Konferencën e Jaltës 1945
:: politika
Page 1 sur 1
Konferencën e Jaltës 1945
Jaltë 1945. Stalini shpërthen kundër Shqipërisë
Shqipëria, dhe vende të tilla të vogla nuk e meritojnë të jenë në tryezë me fuqitë e mëdha, kështu ka deklaruar Stalini, idhulli i Enver Hoxhës. E përjavshmja “Investigim” zbulon faktin tronditës të shpërfilljes së vendit tonë nga Cari i kuq në Konferencën e Jaltës. Në librin “Ruzvelti dhe rusët: Konferenca e Jaltës” ish-sekretari amerikan i shtetit përshkruan një ngjarje kureshtare që lidhet me historinë e Shqipërisë në prag të Luftës së Ftohtë. Rrëzohet miti që vendin e vogël ballkanik e bojkotuan vetëm anglo-amerikanët, të cilët, përkundrazi kërkonin të respektoheshin të drejtat e fuqive të vogla.
Nga Thanas Mustaqi
Për Stalinin më 4 shkurt 1945 do të ishte absurde të mendohej se një vend i vogël si Shqipëria duhet të kishte votë të barabartë me Trojkën e Madhe (Bashkimi Sovjetik, Amerika dhe Anglia). Deklarata deri tani e panjohur (për lexuesin shqiptar) e idhullit të Enver Hoxhës, shpreh qartë përbuzjen e shefit të Kremlinit, jo vetëm ndaj vendeve të vogla, por edhe ndaj Shqipërisë,: “A doni që Shqipëria të ketë statusin e njëjtë si Amerika? Çfarë ka bërë Shqipëria në këtë luftë për të merituar një pozitë të tillë?” Kështu do të pyeste në mënyrë retorike J.V. Stalini, bash ditën e parë të Konferencës së Jaltës (4-11 shkurt 1945), gjatë një darke në pallatin perandorak “Livadia”, teksa ngrinte dolli me Ruzveltin dhe Çërçllin.
VIKTIMA E PARË E LUFTËS, VIKTIMA E PARË E PAS-LUFTËS
Në librin, tashmë antikuar, me titullin “Ruzvelti dhe rusët: Konferenca e Jaltës” (Roosevelt and the Russians: The Yalta Conference), botuar në vitin 1949, ish-sekretari amerikan i shtetit, Stetinius (1900-1949), përshkruan dhe një ngjarje kureshtare që lidhet me historinë e Shqipërisë në prag të Luftës së Ftohtë. Më 4-11 shkurt 1945 u mbajt Konferenca e Jaltës, një takim i krerëve të qeverive amerikane, britanike dhe sovjetike, përkatësisht presidenti Frenklin D. Ruzvelt, kryeministri Uinston Çërçill dhe Josif Stalini, për të diskutuar riorganizimin e Evropës së pasluftës. Konferenca u mblodh në pallatin “Livadia” afër Jaltës, në Krime. Është një koincidencë e jashtëzakonshme që Shqipëria,viktima e parë e Luftës së Dytë Botërore, në fund të kësaj lufte, të hapte një konferencë të tillë si ajo e Jaltës, që do të merrej me rimodelimin e Evropës. Dhe, ndryshe nga sa dihej deri tani, Shqipërinë e lanë jashtë OKB-së, jo vetëm SHBA dhe Britania, por edhe Stalini qysh në shkurt 1945, teksa nuk e ftuan as në Konferencën themeluese të OKB-së të San-Françiskos, në prill-qershor 1945. Këtë gjë nuk mundën ta zhbënin sovjetikët dot për 10 vjet!
SHQIPONJA DHE ZOGJTË E VEGJËL
Pas dollisë së Çërçillit, ngrihet Stalini, që bëri mjaft të qartë se ishte dakord me kryeministrin se tri Fuqitë e Mëdha, të cilat kishin mbajtur barrën e luftës, po ato duhet ta mbrojnë paqen. Cari i kuq shpërthen: do të ishte absurde të mendohet se një vend i vogël si Shqipëria duhet të ketë votë të barabartë me Trojkën e Madhe. Stalini tha se ishte i gatshëm, të bashkohej me Amerikën dhe Britaninë e Madhe për të mbrojtur të drejtat e shteteve të vogla, por kurrë nuk do të binte dakord me çfardo veprimi të ndonjë prej Fuqive të Mëdha për t’iu nënshtruar gjykimit të fuqive të vogla. Ruzvelti dhe Çërçilli u përgjigjën se duheshin respektuar të drejtat e kombeve më të vogla. Por Mareshali ua kthen: “Jugosllavia, Shqipëria, dhe vende të tilla të vogla nuk e meritojnë të jenë në këtë tryezë. A doni që Shqipëria të ketë statusin e njëjtë si Amerika? Çfarë ka bërë Shqipëria në këtë luftë për të merituar një pozitë të tillë?” Nobelisti i ardhshëm në letërsi, kryeministri britanik iu përgjigj me një frazë të hollë: “Shqiponja duhet të lejojë zogjtë të vogël të këndojnë dhe të mos shqetësohet pse kënduan”. Tjetër koincidencë e hidhur: shqiponja, simboli i shqiptarëve, tani ishte simboli i një fuqie të madhe, që ha zogjtë e vegjël.

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum