Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Terpeza1976 punonjës i ambasadës amerikane në Vjene

 :: politika

Aller en bas

Terpeza1976  punonjës i ambasadës amerikane në Vjene Empty Terpeza1976 punonjës i ambasadës amerikane në Vjene

Message  Perparimi Ven 2 Jan - 18:11

Në vitin 1976 ai ishte punonjës i ambasadës amerikane në Vjenë.

http://www.shqiperiaebashkuar.info/2015/01/sekreti-i-madh-i-bashkepunimit-te-nje-ballisti-me-komunistet/
Njeriu që pohon këtë hollësi nga jeta e Hysen Tërpezës shton se në kryeqytetin austriak ishte me detyrën e një punonjësi të CIA-s. Ky pohues me autoritet të plotë për ta deklaruar këtë të vërtetë për Tërpezën quhet Dilaver Goxhaj. Në vitin 1999, kur NATO ndërhyri ushtarakisht në ish-Jugosllavi për rrëzimin e regjimit diktatorial e shoven të Sllobodan Millosheviçit, Goxhaj ka qënë zëvendëshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të gjitha që do të tregojmë më poshtë i janë deklaruar Goxhajt nga vetë Hysen Tërpeza në fund të korrikut 1999, kur pas mbi një gjysëm shekulli emigrim ballisti i shquar u rikthye në Kosovë e në vendlindjen e tij për të ndërruar jetë aty, ku pothuaj nentë dekada më parë i kishte “rënurë koka”. Me këtë rast, të ngazëllyer nga kjo ngjarje e madhe, autoritetet e qytetit të Vitisë i organizuan atdhetarit të madh një miting mirseardhjeje. Mes të ftuarve ishte edhe Dilaver Goxhaj, atë kohë shef kabineti i Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Përkohshme të pasluftës, asaj Thaçi.
Që të mos mëdyshojmë me tepri për vërtetësinë e kësaj ngjarjeje, të cilën e dëshmon një njeri serioz, autor edhe librash, vëmë në dukje që në fillim edhe një fakt të bërë me kohë publik. Në vendlindjen e tij në Tërpezë ballisti i shquar ka një shkollë me emrin e vet dhe para saj ngrihet shtatlartë një lapidar i madh. Në të gjitha shpjegimet që i bëhen këtij monumenti shkruhet qartësisht “Hysen Tërpeza punoi si një punonjës i Shërbimeve të Fshehta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka jetuar në këtë vend për pesëdhjetë vite. Ai u rikthye në vendlindjen e tij, në Tërpezë para se të ndërronte jetë”.

Rrëfyesi i kësaj historie, koloneli në lirim Dilaver Goxhaj, nga disa vite jete e pune në Kosovë e veçanërisht pas bisedës intime me Hysni Tërpezën ka kuptuar se “anëtarët e Ballit Kombëtar në Kosovë kanë qënë për çështjen nacionale pothuaj si anëtarët e Partisë Komuniste në Shqipëri. Kishin pikëpamje të ndryshme ideologjike, por në pasionin nacionalist gjenin ndërmjet njeri-tjetrit shumë pika të përbashkëta”. Sipas ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ballistët bashkëkombas në Kosovë ishin patjetër antikomunistë, ca më shumë të tillë edhe sepse komunizmi u vinte me pamjen e një shteti shoven dhe antishqiptar si ai serb e jugosllav. Përtej kufirit, në shtetin amë, vërtet sundonte ideologjia e urryer prej tyre, por gjithsesi në Tiranë bashkëkombasit komunistë ruanin pavarësinë e vendit dhe nuk shkonin aspak mirë me regjimin e Beogradit. Aq mjaftonte jo për ta bërë të admiruar diktaturën shqiptare, por për ta diferencuar atë me rregullin e thjeshtë se mes dy të këqijave nga halli zgjidhet e keqja më e vogël. Mes Beogradit dhe Tiranës, të frymëzuar fort nga dëshira për të zgjidhur sa më shpejt çështjen kombëtare, një aleancë e përkohshme e ballistëve nacionaldemokratë me komunistët e Shqipërisë mund të bëhej për të shpëtuar nga sundimi sllav. Ishte ky një kolaboracionizëm i tërthortë apo jo? Besojmë se përgjigja mohuese është më realja. Nuk mund të quhet kolaboracionizëm një aleancë e përkohshme me një ideologji të papranueshme kur ajo bëhet për të shpëtuar kombin nga një pushtues. Ka qënë tërësisht një manovër. Ka qënë patjetër vënia në jetë e një bashkëpunimi të pastër politik, i cili nesër, pasi nga trojet e Kosovës të zbohej regjimi serb, mund të shkonte gjer në një ndarje e mospërputhje të plotë me regjimin bolshevik të Tiranës
.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Terpeza1976  punonjës i ambasadës amerikane në Vjene Empty Re: Terpeza1976 punonjës i ambasadës amerikane në Vjene

Message  Perparimi Ven 2 Jan - 18:22

Haxhi Kuçi Nje deklarate e Fadil Hoxhes me habit teje mese;Kur itha Adem Demaqit;Ne e filluam,ju e vazhduat punen tone.Pra po del fakti se uçk paska qen pjella e Fadil Hoxhes.Po dikush do me thote si po shpifesh keshtu?E logjikshme eshte krejte kur ne nje emision kushtuar pervjetorit te Jusuf Gervalles qe e udhehoqi Milaim Zekani;Adem Demaqi deklaroi;Te gjithe shqiptaret thonin se Fadil eshte tradhetar,qaq dijn shqiptaret sa dhija,a ne te vertete Fadili Hoxha ka qen nje atdhetar i shquar.Hajdeni e mos te plasi barku!Dhe kur ne nje emision e kishte pergaditur Demqi,ku e beri doren e pajtimit midis Terpezes dhe Fadil Hoxhes.Pra zavendes i Fadil Hoxhes paska qen ;Dilaver Goxhaj .I cili paska qënë zëvendëshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Hajde hajde moj Duduqe.Dhe sa per perfundim;TMK(uçk) e varrosi Fadil Hoxhen me nderime ma te medhaja,si kryekomandant i uçk es.
https://www.facebook.com/groups/1456561337919702/1546306682278500/?notif_t=like
À l’instant · Modifié · J’aime

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum