Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Veprimtaria e Adem Demaqit

 :: politika

Aller en bas

Veprimtaria e Adem Demaqit Empty Veprimtaria e Adem Demaqit

Message  Perparimi Jeu 22 Jan - 6:58

Gjatë një festimi të shkollës, Adem Demaçi, papritur e pyeti mësuesen e vet Vezire Gllavica, “Mësuese, përse shqiponja në flamurin tonë është e rrethuar me sëpata?”. Kjo pyetje prishi atmosferën në klasë. Mësuese Vezirja që, deri në atë moment, plot gëzim e hare, tregonte se si më 1912, në Vlorë, Ismail Qemali me burrat e tjerë shqiptarë kishte ngritur përsëri flamurin e Gjergj Kastriotit, vrik ua ktheu shpinën nxënësve dhe u zhgreh në vaj. Nxënësit duke vërejtur se mësuesja Vezire dëneste, edhe ata u zhgrehën në vaj. Vetëm Ademi i vogël mbeti si i ngrafitur nga habia përse e gjithë klasa bashkë me mësuesen qante për shkak të një pyetje aq të thjeshtë që i kishte drejtuar mësueses aq të dashur. Duke mos gjetur përgjigje ngushëlluese edhe ai iu bashkua vajit e dënesjes së përgjithëshme. Pas një copë here, mësuesja Vezire e mori veten, fshiu lotët, iu afrua Ademit të vogël dhe duke ia përkëdhelur flokët e bardhë iu drejtua nxënësve tashmë të qetësuar me fjalë trimëruese: “Edhe pak kohë shqiponja jonë ka për t’i luajtur krahët e vet të fuqishëm dhe ka për t’i bërë copë e grimë sopatat e zeza fashiste!”
............................................................................
Edhe si nxënës i klasës së parë të Gjimnazit Real të Prishtinës, më 1946, Adem Demaçi me pyetjen e vet “Pse edhe nxënësit serbë nuk mësojnë shqip sikurse shqiptarët që mësojnë serbisht?” që ia drejtoi arsimtares Zorka Peçenoviq, bëri që kjo e fundit, e befasuar dhe e dëshpëruar nga kjo pyetje, pasi që nuk ia doli ta qetësojë klasën me shpjegimet e veta, u zhgreh në vaj dhe me lot në sy u largua nga ora e mësimit, duke iu ankuar drejtorit të gjimnazit për atë që kishte ndodhur në klasë. Vetëm mosha fort e njomë e Ademit e shpëtoi atë që të mos përjashtohej nga shkolla.
....................................................................................

Në një tubim të letrarëve të Kosovës, më 1955, ku ishin të pranishëm edhe udhëheqës të lartë partiakë e shtetërorë të Kosovës dhe ku këmbëngulej që të provohej se në Kosovë ishin duke u bërë hapat e parë të letërsisë, Adem Demaçi, i cili sapo kishte filluar studimet e letërsisë në Beograd, u ngrit e tha se “ne nuk jemi duke bërë kurrëfarë hapash të parë, sepse ne kemi tashmë traditën tonë letrare, kemi Naimin, Çajupin, Migjenin, Spasen, Nolin, Kutelin dhe se ne vetëm duhet të vazhdojmë rrugën e tyre në letërsinë tonë”. Kjo qe një sfidë që tregoi se në mes të letrarëve të Kosovës po lind rebeli.
...............................................................................................
Adem Demaçi, krahas krijimtarisë letrare, ishte shumë i gjallë në kontaktet e tij në mesin e inteligjencës së re dhe shumë i afërt me popullin e thjeshtë të Kosovës së robëruar. Ai nuk nguroi që në dasma, në të pame dhe ndeja të ndryshme, me guxim dhe haptas të dënonte padrejtësitë e shumta të cilat regjimi serb vazhdimisht, në mënyrën më të vrazhdë, ushtronte ndaj shqiptarëve. Dënonte shpërnguljen masive nën dhunë të shqiptarëve për në Turqi. Dënonte diskriminimin e shqiptarëve në çdo hap. Dënonte fushatën e ashtuquajtur të mbledhjes së armëve që ishte ushtruar në dimrin e 1955 – 1956,
.............................................................................................
Në pranverën e vitit 1958, në revistën letrare me emër dhe me tirazh shumë të madh, „Jeta e re“ falë guximit dhe përkujdesjes së poetit Esad Mekuli, në dy numra rrjesht u botua romani i Adem Demaçi “Gjarprinjt e gjakut”. Romani ishte shkruar me shumë dialogje në gjuhën popullore dhe kjo bëri që ai të kuptohej shumë mirë jo vetëm nga inteligjenca, por edhe nga turmat e gjera të popullit. Romani, nën petkun letrar, me aludime dhe metafora pothuaj të hapta ishte në të vërtetë nje mesazh politik. Porosi ishte që shqiptarët t’i lenin më një anë mëritë dhe ngatërresat me njeri tjerin dhe krejt energjitë e tyre t’i drejtonin kundër pushtuesit. Regjimi policor serb nuk e pati të vështirë ta kuptonte sfidën e Demaçit.
..................................................................................
Për këtë qëllim, më 19. 11. 1958, në Prishtinë, “në emër të popullit” Adem Demaçi u arrestua dhe pas disa muajsh në hetuesi, u nxuar para Gjyqit të Qarkut nën akuzën se ka bërë delikt politik, i inkriminuar si “propagandë armiqësore”.
..........................................................................................
. Dënimin drakonik prej pesë vjetësh Adem Demaçi e priti me buzëqeshje.
....................................................................................................
Regjimi policor serb kishte qenë gjatë tërë kohës në përcjellje të Adem Demaçit me shokë. Pas dy-tre aksioneve, më 8 qershor 1964, ky u arrestua bashkë me shumicën e organizatorëve.
.......................................................................................................
Kur Adem Demaçi, më 8 qershor 1974, doli nga burgu i Pozharevcit, gjendja në Kosovë ishte larg më ndryshe se në qershor 1964.
...........................................................................................................

Me këtë qëllim, me 6 tetor 1975, Adem Demaçi u burgos në Prishtinë për të tretën herë. Në procesin e kurdisur, pas hetimeve mizore, u dënuan, me dëshmitarë të rremë dhe në mënyrë të pamëshirshme,
dënimit ndaj tij prej 15 vjetësh ai e priti me buzëqeshje. Tani ai e kishte krejtësisht të qartë se Jugosllavia kishte hyrë në rrugën e shpartallimit të vet të sigurt.
....................................................................................................................




Me 21 prill 1990, Adem Demaçi me shumë shokë nga burgjet e Kroacisë u liruan.Në intervistën e parë një ditë a dy pas lirimit nga burgu, që ai e dha për televizionin slloven, pa shprehur kurrëfarë urrejtje ose mllef hakmarrës, Ademi u mundua të hapte rrugë e shtigje për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme dhe të favorshme për të gjithë ata që jo vetëm me fjalë por edhe me vepra ishin për liri dhe barazi në hapësirat e Ballkanit.Në një takim në Ljubjanë, para një auditori të madh, Demaçi, nuk nguroi që të shprehej kundër variantit me luftë për zgjidhjen e mosmarrëveshjve me Serbinë. Madje për habinë e të gjithëve, duke synuar urat e mirëkuptimit, ai për herë të parë e përdori edhe dyfjalëshin “vëllezërit serbë”.

Në pranverë të vitit 1991 Demaçin e bindën që të merrte kryesinë e “Këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut”.
...............................................................................
Me22 shkurt 1998, Adem Demaçi, në Prishtinë, në Qendrën Amerikane, në cilësinë e Kryetarit të PPK pati një përballje dramatike me të dërguarin special të SHBA-së për hapësirën e ish Jugosllavisë, z. Gelbard. Në përpjekjet e atëhershme të gabuara amerikane për të zgjidhur çështjen e Kosovës duke nënshtruar shqiptarët, z. Gelbard kërkoi nga Adem Demaçi që edhe ky të përkrahë tezën e tij të gabuar se UÇK ishte organizatë terroriste! Kjo kërkesë hasi në kundërshtimin e vendosur të Demaçit. Z. Gelbard tri herë me zë të ngritur i tha Demaçit se “UÇK-ja është organizatë terroriste”, kurse Demaçi tri herë përsëriti së UÇK-ja ishte organizatë çlirimtare. Takimi përfundoi në atë mënyrë që bashkëpunimi midis Adem Demaçit dhe PPK në njërën anë dhe amerikanëve në anën tjetër, rreth zgjidhjes së çështjes së së Kosovës, u ftoh për disa muaj të ardhëshëm.

Me 12 gusht 1998, me ftesën e udhëheqjes së UÇK-së në Tiranë u arrit marrëveshja gojore që Adem Demaçi të merrte përsipër udhëheqjen politike të UÇK-së dhe të përfitonte mundësinë për krijimin e Asamblesë së Kosovës. Pas kësaj, Adem Demaçi, në mes të Prishtinës, mu përpara kthetrave të kulçedrës kriminale, hapi Përfaqësinë Politike të UÇK-së dhe rreth vetes mblodhi shumë këshilltarë kompetentë që e ndihmuan pa rezerva për gjashtë muaj- deri më 26 shkurt 1999, aq sa edhe zgjati bashkëpunimi shumë i gjallë dhe i frytshëm midis udhëheqjes së UÇK-së dhe Adem Demacit e stafit të tij të vyer e lojal.Adem Demaçi nuk u pajtua me “Projektin e Rambujesë” sepse ai ofronte vetëm një autonomi tepër të cunguar për shqiptarët.Gjatë bombardimeve të forcave të NATO-s mbi Serbinë dhe mbi caqet usharake në Kosovë, Adem Demaçi refuzoi të fshihej ose të arratisej nga Kosova.



http://fondiademdemaci.org/biografi-e-shkurter-e-adem-demacit/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum