Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Donika Gervalla nanen Aishe e sillte ne shqipni,gazetari Llu

 :: sport

Aller en bas

Donika Gervalla nanen Aishe e sillte ne shqipni,gazetari Llu Empty Donika Gervalla nanen Aishe e sillte ne shqipni,gazetari Llu

Message  Perparimi Lun 30 Mar - 6:45

Nëna Ajshe, gjyshja ime, në fillim të viteve '90 na vizitonte herë pas here në Tiranë. Gazetari Llukman Halili e sillte dhe e kthente përsëri në Dubovik.
Gjatë njërës prej këtyre vizitave, një shoqe e imja, tejet e entuziazmuar nga rikthimi në Shqipëri i së drejtës për të besuar në Zot hapur dhe pa pasur frikë nga persekutimi, një ditë iu "ngjit" Nënës Ajshe dhe nuk i ndahej, duke i shpjeguar se ndihej shumë e shqetësuar, ngaqë myslimanët shkonin për Krishtlindje në kishat e rihapura, të cilat diktatura komuniste për disa dekada i kishte kthyer në salla sporti ose magazina.
Nëna Ajshe e dëgjoi gjatë dhe me durim, pastaj me buzëqeshjen e saj të ëmbël, më të ëmblën në botë, iu kthye: "Çika jeme, edhe xhamia, edhe kisha janë shtëpi të Zotit. Cilën ta kesh më afër, hyr brenda dhe fol me të. Zoti të dëgjon në të dyjat!"
Kanë kaluar mbi 20 vjet dhe nuk më hiqet nga mendja ajo pamje. Nëna Ajshe, me shaminë e saj të bardhë në kokë, duke i shpjeguar një vajze të re me butësi thelbin e filozofisë tonë kombëtare: Mos shikoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit është Shqiptaria.
Në një ditë të madhe si kjo, kur Papa vizitoi Shqipërinë, duke na nderuar të gjithë shqiptarët, të krishterë e mysliman, ateistë e agnostikë, brenda dhe jashte kufijve të shtetit shqiptar, shqiptarët me pritjen madhështore dëshmuan edhe një herë jo vetëm tolerancën unike fetare, por edhe identitetin e tyre evropian.

Po del se ai Gazetar paska pas mardhenje te mira me serbine....

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum