Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Fadil Vata,vdiq nga kanceri ne zvicerr

 :: sport

Aller en bas

Fadil Vata,vdiq nga kanceri ne zvicerr Empty Fadil Vata,vdiq nga kanceri ne zvicerr

Message  Perparimi Mar 6 Jan - 6:16

Fadil Vata,vdiq nga kanceri ne zvicerr 971552_501862363257539_2047058048_n
https://www.facebook.com/501435979966844/photos/a.501859176591191.1073741828.501435979966844/501862363257539/?type=1&theater

Historia e Suharekës
3 avril 2014 ·


Fadil Vata

Fadil VATA rrjedh prej një familje fshatare me gjendje ekonomike të mesme, shumë bujare dhe me traditë patriotike. Gjyshi i tij, Ramë Asllani ka qenë i njohur në gjithë rajonin e Përdrinit (Podrimës) për mikpritje dhe si njeri i mençur.
Babai i Fadilit, Nebihu ka qenë djali më i vogël (i katërti me radhë) i Ramës dhe është martuar me Tahire (Shaqir) Xhemën nga Topilla e Shtimes. Fadili ka qenë fëmiu i parë i Nebihut dhe Tahires.
F.V. ka lindur me 3 janar 1962 në fshatin Sallagrazhdë (tani Lumbardh), komuna e Suharekës (tani Therandë).
Fëmijërinë e ka kaluar po në fshatin e lindjes. 4 vite të shkollës fillore i ka përfunduar po në fshatin e lindjes, ndërsa më pas ka vazhduar në fshatin Mushtisht.
Ka qenë nxënës shembullor, si në mësime ashtu edhe në sjellje. I dashur dhe i respektuar me shokët dhe mësuesit. Ka qenë i pasionuar pas librit dhe ka lexuar shumë. Ka qenë nxënës i dalluar dhe në shkollimin e mesëm ka fituar një bursë të cilën e ka harxhuar për të blerë libra. Biblioteka private të cilën e ka themeluar Fadili tani ka një fond prej mbi 3000 librave të zhanrit dhe në gjuhë të ndryshme.
Gjatë kohës sa ka qenë në shkollën e mesme në Suharekë, me rastin e arrestimit të Ibrahim Shalës në vitin 1979, është marre në pyetje 1 javë rresht në Burgun e Qarkut në Prizren, mirepo si i mitur dhe në mungesë të fakteve, është lëshuar pa u dënuar.
Ka shkuar në shërbimin ushtarak në Pozharevc në gusht të vitit 1980.
Është arrestuar në shërbimin ushtarak në Pozharevc me 3 maj 1981, përnjëherë me Murat Bytyçin, shok i veprimtarisë që nga shkolla e mesme. Gjatë hetuesisë ka qëndruar në Burgun Ushtarak në Beograd. Ka dalur në gjyq 9 herë dhe është dënuar me 6 vite burg.
Ka pasur respekt të madh nga shokët e burgut. Shpesh është dënuar me izolim për shkak të solidarizimit me shokët për ndonjë padrejtësi që iu është bërë të burgosurve politik shqiptarë në burg.
Për shkak të kushteve të vështira në burg, është sëmurë rëndë dhe është bërë operacion në Spitalin e Burgut Qendror në Beograd.
Gjatë qëndrimit në spitalin e burgut, gjatë gjithë kohës ka qenë i lidhur për shtrati, edhe në prani të prindërve gjatë vizitave.


Wipadia
Fadil Vata ka lindur më 10 janar 1962 në fshatin Sallagrazhdë të Therandës dhe rrjedh nga një familje atdhetare, e cila e bëri të nderuar dhe të respektuar. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (gjimnazin) në Therandë. Ai ishte nxënës me sukses të dalluar. Qysh nga bankat e Shkollës së Mesme është futur në veprimtarinë atdhetare. Edhe pse në moshë të re, Fadili në vitin 1978 u angazhua në grupet ilegale që vepronin atëherë në komunën e Therandës. Në nëntor të vitit 1979 aktiviteti i tij politik u bie në sy organeve policore dhe për këtë arsye disa herë është marrë në pyetje dhe është keqtrajtuar, por asnjëherë nuk është frikësuar. Në vitin 1980 Fadilin me dhunë e dërgojnë në shërbimin ushtarak. Edhe atje nuk e ndalon aktivitetin e tij. Ai bie në sy eprorëve ushtarakë serbosllavë dhe më 2 maj 1981, pas ngjarjeve të marsit, të cilat i kishte përkrahur, arrestohet së bashku me Murat Bytyçin nga ana e organeve ushtarake dhe mbahet në paraburgim rreth 14 muaj dhe mbi 17 muaj i izoluar.

Më 1 mars të vitit 1982 nga Gjykata Ushtarake e Beogradit, Fadili dënohet me 6 vjet burgim vetëm për aktivitetin dhe bindjet politike. Për shkak të torturave të ushtruara ndaj tij, ai në burg fiton një sëmundje të rendë në mushkëri, e cila më vonë ishte fatale për jetën e tij të re. Edhe pse ishte i ri nga mosha, kishte një ngritje të lartë intelektuale, kishte diapazon të gjerë njohurish, sepse lexonte shumë (edhe sot familja e tij ruan me nostalgji bibliotekën e pasur të tij). Mbi të gjitha ai ishte i afërt me shokë, të cilët kurrë nuk i nënçmonte. Meqenëse përherë sëmundja ia kanoste shëndetin, ai dërgohet në Spitalin e Burgut të Pozharevcit dhe mandej edhe në CZ të Beogradit për t’u operuar. Aty edhe pse i operuar, mbahet për një kohë të gjatë lidhur për shtrati, sepse edhe ashtu ia kishin frikën. Pas dhjetë muajsh, ai dukshëm u përmirësua, por UDB-a serbe, duke pasur informata për aktivitetin e tij, bën eksperimente mbi trupin e Fadilit. Kështu UDB-a, gjatë kohës sa qëndroi në spital, kishte akorduar një bombë mbi trupin e Fadilit dhe përherë mjekët e spitalit, të dirigjuar nga ata, kanë vepruar me rreze rëntgeni dhe me laser, kinse në emër të shërimit. Rrezatimi dhe laseri ia kishin shkaktuar kancerin e pashërueshëm në boshtin kurrizor, i cili i kushtoi shumë për jetën e tij. Fadili pas vuajtjes së dënimit aspak nuk e ndali veprimtarinë e tij patriotike në shërbim të atdheut. Kështu, ai u regjistrua në Fakultetin Filozofik- në Degën e Filozofi-Sociologji, por edhe më shumë u aktivizua në luftën e tij për çështje kombëtare dhe i ndihmoi me të madhe lëvizjet popullore gjatë vitit 1988, kur populli ynë ngriti zërin e fuqishëm kundër politikës shoviniste serbe. Së bashku me Afrim Zhitinë dhe veprimtarë të tjerë, u bënë krahë i fort të grevës së minatorëve të vitit 1989 dhe ngjarjeve tjera. Ai dhe veprimtarët e tjerë të lëvizjeve popullore i dhanë karakter gjithëkombëtar dhe gjithëpopullor këtyre lëvizjeve, të cilat i përkrahën edhe shumica e popullit shqiptar të Kosovës. Fadili edhe pse lëngonte nga sëmundja e fituar në burg, dallohej për syçelëti. Për shkak të sëmundjes u detyrua të kërkojë shërim jashtë Kosovës dhe shkoi në Bazel të Zvicrës. Vrasja e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut ishte goditje e rëndë për Fadilin, sepse ata ishin shokët dhe veprimtarët e idealit të tij, të cilët i vrau dora e pushtetit serb më 2 nëntor 1989. Ky lajm për Fadilin ishte tepër i rendë, por edhe sëmundja e pashërueshme e keqësuan gjendjen e tij shëndetësore. Më 25 prill të vitit 1990 mbylli sytë përgjithmonë duke na lënë amanetin që rrugën e lirisë mos ta lëshojmë, se ajo ditë do të vinte për bashkëkombësit e tij.

Ai mban titullin "Hero i Kosovës".

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum