Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Naim Miftari zbardhi vrasjen e Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj

 :: politika

Aller en bas

Naim Miftari zbardhi vrasjen e Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj Empty Naim Miftari zbardhi vrasjen e Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj

Message  Perparimi Lun 24 Nov - 15:10

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj

Bota Sot | 24.11.2014 09:52 • H.Orana


Share on facebook Share on print Share on email Share on twitter More Sharing Services 12

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj

Sot bëhen 11 vjet nga vrasja e dy policëve në detyrë, Sebahate Tojal e Isuf Haklaj dhe ende nuk është ndriçuar kjo vrasje. Ndonëse u është bërë thirrje shumë herë instutcioneve për zbardhjen e kësaj vrasje, e vrasjeve të tjera të kësaj natyre, deri më tani nuk është punuar në këtë drejtim.

Për herë të parë pas 11 viteve, ish agjenti i SHIK-ut dhe ish pjesëtari i UÇK-TMK-së, Naim Miftari rrëfën për “Bota sot”, për vrasjen e dy oficerëve policor duke treguar kështu për herë të parë detaje të pa përmendura deri më tani.

“Po së pari kisha me ju shpreh ngushëllime në këtë përvjetor të dhimbshëm familjarëve të Sebahate Toljes dhe Isuf Haklajt. Që të dytë ishin ushtarë lirisë të UÇK-Farkut, por edhe kolegëve të tyre. Dihet mirë se ata janë vrarë në një pritë të organizuar përafërsisht dihen edhe autorët”, tregon Miftari.

Ai thotë se gjatë kësaj vrasje janë përdor armët Kallashnikov AK 47 dhe njëri nga dorasit kishte lënë gjurmë në pjesën e përparme të veturës së policëve.

“Gjatë vrasjes ku janë përdor Kallashnikov Ak-47 njëri nga dorasit kur ka kaluar mbi pjesën e përparme të veturës të policëve të vrarë për të shkrep edhe një karikator me plumba ka lënë gjurmë komplet VIJAT PAPILARE të dorës të autorit dhe njeri nga autorët është i dënuar, por nuk dihen kurrë kush kanë qenë organizatorët dhe personat tjerë e atij atentati ndaj policëve shqiptarë të cilës ju kanë vrarë dhjetëra policë nga paslufta dhe gjerë sot ku shumica kanë mbet raste pa ndriçuara”, thotë ai më tutje.

Sipas Miftarit, këta policë “do të duhej të shpalleshin heronj të shtetit të Kosovës normal në raste të qarta kur polici i Kosovës vritet për arsye se ka mbrojte ligjin dhe popullin e Kosovës”.

Ai thotë po ashtu se autorët e kësaj vrasje janë të njëjtë me ata që kryen vrasjen e Smajl Hajdarjt e Tahir Zemës. Ndërsa është skeptik se Qeveria në formim do të bëj diqka më tepër për zbardhjen e këtyre vrasjeve.

“Unë personalisht besoj se autorët dhe organizatorët janë personat e njëjtë që vranë edhe Smajl Hajdarajn dhe Tahir Zemen dhe shumë jam skeptik se as kjo qeveri në formim e sipër nuk do ketë vullnetin as guximin t’i kristalizoj këto vrasje pasi një gjë e tillë nuk i konvenon disa njerëzve të fuqishëm qeveritar dhe politik pozitë, por edhe opozitë .Koha kalon vjetrohen rastet dëshmitarët dhe autorët, vriten, kërcënohen, blihen, kushtëzohen dhe prandaj jam shumë skeptik sa i përket zbardhjes të këtyre vrasjeve”, thekson ai./BS


http://botasot.info/lajme/344128/zbardhen-detaje-te-reja-nga-vrasja-e-sebahate-tolaj-e-isuf-haklaj/#.VHOYQpyDw2M.facebook

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum