Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Titujt qe kishte Eqerem Beje Vlora

 :: sport

Aller en bas

Titujt qe kishte Eqerem Beje Vlora Empty Titujt qe kishte Eqerem Beje Vlora

Message  Perparimi Ven 24 Oct - 12:36

Eqrem Bej Vlora vdiq në Vjenë në vitin 1964, eshtrat e tij prehen në varrezat Neustift am Walde të kryeqytetit austriak.

Titujt[redakto | redakto tekstin burimor]
1904—Kalorës i Urdhërit Takovo të Serbisë;
1906—Klas III i Urdhërit Otoman të Mexhidies;
1907—Kalorës i Urdhëri të Leopoldit Belgjikë;
1908—Medalje e fushatës Edzekaz;
1914—Komandar i Urdhrit të Shqiponjës së zezë të Shqipërisë;
1927—Oficer i Kurorës së Italisë;
1934—Oficer i Urdhrit Karagjergjoviç;
1935—Oficer i Yllit të Rumanisë;
1942—Kordon i madh i Urdhëri i Skënderbeut.
Ndere shkencore[redakto | redakto tekstin burimor]
1935—Anëtar i Akademisë së Shkencave Gjermanike Humbold;
1935—Medalje Ari e Akademisë së Shkencave Gjermanike Humbold;
1936—Anëtar i Akademisë Diplomatike–Paris;
1941—Anëtar i Institutit të Shkencave –Tiranë;[6]
1954—Anëtar i Institutit të Shkencave–Romë.[7].

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Titujt qe kishte Eqerem Beje Vlora Empty Re: Titujt qe kishte Eqerem Beje Vlora

Message  Perparimi Ven 24 Oct - 12:57

“Cilën rrugë duhet të marr për çlirimin e Shqipërisë? Djathtas apo majtas?” Hizri tregoi një herë me dorë Vlorën djathtas dhe pastaj fushën e Nartës, majtas. Majtas, majtas duhet të shkosh - më mësoi - ajo është rruga e shpëtimit! E megjithatë, gjatë gjithë jetës sime unë ia kam mbajtur djathtas dhe, me sa duket, kam zgjedhur rrugën e gabuar! Mirëpo kush mund të thotë sot se kështu është? Ka pasë disa pjesëtarë të shtresës së lartë të cilët provuan të bëjnë një kthesë që binte në kundërshtim me të gjitha traditat e tyre. Njerëz që deri dje kishin qenë tiranë të regjur në qytetet e fshatrat e tyre, u shfaqën befas me sjelljen e demokratëve më të bindur. Ata qenë të paçiltër dhe u pritën me mbledhje supesh, plot dyshim prej njerëzve të sërës së tyre dhe me kritika përtallëse të armiqve të tyre. Mund të theksoj vetëm një përjashtim? Ali bej Këlcyrën, ndjenjat e të cilit ishin të vërteta dhe të ndershme dhe bindjet të forta! Ai ishte një tribun i mirëfilltë popullor, ndërsa unë mbeta i njëjti gjithmonë: i respektuar me popullin, korrekt kundrejt së ashtuquajturës klasë e mesme, disi I prerë dhe formal, por edhe mjaft fodull, I mbushur me mesazhin e klasës time. Me këto të dhëna në vitet 1923-24, unë fillova në Shqipëri, periudhën e dytë të karierës sime politiko-administrative. Qe një gjë fare e lehtë, unë nuk pata nevojë të bëja as mundimin më të vogël, madje, sot më duhet të pohoj, se në disa drejtime edhe e pengova atë: shpërfillja, pakujdesia, dembelia, mungesa e ambicies, neveria ndaj një angazhimi të mëtejshëm në politikën shqiptare, të gjitha këto ishin veti që nuk I ndihmonin kësaj karriere. Dhe përse, atëhere, mbeta në politikë? Për arsyen e thjeshtë sepse në Shqipëri - atëherë sikundër edhe sot - mund të jetë dikushi vetëm ai që ka ndikim në organet shtetërore, pra ai që ka pushtet. Me një fjalë pothuaj e kundërta e asaj që ndodhte në kohën e Perandorisë Osmane. Sanxhakbeu dhe rangu i tij ishin vetë shteti, qeveria dhe përfaqësues I Sulltanit në një person: njerëzia vërshonte vetiu nëpër “derën e madhe” të tyre. Sot duhej ta bëje këtë derë relativisht tërheqëse, apo edhe ta lije hapur fare, po ta donte puna. Ose duhej ta fitoje pushtetin me luftë. Kështu edhe unë u detyrova që, për të mos më ngrënë, të ulërija (së paku në dukje) bashkë me ujqit. Ne ishim demokratizuar dhe për të mbajtur pozicionet e konkurrencës në fushën e politikës, të bënim reklamë, të zhvillonim propagandë zgjedhore, të jepnim e të merrnim favore dhe lëshime. Kush kërkonte ndikim ishte i detyruar të futej në vallen e politikës së ndyrë të klientelës, një shërbim i rëndë skllavi (fronde), të cilën unë vetëm në vitin 1927 munda ta këmbej me karierën diplomatike. Por edhe kjo nuk mund të më kënaqte plotësisht. Mbetej gjithmonë një dozë neverie dhe unë nuk e pata kurrë bindjen e duhur, vullnetin për t’u përshtatur, shpirtin e disiplinës, seriozitetin e duhur apo ndjenjën e detyrës. Arsyeja ishte se unë nuk kisha mësuar kurrë të luftoja fort për një çështje, të ndiqja me këmbëngulje dhe me të gjitha forcat një qëllim të caktuar - gjithçka më kishte rënë vetë në prehër. Unë kisha qenë i përkëdhelur dhe i bindur top se asnjë humbje nuk mund të më rrezikojë; e kisha pasur lehtë në jetë dhe kisha arritur gjithçka pa asnjë mundim, pa më vajtur mendja se thjesht, unë po bluaja trashëgiminë e një të kaluare të ndritshme dhe se do të vinte dita që ky hambar të shteronte.


-Eqrem Bej Vlora është një ndër personazhet që e ka përjetuar fundin e sundimit osman në Shqipëri dhe lindjen e zhvillimin e Shqipërisë pas pavarësisë. Me përkrahjen e Institutit për Evropën Juglindore, ai ka shkruar kujtimet e tij dhe ka arritur të hedhë në letër periudhën vendimtare të zhvillimit vetjak dhe të formimit të Shqipërisë deri në vitin 1925. Në vitin 1964, vdekja e papritur e ka shkëputur nga kjo punë. Libri “Kujtime” i Eqrem Bej Vlorës është botuar në vitin 1973 në Munchen të Gjermanisë, në gjuhën gjermane, i përgatitur nga Instituti për Evropën Juglindore. Si në çdo dorëshkrim që autori nuk ka mundësi ta përcjellë vetë deri në shtyp, edhe në rastin tonë kanë mbetur shumë çështje të hapura - sqaron botuesi për librin. Librin në gjuhën shqipe e ka botuar Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Tiranë.
J’aimeJ’aime · · Partager
3 personnes aiment ça.

Joli Miti Eqerem Vlora deshmon me kete ese e perzjere me kujtime se nen ndikimin sakson u largua nga vaniteti ballkanik qe cdo gje e shikon nga lart poshte dmth ate qe eshte poshte si te vockel e te parendesishem e ate lart si gjigand e te rendesishem. Nen optik...Voir p
lus


https://www.facebook.com/notes/elisa-spiropali/shqip%C3%ABria-n%C3%AB-udh%C3%ABkryq-eqrem-bej-vlora-kujtime/323642127789

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Titujt qe kishte Eqerem Beje Vlora Empty Re: Titujt qe kishte Eqerem Beje Vlora

Message  Perparimi Ven 24 Oct - 13:13

Nen optiken demokratike te tij mesojme se c'dem sjellin ata qe dje ishin sherbetoret e dovletit e sot thirresit e europes, ata qe deri dje shtypnin vegjeline e sot bertasin per te drejtat e popullit, ata qe deri dje kendonin turqisht e sot vozitin me kostume "armani", ata qe dje kerkonin baben e sot jargaviten ne ca sallone "europiane" antishqiptare, ata qe dje u ngjirren per reformat xhon turke e sot meken kur kajmekami i tyre i pare ben reforma antidemokratike qe ta varrosin sa me shpejt demokracine e ngjallin sa me pare tiranine.
Ajme po te qe gjalle Eqerm Vlora nuk do te pyeste Hizrin se ne c'krah te rjeshtohej sepse do t'i njihte shpejt tiranet e djeshem qe sot u gdhine demokrate!
10 février 2010, 03:18 · J’aime · 1

Nese vezhgonim situaten e me parme duke u nis qe nga Noli e gjere me tani ,permes nje prizme optikale;
Noli,ua pergaditi pushtetin komuniste te Enverizmit,sidomos nga njeriu qe studjonte ne rusi Ali Kelmendi.
Nga te gjithe keta sherbetor te devotshem,qe gjere me ditet e sotme bertasin e pallen rrugeve kinse luftojne per te drejtat e popullit shqipetar.Ky britmim,nuk ka asgje lidhje me luften per tua dhurue demokracin popullit tone,pos reforma demokratike per te na vazhdue rrugen drejte shtypjes .
Sllogante e ketyre sorolateve,kane lidhje me sherbimet antikombetare,qe ta varrosin sa ma shpejte qeshtjen shqiptare,qe ta ngjallin tiranine mbi neve.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Titujt qe kishte Eqerem Beje Vlora Empty Re: Titujt qe kishte Eqerem Beje Vlora

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum