Ramë Maraj e Ismet Beqiri kanë gisht në atentatin na Ibrahim
:: politika
Page 1 sur 1

Ramë Maraj e Ismet Beqiri kanë gisht në atentatin ndaj Ibrahim Rugovës?
ISMET Beqiri,Rame Maraj

Nga Express | 01 Korrik 2013 14:32
Agim Hoti, ka mohuar të ketë deklaruar ndonjëherë se Xhavit Haliti qëndron prapa atentatit ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Tash Hoti përgjegjës për këtë atentat i bënë “bandat kriminale”, siç shprehet ai si “ajo e Ismet Beqirit”.
Po ashtu Hoti për këtë atentat ka drejtuar gishtin edhe nga Ramë Maraj.
Hoti në një intervistë për “Bota sot”, edicioni i perëndimi, ka thënë: “këto janë vetëm spekulime të mediave, unë nuk e kam dhënë një deklaratë të tillë ose e kam dhënë pa vetëdije të plotë apo edhe dikush tjetër ka mundur të përgjigjet në emrin tim. Xhavit Halitin e njoh vetëm si deputet, kurrë nuk jam takuar me të,madje nuk kam pirë as kafe kurrë. Artan Nimanin e kam pasur profesor, shok, bashkëvendës, kaq të them për të”.
I pyetur nëse qëndron pas asaj që është deklaruar në media deri tash se Xhavit Haliti, Artan Nimani... e kanë shtyrë të bëj atentat ndaj Rugovës, ai është përgjigjur: “këto janë vetëm spekulime të mediave...”.
Ai po ashtu e ka mohuar ta ketë ditë se do të vijë atë ditë Solana, kur është organizuar atentati ndaj ish-Presidentit Rugova.
“Ku kam pasur me e ditë unë se do të vijë Javier Solana. Atë e ka ditë shefi i sigurimit, Ramë Maraj, i cili e ka organizuar vetë këtë. Dhe si shkak i kësaj edhe drejtoresha e burgut, Andeta Maraj, që është mbesa e Ramë Marajt ma ka inat këtu në burg, qysh prej atyre spekulimeve. Andaj sulmet ndaj ish-Presidentit Rugova i kanë organizuar bandat kriminale, si ajo e Ismet Beqirit”, ka thënë Hoti.
Në fund të kësaj interviste, thuhet se kjo intervistë është bërë më 25 qershor me leje të prokurorit të EULEX’it, Jonhtan Carroll.
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,115559

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum