Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Riperseritja e luftes ne iliride,skenar,i pergadittur

 :: sport

Aller en bas

Riperseritja e luftes ne iliride,skenar,i pergadittur Empty Riperseritja e luftes ne iliride,skenar,i pergadittur

Message  Perparimi Sam 9 Mai - 16:17

[size=40]OVL e UÇK-së: Kumanova, skenar për shpërnguljen e shqiptarëve[/size]

Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga orët e hershme të mëngjesit janë duke e përcjellë situatën në Kumanovë.

“Skenarët e tilla kanë për qëllim frikësimin dhe nxitjen e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre. I bëjmë thirrje forcave barbare që të tërhiqen nga Kumanova dhe ta lënë popullatën të qetë sepse ne shqiptarët jemi mësuar me skenare të tilla nga barbarët serbosllavë”, thuhet në reagim.
“Moszbatimi i marrëveshjes së Ohrit që nga viti 2001, i detyron shqiptarët që të vetëmbrohen si formë e ligjshme dhe e domosdoshme si dhe të shkojnë përtej kësaj hibrid-marrëveshje të cilës i ka kaluar koha.
I shprehim ngushëllime të gjitha familjeve të shqiptarëve të vrarë dhe njëherit ju bëjmë thirrje forcave që dolën në mbrojtje të popullatës, që të jenë të kujdesshëm sepse do të duhej që të gjithë skenarët e pushtuesit sllavomaqedon të dekonspirohen dhe pastaj të vihet në zbatim platforma mbarëshqiptare”.


[size=14][size=14]Posted by:
 [size=15]Bota Press
[/size]


[size=40]Kërkojmë forcë ushtarake dhe Ndërkombëtare për drejtësi në Maqedoni


Rudi Berisha Prishtinë, 09 maj –


[size=40]Anëtari i UÇK’së: Nuk jemi dorëzuar dhe nuk do të dorëzohemi


Një anëtar i UÇK-së në Maqedoni ka mohuar lajmin e përcjellë nga mediat maqedonase për dorëzimin e 20 personave të armatosur, të cilët kanë shkëmbyer zjarr me policinë.
 Në një lidhje telefonike për “News 24”, anëtari i UÇK thotë se nuk është dorëzuar asnjë pjesëtar nga radhët e tyre.
Sipas tij, situata në Kumanovë vijon të jetë e tensionuar, duke u shprehur se përplasjet me policinë maqedonase do të vijojnë edhe më tej, duke u bërë më të ashpra gjatë natës.
Ndërsa thekson se “nuk jemi dorëzuar dhe nuk do të dorëzohemi”, anëtari i UÇK-së thotë se ata janë vënë në mbrojtje të popullatës civile.
Duke komentuar situatën e sotme të krijuar në Kumanovë, ai thotë se nga shkëmbimet e zjarrit kanë humbur jetën 3 civilë, dhe 4 policë. Ndërsa flet edhe për mbi 20 policë të plagosur.

[size=40]Matoshi: Nga Prishtina zyrtare – reagime idioteske[/size]

Analisti politik Halil Matoshi ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe ndërlidhjen e tyre me Kosovën dhe politikanët e saj. Lexojeni të plotë postimin e tij në Facebook!
“Nga Prishtina zyrtare – reagime idioteske
Derisa Hashim Thaci – duket pa informata të sakta dhe krejt nga pozita inferiore – i jep mbështetje te plotë Qeverisë Gryevski & Ahmeti për me terrorizu ni qytet te tanë, Kumanovën, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli angazhohet për me e ruejt FYROM-in – edhe pse ka indikacione se këto grupe janë te influencueme nga SHIK-u dhe sherbimi sekret i FYROM-it:
1. Per me e ndihmu mbijetesen e Qeverise se klerofashistit Gruevski tuj i ndërsy nacionalistët maqedonë -sllavë kundër fqinjve shqiptarë të cilët kinse po e rrezikojnë shtetin;
2. Per me e vu n’rend te dytë dhe me e neglizhu votimin e Gjykates Speciale nga Kuvendi i Kosoves;
Kryetari i Kuvendit te Kosoves nuk e ka denue dhunën joproporcionale të forcave qeveritare të FYROM-it mbi civilët dhe nuk asht marr fare me grupet rebele, nëse ato janë nën ndikimin e SHIK-ut dhe nëse janë në korelacion me shërbimet sekrete të FYROM-it për destablizim të kontrolluem (?) të rajonit, për me shpëtue veten nga Gjykata Speciale, Gruevskin e Ahmetin nga ramja dhe burgu…
Në anën tjetër zadhansi i policisë koteri i quejtun Kotevski po thotë hapun se “ni grup terrorist” ka hy nga Kosova.
E Veseli hala po e mbron Qeverinë e Kotevskit…
Ndersa nenkryetarja e Kuvendit te Kosoves Aida Derguti, nga VV-ja, ka shkue ma se largu ne injorancen e saj dhe dalldine nacionalromantike:
“… Le të bëjnë kujdes pushtetarët e Maqedonisë e mos të na detyrojnë të reagojmë si komb 7-milionësh, se po ia mësyem, edhe duarthatë ua zhbëjmë shtetin”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.
S’pari nuk do t’ia mesyjne “zhberjes” se FYROM-it shtatë milionë shqiptarë, sepse lufta dhe fatkeqesitë nuk janë në interesin e tyne po të pushtetit personal të disa liderëve të papërgjegjshëm e me shëndet mental të rrënuem…
Po fundja kush na qenka kjo Aida me i mobilizu keta shtate milione shpirta (llogariten edhe te sapolindunit!?) dhe a po flet në emen të Kuvendit, të partisë apo në emen të popullit qysh e ka zakon VV-ja!?
S’dyti, Levizja VV ne njanen ane po lufton ne Kosove kinse kunder kapjes se shtetit nga SHIK-u e ne anen tjeter, po rreshtohet me aksionet e sherbimeve sekrete ne Kumanove (ku ka indikacione se asht involvu edhe segmnete te sherbimeve sekrete ilegale kosovare) tuj i cilesue ato aksione kinse patriotike te shqiptarëve, gja qe nuk janë të tilla!
Ja qe nacinalromantikët po i pengon bashkimi qytetar në FYROM, pa dallim etnie, për me e rrënu sundimin e spiujve dhe pergjimeve.
Pra në Kumanovë u pengue bashkimi i qytetarëve të FYROM-it në ni shtet modern, demokratik dhe unik!???
Deklarata krejtësisht të papërgjgjshme e totalisht idiote zyrtarësh të kriminalizuem e kuazipatriota nga Prishtina;
Zoti ua ruejt ment e kresë qytetarëve të Kumanovës se me qenë të vetëdijshëm se ke e kan votue dhe kush i sundon, ne emen te asaj se kinse u ka sjellë lirinë, kishin me shkue n’Shkup e me ba vetevrasje masive tuj u hedh nga Ura e Gurit n’Vardar, prej inati e deshperimi…
Kolegu ynë nga Kumanova, veterani i gazetarisë Emin Azemi po thotë: “”Asnjë shqiptar në Kumanovë nuk ishte i rrezikuar nga askush që të ketë nevojë dikush prej anësh të vijë dhe t’i ‘’mbrojë’’ ata. Asnjë shqiptar në këtë qytet nuk pati nevojë që dikush të futet në shtëpinë aty afër dhe prej aty të zhvillojë njëfarë ‘’lufte heroike’’ ala Vojo Kushi kundër shtetit të Maqedonisë.”
Jemi ne te najjtat valë” (sic.).

[/size][/size][/size][/size]
Riperseritja e luftes ne iliride,skenar,i pergadittur Pamje-t-euml-reja-nga-luftimet-n-euml-kumanov-euml-foto-video_hd
[size][size][size][size]

 Comments Off


[size=40]Përfundon aksioni policor: Zhbëhet grupi i armatosur, 26 në pranga


Aksioni policor në Kumanovë ka përfunduar. Grupi i të armatosurve është zhbërë krejtësisht.
Në prangat e policisë janë 26 vetë, pasi u dorëzuan me flamur të bardhë.
Policia po përcakton numrin e të vrarëve në radhët e grupit të armatosur, por nga të dhënat jozyrtare mësohet se ai është i madh.
Zhurnal raporton gjithashtu se dorëzimi i të armatosurve të tjerë ka shkuar keq, pasi njëri nga ta ka qëlluar një polic, duke sjellë reagimin e pjesëtarëve të Policisë.
Si pasojë, mësohet se pesë nga të armatosurit kanë mbetur të vrarë dhe një polic gjithashtu.
Gjatë negocimit, ishte rënë dakord që përveç 12 të armatosurve të dorëzohen edhe katër të plagosur nga radhët e tyre.

[size=40]Dorëzohen edhe katër të plagosur, njëri vret vetën duke mos pranuar dorëzimin[/size]

Pas dorëzimit të grupit të parë të personave të armatosur që sot u përleshën me policinë maqedonase në Kumanovë, është dorëzuar edhe një pjesë e grupit tjetër.
Lajmi.net mëson se bëhet fjalë për 26 të dorëzuar deri tani. Ky burim i ka thënë lajmi.net, se gjatë dorëzimit edhe të pjesëtarëve tjerë të armatosur në numër prej 12 vetash, 4 nga ta të cilët ishin të plagosur kanë pranuar dorëzimin.
Por gjatë këtij dorëzimi, një prestar i armatosur i cili kishte qenë i fshehur kishte shtënë duke e vrarë një polic.
Gjithashtu një prej tyre nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka vrarë vetën. Ky burim thotë se bëhet fjalë për 5 pjesëtarë të vrarë nga grupi i armatosur.
Tani thuhet se janë duke u kontrolluar shtëpitë e fundit nga ku kanë rezistuar pjesëtarët e armatosur të cilët vetën e kanë identifikuar si anëtarë të UÇK-së, e që dyshohet se po fshihen 4 deri në 6 pjesëtarë.

[size=14]Posted by: [size=15]Bota Press
[/size][/size]


Posted by: [size=15]Bota Press[/size]

[/size][/size][/size]
View more posts[/size][/size]

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Riperseritja e luftes ne iliride,skenar,i pergadittur Empty Re: Riperseritja e luftes ne iliride,skenar,i pergadittur

Message  Perparimi Mar 12 Mai - 1:54

[size=40]Ja emrat e disa prej 20 kosovarëve sa dyshohet se janë përfshirë në luftimet e Kumanovës[/size]

Demë Shehu, Sami Ukshini, Fadil Elshani, Esat Kafexholi, Ardian Bujari, Muhamed Krasniqi, Shefket Avaqi, Ajrush Avdia, Betim Kartashi, Lendrit Rustemi, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Fatmir Reçica, Lirim Krasniqi, Valdet Zekaj dhe Beg Riza janë kosovarët e arrestuar nga policia maqedonase ne luftimet ne Kumanove.

Botapress, 12 maj

Më shumë se 20 shtetas të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktin që shpërtheu në Kumanovë, gjatë fundjavës, e që sipas shënimeve zyrtare la pas vetes 22 të vdekur, prej të cilëve 8 policë të Maqedonisë.

Gjysma e 28 të arrestuarve në Kumanovë nga Policia e Maqedonisë janë kosovarë, të identifikuar edhe me emra.
Demë Shehu, Sami Ukshini, Fadil Elshani, Esat Kafexholi, Ardian Bujari, Muhamed Krasniqi, Shefket Avaqi, Ajrush Avdia, Betim Kartashi, Lendrit Rustemi, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Fatmir Reçica, Lirim Krasniqi, Valdet Zekaj dhe Beg Riza janë kosovarët e arrestuar.
Mes të arrestuarve është edhe Genc Sefa nga Shqipëria, derisa Kenan Iseni, Fadil Fejzullahu, Irfan Lutfiu, Arsim Bajrami, Lirim Demiri, Enver Klain, Nasuf Bekiri, Nexhmetin Lika, Sevdail Miftari, Fejzulla Rushitovski dhe Besnik Ajdini, janë shqiptarë të Maqedonisë, kryesisht nga Tetova.
Prokuroria e Maqedonisë i ngarkon 28 të arrestuarit në Kumanovë me veprën penale terrorizëm. Mbi këtë bazë Gjykata e Shkupit ua ka caktuar të dyshuarve nga 30 ditë paraburgim.
Naser Raufi, avokati i të arrestuarit Demë Shehu, nga Juniku, i ka thënë “Kohës Ditore” se të arrestuarit dyshohen, pos tjerash, për veprën penale të “formimit të organizatës terroriste që ka qëllim rrëzimin e rendit juridik të Republikës së Maqedonisë” .
http://botapress.info/ja-emrat-e-disa-prej-20-kosovareve-sa-dyshohet-se-jane-perfshire-ne-luftimet-e-kumanoves/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Riperseritja e luftes ne iliride,skenar,i pergadittur Empty Re: Riperseritja e luftes ne iliride,skenar,i pergadittur

Message  Perparimi Mar 12 Mai - 2:10

[size=40]Ja si i përshkruan ngjarjet në Kumanovë reporteti i agjencisë Reuters?[/size]

Botapress, 12 maj

Rruga “Pero Ilievski” dukej të hënën si të ishte goditur nga një cunami, me kalldrëmin e shkulur nga toka dhe muret e shtypura nga veturat e blinduara të njësitit special antiterrorist të Policisë maqedonase.

Shqiptarët e shokuar, banorë të këtij qyteti verior të Maqedonisë, ecnin ngadalë në rrugët plot xhama të thyer dhe copa të tjegullave, vetura të goditura dhe baltës së përzier me gjak – dëm i shkaktuar nga një operacion i fundjavës që pas vetes la 22 njerëz të vdekur dhe paralajmërimin e një faze të re të paqartësisë në një vend që është thellë në krizë.
Detajet për sulmin mbeten të mjegullta, por Qeveria konservatore e Nikola Gruevskit përballet me thirrjet e menjëhershme nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian për një “hetim transparent” të asaj që ndodhi. Kredibliteti i tij në Perëndim tashmë është vënë në pikëpyetje pas muajve të akuzave nga opozita për përgjime të jashtëligjshme dhe keqpërdorim të gjerë të pushtetit.
Banorët shqiptarë të rrugës “Pero Ilievski” në Kumanovën e përzier etnikisht akuzojnë për padrejtësi, duke thënë se ishin thjesht pionë në një betejë më të madhe politike dhe se po përdoreshin për të zhvendosur vëmendjen nga telashet e vetë qeverisë.
Kundërshtarët kryesorë të Gruevskit brenda shumicës maqedonase po ashtu kërkojnë përgjigje, duke spekuluar se qeveria po përpiqet të nxisë ndasinë etnike në mënyrë që të pengojë shtytjen e opozitës për ta larguar atë.
 Ramadan Baftiu, duke qëndruar ulur mbi murin e rrënuar të shtëpisë së tij dykatëshe, të nxirë nga zjarri dhe të shoshitur nga plumbat.
Baftiu tha se ai dhe shtatë anëtarët e familjes së tij, përfshirë fëmijët, kishin kaluar 12 orë në bodrumin e tyre, duke pritur qetësimin e stuhisë mbi ta para se të iknin gjatë një armëpushimi.
“Shtëpia tani duhet të rrënohet e tëra”, tha ai.
Ai dhe fqinjët e tij thanë se nuk kishin parë njerëz të armatosur këndej pari, një pohim ky që është i pamundur të verifikohet në një klimë të pohimeve dhe kundërpohimeve, intrigave dhe manipulimeve në Maqedoni.
Përveç policëve të vrarë, viktimat e tjera nuk janë identifikuar me emër.
Mllefi i opozitës në Maqedoni rreth skandalit me përgjime pritet të arrijë kulmin më 17 maj, me një protestë të planifikuar masive me kërkesën për dorëheqjen e Gruevskit.
Zoran Zaev, lideri i partisë kryesore opozitare të Maqedonisë, Socialdemokrate, thotë se ai ka një thesar plot me përgjime, që i janë dhënë atij nga një informator dhe që nxjerrin në pah përmasën e kontrollit qeveritar mbi gjykatësit, gazetarët dhe organizimin e zgjedhjeve.

Disa shqiptarë në Kumanovë thanë se do t’i bashkohen opozitës maqedonase në protestën e 17 majit.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Riperseritja e luftes ne iliride,skenar,i pergadittur Empty Re: Riperseritja e luftes ne iliride,skenar,i pergadittur

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum