Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

serbet--sishin-krejt-kryeministrat-shqiptar-provokator-si-ra

 :: politika

Aller en bas

serbet--sishin-krejt-kryeministrat-shqiptar-provokator-si-ra Empty serbet--sishin-krejt-kryeministrat-shqiptar-provokator-si-ra

Message  Perparimi Mar 18 Nov - 3:14

http://lajmi.net/serbet--sishin-krejt-kryeministrat-shqiptar-provokator-si-rama_100084460.html

Serbët: S’ishin të gjithë kryeministrat shqiptarë provokator si Rama

 694  1 Google +0


Serbët u ndjenë të ofenduar me deklaratat e Edi Ramës në Beograd dhe u hidhëruan shumë. Ata dëshironin që Rama të mos “provokonte” dhe të merrte shembull nga një ish kryeministër tjetër shqiptar, nga Esat Pashë Toptani i cili ishte një mik i mirë i serbëve.


Gazeta serbe Telegraf, shkruan se jo të gjithë kryeministrat e Shqipërisë ishin provokatorë dhe armiqësor ndaj serbëve dhe Serbisë, dhe në qoftë se askush tjetër, ai ishte Esad Pashë Toptani, i cili e deshi popullin serb dhe e ndihmoi atë duke qenë një aleat besnik i tyre.
   
Gjatë pushtimit të Shqipërisë në luftërat e ballkanike, Esat Pasha ka bashkëpunuar me qeverinë serbe dhe malazeze kundër qeverisë së përkohshme shqiptare të Ismail Qemalit.

Në trazirat e pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në fund të vitit 1913, me ndihmën e Serbisë ai mori përsipër qeverinë në Shqipërinë qendrore, duke krijuar një lloj shteti kukull.

Tutje në këtë shkrim thuhet se ky shqiptar trim gjatë Luftës së Parë Botërore ishte në anën e Serbisë, në atë mënyrë duke ndihmuar ushtrinë serbe që të tërhiqet nëpërmjet Shqipërisë, duke i mbrojtur ata nga sulmet e ekstremistëve, transmeton lajmi.net.



Esat Pasha ka bashkëpunuar me Serbinë, duke rënë dakord për ndryshimin e kufijve të Shqipërisë në favor të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, si dhe në qeverinë serbe ka gjetur mbështetje për ambicien e saj për t’u bërë sundimtare e Shqipërisë.

Ai me ndihmën e Serbisë në 16 tetor të vitit 1913 ka shpallur Republikën rivale të Shqipërisë së Mesme me seli në Durrës. Serbia zyrtare ka ndihmuar udhëheqësit e tjerë lokalë të cilët i rezistuan qeverisë Qemaliste, duke i udhëzuar ata që të bashkëpunojnë me Esat Pashën.

Tutje, shkrimi i Telegraf vazhdon, të tregoj se si pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Esat Pasha shkon në Nish, ku nënshkruan një traktat të fshehtë të aleancës me kryeministrin serb Nikola Pashiq më 17 shtator 1914.  

Marrëveshja parashikonte krijimin e institucioneve të përbashkëta politike dhe ushtarake, aleancë ushtarake dhe ndërtim të hekurudhës së Adriatikut, përmes së cilës Serbia do të siguronte dalje në detin e Durrësit.

Por megjithatë, kjo media nacionaliste serbe, nuk e përmend faktin se Esad Pasha, u vra nga shqiptarët pikërisht se ishte tradhtar ndaj kombit të tij.

Ai u vra nga Avni Rrustemi më 13 qershor të vitit 1920 në Paris.

Gjatë viteve 1918 - 1920 Esat Pasha përpiqej që përmes aktivitetit të tij në mërgim në Paris, të përfaqësojë Shqipërinë në Konferencën e Paqes përkundër asaj që delegacioni shqiptar nuk e përkrahte. (lajmi.net)
- See more at: http://lajmi.net/serbet--sishin-krejt-kryeministrat-shqiptar-provokator-si-rama_100084460.html#sthash.cqYft1gW.dpuf


Po mire bre shqipeca,ne cilin vit u mbajte konferenca e paqes?A ka marr pjese personalishte ne kete konference Esat Pashe Toptani,apo po ja futni qashtu.Mjeshter serbia ,e ma mjeshter shqipecat,me manipulue me trunin e popullit..Avni Rrustemi nje komunist me 13 qershor te vitit 1920 e vrau Esat Pashen.Esat Pasha ne france vetem ka mujt mu  rrue e me neshkrue leshin e Hyres.Ata qe kane qen prezent ne mbledhje ,ata kane nenshkrue coptimin e trojeve e lenja fajet tjereve.Esta Pasha shkoi ne Nish dhe paska nenshkrue nje traktat te mesheft me Nikolla Pashiqin me 17 shtator 1914,per krijimin e institucioneve te perbashketa politike e ushtarake.Kqyrni sot kush eshte duke i zbatue keto pisllakhane.Institucionet paralele ne kosove,Iliride,e ne luginen e presheves.Ata shqipetar qe dojne te paraqiten patriota para shqiptareve;Ma se pari duhet me marr leje nga serbet,pastaj nese i lejojne,munden me shite patriotizem para shqiptareve,e me konkurue per kryeminister e minister.

Sa interesant sllogani i shkolles serbe ja po e marr nga gazeta

Gjatë viteve 1918 - 1920 Esat Pasha përpiqej që përmes aktivitetit të tij në mërgim në Paris, të përfaqësojë Shqipërinë në Konferencën e Paqes përkundër asaj që delegacioni shqiptar nuk e përkrahte -

Pergjigje;Donte qe Esat Pasha ta perfaqesonte shqiperin ne konferencen e paqes?Po a e perfaqesoi behet pyetje,kone po doni me mashtrue,ju as qe keni gjak shqiptari.

Ato rruge qe nuk i paska ba Esati sot po i zbatojne politikanet tane.Ato institucione qe nuk  i kishte ba Esat Pasha sot po zbatohen si ne Iliride,ne Luginen e Presheves dhe ne Kosove e Shqiperi.Keni gjete popull taravol e po mirreni me slloganet e moqme,e me te stmen qe po na rrasni si te magarit po doni qe mos me mendue sot,por ne  prrallat e se kaluares e fara e poshter.Esat Pasha dhe Ismail Qemaili ishin shok qe ju betuan njeri tjetrit e  tani shpallne tradhetar.Mirrnu me te sotmen qe as perpilues te shpifjeve i keni edhe sot dhe mirrnjau fjalet si te verteta.Te gjitha te zezat per coptimin e trojeve shqipetare na beri qeni Enver Hoxha qe erdhe  ne krye te shqipetareve permes Milladin Popit,Dushan Mugoshes ,Titos e Stalinit dhe Stalinit.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum