Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Haxhi Berisha,me rvole ne dore vete i 8 ndiqte mi vra patrio

 :: sport

Aller en bas

Haxhi Berisha,me rvole ne dore vete i 8 ndiqte mi vra patrio Empty Haxhi Berisha,me rvole ne dore vete i 8 ndiqte mi vra patrio

Message  Perparimi Mar 4 Nov - 9:48

http://pashtriku.beepworld.de/jusuf_gervalla_1.htm


Në këtë kohë unë, Haxhi Berisha dhe Naim Haradinj, momentalisht banonim në Bitigheim-Bisingen, në katin e
.................

epërm të një restorani. Kushtet për punë të cilën e bënim nuk ishin të mira. Për këtë arsye Haxhi Berisha e pyet Hasan Veselin, i cili ishte afruar me ne, se a mund ta vendosim makinën në shtëpinë e tij. Duhet cekur mirë se në këtë kohë disa shokë kanë qen shumë të gatshëm me na ndihmua në mënyrë shoqërore në atë që quhet sferë shoqërore, por kanë dashur (gjë që është shumë normale) që sferën private ta kenë vetëm për vete. Hasani i gjendur ngusht, tha se në banesën time nuk ka mundësi, por e kam një të afërm në Ulm, ku ndoshta ka mundësi më të mira.
Kur e mori vesh i afërmi i tij se me çka merremi, ai u frigua, pasi nuk banonte aspak vetëm
Jusufi kishte lane amanet qe ne dhomen e Mejranit,kur sa ne shpi,mos ti hyne njeri,por i Kelemendi nuk pyeste.
Një fjalë popullore thotë: 'Kur të kesh vend në zemrën e dikujt, bythës i gjendet vendi lehtë.' I. Kelmendi është tepër i sigurtë se e ka pas vendin e veçantë në zemrën e Jusufit, por kjo atij si duket nuk i ka mjaftua. Ai në mënyrë mahnitëse na e ka dëshmua se tek Jusufi, pasi e ka dorëzua Hysen Gegën në dorën e Sadik Blakajt, në dorën e shokut të vetë të mirë, të sinqert e të pastër si loti, në dorën e UDB-së, e ka pasë një çerdhe, një fole për ta pushua bythën e vetë. A mund të jetë e vërtetë kjo dhe prej nga, e prej cilit hotel e ka kopjuar këtë iden për dhomën e Miranit që rimon aq mirë me një hero tjetër të hoteleve, kur para hotel Interkontinetalit, në Grand të Prishtinës sigurisht nga personeli qenka informuar për dhomën e Arkanit.


Faridin Tafallari: "Jusufi ka dyshuar tek Ibrahim Kelmendi, duke e ditur se si mendonin ky dhe "shokë" të tjerë për likuidimin e tij. Jusufi nuk e ka pasur shok I. Kelmendin, këtë e di edhe vetë ai. Në një bisedë lidhur me I. K. Jusufi më tha se i kishte thënë Ibrahimit që mos t'i afrohet më afër se 50 metra te shtëpia e tij."

......................................................................................................
Ibrahim K.Ja kishte lane tinza Suzanes nja 4800 marka

Shkolla e UDB’së Serbe: "Pas largimit të Saimës, Suzana na ftoi në dhomën e ndarë enkas për shokun Ibrahim Kelmendi. Shkuam të gjithë sa kishim ngelur në familjen Gërvalla, unë, Ibrahimi dhe Xhaferi. Kam për t’ju treguar diçka tha, dhe e shpaloi palën e jorganit, duke pyet se kush nga ne i kishte fshehur ato para aty. Xhafer Durmishi shikonte pa folur, Ibrahim Kelmendi tha: „dikush i paska lënë cullak aty“, kurse unë i thashë Suzanës të m’i jepte mua paratë. Pa hezitim ajo m’i dha. I numërova dhe i vendosa në arkë në prezencën e tyre. Ishin gjithsej 4.880 marka. Paratë e fshehura u legalizuan, por pyetja se kush mund t’i ketë fshehur në dhomën ku kishte qasje vetëm Ibrahim Kelmendi, nuk u sqarua kurrë!" (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 123-124)

Shkolla e UDB’së Serbe: "Enigmë mbeti shuma prej 4.880 markash, e gjetur nga Suzana Gërvalla fshehur në dhomën e ndarë enkas për Ibrahim Kelmendin."
.......................................................................................................
I. Kelmendi ta dorëzoj Hysen Gegën në dorën e agjentit të UDB-së Sadik Blakaj (më 19 dhjetor 1980), shokut të mirë, të sinqert e të pastër si loti të Ibrahim Kelmendit. Se I. Kelmendi e ka pas Sadik Blakajn shok të mirë, të sinqert, e të pastër si loti është bërë e ditur më 1997 nga Faridin Tafallari

Në shtëpinë e Jusufit ka pasur vetëm një dhomë për musafirët. Në te kanë fjetur më së shumti Haxhi Berisha e Naim Haradinaj, e gjithashtu edhe të gjithë mysafirët tjerë të Vëllezërve Gërvalla. Në atë dhomë të musafirëve ka qëndruar për disa kohë edhe Osman Osmani, Vëzhguesi i Abdullah Prapashticës

..............................................................................................................
për pranimin e gruas dhe fëmijëve të Jusufit në Shqipëri, kërkesë të cilën ia kisha bërë Engjëll Kolanecit, me dëshirë e porosi të Suzanës, dëshirë e ide të cilën Jusufi ia ka mbjellë qysh kur ai ka qenë gjallë."
......................................................................................
Jusuf Gërvalla, pas largimit nga Kosova (14 dhjetor 1979), u vendos në Ludwgsburg të Gjermanisë, dhe qysh në ditët e para, me ndihmën e vëllaut të tij-Bardhoshit, kontakton dhe e njofton organizatën ”Amnesty international” lidhur me situatën politike në Kosovë, pas burgosjeve masovike të shqiptarëve në fundvitin 1979.

........................................................







Ibrahim K.Ja la 4800 marka ne dhomen e Jusufit te cilat Suzana i gjeti ne dhome.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Haxhi Berisha,me rvole ne dore vete i 8 ndiqte mi vra patrio Empty Re: Haxhi Berisha,me rvole ne dore vete i 8 ndiqte mi vra patrio

Message  Perparimi Mar 4 Nov - 9:50



Me librin: ”Vrasja e trefishtë”





SHKOLLA E UDB’së

KUNDËR JUSUF GËRVALLËS



Nga Xhafer Durmishi









E shfaqur në librin e quajtur:

Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010







1. Çështja e Komitetit Qendror të LNÇKVSHJ

2. GJENEZA E EMRIT "ZËRI I KOSOVËS", SIPAS GJENAZEVE

3. GJENEZA E EMRIT "LËVIZJA NACIONALÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE VISEVE TJERA SHQIPTARE NËN JUGOSLLAVI" SIPAS GJENAZEVE

4. Jusufi nuk ishte mbret!

5. Propozimi për t'ia nisur nga zeroja

6. Nuk ishte pajtuar - Ishte pajtuar

7. Mohimi i Zërit të përgjakur nga gjaku i Jusufit dhe të të vrarëve

8. Shkrirja - Ngrirja dhe Shuarja totale e Partisë "Komuniste"

9. Vazhdimi i punës nga aty ku e kishte lënë Jusufi dhe vazhdimi i punës nga aty ku e kishte lënë UDB-a Serbe

10. Faqosja e Zërit të Jusufit sipas falsifiktarorëve të pa faqe d.m.th. të pafytyrë

11. Abdullah Prapashtica dhe vëzhguesi i tij Osman Osmani, si "hotelierist e pronar çelësash" në Kështjellën e pamposhtur të Jusuf Gërvallës

12. Përkujdesja e Vëzhguesit për familjen e Jusuf Gërvallës duke e shpëtuar atë prej hamendjeve.




* * *

Lufta e dështuar e Dordolecit superior Abdullah Prapashtica dhe vëzhguesit të tij, kundër Jusuf Gërvallës. Kjo luftë bëhet në katër drejtime:

1. Kundër Lëvizjes së Jusuf Gërvallës,

2. Kundër Jusuf Gërvallës si person,

3. Kundër mureve e hapësirës së shenjtë të shtëpisë së tij dhe

4. Kundër familjes së tij.

Për të evituar çdo keqkuptim dua të them se përkujdesja ime për familjen e ngushtë të Jusufit, si shok në mesin e shokëve të Jusufit është e një afati të kufizuar dhe preciz kohor dhe shtrihet vetëm e vetëm nga 21 janari gjer më 28 mars 1982, d.m.th. 67 ditë. Sa i përket qëndrimit ndaj Bardhoshit e ndaj Jusufit si luftëtar e ideolog i lirisë, si anëtarë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në/nën Jugosllavi punët qëndrojnë pakëz më ndryshe dhe ma merr mendja se do të vlejnë periudha tjera kohore.









Jusuf Gërvalla




E quaj të arsyeshme të përmendi se Abdullah Prapashtica ka qenë ushtrues legal, zyrtar d.m.th. jo i fshehët por i shkolluar në mënyrë profesionale, i detyrës së inspektorit të UDB-së, profesion prej të cilit i ka siguruar mjetet për jetesë, dhe prej të cilit ka dezertuar. Këtë e bëjë për të evituar dyshimet për etiketime të pa baza me të cilat ushqehen shumë e shumë veta dhe për ta argumentuar titullin e këtij shkrimi. Përkundër kësaj, sikur ai ta kishte pasur guximin me i nënshkrua fjalët e veta me emrin e vet, titulli i këtij shkrimi do të ishte tjetër. Pozita ime delikate është se para citateve e kam pasur vështirë ta vendosi emrin e Nuhi Sylejmanit apo të Abdullah Prapashticës dhe Vëzhguesit të tij. Një lehtësim megjithate ekziston, pasi Dordoleci superior Abdullahu dhe Vëzhguesi i tij Osman Osmani, pa asnjë rezervë, janë deklaruar me shkrim për librin ”e tyre” ”Vrasja e trefishtë”.

Abdullah Prapashtica: "Ajo që sjell Nuhi Sylejmani në librin e vet është dëshmia e ti personale si njëri nga bashkëpunëtorët e rrethit të ngushtë të Jusuf Gërvallës në Gjermani, mbi atë bashkëpunim që kanë pas ata së bashku në kuadër të ish LNÇKVSHJ dhe dëshmi autentike e zhvillimeve të pastajshëme... (...) Nuhi Sylejmani shkruan me kompetencë..." (MBI LIBRIN „VRASJA E TREFISHT“ TË NUHI SYLEJMANIT, www.albaniapress.com, 14 tetor 2010)

Osman Osmani: "Kujtimet dhe dokumentet përcjellëse brenda librit sjellin fakte historike të pakundërshtueshme dhe të panjohura gjer më tani. Në mënyrën më të përpiktë, paraqitet gjendja dhe zhvillimi i tri organizatave shqiptare të asaj kohe, që vepronin kryesisht në botën e jashtme si Fronti i Kuq Popullor, GMLK/OMLK dhe LNÇK/LNÇKVSHJ, si dhe për proceset organizative dhe ideologjike nëpër të cilat kalojnë këto organizata para dhe pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë. Autori ndër të tjera, në mënyrën më besnike, përshkruan peripecitë dhe ballafaqimet me sfida të shumta të familjeve Gërvalla dhe Zeka pas atentatit të 17 janarit të vitit1982." (Kopertina e mbrapme e librit Vrasja e trefishtë)

Një letër dërguar Ramadan Pllanës më 11 nëntor 2009 shprehen qëndrimet e mia të vërteta ndaj Abdullah Prapashticës, pra rreth 10 muaj para leximit (në gusht 2010) të librit ”Vrasja e trefishtë”, fjalë të cilat janë shumë i kënaqur që i kam thënë.

Xhafer Durmishi: "Shkrimin e Abdullah Prapashticës e kam lexuar dhe ka shumë pak tekste që më bëjnë me qesh e që më kënaqin shpirtin më shumë se shkrimet e budallallëqet e Abdullah Prapashticës, dhe shpresoj që ai të vazhdoj me kontributin e tij teorik edhe më tutje. Zoti jetën ia shtoftë e i dhashtë shëndet. Është mirë që të ka ra ndërmend se ekziston Faridin Tafallari, si shok i Jusufit e njohës i mirë i rrethanave të asaj kohe. Për ekzistencën e Faridin Tafallarit e librit të tij "Terror Dhimbje Qëndresë" të kam tregua më 2006, ndërsa ti ishe i fokusuar më shumë dhe i kishe pas ra në trag Nuhi Sylejmanit e për Faridin Tafallarin nuk kishe ndie kurrë deri sa të tregova unë. Me fjalë tjera në këtë rast i ke shitë dardhagjisë dardha." (Letër dërguar Ramadan Pllanës, më 11 nëntor 2009, www.pashtriku.org, 23 shtator 2010)

Pse Abdullah Prapashtica dhe vëzhguesi i tij Osman Osmani veprojnë kështu, me këtë intensitet, ndaj Jusufit dhe Lëvizjes së tij, të cilët mund të thuhet se nuk u kanë bërë asgjë të keqe përveç të mirave, kjo me të vërtetë më ka befasuar, befasi e cila shihet në mënyrën më të qartë nga rreshtat e letrës së mësipërme.



1. Çështja e Komitetit Qendror të LNÇKVSHJ



Jusuf Gërvalla: "Mbrëmë ishim me Besnikun (Bardhosh Gërvalla-shën im) te ai personi në Visloh, që na i patë dhënë 3 mijë markat. Sa më shumë që po njihemi me të, aq më i matur, i pjekur dhe i mirë po na duket ai neve dhe me gjasë, edhe ai po fiton gjithnjë simpati më të mëdha për punën tonë. Unë, Shpendi (Xhafer Durmishi-shën im) e Besniku, duke analizuar anët e mira dhe virtytet e këtij njeriu, kemi vendosur se do të kish qenë mirë ta bënim menjëherë anëtarë të Komitetit të degës së këtushme." (Letër Sabri Novosellës, 20 gusht 1981, Marrë nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f. 451-452)

Çka tregon letra e mësipërme?

Kjo letër është vërtetimi i parë se më 20 gusht 1981 (brenda një muaji pas arritjes sime) në Shtutgart ka ekzistue "Komiteti i degës së këtushme", do me thënë jo Komitet Qendror. Anëtarë të këtij "Komiteti të degës së këtushme" janë Jusuf Gërvalla, Xhafer Durmishi (Shpendi) dhe Bardhosh Gërvalla (Besniku) të cilët i analizojnë anët dhe virtytet e mira të një bashkatdhetari në Visloh afër Heidelbergut dhe vendosin se do të kish qenë mirë ta bënim atë menjëherë anëtarin e katërt të "Komitetit të degës së këtushme."

Në vazhdim, shpesh, para citateve nga libri ”Vrasja e trefishtë” do ta vendosi vetëm fjalën ”Shkolla”, por siç e tregon titulli i këtij shkrimi, është e qartë se për cilën Shkollë është fjala.

Shkolla: "Jusuf Gërvalla kishte qenë anëtar i Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), që datonte qysh nga viti 1975. Arrestimet e 14 dhjetorit të vitit 1979, e detyruan Jusufin të emigrojë në Gjermani, ku ishte i punësuar vëllai i tij, Bardhoshi. Duke i parë lëvizjet ilegale të diasporës, ai e pa të arsyeshme që ta riorganizojë edhe njëherë Lëvizjen, duke e themeluar Komitetin Qendror me këtë përbërje:

Jusuf Gërvalla, me pseudonim - Sokoli

Bardhosh Gërvalla, me pseudonim - Besniku

Nuhi Sylejmani, me pseudonim - Luani

Pas themelimit të Komitetit Qendror, që do të merrej me çështjet organizative, u vendos që Jusufi të merrej me përpilimin e statutit dhe mundësinë e botimit të një gazete. Bardhoshi do të merrej me procedurat e regjistrimit si parti politike, e cila do të vepronte legalisht në shtetin gjerman, kurse unë do të merresha me përzgjedhjen e anëtarëve të rinj dhe përmes tyre grumbullimin e mjeteve për mbulimin e shpenzimeve të shtypit dhe për ndihma humanitare për familjet e të rënëve, të burgosurve politikë dhe të varfëve në Kosovë dhe në viset e tjera ku jetonin shqiptarët në Jugosllavi!" (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 60)

Shkolla: "Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), që ishte shkapërderdhur pas goditjes së 14 dhjetorit të vitit 1979, për herë të parë ishte riorganizuar në Untergruppenbach të Gjermanisë, nën përkujdesjen e Jusuf Gërvallës (Sokolit) dhe në praninë e dy anëtarëve të emëruar nga Jusuf Gërvalla. Anëtari i parë ishte emëruar Bardhosh Gërvalla (Besniku), kurse anëtari i dytë ishte emëruar Nuhi Sylejmani (Luani)." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 124)

Jusuf Gërvalla: "I dashur vëlla Mërgim, 14 janar 1982

Letrën për KQ të PPSH-së e vonuam shumë. Unë e shkrova në disa variante, por me asnjërin prej tyre nuk mbeta i kënaqur. Nuk jam mësuar të komunikoj me një nivel të tillë. Më së fundi e lash variantin që e mora prej teje. Hapi si hap më pëlqeu shumë dhe më duket shumë i dobishëm. Por, nuk di a duhet të jemi të kënaqur si e kemi realizuar. Në letrat e fundit na kanë ardhur disa këshilla nga ana juaj. Ta them të drejtën se se mua personalisht më kanë lënë me një ndjenjë të ftohtë. Thelbi i tyre konsiston, sipas përshtypjes sime, në një tërheqje në vete, që u dashka të aplikohet prej nesh. Ose nuk kam qenë në gjendje ta kuptoj qartë. Se cilësia duhet të ketë përparësi ndaj sasisë, kjo dihet dhe për këtë kam shkruar edhe vetë, nëse të kujtohet, në atë Qarkoren drejtuar shokëve në D., që ti e ke pas pëlqyer. Por që atëherë kushtet kanë ndryshuar shumë. Tash ka dalë sheshit pezmi i madh i popullit, gatishmëria e madhe për flijime të larta, ideja e luftës për liri është materializuar më shumë se kurrë. Sipas njohurive të mia të pakta teorike, më duket se tash, në vend të reduktimeve e të përkufizimeve, duhet të aplikojmë zgjerimin e furishëm të radhëve, ashtu siç thotë Lenini me një rast, madje në atë mënyrë që rekrutët e rinj të zënë vendin e luftëtarëve të rëndomtë, kurse ushtari i vjetër të zërë vendin e oficerit të ulët. Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im)." (Letër Sabri Novosellës më 14 janar 1982. E botuar për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f.452-454)

Jusufi nuk ka qenë i autorizuar me themelua e as me riorganizua Komitet Qendror. Këtë punë nuk ia ka lejua vetes. Këtë çështje ai, si anëtar me disiplinë shembullore ia ka besuar Sabri Novosellës. Riorganizim e thirrje në Komitet Qendror është bërë vetëm përmes Sabri Novosellës. Bardhosh Gërvalla nuk ka qenë anëtar i Komitetit Qendror.

Nuhi Sylejmani: "Në faqen e parë (Zëri i Kosovës, mars 1982-shën. i Xh.D.) u botuan fotografitë e martirëve dhe një artikull me titull: „Tre ranë me mijëra u ngritën“, duke vazhduar në faqen e dytë me titull: „Nekrologji“, ku jepeshin të dhëna të sakta për jetën dhe veprat e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut." (Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, faqe 119)









Ballina e librit: Vrasja e trefishtë




Të dhënat e sakta për Bardhoshin jan si vijon:

Xhafer Durmishi: "U bë mbështetja më e fortë e Jusufit në vazhdimin e punës patriotike jashtë atdheut. Anëtar i LNÇKVSHJ ishte nga viti 1977. Për meritat e mëdha dhe besnikërinë ndaj atëdheut u zgjodh sekretar i degës së LNÇKVSHJ për Gjermaninë Perendimore. Bardhosh Gërvalla si shumë bashkatdhetarë shkoi me mallë të Kosovës, sepse pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi larg saj. Vdiq, duke e mundur vdekjen, më 17 Janar 1982 si luftëtar i pakompromis për të drejtat e popullit shqiptarë në Jugosllavi. Bardhoshi (Besniku) do të jetoj përgjithmonë në zemrën e popullit." (Nekrologji, Zëri i Kosovës, nr.3 mars 1982, faqe 2)

Të dhënat e sakta për Jusufin jan si vijon:

Xhafer Durmishi: "Ishte drejtues i Komitetit të LNÇKVSHJ për Evropën Perendimore. Me plotë suksese redaktoi dhe udhëheqi revistën patriotike "Lajmëtari i Lirisë", e cila bëri aq jehonë tek shqiptarët e Kosovës. Ishte anëtarë i KQ të LNÇKVSHJ. Aktivitet të bujshëm zhvillon sidomos pas demonstratave të Pranverës 1981. Si anëtarë i KQ, ai ishte edhe kryeredaktor i organit qendror të LNÇKVSHJ "Zëri i Kosovës", detyrë në të cilën ishte deri në çastin e vdekjes." (Nekrologji, Zëri i Kosovës, nr.3, mars 1982, faqe 2)

Po ta marrim rigorozisht renditjen e anëtarëve të Komitetit Qendror, atëherë citati i letrës së Jusufit duket kështu: Kështu e pata kuptua më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im)." Jusufi i ka dërguar Nuhi Sylejmanit katër letra. Në tri prej letrave pseudonimi i Nuhiut është Nuhi ndërsa në të katërtën Vullnet. Çka rrjedh nga kjo? Se pseudonimi Luan, Nuhi Sylejmanit i është dhënë nga Dordoleci superior, për shkak të vetive të tij superiore që i karakterizojnë vetëm Luanët e vërtetë. Këtë pseudonimin Luan, Nuhi Sylejmani e ka përdorë kur i ka nëshkruar letrat në emër të Partisë 'Komuniste' (PKMLSHJ), në vitin 1985. Kjo punë është e sqaruar si drita e diellit. Përpjekja e Dordolecit për ta shkruar e manipuluar historinë e ushëheqjes së LNÇKVSHJ është e kotë. Këtë punë e ka kryer vetë Jusufi. Dezertori i UDB-së duhet ta ndiej vehten të kënaqur se është i kursyer prej lodhjes në këtë drejtim.



2. Gjeneza e emrit ”Zëri i Kosovës”, sipas gjenazeve



Shkolla: "Në takimin e radhës që pata me vëllezërit Gërvalla, u bisedua për mundësinë e nxjerrjes së një organi të ri në kuadër të LNÇKVSHJ-së. Mosarritja e bashkimit në mes të OMLK-së dhe LNÇKVSHJ-së, i la duar të lira Jusufit që të kujdesej për nxjerrjen e një organi që do t’i shërbente interesave të organizatës sonë. Për këtë qëllim, paraprakisht ishte pajtuar edhe Mërgimi. Gjatë leximit të veprës numër një të Enver Hoxhës, faqe 60-61, botimi i vitit 1968, kisha hasur në një njoftim se në Kosovë, gjatë vitit 1942 ishte botuar një organ i quajtur „Zani i Kosovës“, që në atë kohë ishte pritur shumë mirë nga populli shqiptar. Prandaj, ripërtëritja e këtij organi më dukej e qëlluar! Pas një analize të hollë, Jusufi erdhi në përfundim se kjo çështje kërkonte një analizë më të gjerë, për arsye se tani për tani në mesin e mërgatës qarkullonte një fletushkë me emër të njëjtë, gjë që do të kundërshtohej nga autori i saj, Riza Salihu. Kishte edhe arsye të tjera që e ngadalësuan marrjen e vendimit për këtë çështje, si punimet e Kongresit të Tetë të PPSH-së, për përcjelljen e të cilit nevojitej një përkushtim maksimal. Megjithatë, vendimi definitiv për nxjerrjen e „Zërit të Kosovës“ ishte marrë menjëherë pas dështimit për bashkim të bisedimeve të Stambollit. Jusufi i filloi menjëherë përgatitjet për numrin e parë, të cilin synonte ta nxirrte në vigjilje të festave të nëntorit." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 60-61)

Jusuf Gërvalla: "Unë, që në fillim të Lëvizjes e kam pasë ditur se organ i Lëvizjes është “Zëri i Kosovës”, se kjo shihet nga vetë Statuti. Dhe, me kënaqësinë më të madhe, në vend që të dilte “Lajmëtari i lirisë”, kam mundur të bëja që të dilte “Zëri i Kosovës”. Nuk e bëra për dy arsye. Së pari nuk isha i autorizuar nga Lëvizja. Së dyti, këtu kishte vepruar qysh më herët një i ashtuquajturi Grupi Komunist “Zëri i Kosovës”, për punën e errët të të cilit me ndonjë rast tjetër mund të bëj para Lëvizjes ndonjë raport të gjerë. Tash për tash po theksoj se udhëheqësi i këtij grupi (Rizah Saliu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm), provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “ të dërguar specialë të UDB-së “, pikërisht për arsyen se i pata thënë që “ Zëri i Kosovës” është organ i LNÇKVSH, kurse ai e kishte marrë për emër të grupit të vet. Po për këtë arsye, para se t’i hymë botimit të këtij organi, duhet të marr nga Ti dhe Lëvizja edhe fjalën e fundit, sepse ka mundësi që titulli “Zëri i Kosovës” si organ i LNÇ, të përzihet në mendjen e naivëve me Grupin Komunist “Zëri i Kosovës”. (...) Por kur është fjala për botimin e “Zërit të Kosovës”, mendoj se del edhe një problem. Sipas të gjitha gjasëve, tashmë është identifikuar se kush qëndron prapa”Lajmëtarit” dhe kështu edhe mënyra se si radhitet ai. Pra, kjo makinë shkrimi, sipas mendjes sime, nuk do të duhej të përdorej edhe në radhitjen e “Zërit të Kosovës” (...) Sido që të jetë, para se t’ia nis punës për nxerrjen e “Zërit të Kosovës”, duhet të dija se deri në çfarë shkalle mund të më ndihmoni së andejmi materialisht. Kur është fjala për materialet që mora, përveç atyre me tituj “Në Kosovë dy njerëz u ngjallën” dhe “Adem Demaçi, simbol i rezistencës shqiptare”, mendoj se të tjerët nuk kanë elemente të mjaftuara për një revistë çfarë e mendoj unë “Zërin e Kosovës”. Në ta gjenden të meta ideopolitike dhe janë shkruar jo në nivel.." (Letër Sabri Novosellës më 13 maj 1981. E botuar e plotë për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË, Tiranë 2010, faqe 261-266 )









Abdullah Prapashtica




Jusuf Gërvalla: "Tani më lejo të dalim te një nga çështjet më të rëndësishme për momentin aktual, pra, te çështja e bashkimit të vërtetë të të gjitha forcave të mbara revolucionare. Unë, kohën e fundit, me qëllim të mirë, i kam dhënë vetes të drejtë të të dekonspiroj ty tek një person, te ai shoku (Kadri Zeka-shën i Xh.D.) i “ Lirisë”, me të cilin kemi bashkëpunuar qe disa kohë. Ai, duke nxjerrë konkludime nga puna e Organizatës së tij dhe nga ajo e LNÇK, sidomos nga organi ynë “Zëri i Kosovës”, ka ardhur në këtë përfundim: sipas të gjitha gjasëve, edhe LNÇKVSHJ edhe Marksistë-leninistët e Kosovës janë dy degë të të njëjtit trung.





Hydajet Hyseni: "Qysh në bisedën e parë që kishte zgjatur gjithë natën deri në mëngjes, ata jo vetëm kishin gjetur te njëri tjetri shokun e ardhshëm të kauzës e idealit, por edhe kishin konstatuar se në të vërtetë organizatat që përfaqësonin ata vepronin mbi bazë të së njejtës platformë politike, dhe se ishin degë të shkëputura të të njejtës rrënjë." (Për takimin e parë të Kadri Zekës me Vëllezërit Gërvalla.) ("Therror në themelet e Bashkimit", fejton në 8 vazhdime në Zëri, 21 shkurt-2 mars 2002, i ribotuar edhe në përmbledhjen e Rasim Selmanajt, Heroi me Kitarë, Prishtinë 2007, faqe 28)




Një patriot revolucionar, i cili prej kohësh qenka në burg (ai thotë se nuk është fjala për Ademin, por për dikë tjetër), qenka përgjegjës për ndërprerjen e kontakteve mes anëtarëve të vjetër të organizatës së hershme me anëtarët e krahut të ri të kësaj organizate. Kështu që, pjesa e vjetër e asaj organizate (të përbashkët) ka ndjekur një rrugë të caktuar dhe sot ka arritur deri te emri Marksistë-leninistët e Kosovës, kurse krahu i ri, duke mos marrë kontakt me kohë me antarët e vjetër, qenka zhvilluar në Lëvizjen e sotme Nacionalçlirimtare të Kosovës. Për këto konkludime ai merr për bazë pikërisht organin “Zëri i Kosovës”, të cilin Marksistë-leninistët e paskan pasur gjithashtu organ të vetin për një kohë të gjatë (sidomos që nga viti 1974, thotë ai, paskan dalë disa numra të këtij organi). Në rast të tillë, sipas mendimit të tij, bashkimi i organizatave tona jo vetëm që nuk është i vështirë, por është puna më e natyrshme. (...)

Tani prej teje pres përgjigje të prerë për sa vijon: 1) A e aprovon ardhjen time bashkë me atë shokun*, lidhur me sqarimin e çështjes së përmëndur, apo se lejon. 2)Pas “pshtjellimeve” rreth titullit të organit “Zëri i Kosovës”, a të duket e udhës që organit tonë të ardhshëm t’i vëmë një titull tjetër? Unë mendoj se titulli duhet ndërruar." (Letër Sabri Novosellës më 16 qershor 1981. E Botuar për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË, Tiranë 2010, faqe 269-271).

Jusuf Gërvalla: "Materialet e numrit të ardhshëm të “Z.K.” (Zërit të Kosovës-shën. im) janë pothuaj të gjitha të gatshme. Për pjesën e tyre më të madhe, e unë, Shpendi (Xhafer Durmishi-shën im) e Besniku (Bardhosh Gërvalla-shën im) jemi të kënaqur. Morëm zemër edhe nga fakti se ju kishin përlqyer edhe juve ato punime që ua dërguam edhe juve për t’i shikuar. Përveç kësaj, unë personalisht tani jam në pozitë shumë më të lehtë, për shkak të mendimeve, porosive e sugjerimeve nga ana juaj dhe për shkak të një ndihme, sado të vogël në fillim, nga ana e Shpendit, e Besnikut dhe e shokut të “Lirisë”, që këta më dhanë me disa artikuj të mirë. Edhe Shpendi edhe Besniku, për sa duket kanë afinitet për shkrim, i cili do të rritet bashkë me punën tonë e me ne." (Letër Sabri Novosellës më 20 gusht 1981. Botuar për herë të parë nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f. 451-452)

Sa i përket Abdullah Prapashticës dua t'i them se Zëri i Kosovës, si emër gazete ka ekzistua në kokën e Jusufit, sa ka qenë në Kosovë, me vite para se me ardhë në Gjermani. Pse ish inspektori i UDB-së është shumë i interesuar ta lokalizoj gjenezën e "Zërit të Kosovës" te veprat e Enver Hoxhës dhe Nuhi Sylejmani? Ai është shumë i interesuar për këtë sepse si Hydajet Hyseni ashtu edhe Jusuf Gërvalla kanë shkruar se ka mundësi që Lëvizja e Jusufit dhe OMLK-ja kanë qenë degë të një trungu. Trungu i prishë punë trurit të thatë të Dordolecit pasi ëndërra e tij e mjerë është që rolin e trungut, rolin e qendrës ta luaj truri i tij dhe "pozifat" e tij.

Se sa gënjeshtër skandaloze është ideja e Abdullah Prapashticës tregon më miri vetë Jusuf Gërvalla.

Jusuf Gërvalla: "TË DASHUR LEXUES,

Kemi nderin, detyrën dhe përgjegjësinë e madhe të dalim para jush me revistën periodike "Zëri i Kosovës"* pikërisht në një çast historik, kur në ndërgjegjen e popullit dhe të rinisë sonë heroike po trokasin fuqishëm pulset e lirisë që po agon....

*Deri më tash "Zëri i Kosovës" ka dalë në trajtë buletini dhe ka botuar materiale të përdorimit të brendshëm për anëtarët e LNÇKVSHJ" (Zëri i Kosovës, nëntor 1981, faqe 3)

E shumë më mirë edhe vetë Sabri Novosella.

Sabri Novosella: "Jam i mendimit që numri i vitit të ardhshëm të filloi prap me 1 (Nji) ashtu si praktikohet në "Përparimin", "Jetën e re" e të tjera. Unë numrin e parë të ZK (Zëri i Kosovës- shën im) e konsideroi të dalur në vitin 1973 ose 74. Këtë duhet ta dijë më mirë U.(Uka=Xhafer Shatri-shën im) Dallimin e bën viti, për shembull: (Nr. 1. 1983) (Letër Xhafer Durmishit më 4 nëntor 1982)

Në këtë rast për Nuhi Sylejmanin mund të thuhet: Përderisa ai është një gjendje të gënjej në mënyrë kaq të ulët për revistën e organizatës së vetë, me të cilën e ka ilustruar kopertinën e parë të librit të tij "Vrasja e trefishtë", ai është një gjendje të gënjej në mënyrë edhe më të ulët për rrethanat e Lëvizjes dhe njerëzit e saj me të cilët ka vepruar. Përpjekja e Abdullah Prapashticës për ta sqaruar këtë çështje është katastrofale. Këtë çështje si edhe shumë të tjera ai i merr me tepër mendjelehtësi sa edhe me mendjemadhësi. Është interesante anatomia e shkollës së UDB-së se çka është në gjendje të bëjë me viktimat e veta, e t'u ngrakoj aso detyrash për sqarimin themelor të disa gjërave të koklavitura me të cilat as vet Jusufi nuk është marrë.



3. Gjeneza e emrit ” Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe

Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi” sipas gjenazeve

Shkolla:"Pas pak ditësh Jusufi më njoftoi se „Zëri i Kosovës“ kishte dalë nga shtypi, por nevojitshin 1.600 marka për ta tërhequr nga shtypshkronja. Më gëzoi fakti se gazeta kishte dalë jashtëzakonisht mirë, duke i përmbushur të gjitha standardet. Pas titullit me germa të mëdha- „Zëri i Kosovës“, shkruante: Organ i Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ). Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie. " (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 64)

Aktgjykim: "Sepse për të kryer vepra penale kundër bazës së rregullimit shoqëror socialist vetëqeverisës, të sigurisë së RSFJ, e veçanërisht të cenimit kundër revolucionar të rregullimit shtetëror, të drejtuar në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore e njerëzve punues, shkatërrimin e bashkim-vllaznimit e të barazisë së kombeve e kombësive si dhe të ndërrimit antikushtetutar të rregullimit shtetëror federativ, gjatë vitit 1977 në Prishtinë, si një ndër organizatorët, në kontaktet e takimet e shpeshta me Sabri Novosellën dhe të akuzuarin Avdyl Lahu, me qëllim të masovizimit të grupit ilegal armiqësor të Kosovës dhe viset tjera të RSFJ ku jetojnë shqiptarët, merren vesh për formimin e organizatës “Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës” të cilën edhe e formojnë në vitin 1978 dhe vendosin që të njejtën ta udhëheqë “Komiteti Qendror” e që njëri prej anëtarëve të tij të bëhet i akuzuari Shefqet Jashari" ( AKTGJYKIMI I GJYKATËS SË QARKUT NË PRISHTINË P - nr. 137/80, datë 4 qershor 1980, www.pashtriku.org )

Në këtë aktgjykim emri i organizatës thuhet se është: “Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës”. Aktgjykimet e përgatitura nga UDB-a mund të përmbajnë shumë të vërteta por në to ka edhe të pavërteta. Në këtë rast emri i Organizatës nuk është i plotë dhe askujt nuk i mbetet hatri pse UDB-a nuk e jep emrin e plot. Emrin e plot e kemi të dhënë, apo sqaruar me shkrim, katër herë prej Jusufit, para datës 12 shtator 1981.

1. Jusuf Gërvalla: "Prandaj, pasi ne nuk kemi pse të frikësohemi për "teorizime", do të thoshim se na duhet një program i denjë për një lëvizje të denjë. Me këtë rast duhet të vëmë në dukje se ne ende nuk kemi qenë në gjendje ta formojmë partinë tonë komuniste marksiste-leniniste, pa të cilën gati do të jetë e pamundshme hyrja konkrete në luftën e ardhshme nacionalclirimtare dhe në revolucionin tonë. Kjo na nxjerr te një cështje tjetër që kërkon sqarim. Ishte Partia Komuniste Shqiptare (sot Partia e Punës e Shqipërisë) ajo që e pat themeluar Frontin Nacional Çlirimtar (sot Fronti Demokratik). Dhe kjo ishte rruga e drejtë. Te ne ka ngjarë e kundërta. Fronti i Kuq Popullor, i themeluar prej forcash patriotike, pret themelimin e partisë sonë komuniste marksiste-leniniste e cila do të vihet në ballë të luftës dhe të revolucionit. Sipas vlerësimeve të Frontit, arsyeja për këtë inverzion qëndron në kushtet konkrete, të cilat kanë ndikuar që forcat patriotike të masave të gjëra të ecin një hap përpara organizimit të komunistëve tanë. Në kësi konteksti e shohim aktivitetin e Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe të Viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavi - një organizatë e hershme, që ka mbledhur dhe mban rreth vetes njerëz me eksperiencë patriotike e revolucionare dhe me të cilën jemi duke bërë përpjekje për njohje reciproke dhe për bashkim. Në kësi konteksti jemi duke përcjellë gjithashtu edhe aktivitetin e Marksist-leninistëve të Kosovës, që po shfaqen këto kohët e fundit me organin e tyre "Liria". Duke u nisur nga kryartikulli në numrin e parë të këtij organi, si dhe nga përmbajtja e tij përgjithësisht e nga trajtimi marksist-leninist i problemeve nga ana e krijuesve të "Lirisë", ne e vlerësojmë shumë të drejtë punën e Marksist-leninistëve kosovarë. Kjo na jep shpresë që së shpejti, ndoshta pikërisht nga radhët e tyre, do të realizohet edhe kërkesa e domosdoshme për themelimin e vetë partisë komuniste marksiste-leniniste." (Bashkimi bënë fuqinë, Bashkimi-Organ i Frontit të Kuq Popullor, janar 1981, faqe 2, shtylla 1)

"Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie."













Para shtëpisë së Jusuf Gërvallës: Untergruppenbach, Habichthöhestr.40. ”Aty ku është derdhur gjaku pema e harresës nuk rritet!”




Pyetje e drejtpërdrejtë për Shkollën për të sqaruar në detaje:

Cila datë është më e hershme: Janari 1981 apo 12 shtatori 1981?

Në Lajmëtarin e lirisë, janar 1981 gjendet shkrimi "Një komb shqiptar, një shtet shqiptar", prezentimin e të cilin Jusufi e bënë në këtë mënyrë: 2. Jusuf Gërvalla: "Ky artikull paraqet një trakt të Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavi, i cili qarkullon qe një kohë të gjatë në radhët e patriotëve dhe të revolucionarëve tanë." (Lajmëtari i lirisë, janar-shkurt 1981, faqe 12)

"Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie."

Pyetje e drejtpërdrejtë për Shkollën për të na sqaruar në detaje:

Cila datë është më e hershme: Janari 1981 apo 12 shtatori 1981?

3. Jusuf Gërvalla: "Sipas të gjitha gjasëve, edhe LNÇKVSHJ edhe Marksistë-leninistët e Kosovës janë dy degë të të njëjtit trung." (Letër Sabri Novosellës më 16 qershor 1981. E Botuar për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË, Tiranë 2010, faqe 269-271).

"Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie."

Pyetje e drejtpërdrejtë për Shkollën për të na sqaruar në detaje:

Cila datë është më e hershme: 16 qershori 1981 apo 12 shtatori 1981?

4a. Jusuf Gërvalla: "Thuajse rregullisht, veprimtaria e tyre është zbuluar dhe është ndërshkuar që në gjysëm të rrugës. Atyre u ka munguar konspiracioni i thellë, i domosdoshëm në veprimtarinë ilegale. Organizimi i tyre është bërë shpesh në suaza regjionesh të caktuara, të ngushta dhe vetëm në ndonjë rast të rrallë ato (si bie fjala më 1964) janë përhapur në ndonjë trevë më të madhe të tokave tona. Përjashtim bën Lëvizja nacionalçlirimtare e Kosovës dhe viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavi, për të cilën mendoj se jeni në dijeni dhe anëtar i së cilës jam dhe unë. Kjo lëvizje vazhdimisht ka pasur parasysh si një nga qëllimet kryesore përfshirjen në gji të vet të patriotëve dhe revolucionarëve nga të gjitha viset shqiptare. Pos kësaj, edhe anëtarët e saj kanë qenë nga të gjitha strukturat shoqërore, gjë që organizatës i ka dhënë një karakter të përgjithshëm shoqëror. Megjithë të metat që janë përcjellë në aktivitetin e grupeve dhe të organizatave patriotike revolucionare të shqiptarëve në Jugosllavi, ne, para se t’i sulmojmë me kritikën tonë lidhur me ndonjë aspekt të posaçëm të tyre më në fund, siç është fare e natyrshme, ka qenë në përputhshmëri me mundësitë që afrojnë kushtet e përgjithshme shoqërore ndër ne." (Letër Enver Hoxhës më 19 gusht 1980. Botuar për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit, Dhimbje krenare, Tiranë 1998, faqe 94-99)

"Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie."

Pyetje e drejtpërdrejtë për Shkollën për të na sqaruar në detaje:

Cila datë është më e hershme: 19 gushti 1980 apo 12 shtatori 1981?

4b. Jusuf Gërvalla: "Përjashtim bën Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavi (LNÇKVSHJ), për të cilën mendoj se jeni në dijeni dhe anëtar i së cilës jam edhe unë." (Letër Enver Hoxhës më 19 gusht 1980. Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 23)

"Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie."

Pyetje e drejtpërdrejtë për Shkollën për të na sqaruar në detaje:

Cila datë është më e hershme: 19 gushti 1980 apo 12 shtatori 1981?

Ashtu siç qëndron puna me gënjeshtrën rreth emrit të plotë të Organizatës, në të njejtën mënyrë vlen edhe gënjeshtra e mëposhtme në fjalin e cila fillon citatin e faqes 64, të cilin e kemi shqyrtuar: "Pas pak ditësh Jusufi më njoftoi se „Zëri i Kosovës“ kishte dalë nga shtypi, por nevojitshin 1.600 marka për ta tërhequr nga shtypshkronja." Këtë shprehjen për ta tërhequr nga shtypshkronja do ta analizojmë në një pikë tjetër më poshtë.



Jusuf Gërvalla e Xhafer Durmishi:

"K O M U N I K A T Ë

E KOMITETIT QENDROR TË LËVIZJES NACINAL

ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS



Për të fshehur shkakun e vërtetë të demonstratave dhe trazirave të sivjetme në Krahinën e Kosovës, skamjen e mjerimin, shtypjen nacionale, sociale e kulturore të popullsisë vendëse, qeveria shovniste e Beogradit, me kryepolicin Herleviç në krye, u hodh në të katër anët për të kurdisur arsye të paqena, si ”romantizëm nacional”dhe ”nacionalizëm e shovinizëm shqiptar” si dhe për të gjetur ”organizatorin” e demonstratave, duke fajësuar herë një ”grup huliganësh”, herë ”ekstremistët” shqiptarë, (duke pasur në këtë rast parasysh Marksistë-Leninistët e Kosovës) herë organizatën Fronti i Kuq Popullor etj., në mënyrë që pastaj të kthehet e t’ia ngarkoj fajin kryesor Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Ndër ”organizatorët” e shumtë, kryepolici Herleviç, zuri ngoje edhe organizatën tonë patriotiko - revolucionare me emrin Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës, duke e fajësuar atë për shumë ”vepra” që nuk përkojnë aspak me veprimtarinë e saj. E kemi parë të udhës që, pasi në mjetet e informimit publik të Perëndimit u publikuan ”informatat” e përpunuara nga agjencitë gazetare jugosllave, t’ju drejtohemi me një kërkesë demokratike edhe ne: për dezinformimet e ndryshme rreth ngjarjeve tragjike të Kosovës; ne do të kishim pasur një satisfaksion, po që se do ta transmetoni në organet tuaja edhe këtë komunikatë nga ana e Komitetit Qendror të Lëvizjes Nacional çlirimatare të Kosovës.

1. Demonstratat e Kosovës të këtij viti nuk i ka organizuar LNÇK. Ato kanë shpërthyer spontanisht, së pari në Universitetin e Kosovës, e pastaj janë përhapur në të gjitha viset e Kosovës. Shkaku dhe arsyeja e shpërthimit të tyre nuk mund të kërkohen askund tjetër, pos në revoltën e grumbulluar me dhjetëra vite te popullsia shqiptare për shkak të skamjes, mjerimit dhe padrejtësive nacionale që i bëhen popullit tonë nga ana e qeverisë shoviniste të Beogradit.

2. Kërkesa për t’iu njohur Kosovës statusi i republikës së federuar jugosllave nuk është kërkesë e LNÇK. Organizata jonë lufton për çlirimin e tokave shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia dhe bashkimin e tyre me vendin amë, Shqipërinë, dhe kështu për krijimin e shtetit unik shqiptar brenda kufijve kombëtarë. Kjo shihet nga Statuti dhe Programi, nga të gjitha dokumentet e LNÇK të botuara në organet ”Zëri i Kosovës” dhe ”Lajmëtari i lirisë”, si dhe në të gjitha traktet tona.

Kërkesa për republikën e Kosovës është kërkesë e një pjese të intelegjencies së Kosovës. Çêshtja e saj është shtruar më herët, sidomos më 1968. Pasi ajo u refuzua nga ana e Titos dhe e qeverisë jugosllave, në Kosovë patën shpërthyer në nëntor të vitit 1968 demonstrata të fuqishme. Edhe atëherë edhe sot, kjo kërkesë u përkrah nga mbarë populli shqiptar në Jugosllavi. Por, LNÇK mbetet pranë kërkesës së saj të vetme – luftës për bashkimin e ligjshëm të të gjitha trojeve shqiptare të robëruara nga Jugosllavija dhe bashkangjitjen e tyre shtetit amë.

3. Nga Statuti, Programi dhe të gjitha dokumentet e LNÇK del qartë se ne nuk e aprovojmë dhe nuk e aplikojmë asnjë formë terrori dhe anarkie. As sot LNÇK nuk merr përsipër as përgjegjësinë më të vogël për aktet e ”terrorit” e të ”anarkisë”, që i trumbeton me të madhe policia sekrete jugosllave, siç është djegia e ndonjë fabrike a ndërmarrjeje, përdhunimi i monumenteve kulturo-historike, i varrezave serbo-malazeze etj. (...)Komiteti Qendror i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës Kjo komunikatë u përpilua nga Jusuf Gërvalla e Xhafer Durmishi në gusht 1981, në Untergruppenbach dhe u nënshkrua si: ”Komiteti Qendror i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës”." (www.pashtriku.org)

Shtrohet pyetja: pse në gusht 1981, Jusufi dhe unë e përdorim emrin Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës? Këtu duhet të kihet parasysh se kjo Komunikatë është përgjigje direkte kryepolicit Franjo Herleviç (në këtë kohë eprori kryesor i Abdullah Prapashticës). Herleviçi akuzon organizatat e ndryshme për organizimin e demonstratave, e në mesin e tyre edhe Lëvizjen e Jusufit. Në këtë rast eprori i Abdullah Prapashticës e përdor atë emër që e ka përdorur UDB-a në përgatitjen e aktgjykimit të 4 qershorit 1980, d.m.th. Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës. Këtë emër (Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës) e transmetojnë agjensit e gazetat e ndryshme botërore. Komunikata e mësipërme ishte pikërisht një dokument që iu drejtohej agjensive të lajmeve dhe gazetave të ndryshme. Për të mos shkaktuar huti se për cilën organizatë është fjala Jusufi dhe unë e përdorim vetëm emrin Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës. Kjo është e vërteta në këtë pikë. Këtu është shumë interesant të shohim se si Abdullah Prapashticës (përndryshe 'organizator' i demonstrateve të vitit 1981) i ka bërë përshtypje më vendimtare lufta dhe nomenklatura e përdorur ndaj Herleviçit se sa letra dërguar Enver Hoxhës. Por është e kuptueshme që Shkolla e UDB-së të tregon më tepër respekt për emrin e përdorur me eprorin e saj Herleviçin se sa me Enver Hoxhën. Dhe në fund të kësaj pike është me rëndësi të përgjigjemi në pyetjen: Pse Abdullah Prapashtica është aq shumë i angazhuar në punët e brendshme të LNÇKVSHJ-së, dhe mundohet ta sqaroj në detaje (në të cilat therret aq keq) me pocërkën e vet, gjenezën e mbaresës 'Viseve shqiptare në Jugosllavi'.

"Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie."

Abdullahu është i interesuar në këtë pikë sepse po të ishte si thotë ai, rrejdhimi do të ishte: OMLK-ja është marrë vetëm me çështjen e shqiptarëve për atë territor që është quajtur Krahina Socialiste Autonome e Kosovës. Jusuf Gërvalla dhe Lëvizja e tij e kanë bërë të njejtën gjë. Ushtruesi i profesionit të udbashit, Abdullah Prapashtica është i vetmi që me partinë e tij "komuniste" është brengos e ka luftuar për të gjithë shqiptarët në Jugosllavi.






Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Haxhi Berisha,me rvole ne dore vete i 8 ndiqte mi vra patrio Empty Re: Haxhi Berisha,me rvole ne dore vete i 8 ndiqte mi vra patrio

Message  Perparimi Mar 4 Nov - 9:51

4. Jusufi nuk ishte mbret!



Shkolla: "Me Skënder Skënderin (Xhafer Durmishin-shën.) im isha takuar vetëm njëherë në familjen Gërvalla, në shtator të vitit 1981, në prezencën e Islam Rafunës. Pastaj, as nuk e kam parë, por as nuk kamdëgjuar më për të. Nuk e mora vesh se nga erdhi, nga Kosova apo nga ndonjë vend tjetër, ndodhej ilegal në Gjermani, apo kishte ndonjë leje qëndrimi. Në fillim mendova se qëllimi i vizitës së tij ishte ngushëllimi, por pak kohë më vonë, për befasinë time, Suzana ma prezantoi si „zëvendës“ të Jusufit! Tani e kuptova qëllimin e vërtetë të ardhjes së tij. I çuditur, ia ktheva Suzanës, se Jusufi nuk ka qenë në dijeni se do të vritej dhe të parapërcaktonte një zëvendës... as nuk ishte mbret që të linte në fron trashëgimtarin. Suzana më sqaroi se Skënderi (Xhafer Durmsihi-shën. im) ishte i dërguar i Mërgimit, i cili ishte udhëheqësi i ynë, dhe se pa urdhrin dhe lejen e tij ne nuk guxonim të merrnim asnjë vendim. Pas këmbënguljes sime për të marrë vesh se kush fshihej pas pseudonimit Mërgimi, ajo më tregoi se ishte Sabri Novosella." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 88)

"D O K U M E N T

Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ të LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ (...) Përfaqësuesi i PKMLSHJ Halimi (Osman Osmani) doli me këtë propozim; të bëhet shkrirja e dy organizatave në një të vetme me emrin ”LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI” (LRSHJ). (...)

Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Mërgimi (Sabri Novosella) deklaroi: , - Duke pasur parasysh që propozimi i bërë nga Halimi (Osman Osmani) dhe i përkrahur nga Shpendi (Xhafer Durmishi) e Kushtrimi (Abdullah Prapashtica), kam bindjen se i plotëson kërkesat e forcave patriotike revolucionare dhe të popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi; pajtohem plotësisht me këtë propozim dhe shtoj; që të dy komitetet e organizatave të mëparshme të përbëjnë komitetin e LRSHJ kurse udhëheqësia e Komitetit Qendror të zgjidhet në një mbledhje të ardhshme. Të formohet një komision nga anëtarët e këtij komiteti për përpilimin e programit dhe statutit të LRSHJ. Pasi që deri në momentet e fundit të jetës së tij që ra nga plumbat e shovinistëve serbomëdhenj e redaktoi dhe udhëhoqi me plot sukses e edhe pas tashit do të punohet me atë teknikë të përsosur (Stilograf-shën i Xh.D.) të Jusuf Gërvallës, propozoi që organi i LRSHJ të mbaj emrin ”Zëri i Kosovës”.

VENDIM

(...)

6. Organi i LRSHJ të jetë ”Zëri i Kosovës” pasi ky emër shpreh zërin e Kosovës,..." (Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë, 1997, faqe 217-218 dhe www.pashtriku.org, 2008)

Analizimin e kësaj pjese kurrë nuk e kisha shtjellua në këtë formë sikur të mos isha i detyruar. Jusufi nuk ka qenë mbret. Kjo insinuatë është shpikje e shkollës së UDB-së Serbe. Mbretit ia zënë vendin vetëm biri apo bija e farefisi i gjakut. Unë nuk kam pasur kurrfarë lidhje familjare me Jusufin. Mua me te më ka lidhur vetëm fryma dhe idetë e tij. Në këtë pikë është pikërisht e kundërta. Abdullah Prapashtica ka pasur ëndrra Kim il Sungiste, në bazë të të cilave, si Kryetar i Partisë 'Komuniste' (P'K'MLSHJ) gruan e vet e ka bërë kryetare të grave 'komuniste', e në Stafin e tij gjithashtu e ka pasur nipin e vet Faton Topallin me pseudonimin Qemali i cili ka qenë kryetar të organizatës së rinisë 'komuniste'. Se çfarë analogjie është bërë apo kush është përpjekur të imitohet nuk mundem me e marrë me mend. Çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë se vetëm ata që i kan takuar hises së përçës së Prapashticës, kan pasur shansë në Partinë e tij 'Komuniste' sado e madhe dhe e papërmbajtur të ketë qenë dëshira, qejfi e Vullneti i të tjerëve për ta përçafuar programin e saj. Bazimi në lidhjet e përçës për Dinastin e Partisë 'Komuniste' të Prapashticës është konsideruar si masa kryesore për t'i mbajtur në distancë të sigurt njerëzit me potencial të madh për komplote e përçarje.

Të kthehemi edhe njëherë tek Stilografi i Jusuf Gërvallës.

Shkolla:"Menjëherë pas kësaj demonstrate (sipas N.S. të 4 korrikut 1981 në Frankfurt-shën i Xhafer Durmishit), ne nëntë anëtarët e celulës „Vullneti“ u mblodhëm për të diskutuar rreth mundësisë së grumbullimit të parave për blerjen e makinës së shkrimit, për të cilën ditë më parë kishim diskutuar me Jusufin. (...) Në ditët pasuese Bardhoshi e kishte blerë një makinë shkrimi të tipit „Olivetti“, në vlerë prej 13.000 markash."(Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 56)

Shkolla: "Pas blerjes së makinës së shkrimit (pas 20 gushtit 1981-shën im), Jusufi bëri një punë të jashtëzakonshme. I nxori nga shtypi revistat „Lajmëtari i lirisë“ dhe „Bashkimi“. Në anën tjetër, Kadri Zeka e kishte përgatitur revistën „Liria“ dhe në bashkëpunim me Jusufin e nxorën nga shtypi edhe këtë në fund të muajit gusht." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, f.58)

Megjithatë përmendja e mbretit ndoshta për Dinastin Dordolece e ka njëfarë kuptimi. Siç shihet nga Dokumenti i Bashkimit të 17 shkurtit 1982, dhe dy citatet e mësipërme, ndoshta askush nuk është ngulë më mirë në Stilografin e Jusuf Gërvallës se sa Dinastia e Shkollës. Po që se gjërat shqyrtohen në këtë kuptim, duket se është plotësisht e arsyeshme për Shkollën dhe Dinastinë e tyre dordolece dhe ata janë të vetmit që me të vërtetë kanë të drejt ta shtrojnë çështjen se a ka qenë Jusufi mbret apo jo.



5. Propozim për tu formuar një organizatë e ngjashme



Shkolla: "Edhe pas propozimit tim që të formohej një organizatë e ngjashme politike e mos të bëheshin përpjekje për ta zëvendësuar atë që ishte e pamundur, nuk më ngeli gjë tjetër veçse t’i përfillja urdhrat e zonjës së shtëpisë, e cila e kishte pranuar zëvendësimin e autoritetit të burrit të saj me njëfarë Skënder Skënderin, dhe e heshtur i ishte nënshtruar diktatit fantazmë të Sabri Novosellës." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 88)

Vullneti i Shkollës së UDB-së për t'ia nisur prej zeros, për t'ia nisur nga aty ku e kishin lënë vrasësit e saj, nuk ka nevojë për koment.



6. Nuk ishte pajtuar - ishte pajtuar



Nuk ishte pajtuar Mërgimi

Nuhi Sylejmani: "Pas shumë konsultimeve që u bënë për bashkimin e organizatave që vepronin në mërgatë, u vendos që Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla të udhëtonin për Turqi. Qëllimi ishte që të takoheshin me Mërgimin dhe t’i afronin qëndrimet për bashkimin e OMLK-së dhe LNÇKVSHJ-së13, pasi që më parë ky bashkim ishte arritur me Frontin e Kuq Popullor. Këto biseda, sipas Bardhosh Gërvallës, ishin tejet të shkurtra, pasi Kadriu që në fillim kishte deklaruar se nuk kishte çfarë t’iu shtonte atyre që ishin të shkruara në „Tezat rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës“, me çka nuk ishte pajtuar Mërgimi." (Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 60)

Ishte pajtuar edhe Mërgimi

Nuhi Sylejmani: "Në takimin e radhës që pata me vëllezërit Gërvalla, u bisedua për mundësinë e nxjerrjes së një organi të ri në kuadër të LNÇKVSHJ-së. Mosarritja e bashkimit në mes të OMLK-së dhe LNÇKVSHJ-së, i la duar të lira Jusufit që të kujdesej për nxjerrjen e një organi që do t’i shërbente interesave të organizatës sonë. Për këtë qëllim, paraprakisht ishte pajtuar edhe Mërgimi." (Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 60)

Shkolla: "Me Skënder Skënderin (Xhafer Durmishin-shën im) isha takuar vetëm njëherë në familjen Gërvalla, në shtator të vitit 1981, në prezencën e Islam Rafunës. Pastaj, as nuk e kam parë, por as nuk kam dëgjuar më për të. Nuk e mora vesh se nga erdhi, nga Kosova apo nga ndonjë vend tjetër, ndodhej ilegal në Gjermani, apo kishte ndonjë leje qëndrimi. Në fillim mendova se qëllimi i vizitës së tij ishte ngushëllimi, por pak kohë më vonë, për befasinë time, Suzana ma prezantoi si „zëvendës“ të Jusufit! Tani e kuptova qëllimin e vërtetë të ardhjes së tij. I çuditur, ia ktheva Suzanës, se Jusufi nuk ka qenë në dijeni se do të vritej dhe të parapërcaktonte një zëvendës... as nuk ishte mbret që të linte në fron trashëgimtarin. Suzana më sqaroi se Skënderi ishte i dërguar i Mërgimit, i cili ishte udhëheqësi i ynë, dhe se pa urdhrin dhe lejen e tij ne nuk guxonim të merrnim asnjë vendim. Pas këmbënguljes sime për të marrë vesh se kush fshihej pas pseudonimit Mërgimi, ajo më tregoi se ishte Sabri Novosella." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 88)

Nuk kishim dijeni se kush ishte pajtuar dhe kush nuk ishte pajtuar

Shkolla: "Kisha fituar përshtypjen se këto veprime nuk ishin fare të tijat. Ai zbatonte urdhra dhe thurte komplote, por nën diktatin e tjetërkujt... Assesi nuk ishte vetëm! E kishte ndihmën dhe këshillat politike të Hafiz Gagicës, i cili nuk dallonte aspak nga Skënderi. Prandaj, nuk besoja se pranonte dhe zbatonte direktiva nga Sabri Novosella (Mërgimi), të cilin Suzana na e prezantonte si udhëheqës të Lëvizjes, edhe pse asnjëri nga ne anëtarët e Lëvizjes nuk kishim dijeni për ekzistimin e një udhëheqësi të tillë!" (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 89)

Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka kanë ditur për Sabri Novosellën por "Luani i Komitetit Qendror të Partisë së Shkollës" paska mbetur i painformuar në këtë pikë. Pyetja e pashmagshme që shtrohet këtu është: Kush e mban përgjegjësinë për mosinformimin e Luanit superior? Është interesant të shohim memorjen fenomenale të Shkollës, kur gjëra që i pohojnë në librin e tyre në faqe 89 harrojnë tërësisht se çka kanë thënë në faqe 60. Si është e mundur me i pajtua kundërthëniet e rrenat e tilla skandaloze të këtyre farë pajtonxhinjve?



7. Mohimi i Zërit të përgjakur nga gjaku i Jusufit dhe të të vrarëve

"TERHEQJA" E ZËRIT ME 8 SHKURT



Xhafer Durmishi: “Zëri i Kosovës”, organ i LNÇKVSHJ-së, i drejtuar nga Jusuf Gërvalla. Dalja me “Zërin e Kosovës” si organ i LNÇKVSHJ-së ishte planifikuar në verën e vitit 1981, por bisedimet me OMLK-në e që nxirrte revistën “Liria” e pezulluan këtë punë gjer në nëntor 1981, kur doli numri i parë i saj. Në janar 1982 doli numri i dytë. Vetura e Bardhosh Gërvallës në të cilën u vranë vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka ishte e mbushur me këtë numër i cili posa kishte dalë nga shtypshkronja. Mu për këtë, për aktivistët e rrethit të Shtutgartit kjo gazetë mori një përmbajtje shumë më të thellë se sa që kishte pasur përpara." (Organizatat politike shqiptare në Evropër 1979-1985, 1992, Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 334 dhe www.pashtriku.org)

Shkolla e UDB-së: "Të nesërmen, më 8 shkurt (1982-shën i Xh.D.), shkova në shtypshkronjën „Luzifer-Verlag“ në Ludvigsburg, për ta tërhequr numrin e dytë të „Zërit të Kosovës“, me ç’rast bëra pagesën në shumë prej 1.300 markash." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 118)

Xhafer Durmishi: "Me të vërtetë tani jemi në njëfarë krize materiale. Puna ime tani nuk është aq me rëndësi: me rëndësi është ajo se ne tani kemi edhe 1300 marka borxh për këtë numrin e "Z" (Zërit të Kosovës-shën i Xh.D.) e janë mbi emrin e Hafizit (Gagicës). E ai në këto momente nuk e ka punën mirë. Shokut larg ia dërgova një letër të gjatë lidhur me këto e gjithashtu me përmbajtjen e bisedimeve që i patëm te Uka (Xhafer Shatri) në H." (Letër Faridin Tafallarit më 30 dhjetor 1982, Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 442)

Faridin Tafallari: "Jusufi:Po ti Suzanë, kujdes fëmijët, t'i rritësh dhe t'i bësh trima. Amanet po të lë edhe materialet që i kam shpërndarë tek shokët; bodrumi është plot." (Terror Dhimbje Qëndresë, f. 52)

Përkundër faktit të ditur prej të gjithëve që kanë qenë në Shtutgart se bodrumi, e jo vetëm bodrumi por edhe gepeku i kerrit, të rrethuar nga atentatorët, me targ HN-CY353, ka pasur pako me numrin 2 të Zërit të Kosovës, i cili ka qenë gati krejtësisht i përfunduar para 10 dhjetorit 1981, Shkolla e servon këtë gënjeshtër: "Të nesërmen, më 8 shkurt, shkova në shtypshkronjën „Luzifer-Verlag“ në Ludvigsburg, për ta tërhequr numrin e dytë të „Zërit të Kosovës“, me ç’rast bëra pagesën në shumë prej 1.300 markash." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, f.118)

Më 8 shkurt 1982 është bërë pagesa e borxhit për gazetën e cila është tërhequr në janar. Bardhi ka bërë kontratë me atë firmë dhe në kontrata të tilla kur në pyetje janë me mija marka, nuk janë paguar çdo herë të hollat në dorë sikur e paguan dikush një litër qumsht në dalje të vetëshërbmit. Kjo gënjeshtër në këtë formë është gatuar nga Abdullah Prapashtica, për ta zbutur luftën e tij kundër veprës së atyre që u vranë më 17 janar 1982. Nuhi Sylejmani nuk ka shkuar për ta tërhequr numrin dy të Zërit të Kosovës, se atë e ka tërheq Bardhoshi rreth 8 janarit 1982, por ka shkuar për ta paguar borgjin. Letra ime dërgua Faridin Tafallarit e dëshmon më së miri këtë punë, se në të shumtën e rasteve pagesa është bërë në një kohë pas marrjes së gazetës. Ajo çka bien shumë në sy është edhe përputhja e shumës 1300 marka gjermane, megjithëse fjala është për dy ngjarje, njëra në shkurt e tjera në dhjetor 1982. Shtrohet pyetja se pse e nxitë Abdullah Prapashtica ta bëjë këtë dëshmi të rrejshme Nuhi Sylejmanin? Ai e bënë këtë pasi po të ishte kështu, ia thotë atij logjika e vetë, lufta e tij që gjthçka të filloj nga zeroja, nga aty ku e kanë lënë vrasësit e UDB-së Serbe do të dukej pakëz më e justifikueshme se sa në rastin e ekzemplarëve të Zërit të Kosovës, që ishin përgjakur me gjakun e Jusufit nga ulëset e prapme të veturës, apo me gjakun e tre të vrarëve.



8. Shkrirja - Ngrirja dhe Shuarja totale e Partisë "Komuniste"



Shkolla e UDB-së Serbe: "Pas vrasjes së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, udhëheqjen e organizatës, në mënyrë misterioze, e mori Xhafer Durmishi. Ky emërim apo vetemërim kishte ndodhur pa dijen dhe pëlqimin tim, kur dihet se Sabri Novosella (Mërgimi), emigrant në Turqi, asnjëherë nuk e kishte marrë mundimin për riorganizimin e LNÇKVSHJ’së, por e kishte krijuar (apo ishte kyçur) në një organizatë krejt tjetër, të quajtur „Komiteti Hasan Prishtina“. Prandaj, emërimet e tilla, pa ndonjë marrëveshje paraprake me anëtarët e mbijetuar të kësaj Lëvizjeje, do ta degradonin LNÇKVSHJ-në, duke e shtyrë drejt dobësimit apo shuarjes totale." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 124)



"D O K U M E N T

Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ të LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ (...)

Përfaqësuesi i PKMLSHJ Halimi (Osman Osmani) doli me këtë propozim; të bëhet shkrirja e dy organizatave në një të vetme me emrin ”LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI” (LRSHJ). (...)

Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Mërgimi (Sabri Novosella) deklaroi:,

- Duke pasur parasysh që propozimi i bërë nga Halimi (Osman Osmani) dhe i përkrahur nga Shpendi (Xhafer Durmishi) e Kushtrimi (Abdullah Prapashtica), kam bindjen se i plotëson kërkesat e forcave patriotike revolucionare dhe të popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi; pajtohem plotësisht me këtë propozim dhe shtoj; që të dy komitetet e organizatave të mëparshme të përbëjnë komitetin e LRSHJ kurse udhëheqësia e Komitetit Qendror të zgjidhet në një mbledhje të ardhshme.

Të formohet një komision nga anëtarët e këtij komiteti për përpilimin e programit dhe statutit të LRSHJ. Pasi që deri në momentet e fundit të jetës së tij që ra nga plumbat e shovinistëve serbomëdhenj e redaktoi dhe udhëhoqi me plot sukses e edhe pas tashit do të punohet me atë teknikë të përsosur të Jusuf Gërvallës, propozoi që organi i LRSHJ të mbaj emrin ”Zëri i Kosovës”.

VENDIM

(...) 6. Organi i LRSHJ të jetë ”Zëri i Kosovës” pasi ky emër shpreh zërin e Kosovës,..." (Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë, 1997, faqe 217-218 dhe www.pashtriku.org , 2008)

Osman Osmani: ”Të bëhet shkrirja e dy organizatave në një të vetme me emrin 'LËVIZJA'.....”

Besnik Prishtina: "Megjithatë, pasi PKMLSHJ e realizon bashkimin LNÇKVSHJ e OMLK në LRSSHJ, me 17 Shkurt/15 Maj 1982, vet e PKMLSHJ e ngriu aktivitetin e vet partiak....” (HISTORINË E SHKRUAJNE VEPRAT PRAKTIKE E JO DEKLARATAT TEORIKE, www.zemrashqiptare.net, 13 maj 2010)

Pamvarësisht se a bëhet fjalë për Shkrirjen e të Pabesit apo për Ngrirjen e 'Besnikut' në këtë rast kemi të bëjmë me të njetin efekt termodinamik, Shuarjen e Partisë 'Komuniste' me vite të tëra para se i njejti fat t'i gjej partitë 'komuniste' të të njetit brum, (të ngushlluara me telegrame nga Abdullahu e Osmani) duke përfunduar aty ku përfundoi Muri i Berlinit.

Lëvizja e Jusuf Gërvallës u shkri në Lëvizje dhe Vërshoi, Zëri i Jusuf Gërvallës i dha rezonancë me amplitudë maksimale Zërit të Kosovës dhe Jehoi, siç do të Jehoi përjetësisht. Ky Vendim, ky Dokument është fakti i përjetësimit të Zërit e Lëvizjes së Jusuf Gërvallës - LNÇKVSHJ.



9. Vazhdimi i punës nga aty ku e kishte lënë Jusufi dhe

vazhdimi i punës aty ku e kishte lënë UDB-a Serbe



Shkolla e UDB-së: "Menjëherë pas këtij bashkimi, nga Turqia për në Gjermani udhëtuan Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani. U vendosën në familjen Gërvalla në Untergrupenbach të rrethit të Heilbronn-it. Vazhduam punën aty ku e kishte ndërprerë Jusufi, duke i përfunduar artikujt e përgatitur prej tij." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 126)

Vëzhguesi i Dordolecit, Osman Osmani nuk është marrë në asnjë pikë e me asnjë germë të vetme me Zërin e Kosovës, të LNÇKVSHJ, të marsit 1982. As unë e lere më ky far vëzhguesi, nuk kemi përfunduar asnjë artikull të Jusufit, pasi ai nuk ka lënë asnjë artikull të nisur e të papërfunduar. Ka qenë plani që Zëri i Kosovës, i marsit 1982 të del si organ i Lëvizjes për Republikë. Vëzhguesi ka ndërhy duke thënë se është më mirë të del në emër të LNÇKVSHJ. Plani i Shkollës ka qenë që përkundër nënshkrimeve të tyre, çështjen e emrit të gazetës dhe të gjitha çështjet t'i shtrojnë prej fillimit, pra t'ia nisin prap prej zeros në takimin kur do të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e OMLK-së. Në këtë kuptim mund të thuhet se Dordoleci dhe Vëzhguesi i tij ishin të dehur prej suksesit. Ata, brenda dy orëve të vona të 17 shkurtit 1982, kishin arritur t'i ndërprenin-pëfundonin dy gazeta të tyre famoze, andaj mendonin se të njejtin sukses do ta përsëritnin edhe me Zërin e Jusufit. Plani dhe misioni im ka qenë që me forcat e mia ta vazhdoj punën nga aty ku e ka lënë Jusufi. Plani i Osman Osmanit është përputhur me planin e UDB-së. Plani i UDB-së me vrasjen ka qenë që ne të detyrohemi me ia nis prej zeros. Argumenti "t'ia nisim prej zeros" ishte baza e veprimeve të Abdullah Prapashticës dhe Osman Osmanit.



10. Faqosja e Zërit të Jusufit sipas falsifiktarorëve të

pa faqe d.m.th. të pafytyrë



Shkolla e UDB’së: "Nxjerrja e këtyre dy numrave, të shkruar dhe daktilografuar nga kjo redaksi, u ndihmua teknikisht (faqosja dhe përgatitja për shtyp) nga “marksist- leninistët gjerman” të rrethit të Stuttgard- it." (Nuhi Sylejmani, Vrasje e trefishtë, 2010, faqe 126)

Me fjalët Nxjerrja e këtyre dy numrave mendohet në "Zërin e Kosovës" (organ i LNÇKVSHJ) nr.3, mars 1982 dhe "Zëri i Kosovës" (organ i LRSSHJ) nr.1, qershor 1982. Historia e përgatitjes së këtyre dy numrave është krejtësisht e ndryshme prej njëri tjetrit. Numri i marsit nuk është daktilografuar nga vëzhguesi "komunist" dhe as nga ndonjë komunist gjerman, por pikërisht nga një firmë kapitaliste gjermane për çmimin prej 1400 DM, prej të cilëve është daktilografuar, radhitur në formën e shtyllave, gjerësinë e të cilave ua kam caktuar unë. Neve, shokëve të Jusufit, na është dhënë filmi i shtyllave (në pllaka plastike) të cilat pastaj janë pre dhe përgatitja grafike e faqeve (faqosja, nëse e përdorim shprehjen e rrencave të pafaqe) në 24 faqe A4 është bërë në shtëpinë e Jusufit nga Suzana dhe unë. Pastaj është bërë dorëzimi për shtyp në të njejtën firmë. Letra e mëposhtme e vërteton atmosferën e asaj kohe më së miri.

Xhafer Durmishi (Shpendi): "Organin e dorëzuam për radhitjen e shtylave na kushtoi 1400 DM. Janë 17 artikuj (pa poezi). S’bashku me fotografitë dhe titujtë besoi se do të dal mjaftë material. Pjesa dërmuese e shkrimeve është e Sokolit, megjithëse nga kapuçonët nuk është kthyer as gjysma e materialeve të pregatitura për numër. Organin do ta nxjerrim si numrin 3 të LNÇKVSHJ, por për hirë të informimit më të shpejtë, që të mos presim deri tek numri i ardhshëm do të dalim me një fletë të shkapur si te Lajm. Nr 3, duke e quajtur shtojca e zërit. artikujtë e saj “Një udhëtim në izr...” dhe “Plisi i bardh mbi faqe të zezë” nuk u dorëzuan në radhitje pasi H. e kishte humbur ndërsa të dytin arkatari ma solli me vonesë. Unë i kisha dorëzuar në radhitje për hirë të shpejtësisë edhe pse kështu krejtësishtë s’na doli, dhe më tepër për shkak të familjes vendosëm që këtë numër ta punojmë në shtypin e qytetit, sepse këta kapuçonët interesohen fortë se ç’po bëhet, e pa rregullimin e shoqes së Sokolit nuk kishim mund t’i largojmë mjetet e punës siq është një makinë e tillë. Dhe besojë se kjo është e arsyeshme. Kam frikë se organi do të na del me ca gabime gjuhësore jo për fajin tonë, por për shkak të atyre që e pregadisin." (Letër dërguar Sabri Novosellës, mars 1982. Marrë nga Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme..., Tiranë 2010, faqe 285-286)

Pas daljes së numrit 3 (mars 1982) të Zërit të Kosovës, po kaloj shkurtimisht tek mbledhja e 14 e 15 majit në mes meje, Xhafer Shatrit dhe Vëzhguesit e përfaqësuesit 'komunist' të PKMLSHJ, Osman Osmani i cili kërkoi që të ndërprehet, përfundoi "Zëri i Kosovës" i përgjakur nga vrasja e 17 janarit 1982. Se çfarë përshtypje i bëri kjo punë Xhafer Shatrit e tregon kjo letër e shkruar të nesërmen më 16 maj 1982, për Xhafer Durmishin dhe Osman Osmanin ku pos tjerash thuhet:

Xhafer Shatri: "Po që se ju jepet rasti, ju lutem që t'ia përcillni Kamberit (Sabri Novosellës-shën i Xh.D.) argumentimet tona lidhur me nevojën e ndryshimit të emrit të organit (ndryshmit të emrit 'Zëri i Kosovës' me një tjetër, pra me ia fillua prej zeros-shën i Xh.D.) dhe përpiquni të jeni sa më origjinal dhe sa më të arsyeshëm dhe këtë mos e bëni sa për ta bërë, por vetëm pse është shumë e nevojshme." (Letër Xhafer Durmishit dhe Osman Osmanit, 16 maj 1982. Marrë nga Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 163)

Xhafer Durmishi. "Dje e mora një letër nga Xhafer Shatri. Po ta dërgoj të fotokpjuar. Edhe letrat tuaja të dërguara tek shoku gjerman i mora. Do të veprohet asisoji dhe besoj se do të ndikoj pozitivisht. Momentalisht nuk kemi gjetur banesë por sot do të shikojmë një vend për një dydhomëshe që kushton 400 DM në muaj. Nëqoftëse nuk është e zënë do të bëhet shumë mirë. Këtu po ta dërgoj edhe nga një letër që kamë marrë nga Suedia dhe SHBA. Jemi duke punuar në dalje të revistës, por prap se prap emri i saj po kontestohet e diskutohet. Prej Ankaras nuk ka ardhë ndonjë material." (Letër Sabri Novosellës, 22 maj 1982)

Në ditët në vazhdim e kam përgaditë numrin e parë të Zërit të Kosovës, dhe në këtë numër ideologu Abdullah Prapashtica me shokët e vetë nuk kontribuoi me asnjë germë të vetme. Të vetmin kontribut që Osman Osmani e ka bërë për këtë numër ka qenë daktilografimi i dy shkrimeve të mija dhe kërkesa e tij që të hiqet citati i Jusufit: "Në ballë të këtij populli dhe tek këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s'do të ketë forcë që të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme."

Kërkesën e tij, me arsyetimin se mos Jusufi po përjetësohet më shumë se sa duhet dhe atë kurriz të Abdullahut dhe jo të për shkak të meritave të veta, e kam pranuar dhe e kam hequr këtë citat. Efekti i këtij "kontributi të anëtarit të redaksisë" ishte i asaj natyre sa ky Vëzhgues u bë i padurueshëm në rrethin e Jusufit dhe u detyrua më vonë të gjej ndonjë mes tjetër për ta bërë objekt të vëzhgimeve të tija. Befasia e rrethit në Shtutgart nga kërkesa e Osman Osmanit e Abdullah Prapashticës dukej edhe më interesante në dritën e insistimit të tyre të marsit, kur me me çdo kusht kishin kërkuar të del Zëri i Kosovës, si Zëri i Jusufit, në emër të LNÇKVSHJ (përkundër bashkimit e nënshkrimeve të 17 shkurtit) me arsyetimin që UDB-ja të mos mendoj se ia ka arritur qëllimit.

Përveç heqjes së citatit, Osman Osmani ma përcolli edhe një porosi rigoroze nga Abdullah Prapashtica, që ta kam në mendje gjatë publikimit të artikujve të shkruajtur nga unë. (Skender Skenderi=Xhafer Durmishi)

Osman Osmani: Në asnjë pikë nuk guxon të devijohet nga kërkesa "Kosova Republikë!", apo të bëhen aludime tjera.

Skender Skenderi: Pse po u kërkoka ky rigorozitet pikërisht në këtë numër?

Osman Osmani: Sepse ky do të jetë numri i fundit i Zërit të Kosovës, dhe i Lëvizjes për Republikë!

Skënder Skënderi: Si është e mundur kjo?

Osman Osmani: Është e mundur sepse Partia jonë Komuniste ia ka dërgua një Notë Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, që ta shqyrtoj në Kongresin XII, që do të filloj më 26 qershor 1982.

Skender Skenderi: Cilat do të jenë rrjedhimet nga kjo?

Osman Osmani: Partia jonë Komuniste i ka dërguar ultimatum Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë.

Skender Skenderi: Çka thuhet në ultimatumin e Partisë tuaj Komuniste?

Osman Osmani: Thuhet kjo: PKLMSHJ, autore, ideatore dhe organizatore e kërkesës Kosova-Republikë, pret nga Kongresi XII i LKJ ta aprovoj kërkesën e PKMLSHJ-së Kosova-Republikë. Nëse kjo nuk ndodh, PKMLSHJ do të heq dorë nga kjo kërkesë dhe do të kalojë në kërkesën për bashkim kombëtar, dhe do ta formoj Armatën e Kuqe Shqiptare. Të gjitha pasojat e pakëndshme të kësaj pune do të bien mbi LKJ-në.





Abdullah Prapashtica: "Në ultimatumin e fundit që ia kam dërgua udhëheqjes jugosllave në Beograd në vitin 1981, ju kam than se: ose do të pranohet kërkesa për Republikën e Kosovës, brenda te cilës do të bashkohen gjitha viset shqiptare nën sundimin e Jugosllavisë, ose Jugosllavia do të zhduket nga harta gjeografike!"

(Letër-urimi Isa Mustafës, www.zemrashqiptare.net, 9 nëntor 2010)




Skender Skenderi: Përveç taksiratit që po i ndodhka LKJ-së, çdo do të thotë kjo konkretisht këtu për ne në muajt më të afërm?

Osman Osmani: Kjo do të thotë se do të bëhet e qartë për ty dhe për të gjithë të tjerët se jetoni në epokën e Abdullah Prapashticës, dhe jo të Jusuf Gërvallës apo tjetër kujt. Jusuf Gërvalla dhe të tjerët nuk janë vizionarë të kalibrit të Abdullahut. Partia jonë Komuniste e ka gjykuar mirë se kur duhet luftuar për Republikë në kuadër të RSFJ dhe kur nuk duhet.

Në këtë kohë unë, Haxhi Berisha dhe Naim Haradinj, momentalisht banonim në Bitigheim-Bisingen, në katin e epërm të një restorani. Kushtet për punë të cilën e bënim nuk ishin të mira. Për këtë arsye Haxhi Berisha e pyet Hasan Veselin, i cili ishte afruar me ne, se a mund ta vendosim makinën në shtëpinë e tij. Duhet cekur mirë se në këtë kohë disa shokë kanë qen shumë të gatshëm me na ndihmua në mënyrë shoqërore në atë që quhet sferë shoqërore, por kanë dashur (gjë që është shumë normale) që sferën private ta kenë vetëm për vete. Hasani i gjendur ngusht, tha se në banesën time nuk ka mundësi, por e kam një të afërm në Ulm, ku ndoshta ka mundësi më të mira. Për shkak se ne gjendeshim në një pozitë më të vështirë se sa mund të mendohet (pasi Jusufi nuk kishte lejuar asnjë shok nga rrethi i vetë të kërkoj azil) ne i tham se bënë me shkua e me e pa. Në Ulm udhëtuam unë, Osman Osmani e Hasan Veseli. Kur e mori vesh i afërmi i tij se me çka merremi, ai u frigua, pasi nuk banonte aspak vetëm, por puna jonë mund të vërehej edhe prej disa të tjerëve. Jemi kthyer menjëherë, vetëm sa kemi pi nga një kafe. Menduam të punonim në lokalin e librarinë e Partisë Komuniste Gjermane në Shtutgart, në adresën: Hausmannstr. 107, 7000 Stuttgart, por edhe në këtë lokal nuk qëndruam më shumë se një pasdite.

Puna kryesore u bë dhe përfundua në konviktin e Studentëve në:

Studentenwohnheim

Eduard-Spranger-Straße 7

71634 Ludwigsburg

në të cilin u vendosëm pas disa ditësh.

Të kthehemi edhe njëherë te citati i shkollës së UDB-së, tek faqosjet e të pafytyrëve.

Shkolla: "Nxjerrja e këtyre dy numrave, të shkruar dhe daktilografuar nga kjo redaksi, u ndihmua teknikisht (faqosja dhe përgatitja për shtyp) nga “marksist- leninistët gjerman” të rrethit të Stuttgard- it." (Nuhi Sylejmani, Vrasje e trefishtë, 2010, faqe 126)

Shtrohet pyetja: pse Shkolla e bënë këtë gënjeshtër e fyerje të Jusufit dhe shtëpisë së tij? Sipas shkollës së UDB-së, në atë shtëpi ku ka dalë revista Lajmëtari i lirisë, numri i fundit i gazetës Bashkimi, tre numra të revistës Liria dhe dy numra të Zërit të Kosovës për të gjallë të Jusufit, me atentatin e vdekjen e Jusufit vdesin edhe të gjitha njohuritë se si luftohet kundër UDB-së Serbe, vdesin të gjitha njohuritë se si përgatitet teknikisht një gazetë. Siç do ta shohim në ndonjë rast tjetër nuk është vetëm Shkolla ajo të cilës i pëlqen ideja apo shprehja se me vdekjen e Jusufit shuhet çdo gjë, dhe se pas tij kemi qenë të detyruar me ia fillua prej zeros. Kulmi i gjithë kësaj djallëzie na del, se sa më shumë që të themi se me Jusufin vdes e shuhet çdo gjë aq më shumë nderohet e lartësohet puna e tij madhore, e cila na del aq madhore sa menjëherë pas vdekjes shuhet e bëhet e mundshme të mirret nëpër këmbë prej kujtdo qoftë duke përfshi edhe shkollën e UDB-së Serbe.

E vërteta është se kështu nuk ka ndodhë më 1982, as më 2009, as 2010 dhe as nuk do të ndodhë kurrë.



11. Abdullah Prapashtica dhe vëzhguesi i tij Osman Osmani

si "hotelierist e pronar çelësash" në Kështjellën e pamposhtur

të Jusuf Gërvallës



Pikërisht pas dorëzimit të Hysen Gegës në dorën agjentit të UDB-së, Sadik Blakajt, I. Kelmendi, figura frontale e Frontit të emërtuar nga UDB-a, tregon se dhoma e vetme e mysafirëve në shtëpinë e Jusufit është quajtur dhoma e Miranit, në të të cilën Jusufi nuk ka lejuar të hyj tjetërkush.

Ibrahim Kelmendi: "Kur u ndanë (Ibrahim Kelmendi prej shokut të mirë e të pastër si loti, agjentit të UDB-së Sadik Blakaj dhe Hysen Gegës me rastin e nisjes së tyre për në Kosovë, më 19 dhjetor 1980-shën. i Xh. D.), Mirani shkoi te Jusufi e Bardhi. Ata ndërkohë ishin vendosur me banim në Untergruppenbach, një fshat i madh në afërsi të Hajlbronit dhe Shtutgartit. Aty kishin zënë me qira një shtëpi të re, dy katshe e gjysmë, përkatësisht dy kate dhe çati. Shtëpia e sapondërtuar po pranonte banuesit e parë. Në katin e dytë, të cilit gjermanët i thonë kat i parë, përballë përfundimit të shkallëve, ishte një dhomë e vogël rreth dhjetë metra katrore. Këtë dhomë Jusufi e kishte caktuar vetëm për Miranin. Fëmijët kishin filluar të parët t’i thoshin dhoma e Axhit Miran. Pastaj kështu kishin filluar t’i thoshin të gjithë anëtarët e Familjes Gërvalla. Kur Mirani nuk ishte aty nuk hynte njeri, meqë kështu kishte urdhëruar Jusufi." (Atentatet, Prishtinë 2007, f.184)

Një fjalë popullore thotë: 'Kur të kesh vend në zemrën e dikujt, bythës i gjendet vendi lehtë.' I. Kelmendi është tepër i sigurtë se e ka pas vendin e veçantë në zemrën e Jusufit, por kjo atij si duket nuk i ka mjaftua. Ai në mënyrë mahnitëse na e ka dëshmua se tek Jusufi, pasi e ka dorëzua Hysen Gegën në dorën e Sadik Blakajt, në dorën e shokut të vetë të mirë, të sinqert e të pastër si loti, në dorën e UDB-së, e ka pasë një çerdhe, një fole për ta pushua bythën e vetë. A mund të jetë e vërtetë kjo dhe prej nga, e prej cilit hotel e ka kopjuar këtë iden për dhomën e Miranit që rimon aq mirë me një hero tjetër të hoteleve, kur para hotel Interkontinetalit, në Grand të Prishtinës sigurisht nga personeli qenka informuar për dhomën e Arkanit.

Kur është vendosë Jusufi në Untergruppenbach, në adresën e famshme Habichthöhe str. 40? Këtë duhet ta dij familja e Jusufit. Kjo është një punë që vërtetohet lehtë. Cila dëshmi publike gjer më sot tregon kohën se kur Jusufi është vendosë në Untergruppenbach, Habichthöhestr. 40? Dokument publik tani për tani kemi letrën e Jusufit dërguar Enver Hoxhës më 19 gusht 1980 pikërsisht e dërguar nga Untergruppenbachu.

Më 4 qershor 1980 I. Kelmendi i shkruan këto fjalë Faridin Tafallarit:

Ibrahim Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; Faridin Tafallari, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

Kjo do të thotë se të paktën prej gjysëmës së dytë të majit 1980 Jusufi nuk ka asnjë kontakt të vetëm me I. Kelmendin deri në prag të 28 Nëntorit 1980, d.m.th. fiks 6 muaj.

Ibrahim Kelmendi: ”Kjo gjendje vazhdoi derisa Jusufi e Mirani u takuan në festën e 28 Nëntorit, në Nürnberg. Në manifestim Jusufi bëri një diskutim, jo fjalim, por shumë përmbajtësor. Që të dy kishin presion nga Vasili e Maksi për të rivendosur bashkëpunimin. Ata me të dy mbanin lidhje dhe iu bënin përherë lutje që të pajtoheshin e të bashkëvepronin.” (Atentatet, Prishtinë 2007, f.174-175)

Kjo do të thotë se I. Kelmendi as nuk e ka pa shtëpinë e Jusufit në Untergruppenbach, në këta gjashtë muaj (të paktën jo nga brenda), përpos nëse i porositur është sjellë jashtë saj me qëllim të përgjimit.

Faridin Tafallari: "Jusufi ka dyshuar tek Ibrahim Kelmendi, duke e ditur se si mendonin ky dhe "shokë" të tjerë për likuidimin e tij. Jusufi nuk e ka pasur shok I. Kelmendin, këtë e di edhe vetë ai. Në një bisedë lidhur me I. K. Jusufi më tha se i kishte thënë Ibrahimit që mos t'i afrohet më afër se 50 metra te shtëpia e tij." (Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 114)

Se Ibrahim Kelemendi fletë për interesa të veta për dhomën e Miranit, disa herë në librin e tij Atentatet, e sipas kronologjisë në këtë libër, për herë të parë e përmend më 19 dhjetor 1980, mundet edhe me u kuptua më lehtë. Por ajo çka është më delikate është se për interesa të kujt flet Dezertori i UDB-së Serbe dhe Vëzuguesi i tij, përmes Nuhi Sylejmanit, i cili e paska pasur për detyrë të kujdeset për familjet e Vëllezërve Gërvalla.

Shkolla e UDB’së Serbe: "Pas largimit të Saimës, Suzana na ftoi në dhomën e ndarë enkas për shokun Ibrahim Kelmendi. Shkuam të gjithë sa kishim ngelur në familjen Gërvalla, unë, Ibrahimi dhe Xhaferi. Kam për t’ju treguar diçka tha, dhe e shpaloi palën e jorganit, duke pyet se kush nga ne i kishte fshehur ato para aty. Xhafer Durmishi shikonte pa folur, Ibrahim Kelmendi tha: „dikush i paska lënë cullak aty“, kurse unë i thashë Suzanës të m’i jepte mua paratë. Pa hezitim ajo m’i dha. I numërova dhe i vendosa në arkë në prezencën e tyre. Ishin gjithsej 4.880 marka. Paratë e fshehura u legalizuan, por pyetja se kush mund t’i ketë fshehur në dhomën ku kishte qasje vetëm Ibrahim Kelmendi, nuk u sqarua kurrë!" (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 123-124)

Shkolla e UDB’së Serbe: "Enigmë mbeti shuma prej 4.880 markash, e gjetur nga Suzana Gërvalla fshehur në dhomën e ndarë enkas për Ibrahim Kelmendin." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, faqe 156)

Në dhjetor 1980 nën ndikimin e shokëve të Shtutgartit dhe sidomos të Hysen Gegës, Jusufi për llogari të I. Kelmendit e përgatitë dhe boton numrin e Bashkimit, në të cilin shkruan nr. 1 Janar 1981, Viti i tretë i botimit. Punën me këtë numër Jusufi e përfundon disa ditë para vitit të ri, pra para se I. Kelmendi ta dorëzoj Hysen Gegën në dorën e agjentit të UDB-së Sadik Blakaj (më 19 dhjetor 1980), shokut të mirë, të sinqert e të pastër si loti të Ibrahim Kelmendit. Se I. Kelmendi e ka pas Sadik Blakajn shok të mirë, të sinqert, e të pastër si loti është bërë e ditur më 1997 nga Faridin Tafallari. Jusufi nuk ka ditë për përmbajtjen dhe ekzistencën e kësaj letre por vjen në konkludimin e vet përfundimtar dhe ndërpren të gjitha marrëdhëniet me Ibrahim Kelmendin.

Në shtëpinë e Jusufit ka pasur vetëm një dhomë për musafirët. Në te kanë fjetur më së shumti Haxhi Berisha e Naim Haradinaj, e gjithashtu edhe të gjithë mysafirët tjerë të Vëllezërve Gërvalla. Në atë dhomë të musafirëve ka qëndruar për disa kohë edhe Osman Osmani, Vëzhguesi i Abdullah Prapashticës, të cilin në atë kohë e konsideronim si shok të barabartë dhe i kuptuar si i tillë ka hy në atë shtëpi. Në vitin 2010 është vërtetuar me shkrim misioni i tij i pabesë, ku ai ishte aty vetëm me qëllim të vëzhgimit dhe asgjë tjetër.

Nuhi Sylejmani, Luani superior, edhe pse ka deklaruar se e ka menqurinë e trimërinë e Azem Galicës, trimëri e menquri të cilat i ka me të leme dhe jo me të mbleme (pra të lindura e të atij lloji që nuk mund të blehen në bankat e shkollave), megjithatë nuk është i vetëdijshëm se çfarë pabesie e çfarë shitje u ka bërë Vëllezërve Gërvalla kur ka pranuar ta vendos nënshkrimin e vetë pas fjalëve të shkruara nga Abdullah Prapashtica. Atë çka nuk e din Nuhiu e dinë shumë mirë ish udbashi dhe Vëzhguesi i tij. Një ditë kur të dalin dokumentet nga arkivat e UDB-së, vërtetimet nga Serbia, Kroacia apo Sllovenia e Dollancit, se si kanë shkuar disa punë rreth Shtutgartit në vitet 1980-1982, apo në fund të fundit sikur të mungonin fjalët e shkruara nga Jusufi, atëherë vetëm mundet me u marrë me mend se çka do të thoshte për Jusufin, sikur shtëpia i tij në Habichthöhe 40, në Untergruppenbach, të kishte qenë çerdhe ekskluzive e shokut të mirë të Sadik Blakajt, Ibrahim Kelmendit.

Në këtë pikë hisorinë e vet e ka shkruar Jusufi dhe përpjekja e Shkollës së UDB-së do të kthehet si bumerang kundër saj.



12. Përkujdesja e Vëzhguesit për familjen e Jusuf Gërvallës

duke e shpëtuar atë prej hamendjeve



Shkolla e UDB-së: "Pas gjithë asaj tragjedie, dukej se jeta në Untergruppenbach për familjen Gërvalla ishte bërë e padurueshme. Ishim të pranishëm unë, Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani, kur Suzana e hapi këtë bisedë. U dhanë disa propozime. Dikush ishte i mendimit të largohej vetëm nga ky rreth, duke u zhvendosur në një krahinë apo qytet tjetër brenda territorit gjerman. Pati propozim që kjo familje të vendosej në një shtet tjetër evropian. ... Pas shumë hamendjesh, Suzana vendosi që ajo me fëmijët e saj të strehoheshin në Shqipëri, kurse Tusha për disa muaj të qëndronte në Gjermani, për shkak të shtatzënisë, e pastaj të vendoste. Për këtë vendim duhej njoftuar ambasada e Shqipërisë në Vjenë. Vendosem që me këtë punë të merrej Xhafer Durmishi." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 128)

Jusuf Gërvalla: "Cicërimë më të ëmbël e më prekëse në dhe të huaj thuase nuk kish."

Faridin Tafallari: "Suzana do të shkonte në Shqipëri; asaj iu bë e mundur që të shkonte dhe të jetonte aty me gjithë fëmijët e saj (Premtonin, Donikën dhe Ergonin). Pra do të shkonte në shtetin amë që aq fort e kishte dashur Jusufi. Ekziston një letër të cilën Jusufi ia ka dërguar Enver Hoxhës dhe ku ndër të tjera thuhet:

I dashuri shoku Enver,

Djali im dyvjeçar e gjysëm po llafosej me të motrën tetëvjeçare ndaj të gdhirë.

- Dua, - i thoshte asaj - të vijë me ty në shkollë.

- Kur të rritesh edhe pak - ia ktheu ajo dhe shtoi me një dlirësi të dhemshur fëmijërore;

- Kur t'i bëhesh ti motrës për shkollë, ne do të jemi në Shqipërinë tonë të dashur.

Cicërimë më të ëmbël, por edhe më prekëse, për të më nxjerrë gjumin e një mëngjesi të gdhirë me përtesë në dhe të huaj, thuase nuk kish. Isha i lumtur që fëmija im s'e hiqte mendjen nga mundësia për të jetuar në Shqipërinë tonë të dashur. Por fjalët e saj më prekën shumë se sendërtimin e dëshirës së fëmijëve të mi nuk e kisha unë në dorë...'" (Terror dhimbje qëndresë, Tiranë 1997, faqe 59-60)

Xhafer Durmishi: "Në orët e vona të natës së 16 shkurtit 1982 (me Sabri Novosellën) e kemi marrë autobusin, dhe në një natë që dukej shumë e ftohët, kemi udhëtuar deri në Ankara ku kemi mbërri në mëngjesin e 17 shkurtit. Kemi shkuar drejtë në ambasadën shqiptare. Pas një bisede të gjatë, Bujar Hoxha, djali i Kadri Prishtinës, në prani të Sabri Novosellës, ma ka komunikuar vendimin e PPSH (apo thënë me drejtë të Enver Hoxhës) për pranimin e gruas dhe fëmijëve të Jusufit në Shqipëri, kërkesë të cilën ia kisha bërë Engjëll Kolanecit, me dëshirë e porosi të Suzanës, dëshirë e ide të cilën Jusufi ia ka mbjellë qysh kur ai ka qenë gjallë." (Raport nga Habichthöhe, punim në dorëshkrim)

Komiteti "Vëllezërit Gërvalla": "Shpendi pasi i numëroi disa detyra që i ka pasur Drita si shoqja më e ngushtë e Sokolit (për të cilat disa nga të pranishmit nuk kan qenë në dijeni) e njëherit i njoftoi se ajo pas një kohe do të shkoj në A. (Australi-shën i Xh.D.). Ai atë e propozoi si sekretare deri sa ajo të jetë në mesin tonë. (...) Me shkuarjen e Dritës ne do të mblidhemi prap dhe në vendin e sekretarit do të zgjedhet Halimi. "(Letër drejtuar Komitetit të degës së LRSHJ ”Hasan Prishtina" në Turqi më 26 shkurt 1982, Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f. 357-358)

Përmes kontaktit me Pajazit Ibrahimin kisha marrë lidhje me Shoqërinë Bashkimi Kombëtar Bajram Curri në Australi. Për ta ruajtur fshehtësinë e plot derisa të kryhej puna, patëm thënë se familja e Jusufit, nën përkujdesjen e Rilind Bytyqit me shokë do të vendoset në Australi.

Xhafer Durmishi: "Përcjellja e Suzanës, Premtonit, Donikës dhe Ergonit për Shqipëri. Pas kërkesës që ia kisha bërë Engjëll Kolanecit për vendosjen e Suzanës me fëmijët në Shqipëri, e cila ishte edhe kërkesë e Suzanës dhe dëshirë e shprehur më parë nga vetë Jusufi, dhe ardhjes së përgjegjies pozitive që m'u komuikua nga Bujar Hoxha në Ankara më 17 shkurt 1982, në fund të marsit u bë organizimi i dërgimit të familjes së ngushtë të Jusufit në Shqipëri. Pas bisedave që kisha bërë me Engjëllin, nga Untergruppenbachu, më 28 mars 1982, u nisëm Haxhi Berisha, Faridin Tafallari, Nuhi Sylejmani dhe unë. Faridini për këtë rrugë e ka huazuar një kombi prej Nami Ramadanit, nga fashati Tenovë i Tetovës, që jetonte në Esslingen. Faridini me Nuhiun e kanë ngarkuar kombin me tesha e sende. Unë e Haxhi Berisha me Suzanën dhe fëmijët e kemi marrë trenin nga Shtutgarti për në Vjenë. Adresën e takimin na e ka caktuar Engjëll Kolaneci. Atë ditë ne të gjithë jemi takuar në Muzeun, në të cilin gjendej shpata e Skënderbeut. Unë, Faridini dhe Nuhiu jemi përshëndetur me Suzanën, Premtonin, Donikën e Ergonin në Muze dhe jemi kthyer së bashku me kombin e Namiut. Haxhi Berisha ka qëndruar më gjatë se ne me familjen atë ditë dhe është kthye më vonë, vetëm, me tren."

Në përfundim për ta ilustruar trimërinë, mençurinë e lindur, luftën e 'komunistëve' kundër sllavëve në bazë të parimeve të internacionalizmit proletar, dhe respektin për shkollat e ndryshme të shprehura në librin e Shkollës 'komuniste' në shqyrtim, t'i shohim këto fjalë Pol Pot-iste të Dinastisë Dordolece Kim il Sungiste:

”Suzana ishte në përkrahje të Skënder Skënderit (Xhafer Durmishit-shën im), duke e cilësuar atë si student të diplomuar e që i dinte më mirë se unë këto punë. Isha i nevrikosur, ndoshta më tepër se ç’duhej, andaj ia ktheva Suzanës se për të luftuar kundër sllavëve nevojitet guxim, strategji, mençuri e jo diplomë... as Shota e Azem Galica kur luftuan kundër çetnikëve serbë nuk patën diploma, por jehona e trimërisë së tyre dekada me radhë ua futi tmerrin në bark ushtarëve serbë...” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, faqe 118-119)

Për të evituar çdo keqkuptim dua të them se përkujdesja ime për familjen e ngushtë të Jusufit, si shok në mesin e shokëve të Jusufit është e një afati të kufizuar dhe preciz kohor dhe shtrihet vetëm e vetëm nga 21 janari gjer më 28 mars 1982, d.m.th. 67 ditë. Sa i përket qëndrimit ndaj Bardhoshit e Jusufit si luftëtar e ideolog i lirisë, si anëtar të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në/nën Jugosllavi punët qëndrojnë pakëz më ndryshe dhe ma merr mendja se do të vlejnë periudha tjera kohore.

© Pashtriku.org, 01. 12. 2010




....









30 vjet nga dalja në skenë e Jusuf Gërvallës

Jusuf Gërvalla, pas largimit nga Kosova (14 dhjetor 1979), u vendos në Ludwgsburg të Gjermanisë, dhe qysh në ditët e para, me ndihmën e vëllaut të tij-Bardhoshit, kontakton dhe e njofton organizatën ”Amnesty international” lidhur me situatën politike në Kosovë, pas burgosjeve masovike të shqiptarëve në fundvitin 1979. ”Lajmet e fundit nga Kosova, përmes njerëzve që po vijnë së andejmi, thonë që burgosjet po vazhdojnë ende dhe se numri i të burgosurëve ka arritur deri në 2000 vetë.“- kështu shkruante Jusuf Gërvalla në ditarin e tij në dorëshkrim, të cilin pashtriku. org e ka botuar në dhjetor 2009. ( Lexoni: Ditari i Jusuf Gërvallës - 1979 ) Për këtë situatë të rëndë ( që po mbretëronte në Kosovë) Jusufi ka shkruar edhe një material prej 13 faqesh, për revistën e njohur ”Der Spiegel”. Në këtë drejtim Jusufi nuk ndalet për asnjë çast. Ai, duke qenë i preokupuar në çdo moment, me atë çfarë po ndodhte në Kosovë dhe viset tjera shqiptare nën regjimin e Jugosllavisë titiste, në janar të vitit 1980 i ka shkruar edhe një letër të hapur satrapit J.B.Tito. Faqja www.pashtriku.org, në vazhdën e publikimit të materialeve arkivore, në ”30 vjetorin e daljes në skenë (publikisht) të Jusuf Gërvallës”, për herë të parë i sjellë opinionit shqiptar këtë letër, e cila pa diskutim ka vlerë të madhe historike.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Haxhi Berisha,me rvole ne dore vete i 8 ndiqte mi vra patrio Empty Re: Haxhi Berisha,me rvole ne dore vete i 8 ndiqte mi vra patrio

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum