Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Deshmitari,me ka rrahur Sabit Geci,pse nuk isha shpiun

 :: politika

Aller en bas

Deshmitari,me ka rrahur Sabit Geci,pse nuk isha shpiun Empty Deshmitari,me ka rrahur Sabit Geci,pse nuk isha shpiun

Message  Perparimi Mer 15 Oct - 7:26

http://botapress.info/rrefet-deshmitari-kur-u-mora-ne-pyetje-rexhep-selimit-i-tregova-qe-nuk-jam-spiun/

Rrëfehet dëshmitari: Kur u mora në pyetje Rexhep Selimit i tregova që nuk jam spiun
Gjatë dëshmisë, Dëshmitari “B”, tha se Rexhep Selimit i ka treguar që nuk është spiun i Serbisë. Ai u ankua se është rrahur nga Sabit Geci në gushtin e vitit 1998.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit Michalczuk, “Dëshmitari B” tregoi se çfarë i ndodhi në vitin 1998.

“Në gusht të vitit 1998 në shtëpinë time kanë ardhur dy ushtarë të UÇK-së, së bashku me ‘Dëshmitarin A’ dhe më kanë thënë se duhet me ardhë në Likovc”, tha dëshmitari.

Ai më pas tregoi se ku u dërgua.

“Më kanë dërguar në ish-stacionin e policisë, i cili ka qenë i djegur, mirëpo UÇK-ja ia pat vendosur përsëri kulmin”, deklaroi B-ja.

Gjatë dëshmisë ai akuzoi Sabit Gecin për rrahje.

“Aty ka ardhur Sabit Geci dhe më ka rrahur me një pendrek. Ai ka qenë i shoqëruar nga një ushtar si truproje e tij”, deklaroi dëshmitari, duke përshkruar objektin.

Sipas tij, objekti kishte dy dhoma të vogla dhe një sallë të madhe.

Në aktakuzë thuhet se disa nga të akuzuarit e “Grupit Drenica” detyruan dëshmitarët A dhe B të rrihen mes vete.

Dëshmitari bëri me dije se u mor në pyetje nga Rexhep Selimi, njëri nga komandantët e UÇK-së dhe tash deputet i “Vetëvendosjes”.

“I kam shpjeguar atij se nuk jam spiun i Serbisë. Pas një interviste prej rreth dy orësh edhe bisede të lirë që kam bë me të, ai më ka liruar”, tha dëshmitari.

Dëshmitari “B”, tha se pranon si të tijën vetëm gjysmën e dëshmisë së dhënë më herët para prokurorëve të EULEX-it, pasi sipas tij ish-prokurori Salustro dhe dëshmitari “A” ia ndërruan dëshminë.

Ai tregoi se përveç rrahjes nga Sabit Geci, nuk është maltretuar nga pjesëtarë tjerë të UÇK-së.

“B”-ja u pyet nga prokurori Michalczuk nëse ka parë dikë tjetër, kur është liruar pas marrjes në pyetje nga Rexhep Selimi.

Dëshmitari tregoi se jashtë rrethojave të objektit ku u mor në pyetje, e që ishte një qebaptore, ka parë Jahir Demakun, Muharrem Xhemajlin, Hysni Thaçin dhe persona tjerë.

Seanca e radhës ku “B”-ja do të merret në pyetje nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve është paraparë të zhvillohet më 28 tetor.

Kurse, gjatë seanës, Sabit Geci, njëri nga të akuzuarit e “Grupit Drenica” është dërguar në spitalin e jugut të Mitrovicës, pasi i është rritur sheqeri në gjak. Geci u kthye përsëri në seancë, pasi mori trajtimin mjekësor. /kallxo.com

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Deshmitari,me ka rrahur Sabit Geci,pse nuk isha shpiun Empty Re: Deshmitari,me ka rrahur Sabit Geci,pse nuk isha shpiun

Message  Perparimi Mer 15 Oct - 12:22

Krenohunu shqipetar krenohunu

Krenohunu shqipetar,krenohunu
na erdhi nje dite e bardhe
se shqiponja dy krenare
Fluturoi ne qiellin ame.

Zbriti nga fluturakja
Isamil Qemajli
dhe serbine e shpalli,
si toke armberore.

Pastaj me kobur,
Isa serbt i deboje
iken per karpate ,
vendin na çliroje.

Oj serbi o trolli jone
dje beligradi ishte toke e jone
ku begleret e pashallaret
kishin qendren kryesore.

Dheu yne i t'parve
na fton ti bashkojme
qe nana toke e jona
mos t'na mallkone.

Haxhi Kuçi







Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum