Zhdukja e mistershme e Mirsad Ndreces dhe dy shokeve
:: politika
Page 1 sur 1

Mirsad Ndrecaj, i njohur me nofkën “Komandan Nato” dhe Beg Rizaj, “komandant Begu”, sipas të gjitha gjasave, gjenden në mesin e 14 trupave të pajetë, të mbetur nga aksioni në Kumanovë.
Kështu njofton Klan Kosova duke i thirr në burime nga Shkupi. Më herët gjatë ditës edhe Alsat-M ka raportuar për vrasjen e tyre.
Edhe pse ende po punohet në vërtetimin e identitetit të të vrarëve dhe të arrestuarve, si duket policia i ka kapur ose i ka vrarë të pestë personat që konsideroheshin si organizatorë të grupit të Kumanovës.
Është në përfundim e sipër edhe ekspertiza mjeko ligjore e trupave të pajetë, por nuk mund të precizohet ende se sa mund të zgjasë procesi, i identifikimit zyrtar të tyre.
Mbrëmë dolën emrat e 28 personave, nga 30 që iu dorëzuan policisë. Është e qartë se në mesin e tyre, janë edhe tre nga krerët e tjerë të grupit, Muhamed Krasniqi (komandant Malisheva) Sami Ukshini (Sokoli) dhe Demë Shehu (komandant Juniku).
Vetëm Ukshini ka dhënë emrin dhe mbiemrin e vërtetë në polici, ndërsa Krasniqi dhe Shehu kanë dhënë identitete të rrejshme. Kjo informatë nuk konfirmohet zyrtarisht ende nga Ministria e Punëve të Brendshme, pasi ende nuk ka përfunduar plotësisht identifikimi i të arrestuarve.
Short URL: http://portokalli.net/?p=6938

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum