Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

11 marsi i vitet 1981,demonstratat ne menzen e studentave

 :: politika

Aller en bas

11 marsi i vitet 1981,demonstratat ne menzen e studentave Empty 11 marsi i vitet 1981,demonstratat ne menzen e studentave

Message  Perparimi Jeu 23 Oct - 10:13

Kete dite isha ne provim ne lenden"E Drejta Kushtetuse",tek Kurtesh Saliu,dhe pasi u pergjigja ne tria pyetjet,me tha se ti ke hyre ne provim per tjere studenta,duke me tha edhe tjera fale.Ne fund u perlam,duke mu kercnue se do te mi ftone policet,dhe me tha se gjere sa te eshte ai ne ate fakulltet,nuk do te me notoje.Mu luten shoket qe mos ti pengoje se deshirojne me hyre ne provim.Ku dola perjashta,por i deshpruar gjere ne mase .
U nisa drejte konviktit,isha i uritur dhe mendova qe te ngreja buke ne menze.E pastaj te shkoje ne dhomen e konviktit ku dhe banojsha.

Hyra ne menze ,por ne keto qaste nuk kishte shume student duke pritut ne rradhe,dhe nisa te servohem.E mora gjellen dhe shikoja se ku te ulem ne ndonje tavoline.Ne keto qaste mu afrue ish cimeri im Bajrush Ahmeti,dhe me ngulem shikone ne gjellen time, me thote;O cimo,a nuk sheh çka te paskan qite me ngrere?Po çka me kane qite o cimo?Ja qfare qime te kalit,a nuk e shehe?Vertete e pashe qimen te mbeshtjellur midis gjelles.Ne keto qaste kam beritur;O shoke keta komunista dojne te na helmojne.Ju ka meshue per dysheme pjatave dhe kam kapur karrika e tavolina duke gjaujte mbi ata qe na servojshin ushqim.Theja çdo gje qe kishte prane meje.Ne keto momente ne menzen e studentave nuk kishte mbi pesembedhjet student,por,situata e mori tjeter kahje,ku me te madhe nisi te shtohej numri i demostrueseve, ku u be rremuje e madhe qe as vete kete nuk e kisha paramendue. Pasi u demoluan gjitha renditjet e menzes,kemi zbrite poshte dhe ju kemi drejtue qendres se qytetit ku mbas nesh sa vinte e shtohej truma .Isha i lodhur aq shume dhe u ketheva ne konvikt,ishin oret e mbremjes,e morra nje shishe te plastikte qe ta mbushi me uje,ku ne ormarin tim kisha do buke te disa diteve per te ngere me qepe.Posa dola nga banja,i shoh keter studente duke ardhe ne drejtim timin,dhe me ndalin.Me ta ishin dhe dy kusheri te mi nga Suhareka(Theranda e sotme),me thane;Haxhi keta dy shok te kane lajmrue se ti je ai qe i keni nisur demostratat ne menze si shkak qe ne gjellen tende te ka qellue qimja.Dhe drejtori i menzes ,Shefki Stublla na ka thene qe neser ne ora shtat te mengjezit duheni te paraqiteni ne zyren e tij,bashk me keta dy shok.Mire bre burra u thesh, a nuk patet tjeter gje por te me shpiononi se kush i nisi demostratat?Kusheriri im;Kusho,mos ta nin se ti nuk je fajtor,pse ta kan qite qimen ne gjellen tende, ke fakte te arsyetohesh.Ashtu vendosem,sepse mendoja po qe se nuk dot pranoje do te ndodhe edhe ma e keqja dhe vendosem qe neser ne mengjez te shkojm se bashku.Erdhi mengjezi,u zgjova para ores shtete,i pastrova syte e piva nje kafe dhe fix ne shtet ata ishin tek porta duke me pritur.Me ta hapur porten qe te shiqoj a e kane vertete per nje mend apo bejne shaka,i shoh afere portes dhe me thojne a je gati?Kam dalur me ata e jemi drejtue zyres se drejtorit te menzes se studenteve.Hyrem ne koridor,afer zyres se drejtorit ishin disa karrika,dhe njeri na tha ulunu ju dy ketu e une po hy ne zyren e drejtorit i pari.Vertete une as e dinja se ku eshte ajo zyre e drejtorit,kurse keta dy studenta,apo kush kane qen as sot e asaj dite emrat e tyre as nuk ua kam kerkue as qe ua di edhe sot.Ka bisedue se çka,nuk di gje fare,pase disa minutave ka dale ,i ka thene shokut te tij qe ai te hyne ne zyren e drejtorit.Me kete njeri,apo student,nuk di gje prape po deklaroi as gojen njeri tjetrit nuk ja kemi hapur,duke mos bisedue as dhe nje fale.Pase pakes doli edhe ky student dhe me tha;Haxhi ti nuk ke nevoje te hyni ne zyren e drejtorit se na tha tregoni Haxhiut se besen po ua japi se kushtet kemi per tua rregullue.

Demostratat e 11 marsit te dashire shqipetar,nuk kane qen fare te organizuara,as nga une as nga ndonje grup legal e ilegal,pos ne menyren instikte,si shkak i qimes qe me ka qellue ne gjellen time.
Po,me vjen qudi,sa e sa njerez pseodopatriota mi vodhen keto veprat e mija e duke shkrue romane,kinse keto demonstrata kane qene te organizuara nga grupet ilegale,siq cekin LPK istat.
Per kete dite te demostratave,nese eshte dashur te denohet ndonje studente,duhej une te denohem,por nuk kane pasur fakte organet e rendit te na denojne sepse kisha fakte si deshmi qimen ne gjelle.Te gjitha shpekulimet e ish LPK istave kane te bejne se si ti pervetsojne demostratat e 11 marsit te vitit 1981,me qellim qe keta te jene prijes dhe si ti zbulojne patriotet.Sistemi jugosllave,nuk i ka burgosur ata shqiptar qe nuk u kane betue qe nuk do te punojne kundra jugosllavise.Pra ma pare duhej ta japish betimin para serbeve qe je ne sherbim te tyre ,pastaj ta pergaditeshin gjygjin,kinse po e denojne nje seperatiste qe populli ti merr si "atdhetar" ,ne thonjeza.

Ja disa ilegaliste qe paraqiten kinse ata i kane nise organizue demostratat;


Haxhi Kuçi
Ju zotra juaj deklaroni per njerez te vdekur siq ju paska genjye ai nga Malisheva e gjilanit Avdullah Tahiri,genjeshtra e kujt duhet ti besojme.Aziz Morina deklarone kinse ai i ka organizue demostratat bashk me Musliun dhe Xunin.Xuni deklarone siq e ka deklarue haptas se As Azizi as Musliu nuk kan qen ate dite ne demostrata.Mosni more mos mi vidhni kontributet e mija.
Ibrahim Kelmendi
28/07/2014 14:16

Ibrahim Kelmendi
Me vjen keq, i ka lënë shënimet me shkrim; pastaj i kam pyetur edhe të tjerët, njerëz me të cilët ka bashkëpunuar Avdullahu, kur i kam kontaktuar dhe i kanë vërtetuar rrefimet e tij. Nuk mund të rrëfej për hir të njerëzve, por ato që di dhe mi kanë thënë.
Ditë të mbarë.


..............................................................

Haxhi Kuçi
Ju a keni qen aty ne ato qaste ne menze kur u nise demostrimi,shkaku i qimes.Emrush e drejta ka me dal a qe jan qena shqiptaret dhe qe nuk e pranoin te verteten e njeriut,per kete isha pre qindra here e nuk e kisha bere mend.Tradhetari atdhetarin me shpalle udbash kjo nuk ka me shkue gjate.Me rrena dhe hajni kurr drite na ate vend nuk ka me lulezue.Bani te fala Bajrushit
sinqerisht Haxhiu
10 septembre 2013
Emrush Xhemajli
10/09/2013 10:33
Emrush Xhemajli
Ne ate kohe une kam qene ne burg meqe me heret (1979) deshem te bejme demonstrata.
11 septembre 2013
...............................................................

Deshmitari Bajrush Ahmeti,origjinal koja,nese keni deshire te kontaktoni me deshmitarin mundemi me ua dhene edhe telefonin e tij dhe pyetne.


11 marsi i vitet 1981,demonstratat ne menzen e studentave 1503954_1434559726775277_1467519808_n

https://scontent-b-cdg.xx.fbcdn.net/hphotos-xpa1/v/l/t1.0-9/1503954_1434559726775277_1467519808_n.jpg?oh=f3a1ab339bf4626a764eceee3f1d1f3f&oe=54E69C61

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum