqiptarëve.
Drenicaku tjetër i shpallur hero, ishte Tahir Meha nga Prekazi, me pretekstin se paska luftuar forcat policore jugosllave. A e dini për çfarë arsye u vra Tahir Meha? Mos i kanë shkuar policia te shtëpia “bigajri hak” apo pse ishte patriot? Jo. I shkuan për shkak se ishte harbut dhe merrej me llojin a “patriotizmit” sikur disa “çlirimtarë” të sotshëm. Tahir Meha shkon në konak te njëri. Pasi hanë bukë, Tahiri del në dritare të shtëpisë së mikpritësit dhe qet me revole. Kur e pyet i zoti i shtëpisë përse po qet, Tahiri i përgjigjet: “O për hajr se ta fejova qikën!” Hajde, hajr paq, po për kon e fejove, e pyet i zoti i shtëpisë? “Pse, a s’po ta mushi synin unë, a”? Mikpritësi duke e ndjerë veten të kërcënuar nga arma e mysafirit dhe frika se do t’ia marrë qikën me zor, e lajmëron rastin në polici, atëherë policinë shqiptare të Krahinës së Kosovës. Vijnë policia. Një pjesëtar i saj (shqiptar) hyn në oborr të shtëpisë së Tahir Mehës, i paarmatosur dhe e thërret. Tahiri me armën pa leje e qëllon dhe e lë të vdekur policin e gjorë që kishte ardhur të bisedoj me të. Çfarë lloj heroizmi është ky kur vritni pa paralajmërim personin zyrtar që ka ardhur të bisedoj me juve? Çka mendoni, a është dashur policia përsëri të vij tek shtëpia e Tahir Mehës me duar në xhepa, e ky t’i vrasë me armën pa leje? Si duhet të reagoj policia kur në një vend i vritet një pjesëtar i saj, ose në vendin që sipas rregullave paraqet rrezikshmëri të shkallës së lartë? Jakup Krasniqi me një dekret sa ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës (besa më duket ushtrues detyre si Kryetar i Kosovës; nuk e mbajta mend datën), e kishte shpallur hero Tahir Mehën. E kam parë atë lloj njoftimi të Jakupit kur isha në kullën e renovuar me tulla të kuqe të Tahir Mehës. Sidoqoftë, kjo ngjarje e shpalljes së një harbuti të dëmshëm për jetën e civilëve, e aq më tepër të atij që i ofroj konak dhe i jepte bukë, nuk ka ndërlidhje me Francën. Por kanë edhe shumë tjera deri në ditët e sotme.
Në nëntor të vitit 2008, policia e Hashim Thaçit drenicak arreston tre gjermanë në Prishtinë me pretekstin se kanë planifikuar sulm me eksploziv kundër zyrës civile ndërkombëtare, dhe asaj ngjarje i jep publicitet masiv nëpër media, se po arrestojmë agjentë të shërbimit sekret gjerman (BND). Hashim Thaçit sikur bashkëvendësit të tij Azem Bejta, përsëri iu bënë halë në sy gjermanët. Edhe kjo, për llogari të Francës, a po, do të pyesni ju si me shaka. Drejpërdrejtë ndoshta jo, por tërthorazi po. Franca edhe sot është aleati më i fortë i Serbisë, prandaj Xhevat Bislimit nuk duhet t’i vie aspak çudi pse në Francë “tolerohen” libra aq anti-shqiptar dhe shumë pro serb. Franca me çdo kusht do ta anëtarësonte Serbinë në BE, madje edhe duke i dhënë prioritet më të madh se Belgjikës ku jeton një pjesë e madhe e francezëve po që se mundet. Mirëpo, ishte dhe është Gjermania si shteti kyç i BE-së ajo e cila i imponon kushte dhe kufizime Serbisë, në mes tjerash, se pa normalizimin e raporteve me Kosovën, nuk ka BE për Serbinë. Qëllimi i Francës, por edhe i Britanisë, është minimi i rolit gjerman në BE. Këtë ma thonin edhe disa profesorë britanikç, sipas të cilëve, ne (do të thotë anglezët) e kemi për qëllim të anëtarësojmë sa më shumë shtete në BE, sidomos disa që janë “trouble makers” (që krijojnë probleme) për ta zvogëluar ndikimin gjerman ose për t’iu nxjerrë atyre më shumë telashe. Telashe për interesa të Francës u mundua t’i shkaktojnë Gjermanisë drenicakët dhe shefi i tyre Hashim Thaçi, por çmimi që po e peguajnë shqiptarët nga ato spektakle të drenicakëve me “agjentë gjermanë”, vazhdon të jetë shumë i lartë. Kosova nuk ka kurrfarë shërbimi të inteligjencës por shërbim të krimeve të budallta. Çfarë rreziku paraqet shërbimi gjerman i inteligjencës për shqiptarët dhe Kosovën kur në Kosovë ekzistojnë edhe shumë (llogariten nja 30) shërbime tjera të inteligjencës së huaj, duke përfshirë edhe atë të UDB-së së mbetur jugosllave dhe BIA-n e Serbisë, me të cilat drenicakët dhe PDK-ja kanë bashkëpunim komercial për interesa biznesi që ta ngulfasin ekonominë e Kosovës? Kur u bë shërbimi inteligjent i Kosovës aq i shkathtë të luftoj BND-në kur agjencitë përendimore të inteligjencës, duke përfshirë edhe BND-në, po mundohen ta ngrisin një shërbim inteligjent të pavarur dhe të dinjitetshëm për Kosovën, e nuk po munden dot? Pse nuk po munden? Sepse, me hajna, “çlirimtarë”, llaskuca, plaçkashë, oportunista, të cilëve u intereson vetëm puna e çkrryerjes në dëm të popullit, nuk ka shërbim të mirëfilltë të inteligjencës.
U kujtohet ngjarja tragjike në Paris të Francës kundër gazetarëve të revistës provokative Charlie Hebdo? Është e freskë dhe me siguri u kujtohet. Ende pa u informuar mirë për shkaqet, menjëherë shpërthyen shumë shqiptarë nëpër rrjetet sociale, duke përfshirë edhe institucionet e kapura nga drenicakët dhe kryetaren Atifete Jahjaga, për t’i shprehur ngushëllime Francës, në kohën kur qytetarët shqiptarë të Kosovës po deportoheshin (themi kështu për shkak të shtetit mafioz) nëpërmjet Serbisë për në Francë, e si shenjë respekti për ta, Franca i fuste në parkingjet nëntokësore dhe shtallat e thive. A nuk ka të bëjë kjo koincidencë ndërmjet shtetit mafioz dhe Francës me Francën, a? Kush janë shqiptarët e Kosovës t’i dënojnë aktet e dhunës në Francë? Çka u interson këtyre çka ngjet në Francë? A krejt punët i kanë rregulluar në Kosovë dhe po u del kohë të merren edhe me problemet e Francës, a? Apo, mendojnë se aleanca e fortë dhe e kahmotshme Drenicë+Francë duhet jo vetëm forcuar, por çelikosur, kuptohet, në dëme të pallogaritshme për shqiptarët? Pse turren këta shqiptarë t’ia mbajnë anën Francës për incidentin që ndodhi kundër revistës së papërgjegjshme Charlie Hebdo? Çdo aksion e ka reaksionin, thoshte Isak Njutoni. Edhe Charlie Hebdo provokoj një komunitet të Francës, dhe komuniteti reagoj dhunshëm kundër atij provokimi. Megjithatë, provokimi i Charlie Hebdo-s nuk ishte aq i shëmtuar sikur ai i Tahir Mehës, të cilin shqiptarët e verbër dhe të shurdhër e mbajnë për hero.
Mos mbaruan bashkëpunimet e drenicakëve me francezë me kaq? Jo. Ato vazhdojnë dhe nuk ndalen. Në natën e 24 marsit 2015, natë e cila shënonte 16 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga Serbia, të rinjët e PDK-së ndeznin qirinj për viktimat e aksidentit ajror në Francë. Nuk dihet për çfarë arsye PDK-ja u solidarizua me viktimat e një aksidenti ajror që më vonë doli se ishte shkaktuar qëllimshëm nga një pilot, por është pse këtyre disi u dhemb automatikisht çfarëdo që ndodh në Francë. Përveç kësaj, solidarizimi me Francën më 24 mars, me shtetin i cili ka sabotuar dhe spiunuar vazhdimisht bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, mbetet mister. Por, kur je produkt i ideologjisë drenicake, çdo lloj tradhtie dhe gjithçka e papritur mund të ndodh!
Vijon me titullin: Veteranët e m…t nga Istogu në brigadën 133 “Adrian Krasniqi”
Je n’aime plus · Commenter ·
Partager
Vous, Enver Spahiu, Shkelqim N. Qehaja et 9 autres personnes aimez ça.
1 partage
J’aime · Répondre · 1 · 4 mai, 16:01
Re: Libri antishqiptar,per çka luftoi uçk?
Selami Hajrullaga qka paske postue kujtim zeza mare te koft
J’aime · Répondre · 1 · il y a 22 heures
Selami Hajrullaga kujtim a - thua dot - pshton prapanicen bujar bukoshi trathtar i birr trathtareve gjat luftes se u c k -
J’aime · Répondre
J’aime · Répondre · 1 · il y a 22 heures
- Selami Hajrullaga qka paske postue kujtim zeza mare te koft
J’aime · Répondre · 1 · il y a 22 heures
Arsim Termkolli Termkolli O selami pershendetje
J’aime · Répondre · 1 · il y a 22 heures
Arsim Termkolli Termkolli Kti kujtim zezes me shum ju ka kru po e kan zbulu heret
J’aime · Répondre · il y a 22 heures
Selami Hajrullaga kujtim dje tha qe jan terorista u c k ne kumanova
J’aime · Répondre · il y a 22 heures
Arsim Termkolli Termkolli Shum seine ka than ky kujtim
J’aime · Répondre · il y a 22 heures
Selami Hajrullaga kujtim kurti me trego qysh je miqesue - me skender hysenin dhe xhavit halitin - ku i njohish kta dy zagar shqiptar
J’aime · Répondre · il y a 22 heures
Engjell Krasniqi Tuta hak.
J’aime · Répondre · 1 · il y a 18 heures
Selami Hajrullaga kujtim a - thua dot - pshton prapanicen bujar bukoshi trathtar i birr trathtareve gjat luftes se u c k -
J’aime · Répondre
- J’aime · Répondre · il y a 17 heures
Kujtim KurtiSelami Hajrullaga
Kot po munohesh...me hudh gurin dhe me mbshef doren..
Mbas pak orve do ti publikoje te gjithe tradhtaret e Kumanoves..
J’aime · Répondre · il y a 16 heures
Selami Hajrullaga askush nuk te beson kujtim asgje - pse komentoni privat me haxhi kuqin trathtarin e shqiptareve te mercenarit serbo- arkanist - arkan ne franc kujtim kurti
J’aime · Répondre · il y a 16 heures
- J’aime · Répondre · il y a 16 heures
Selami Hajrullaga kujtim mos nenqmo qdo shqiptar ne evrop dhe bot je vetem nji kloshar evropjan asgje me shum kujtim kurti
J’aime · Répondre · il y a 16 heures
Kujtim Kurti Selami Hajrullaga
Me ofendime banale...nuk i ben nder askujt,vetem se e tregon dobsin tende...po tregohesh shume i lige!
J’aime · Répondre · 1 · il y a 16 heures
Selami Hajrullaga nuk jam femer mashkull si ju kujtim kurci
J’aime · Répondre · il y a 16 heures
Albanezi Muriqi Respekt Kujtim
Je n’aime plus · Répondre · 3 · il y a 12 heures
Re: Libri antishqiptar,per çka luftoi uçk?
Selami Hajrullaga kujtim ju dini sa udb - sha ka pas dukagjini mbas viteve te - 90 - ala jan kta kuajt aktiv ne kosove dhe qdo kund - lavdi deshmoreve mallkim trathtarve dhe kuajve
Re: Libri antishqiptar,per çka luftoi uçk?
Selami Hajrullaga kujtim kurti pse me akuzoni ju si agjenti i shiku-t - a me njeh pak biografi kujtin - ose dot pagoni me kok ket gjuh tuaj - ose me kanuni
Re: Libri antishqiptar,per çka luftoi uçk?
Ndryshe, Arlind Gashi nga Rogova e Hasit (Kosovë) në profilin e tij në Facebook ka postuar një tekst ku shkruan se Riza Junuzi nga Kumanova është personi që ka tradhtuar.
Ndonëse nuk është e sqaruar se cili ka qenë roli i drejtpërdrejtë i Arlind Gashit në ngjarjet e Kumanovës, në bazë të komunikimeve të mëhershme shihet se Riza Jonuzi ka qenë shok i Mirsad Ndrecajt, tashmë i vrarë.
Në vazhdim ju prezantojmë shkrimin e plotë të Arlind Gashit:
Ku je o Riza Junuzi , o TRADHTARË !
Riza , te gjithë e dimë qe Avni Rrustemi ka vdekur ama Arlindi ësht gjallë !
Zemra po donë mem plasë , s’po mundem me duru me shumë .
Riza Junuzi , ku je oj Shqipe qe u zhduke , ku dreqin shkove o trim ?
Riza Junuzi , buken e kemi hënger bashkë .
Riza Junuzi , edhe në zjarr do hyja për ty , ashtu siq tu pata betuar .
Riza Junuzi , dil përballë e tregona se si u tradhtuan kta luana ne Kumanovë.
Riza Junuzi , spaku unë dhe shokët tanë e meritojmë një arsyetim nga ti se si erdhi kjo tradheti , e meritojmë një shpjegimë , ende spo dojmë me besu qe ti tradhtove Luanat e Shqiptaris , spo dojmë të besojmë qe ti tradhtove djemt e Idealit .
Riza , si u ndjeve kur shikove Sokolin me shoket kur ranë në duart e sllavo’maqedonve ?
Riza ,si u ndjeve kur ndegjove se shoket tu të Idealit u vranë në tradhtinë tënde ?
Riza , a je i kënaqur… kush e ka radhen tash…..eja edhe te unë ….. ?
Riza , ato milionat tua qe i ke perfitu nga gjaku i shokve tu , te lutem mos guxo ti ushqejshë familjen tënde se ësht mëkatë e familja jote ska fajë që një antarë të tyre kanë kriminelë i shitur në dëm të tokës Autoktone Shqiptare .
Riza Junuzi , je i detyruar qe t’na tregojshë të vërtetën e tradhtisë .
Mos ikë , kotë e ke , mund të ikësh disa ditë , disa muaj , një vitë , disa vite aman nje ditë nuk do mundesh të ikësh e ke të kotë .
Riza Junuzi ti bëre gabimin më të madhë , sepse kur ke menduar në tradhti , u deshtë që t’na vrasësh të gjithve për të dalur ti i pastër , besa ndoshta kishe dalur edhe Hero me trillimet e tua si një përsonë engjull që tregonë para shoqerisë .
Po më vjenë turpë nga vetvetja se si të besova aq shumë , përkundër të shum miqve që me orentonin që të largohem nga ti , kur unë Arlindi rrehja tavolinen duke të mbrojtur ty ata qeshnin me mua duke me thën po na dhimbësh ama sot e kuptova se me të vërtetë se pasna ditur më kënd po rri e me kënd po bashkëpunojë .
Shum të besova , tepër , ama kurr sdo ta fali tradhtinë qe ju bëre shokve tanë .
Kurrën e kurrës .
Riza Junuzi ti i tradhtove shokët e Idealit ama ata prap se prapë janë të ndëruar nga gjaku , pushka , trimeria e kushtrimit të tyre ama ti do mbetësh një Esat Pasha i shekullit 21 .
Riza Junuzi mos harro se kta djemë të qendreses do ti nderojë apo respektojë pupulli mbi 10 milion Autokton Shqiptarë , ama ti do mbetësh një Esat Pasha i shekullit 21 .
Riza për tradhtinë kunder vellezrve tu te IDEALIT duhesh të përgjigjesh .
TË BETOHEM , TË BETOHEM , TË BETOHEM
Riza Junuzi te betohem se që nga 22 Maji 2015 ora 05:14 jam më i fuqishëm se tradhtarët , horrat , kodoshët dhe dilinxhitë .
Riza Junuzi te betohem se këtë forcë ma ka dhënë Zoti dhe drejtësia !
Riza te gjithve mundesh me ju shprela koken me trillime ama Arlind Gashit harro.
Sinqerishtë :
Arlind Gashi , Rogovë
Ndonëse nuk është e sqaruar se cili ka qenë roli i drejtpërdrejtë i Arlind Gashit në ngjarjet e Kumanovës, në bazë të komunikimeve të mëhershme shihet se Riza Jonuzi ka qenë shok i Mirsad Ndrecajt, tashmë i vrarë.
Në vazhdim ju prezantojmë shkrimin e plotë të Arlind Gashit:
Ku je o Riza Junuzi , o TRADHTARË !
Riza , te gjithë e dimë qe Avni Rrustemi ka vdekur ama Arlindi ësht gjallë !
Zemra po donë mem plasë , s’po mundem me duru me shumë .
Riza Junuzi , ku je oj Shqipe qe u zhduke , ku dreqin shkove o trim ?
Riza Junuzi , buken e kemi hënger bashkë .
Riza Junuzi , edhe në zjarr do hyja për ty , ashtu siq tu pata betuar .
Riza Junuzi , dil përballë e tregona se si u tradhtuan kta luana ne Kumanovë.
Riza Junuzi , spaku unë dhe shokët tanë e meritojmë një arsyetim nga ti se si erdhi kjo tradheti , e meritojmë një shpjegimë , ende spo dojmë me besu qe ti tradhtove Luanat e Shqiptaris , spo dojmë të besojmë qe ti tradhtove djemt e Idealit .
Riza , si u ndjeve kur shikove Sokolin me shoket kur ranë në duart e sllavo’maqedonve ?
Riza ,si u ndjeve kur ndegjove se shoket tu të Idealit u vranë në tradhtinë tënde ?
Riza , a je i kënaqur… kush e ka radhen tash…..eja edhe te unë ….. ?
Riza , ato milionat tua qe i ke perfitu nga gjaku i shokve tu , te lutem mos guxo ti ushqejshë familjen tënde se ësht mëkatë e familja jote ska fajë që një antarë të tyre kanë kriminelë i shitur në dëm të tokës Autoktone Shqiptare .
Riza Junuzi , je i detyruar qe t’na tregojshë të vërtetën e tradhtisë .
Mos ikë , kotë e ke , mund të ikësh disa ditë , disa muaj , një vitë , disa vite aman nje ditë nuk do mundesh të ikësh e ke të kotë .
Riza Junuzi ti bëre gabimin më të madhë , sepse kur ke menduar në tradhti , u deshtë që t’na vrasësh të gjithve për të dalur ti i pastër , besa ndoshta kishe dalur edhe Hero me trillimet e tua si një përsonë engjull që tregonë para shoqerisë .
Po më vjenë turpë nga vetvetja se si të besova aq shumë , përkundër të shum miqve që me orentonin që të largohem nga ti , kur unë Arlindi rrehja tavolinen duke të mbrojtur ty ata qeshnin me mua duke me thën po na dhimbësh ama sot e kuptova se me të vërtetë se pasna ditur më kënd po rri e me kënd po bashkëpunojë .
Shum të besova , tepër , ama kurr sdo ta fali tradhtinë qe ju bëre shokve tanë .
Kurrën e kurrës .
Riza Junuzi ti i tradhtove shokët e Idealit ama ata prap se prapë janë të ndëruar nga gjaku , pushka , trimeria e kushtrimit të tyre ama ti do mbetësh një Esat Pasha i shekullit 21 .
Riza Junuzi mos harro se kta djemë të qendreses do ti nderojë apo respektojë pupulli mbi 10 milion Autokton Shqiptarë , ama ti do mbetësh një Esat Pasha i shekullit 21 .
Riza për tradhtinë kunder vellezrve tu te IDEALIT duhesh të përgjigjesh .
TË BETOHEM , TË BETOHEM , TË BETOHEM
Riza Junuzi te betohem se që nga 22 Maji 2015 ora 05:14 jam më i fuqishëm se tradhtarët , horrat , kodoshët dhe dilinxhitë .
Riza Junuzi te betohem se këtë forcë ma ka dhënë Zoti dhe drejtësia !
Riza te gjithve mundesh me ju shprela koken me trillime ama Arlind Gashit harro.
Sinqerishtë :
Arlind Gashi , Rogovë
Sujets similaires
» Isa Mustafa kominist antishqiptar
» Golgotha Shqiptare"- si u gjet libri i holokaustit !
» Uçk e maqedonise,per çka luftoi,u betua?
» Ali Pashe Tepelena luftoi per greqin
» Lavdrim Muhaxhiri,as gje ma shume se uçk nuk jam ka luftoi,j
» Golgotha Shqiptare"- si u gjet libri i holokaustit !
» Uçk e maqedonise,per çka luftoi,u betua?
» Ali Pashe Tepelena luftoi per greqin
» Lavdrim Muhaxhiri,as gje ma shume se uçk nuk jam ka luftoi,j
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum