Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Statuti vv

 :: politika

Aller en bas

Statuti vv Empty Statuti vv

Message  Perparimi Jeu 4 Déc - 13:28

STATUTI

BASHKË NË ORGANIZIM, BASHKË NË DREJTIM


--------------------------------------------------------------------------------

Page 2

Statuti

2

Tabela e lëndës

Organogrami.... .......................................................................................................................................................fq. 3

Kapitulli 1: Dispozitat e përgjithshme (nenet 1-4) .................................................................................................fq. 4

Kapitulli 2: Parimet, struktura dhe vendimmarrja (nenet 5-15)...............................................................................fq. 4

Kapitulli 3: Anëtarësia (nenet 16-27)......................................................................................................................fq. 9

Kapitulli 4: Demokracia e drejtpërdrejtë (neni 28)..................................................................................................fq. 13

Kapitulli 5: Organizimi në nivelin e parë (nenet 29-40)..........................................................................................fq. 14

Kapitulli 6: Organizimi në nivelin e dytë (nenet 41-60) ........................................................................................fq. 19

Kapitulli 7: Organizimi në nivelin e tretë (nenet 61-79)..........................................................................................fq. 28

Kapitulli 8: Financimi (neni 80).................................................... .........................................................................fq. 37

Kapitulli 9: Përfaqësimi në institucionet publike (nenet 81-87)..............................................................................fq. 38

Kapitulli 10: Komisionet disiplinore (neni 88)........................................................................................................fq. 40

Kapitulli 11: Dispozitat kalimtare (nenet 89-97) ...................................................................................................fq. 42


--------------------------------------------------------------------------------

Page 3

Statuti

3

ORGANOGRAMI

Këshilli i Pikës

Sekretariati i Përgjithshëm

Këshilli i Përgjithshëm

Këshilli i Qendrës

Kryesia e Qendrës

Kryetari i Lëvizjes

VETËVENDOSJE !

Komitetet

Komisioni

Statutor

Sekretari Organizativ i Lëvizjes

VETËVENDOSJE!

Koordinatori i

Komiteteve

Kryesia e Lëvizjes

VETËVENDOSJE!

Sekretariati i Qendrës

Nënkomitetet


--------------------------------------------------------------------------------

Page 4

Statuti

4

STATUTI I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

I.

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

Lëvizja VETËVENDOSJE! është lëvizje politike që e synon faktorizimin e popullit në vendimmarrjen

politike nëpërmjet organizimit dhe mobilizimit të tij. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për ndryshime

rrënjësore shoqërore dhe politike, duke u mbështetur në parimin e barazisë, të demokracisë, të lirisë politike

dhe të drejtësisë sociale të çdo qytetari. Lëvizja VETËVENDOSJE! synon një Kosovë sovrane, pra një

Kosovë, që ka kontroll në burimet natyrore të saj dhe që e gëzon të drejtën për të pasur një forcë ushtarake të

pavarur të veten, si dhe të drejtë për bashkimin me Shqipërinë. Lëvizja VETËVENDOSJE! ka si qëllim të saj

një Kosovë ku sovraniteti buron nga vullneti i popullit që e gëzon të drejtën për vetëvendosje të brendshme

dhe të jashtme, në mënyrë që populli të jetë i lirë dhe i papenguar në organizimin e jetës shoqërore, politike

dhe ekonomike, sipas nevojave dhe interesave të tij.

Neni 2

Emri i plotë i subjektit është Lëvizja VETËVENDOSJE!

Neni 3

Selia qendrore e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është në Prishtinë.

Neni 4

Dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë:

a. Manifesti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!;

b. Programi politik i Lëvizjes VETËVENDOSJE!;

c. Statuti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

II.

PARIMET, STRUKTURA DHE VENDIMMARRJA

Neni 5

1. Organet vendimmarrëse dhe ekzekutive të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nga baza drejt qendrës, janë

të strukturuara në tri nivele: në nivelin e parë, në nivelin e dytë dhe në nivelin e tretë organizativ.

Organet vendimmarrëse dhe ekzekutive të Lëvizjes VETËVENDOSJE! themelohen brenda hapësirave

administrative gjeografike dhe mbështeten edhe nga organet këshillëdhënëse të Lëvizjes

VETËVENDOSJE! dhe nga Komisioni Statutor, si organ interpretues i këtij Statuti.


--------------------------------------------------------------------------------

Page 5

Statuti

5

2. Në nivelin e parë organizativ Lëvizja VETËVENDOSJE! është e strukturuar sipas organeve në vijim:

a. Këshilli i Pikës

3. Në nivelin e dytë organizativ Lëvizja VETËVENDOSJE! është e strukturuar sipas organeve në vijim:

a. Këshilli i Qendrës,

b. Kryesia e Qendrës,

c. Sekretariati i Qendrës.

4. Në nivelin e tretë organizativ Lëvizja VETËVENDOSJE! është e strukturuar sipas organeve në vijim:

a. Këshilli i Përgjithshëm,

b. Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!,

c. Sekretariati i Përgjithshëm.

5. Në nivel organesh këshilluese Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka këtë strukturim:

a. Komitetet

b. Nënkomitetet

6. Në nivel organesh interpretuese të këtij Statuti Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka këtë organizim:

a. Komisioni Statutor.

Neni 6

1. Lëvizja VETËVENDOSJE! është krijuar, organizuar dhe funksionon mbi bazën e parimeve të saj

kryesore, si më poshtë:

a. Demokraci e drejtpërdrejtë, sipas parimit një anëtar një votë.

b. Në organet vendimmarrëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! vendimet merren vetëm pas debatit dhe

këmbimit të lirë të mendimeve.

c. Vendimet në organet vendimmarrëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! merren me konsensus, ndërsa

në rast të mungesës së konsensusit merren me vullnetin e shumicës në bazë të procedurave të

votimit të strukturave përkatëse.

ç. Vendimi i miratuar nga vullneti i shumicës është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë ata të

cilëve ky vendim u drejtohet.

d. Drejtuesit duhet të drejtojnë duke dhënë llogari para atyre që i drejtojnë dhe duke iu bindur

vendimeve që burojnë nga vullneti i shumicës.

dh.Të gjitha organet e strukturës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! duhet të funksionojnë si një trup i

vetëm që merr vendime dhe i zbaton ato në mënyrë të koordinuar, vertikalisht, midis organeve të


--------------------------------------------------------------------------------

Page 6

Statuti

6

niveleve të ndryshme të organizimit, si dhe horizontalisht, midis organeve të të njëjtit nivel

organizativ.

e. Votimi për të gjitha pozicionet drejtuese dhe të deleguara, brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!,

është i fshehtë.

ë. Liria e shprehjes e çdo anëtari për çdo problem, që ka të bëjë me punën e Lëvizjes

VETËVENDOSJE!, e të zgjedhurve të saj, me dokumentet dhe me zbatimin e tyre, si dhe me

çështje të tjera me interes.

f. Pacenueshmëria e integritetit dhe e dinjitetit të çdo anëtari.

Neni 7

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka synim dhe detyrim të saj, nëpërmjet këtij Statuti, përfshirjen e të gjithë

anëtarëve në vendimmarrjen për çështje, që ndikojnë në gjithë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, nëpërmjet

votimit me demokraci të drejtpërdrejtë nëpër këshillat e pikave sipas nenit 28. Për vendimet, që nuk merren

me demokraci të drejtpërdrejtë, organi më i lartë vendimmarrës i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është Këshilli i

Përgjithshëm.

Neni 8

1. Procesi i vendimmarrjes brenda organeve vendimmarrëse, këshilluese dhe interpretuese të Lëvizjes

VETËVENDOSJE!, në të tri nivelet organizative, ndodh nëpërmjet diskutimit dhe debatit paraprak,

dhe vendimet merren me shumicë të thjeshtë votash (50% +1) në mbledhje që e përmbushin kuorumin

50% +1 të anëtarëve që përbëjnë organin përkatës. Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm rastet e

specifikuara brenda këtij Statuti.

2. Vendimet brenda organeve ekzekutive të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të tri nivelet organizative,

merren nga drejtuesit e organeve përkatëse në nivel hierarkik vertikal.

Neni 9

1. Një anëtar nuk mund të mbajë më shumë se një pozicion drejtues brenda të njëjtit nivel organizativ,

dhe jo më shumë se dy pozicione drejtuese në total.

2. Nëse një delegat zgjidhet në një pozicion drejtues të nivelit në të cilin është deleguar, duhet të japë

dorëheqje nga pozicioni i delegatit të nivelit paraprak.

3. Disa pozicione drejtuese janë të kufizuara. Anëtarët, që mbajnë pozicionet drejtuese të kufizuara të

shprehura më poshtë, nuk mund të jenë delegatë në asnjërin nga nivelet organizative:

b. Në nivelin e parë organizativ:

1. Nënkryetari i Pikës,

2. Sekretari i Pikës,


--------------------------------------------------------------------------------

Page 7

Statuti

7

3. Financieri i Pikës,

4. Gruaja Aktiviste.

c. Në nivelin e dytë organizativ:

1. Kryesuesi i Këshillit të Qendrës,

2. Zv.Kryesuesi i Këshillit të Qendrës,

3. Dy Nënkryetarët e Qendrës,

4. Sekretari Organizativ i Qendrës,

5. Koordinotari i Nënkomiteteve.

7. Anëtarët, që mbajnë pozicionet e lartpërmendura, kanë të drejtë të kandidojnë për delegatë të një

organi vendimmarrës, dhe nëse zgjidhen delegatë duhet të japin dorëheqje prej njërit nga pozicionet.

8. Anëtarët që kanë lidhje familjare të shkallës së parë, nuk mund të zgjidhen në pozicione drejtuese

brenda organit të nivelit të njëjtë.

Neni 10

1. Mandati për çdo pozicion drejtues dhe të deleguar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të tri nivelet

organizative, është trevjeçar. Një pozicion drejtues nuk mund të mbahet nga i njëjti individ më shumë

se dy mandate të njëpasnjëshme.

2. Nëse një anëtar jep dorëheqjen ose largohet nga një pozicion drejtues ose i deleguar, zëvendësimi

kryhet duke i përsëritur zgjedhjet për atë pozicion.

3. Anëtarët që kandidojnë në pozicionet drejtuese dhe të deleguara të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duhet

të jenë anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! më së paku një vit.

4. Pika 3 e këtij neni nuk aplikohet për Koordinatorin e Komiteteve dhe Koordinatorët e Nënkomiteteve.

5. Në rastin e themelimit të një Pike të re të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pika 3 e këtij neni nuk

aplikohet për pozicionet drejtuese dhe të deleguara të asaj Pike.

6. Në rastin e themelimit të një Qendre të re të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pika 3 e këtij neni nuk

aplikohet për pozicionet drejtuese dhe të delguara të asaj Qendre.

7. Anëtarët që kandidojnë për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe për Sekretar Organizativ të

Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duhet të jenë anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! më së paku 3 vjet.


--------------------------------------------------------------------------------

Page 8

Statuti

8

Neni 11

1. Në përputhje me parimet dhe me dokumentet e saj themeltare, Lëvizja VETËVENDOSJE! mund të

ketë bashkëpunim politik me subjekte ose me organizata të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare

sindikaliste, studentore, politike, dhe me organizata të ndryshme joqeveritare nëpërmjet katër

mënyrave: (1) me marrëveshje bashkëpunimi (kontraktuale dhe jokontraktuale) për çështje të veçanta,

(2) nëpërmjet anëtarësimit në rrjete dhe në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, (3) nëpërmjet

shkrirjes, (4) ose koalicioneve parazgjedhore dhe qeveritare.

2. Vendimi për nisjen e negociatave për secilën prej katër mënyrave të bashkëpunimit merret nga

Këshilli i Përgjithshëm ose nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Në rast mospajtimi midis

këtyre dy organeve, vendimi i Këshillit të Përgjithshëm i mbivendoset vendimit të Kryesisë së

Lëvizjes VETËVENDOSJE!

3. Negociatat për marrëveshjet kontraktuale të bashkëpunimit për çështje të veçanta politike drejtohen

nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndërsa marrëveshja e bashkëpunimit miratohet nga

Këshilli i Përgjithshëm. Në bazë të këtyre marrëveshjeve Lëvizja VETËVENDOSJE! mund të shtojë

anëtarë nga palët e treta brenda organeve vendimmarrëse, ekzekutive dhe këshilluese të saj.

4. Negociatat për marrëveshjet jokontraktuale të bashkëpunimit, për çështje të veçanta politike, drejtohen

nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila edhe vendos për këto marrëveshjeve jokontraktuale.

Kur ky lloj bashkëpunimi e tejkalon periudhën tremujore, Këshilli i Përgjithshëm merr vendim për

vazhdimin dhe për llojin e bashkëpunimit.

5. Lëvizja VETËVENDOSJE! ka të drejtë të anëtarësohet në rrjete dhe në organizata kombëtare dhe

ndërkombëtare nëpërmjet marrëveshjeve që nuk i cenojnë parimet dhe dokumentet e saj themeltare.

Anëtarësimi në rrjete dhe në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare negociohet nga Kryesia e

Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe miratohet nga Këshilli i Përgjithshëm.

6. Lëvizja VETËVENDOSJE! ka të drejtë ta pranojë shkrirjen e palëve të treta brenda strukturave të saj.

Shkrirja me palë të treta negociohet nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe miratohet nga

Këshilli i Përgjithshëm.

7. Për marrëveshje bashkëpunimi (kontraktuale dhe jokontraktuale) me palë të treta, që kanë lidhje vetëm

me çështje lokale të nivelit të dytë organizativ, Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mund t'i

delegojë kompetencat e saj në kryesinë e një Qendre. Për çdo rast bashkëpunimi me palë të treta,

Kryesia e një Qendre duhet ta marrë paraprakisht miratimin me shkrim të Kryesisë së Lëvizjes

VETËVENDOSJE!


--------------------------------------------------------------------------------

Page 9

Statuti

9

8. Vendimi për marrëveshjet e bashkëpunimit për koalicionet parazgjedhore dhe qeveritare merret në

bazë të dispozitave të nenit 28 të këtij Statuti.

Neni 12

Përcaktimi i rregullave, i organizimit dhe i procedurave të zgjedhjeve të brendshme të përgjithshme, si dhe

votimi për çështjet, për të cilat vendoset me anë të demokracisë së drejtpërdrejtë, kryhet në bazë të

Rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme.

Neni 13

Përcaktimi i rregullave dhe i procedurave të funksionimit të organeve të ndryshme të Lëvizjes

VETËVENDOSJE! kryhet në bazë të Rregullores së Punës të organit përkatës.

Neni 14

Përcaktimi i rregullave, i procedurave dhe i vendimmarrjes së deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në

Kuvend kryhet në bazë të Rregullores së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Neni 15

Në rastin e një vendimi për shuarjen dhe për shpërbërjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, paraprakisht shlyhen

të gjitha detyrimet kreditore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kurse mjetet që mbeten i transferohen familjeve

të dëshmorëve të kombit.

III.

ANËTARËSIA

Neni 16

1. Kërkesa për të qenë anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! bëhet individualisht në bazë të vullnetit të

lirë të çdokujt, që e shpreh me shkrim nëpërmjet formularit të anëtarësimit në kryesinë e një qendre të

Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që e mbulon hapësirën gjeografike ku individi banon ose punon.

2. Kriteret bazë për anëtarësim janë si në vijim:

a. Të jetë në moshën 16-vjeçare e lart.

b. Të mos jetë anëtar i ndonjë subjekti tjetër politik në Kosovë. Nëse një individ është anëtar i një

subjekti tjetër politik jashtë Kosove, atëherë miratimi i kërkesës për anëtarësim mund të kryhet

vetëm pasi individi ta ketë paraqitur me shkrim arsyetimin për këtë kërkesë. Arsyetimi me shkrim,

në mungesë të një qendre në hapësirën gjeografike ku banon individi, paraqitet pranë Sekretariatit

të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!


--------------------------------------------------------------------------------

Page 10

Statuti

10

c. T'i ketë lexuar nenet e këtij Statuti, që kanë lidhje me procedurën e anëtarësimit në Lëvizjen

VETËVENDOSJE!, me të drejtat dhe me detyrimet e anëtarëve.

ç. T'i pranojë me vullnet të lirë parimet dhe dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,

si dhe të zotohet të kontribuojë në zbatimin e tyre.

d. Ta paguajë kuotën e anëtarësimit.

Neni 17

1. Anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk mund të jetë individi që ka marrë pjesë në akte

komprometuese, që i cenojnë parimet dhe dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Si

akte komprometuese njihen veprat në vijim:

a. Bashkëpunimi me shërbime inteligjente/informative të huaja, si dhe me forca ushtarake,

paramilitare dhe policore të huaja, që kanë ushtruar ose që vazhdojnë të ushtrojnë dhunë fizike dhe

psikologjike ndaj qytetarëve;

b. Përfshirja në keqpërdorim fondesh publike dhe në akte korrupsioni institucional;

c. Pjesëmarrja në aktivitete dhe mbrojtja e ideologjive fashiste, naziste dhe të tjera që ngjallin ndjenja

raciste.

Neni 18

1. Kryesia e Qendrës e vlerëson kërkesën për anëtarësim duke e vërtetuar përmbushjen e kritereve sipas

neneve 16 dhe 17, dhe merr vendim me shumicë të thjeshtë votash në një mbledhje që përmbush

kuorumin, për anëtarësimin e një individi në një Pikë.

2. Ankesa e mundshme e një individi ndaj vendimit të Kryesisë së Qendrës i drejtohet me shkrim

Komisionit Statutor nëpërmjet formularit të letërankesës.

Neni 19

1. Individët që dëshirojnë të anëtarësohen në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por që banojnë në një territor,

që nuk mbulohet nga një qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e paraqesin kërkesën e tyre pranë

Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

2. Sekretariati i Përgjithshëm e verifikon përmbushjen e kritereve të anëtarësimit dhe merr vendim lidhur

me këtë kërkesë.

3. Individi qëndron i anëtarësuar pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! deri

në momentin e formimit të një qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në territorin ku banon.

4. Ankesa e mundshme e një individi ndaj vendimit të Sekretariatit të Përgjithshëm i drejtohet me shkrim

Komisionit Statutor nëpërmjet formularit të letërankesës.


--------------------------------------------------------------------------------

Page 11

Statuti

11

Neni 20

1. Statusi i mbështetësve të Lëvizjes VETËVENDOSJE

!

, sipas angazhimit në mbledhje, në aksione

politike dhe në aktivitete të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndahet në dy kategori:

a. Anëtarë – pjesëtarët e kësaj kategorie marrin pjesë rregullisht në mbledhjet, në aksionet politike

dhe në aktivitetet e tjera të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kanë të drejtë vote brenda Lëvizjes

VETËVENDOSJE!

b. Simpatizantë – pjesëtarët e kësaj kategorie e mbështesin Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por nuk

marrin pjesë rregullisht në mbledhjet, në aksionet politike dhe në aktivitetet e tjera të Lëvizjes

VETËVENDOSJE! dhe nuk e kanë të drejtën e votës për çështjet e brendshme të Lëvizjes

VETËVENDOSJE!

Neni 21

1. Klasifikimi i statusit të secilit individ në anëtar ose në simpatizant përcaktohet, duke u bazuar në

kriteret e përcaktuara në këtë Statut, nga organi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku individi bën pjesë.

2. Vendimi për ndryshimin e statusit nga simpatizant në anëtar merret me shumicë të thjeshtë votash

dhe ndodh brenda një pike ose një qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, jo më vonë së tre muaj

para datës së fillimit të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe në ato raste

kur simpatizanti i përmbush të gjitha detyrimet e mëposhtme:

a. Simpatizanti merr pjesë në të paktën tri mbledhje radhas të Këshillit të Pikës;

b. Simpatizanti i përmbush kriteret dhe detyrimet e anëtarit të shprehura në nenin 24 të këtij Statuti;

c. Simpatizanti angazhohet t'i ndërmarrë hapat e nevojshëm për të marrë pjesë rregullisht në

mbledhjet, në aksionet dhe në aktivitetet e ardhshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;

ç. Organi ku ai është anëtarësuar e miraton kërkesën.

3. Vendimi për ndryshimin e statusit të një anëtari të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nga anëtar në

simpatizant, merret me shumicë të thjeshtë votash brenda një Pike ose një Qendre të Lëvizjes

VETËVENDOSJE!, ku paraqitet njëra prej situatave në vijim:

a. Anëtari e shpreh dëshirën për të qenë thjesht simpatizant;

b. Anëtari i ka shkelur detyrimet, që i takojnë sipas këtij Statuti;

c. Anëtari nuk ka marrë pjesë në tri mbledhje radhazi të Këshillit të Pikës në mënyrë të

pajustifikuar;

ç. Anëtari ka munguar në mënyrë të përsëritur dhe të pajustifikuar nga aktivitetet dhe nga aksionet

e strukturës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku është anëtarësuar.

4. Mungesat e justifikuara përfshijnë:

a. Sëmundjen ose fatkeqësinë e anëtarit të familjes ose të një të afërmi të familjes;


--------------------------------------------------------------------------------

Page 12

Statuti

12

b. Largimin nga territori, që e mbulon organi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku individi është

anëtarësuar, për shërbime të ndryshme pune ose për pushime;

c. Angazhimin në detyra të tjera të caktuara nga strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Këto

struktura përfshijnë, por nuk janë të kufizuara në Kryesinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!,

Sekretariatin e Qendrës dhe Sekretariatin e Përgjithshëm, Komitetet dhe përfaqësimin e Lëvizjes

VETËVENDOSJE! në institucione publike;

ç. Forcat madhore.

Neni 22

1. Çdo anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e gëzon të drejtën:

a. Të marrë pjesë dhe të kontribuojë në hartimin dhe në zbatimin e qëndrimeve dhe të politikave të

Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe të dokumenteve të saj bazë.

b. Të votojë për t'i zgjedhur pozicionet për organet vendimmarrëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

në të gjitha nivelet e saj, sipas këtij Statuti.

c. Të votojë për çështjet lokale dhe qendrore, në të cilat angazhohet Lëvizja VETËVENDOSJE!

ç. Të kandidojë, të propozohet dhe të zgjidhet në të gjitha pozicionet drejtuese dhe të deleguara të

strukturave të ndryshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

d. Të informohet për aktivitetin e strukturave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ta shprehë

qëndrimin për to.

dh. Të jetë i barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pavarësisht nga

funksionet që i kryen në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ose në ndonjë subjekt tjetër jopolitik,

pavarësisht gjendjes ekonomike, të arsimimit, si dhe të përkatësisë gjinore, etnike dhe fetare;

e. Të ankohet për vendime të ndryshme të organeve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! pranë

Komisionit Disiplinor përkatës, sipas neneve të parashikuara në këtë Statut.

ë. Të largohet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, duke e bërë një arsyetim me shkrim drejtuar organit

të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku bën pjesë.

Neni 23

Çdo simpatizant i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i gëzon të njëjtat të drejta si të gjithë anëtarët, përveç pikave

“b”, “c” dhe “ç” të nenit pararendës.

Neni 24

1. Çdo anëtar dhe simpatizant i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka për detyrë:

a. Të marrë pjesë – në rastin e anëtarit, individi duhet të marrë pjesë rregullisht në mbledhjet, në

aksionet dhe në aktivitetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!;

b. Ta paguajë rregullisht kuotën e anëtarësisë, sipas vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm;

c. T'i respektojë parimet dhe dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe të

kontribuojë në forcimin e saj;

ç. T'i pranojë vendimet e shumicës dhe ta respektojë mendimin ndryshe;


--------------------------------------------------------------------------------

Page 13

Statuti

13

d. Të punojë për rritjen e ndikimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;

dh. Të përpiqet ta rrisë numrin e anëtarëve dhe të simpatizantëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;

e. Të mos përfshihet në aktivitete ose të mos ketë sjellje, që janë komprometuese për Lëvizjen

VETËVENDOSJE!, që e cenojnë imazhin e saj;

ë. Të jetë qytetar aktiv në zgjidhjen e problemeve të territorit ku banon dhe më gjerë.

Neni 25

E drejta e votës për çdo anëtar është e lirë, por ajo nuk mund të delegohet tek anëtarët e tjerë. Në mënyrë që

vota të jetë e rregullt, anëtari fizikisht duhet të jetë i pranishëm gjatë votimit në organin ku bën pjesë.

Neni 26

Pozicionet drejtuese dhe të deleguara të organeve vendimmarrëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mund të

mbahen vetëm nga anëtarët që e kanë mbushur moshën 18-vjeçare.

Neni 27

1. Një anëtar ose një simpatizant i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk mund të jetë njëkohësisht i

anëtarësuar në më shumë se një Pikë. Në ato raste kur anëtari/simpatizanti është i anëtarësuar

drejtpërdrejt në një Qendër, nuk mund të jetë i anëtarësuar në Qendra të tjera.

2. Në rast se një anëtar është i anëtarësuar drejtpërdrejtë në Qendër, Kryesia e Qendrës me shumicë të

thjeshtë votash vendos se cilës Pikë do t'i përkasë anëtari.

IV.

DEMOKRACIA E DREJTPËRDREJTË

Neni 28

1. Çështjet për të cilat të gjithë anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! votojnë nëpërmjet demokracisë

së drejtpërdrejtë, me parimin një anëtar një votë, janë si më poshtë:

a. Zgjedhja e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

b. Zgjedhja e Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga anëtarët e një Qendre.

c. Koalicionet parazgjedhore me subjekte të tjera politike, përveç në rastin e zgjedhjeve të

jashtëzakonshme, ku një vendim i tillë merret nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes

VETËVENDOSJE!

ç. Koalicionet qeveritare.

d. Programi politik i Lëvizjes VETËVENDOSJE!


--------------------------------------------------------------------------------

Page 14

Statuti

14

dh. Ndryshimet statutore të nenit 28 dhe të çdo dispozite tjetër të këtij Statuti që e cënon ose e kufizon

këtë nen.

e. Të gjitha çështjet, për të cilat Këshilli i Përgjithshëm merr vendim se duhet të votohen nëpërmjet

demokracisë së drejtpërdrejtë.

ë. Të gjitha çështjet që nuk janë parashikuar në këtë Statut lidhur me vendimmarrjen në nivelin e dytë

organizativ, por për të cilat nënshkruhet një peticion nga 1/5 e të gjithë anëtarëve të një Qendre.

f. Të gjitha çështjet që nuk janë parashikuar në këtë Statut lidhur me vendimmarrjen në nivelin e

tretë organizativ, por për të cilat nënshkruhet një peticion nga 1/5 e të gjithë anëtarëve të Lëvizjes

VETËVENDOSJE!

V.

ORGANIZIMI NË NIVELIN E PARË: PIKA E LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Neni 29

Njësia bazë e organizimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është Pika. Pika i bashkon anëtarët e një territori të

caktuar gjeografik brenda Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe organizohet në nivel lagje të qytetit

ose në nivel fshati me vendimin e Këshillit të Qendrës përkatëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Neni 30

1. Pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! formohet nga të paktën 7 anëtarë dhe nga jo më shumë se 100

anëtarë.

2. Në rastet kur një pikë që mbulon një territor gjeografik, i ka mbi 100 anëtarë, formohet një pikë e re, e

ndarë në baza gjeografike.

Neni 31

Përveç kufizimeve në numrin e anëtarëve, Pika nuk ka asnjë kufizim sasior për numrin e simpatizantëve të saj

që nuk janë anëtarë.

Neni 32

1. Pika e ka si strukturë të saj Këshillin e Pikës, anëtarët e të cilit i zgjedhin me shumicë të thjeshtë

votash pozicionet drejtuese dhe delegatët e Pikës për në Këshillin e Qendrës.

2. Pozicione drejtuese të Këshillit të Pikës janë:

a. Kryetari i Pikës,

b. Nënkryetari i Pikës,

c. Sekretari i Pikës.


--------------------------------------------------------------------------------

Page 15

Statuti

15

Neni 33

1. Çdo anëtari, që e mban një prej pozicioneve drejtuese ose të deleguara, mund t'i ndërpritet mandati në

mënyrë të parakohshme, nëse:

a. Jep dorëheqje nga pozicioni që e mban;

b. I shkel dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;

c. Është i paaftë ta përmbushë detyrën për arsye shëndetësore.

Neni 34

1. Anëtarët e Këshillit të Pikës kanë të drejtë ta thërrasin në interpelancë, si dhe ta zëvendësojnë secilin

prej delegatëve ose prej personave që e mbajnë një pozicion drejtues në strukturat e Pikës, para

përfundimit të mandatit trevjeçar.

a. Interpelanca thirret me kërkesën e nënshkruar nga 1/5 e anëtarëve të Këshillit të Pikës.

b. Gjatë një interpelance palët kanë të drejtë t'i parashtrojnë opinionet dhe faktet e tyre si dhe të

kërkojnë zgjedhje të parakohshme për një organ të caktuar vendimmarrës.

c. Vendimi për zgjedhje të parakohshme për pozicionet drejtuese dhe për delegatët e një Pike merret

me shumicë të thjeshtë votash në Këshillin e Pikës në mbledhjet që e përmbushin kuorumin.

ç. Pas marrjes së vendimit për zgjedhje të parakohshme, zgjedhjet e parakohshme mbahen jo më

herët se shtatë ditë dhe jo më larg se mbledhja e parë e radhës e organit vendimmarrës.

Neni 35

1. Në nivelin e parë organizativ Këshilli i Pikës i grumbullon të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e një

pike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që e mbulon një territor gjeografik.

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit të Pikës janë si në vijim:

a. Ta nxisë dhe ta kultivojë frymën e veprimit brenda territorit ku i zhvillon aktivitetet.

b. T'i identifikojë problemet kryesore të territorit që e mbulon.

c. Të votojë për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe më efikase të këtyre problemeve, në përputhje me

parimet dhe me dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

ç. T'i hartojë politikat dhe strategjitë e zhvillimit të Pikës për territorin që e mbulon.

d. T'i koordinojë aktivitetet me pikat e tjera nëpërmjet të deleguarve në nivelin e Këshillit të Qendrës

të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe aktivitetet e tjera që mund të kryhen në bashkëpunim me

pika të tjera të Lëvizjes VETËVENDOSJE!


--------------------------------------------------------------------------------

Page 16

Statuti

16

dh. T'i ndjekë dhe t'i zbatojë udhëzimet dhe vendimet politike të Këshillit të Qendrës për çështjet e

territorit që e mbulon Qendra përkatëse, si dhe t'i ndjekë udhëzimet dhe vendimet e Këshillit të

Përgjithshëm për çështjet jashtë territorit që e mbulon Qendra ku Pika bën pjesë.

e. T'i ndjekë udhëzimet e Sekretariatit të Qendrës për ekzekutimin e vendimeve politike.

ë. Ta bëjë ndarjen midis statusit të anëtarit dhe të simpatizantit të Pikës, duke i respektuar nenet e

këtij Statuti.

f. Të krijojë komisione dhe grupe pune për zbatimin e vendimeve të veçanta që nuk janë parashikuar

në Statut.

g. Të votojë për t'i caktuar delegatët dhe drejtuesit e tij, si dhe të strukturave të tjera të Lëvizjes

VETËVENDOSJE!

gj. Të rekrutojë anëtarë dhe simpatizantë të rinj dhe ta sigurojë mbrojtjen e të drejtave të tyre.

h. Sipas këtij Statuti i propozon masa disiplinore Komisionit Disiplinor të Qendrës ndaj

anëtarëve/simpatizantëve, që nuk i respektojnë vendimet dhe dokumentet themeltare të Lëvizjes

VETËVENDOSJE!

i. Ta grumbullojë kuotën e anëtarësisë dhe ta përdorë atë për t'i mbuluar shpenzimet përkatëse

administrative dhe logjistike, si dhe të kontribuojë në buxhetin e Qendrës së Lëvizjes

VETËVENDOSJE!, ku bën pjesë duke e alokuar 20% të shumës së kësaj kuote për çdo vit.

j. Të shërbejë si organ ndërlidhës midis individëve dhe pushtetit vendor ose midis individëve dhe

autoriteteve të tjera të territorit, që Pika i mbulon, për t'i zgjidhur problemet e individëve dhe për

t'i ndihmuar ata në realizimin e aspiratave të tyre në përputhje me parimet dhe me dokumentet

themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

k. Të organizojë aksione politike dhe aktivitete sociale dhe edukative në bashkëpunim me bashkësinë

e individëve të territorit që e mbulon, me shoqërinë civile dhe me strukturat e tjera të Lëvizjes

VETËVENDOSJE!

l. Të angazhohet në formimin politik të anëtarëve dhe të simpatizantëve të Pikës.

Neni 36

1. Në mbledhjet e Këshillit të Pikës të Lëvizjes VETËVENDOSJE! marrin pjesë me të drejtën e fjalës

anëtarët dhe simpatizantët e Pikës.

2. Mbledhjet e zakonshme të Këshillit të Pikës mbahen të paktën një herë në muaj, në ditën e caktuar nga

Këshilli i Pikës.

3. Mbledhjet e jashtëzakonshme të Këshillit të Pikës thirren nga Kryetari i Këshillit të Pikës ose nga një

kërkesë me shkrim e nënshkruar nga 1/5 e anëtarëve të një pike dhe që i dërgohet Kryetarit të Këshillit

të Pikës. Mbledhjet e jashtëzakonshme mund të thirren edhe nga Qendra.


--------------------------------------------------------------------------------



Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum