Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Jusuf Gervalla i lutet Enverit qe ti jep azil politike ne sh

 :: shoqeria

Aller en bas

Jusuf Gervalla i lutet Enverit qe ti jep azil politike ne sh Empty Jusuf Gervalla i lutet Enverit qe ti jep azil politike ne sh

Message  Perparimi Lun 13 Oct - 13:46

Nje shkputje nga letra

Prandaj, shoku Enver, mora kurajon të Ju drejtohem Ju personalisht. Kam njoftime për marrëveshjen shqiptaro-jugosllave lidhur me ekstradimin reciprok të personave të vënë jashtë ligjit në të dy vendet. Por, sipas Nenit 65 të Kushtetutës së Republikës Socialiste të Shqipërisë, ku thuhet: “Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë u jepet e drejta e strehimit shtetasve të huaj që ndiqen për shkak të veprimtarisë së tyre në dobi të revolucionit e të socializmit, të demokracisë e të çlirimit kombëtar si edhe të përparimit të skencës e të kulturës”, konsideroj se mua më takon kjo e drejtë. Nuk dua të them se ma mohon kush, por, procedura e rëndomë e realizimit të saj po më dëmton fizikisht e shpirtërisht, shoku Enver.

.........................................................................................................................................

Shaban Muharremi Letër e Jusuf Gërvallës, dërguar Enver Hoxhës! .

I dashur shoku Enver!

Djali im i vogël, dy vjeç e gjysmë, po llafosej me të motrën, tetë vjeçe ndaj të gdhirë, “Dua”, i thoshte asaj, të vij me ty në shkollë! “Kur të rritesh edhe pak” , ia ktheu ajo dhe shtoi me një dlirësi të dhembshur fëmijënore: “Kur t`i bëhesh ti motrës për shkollë, ne do të jemi në Shqipërinë tonë të dashur!”

Cicërrimë më të ëmbël, po edhe më prekëse, për të më nxjerrë gjumin e një mëngjesi të gdhirë me përtesë në dhe të huaj-thuaja se nuk kish.

Isha i lumtur që fëmija im s`e hiqte mendjeje mundësinë për të jetuar në Shqipërinë tonë të dashur. Por fjalët e saj më prekën shumë se sendërtimin e dëshirës së fëmijëve të mi dhe gjakimin tim, nuk e kisha unë në dorë.

Më 14 dhjetor të vitit të kaluar,UDB-ja e Pejës e arrestoi në shtëpin e lindjes, në katundin Dubovik (afër Decanit), vëllaun tim të madh, Hysen Gërvallën. Po këtë ditë, UDB-ja e Prishtinës mua ma kishte bastisur banesën në Prishtinë, pa prezencën time. Lajmin e hidhur ma solli në punë (në gazetën “Rilindja”) shoqja ime, menjëherë pas bastisjes dhe pas largimit të inspektorëve të UDB-së nga banesa. Lidhur me arrestimin e vëllaut tim të madh dhe me materialet ilegale që kishin shtënë në dorë organet e Pejës, atë gruan time, e kishte informuar një kushëriri im i parë. Materialet propagandistike të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës si dhe makina ilegale e shkrimit, në rast dorëzimi, do të më ngarkonin me shumë vjet burgim të rëndë. Pos kësaj, në sajë të mjeteve moderne që përdor UDB-ja gjatë hetimeve, nuk ishte e përjashtuar mundësia që, pa marrë parasysh këmbënguljen time, UDB-ja mund të zbulonte edhe ndonjë sekret lidhur me Lëvizjen.

Prandaj, duke marrë pëlqimin e shokut të parë të Lëvizjes, anëtar i Komitetit Qendror, unë u arratisa aty për aty. Më datë 21 dhjetor arrita në Ludvigsburg të RF Gjermane dhe u strehova te vëllau im i vogël Bardhosh Gërvalla, I cili këtu punon që nga viti 1974.
...
Unë, me të arritur në Ludvigsburg, i bëra telefon Ambasadës Shqiptare në vjenë dhe prej shokëve të atjeshëm kërkova ndonjë këshillë se si mund të ruhem nga gabimet në një botë ku nuk kisha qenë kurrë më parë dhe ku, pasi kisha ardhur pa pasaport e më duhej të kërkoja azil politik, kishte mundësi edhe për ndonjë gabim. Pak ditë më vonë, këtë gjë si dhe kërkesën për shqyartimin e mundësive që të më jepet mundësia e strehimit në RPS të Shqipërisë, ia komunikova edhe me gojë njërit prej shokëve të Ambasadës së përmendur.

Nga ajo kohë u bënë afro katër muaj dhe lidhur me kërkesën time nuk mora ndonjë përgjigje.

Ndërkohë, me iniciativën time, në të përjavshmen gjermane “Der Shigel”, u botua një artikull i gjatë për situatën aktuale në Kosovë, pas arrestimeve masive të shqiptarëve, të cilët duhet të përgjigjen para gjyqit jugosllav për vepra “kundër popullit dhe shtetit”.Pos kësaj, gazetës së këtushme majtiste “Tageszeitung” i dhash edhe një intervistë po për gjendjen e përmendur. Shkrova edhe një numër artikujsh për gazetën ilegale shqiptare “Bashkimi”, e cila qarkullon në radhët e punëtorëve shqiptarë me punëë në Gjermani dhe në Kosovë.

Nga shokët e Kosovës më vinin kohë pas kohe porosi që të ruhesha, sepse UDB-ja, e cila është mësuar t`i qërojë me likuidime fizike hesapet me disa ustashë kroatë, kinse nuk qenka larg vendimit që një praktikë të tillë ta aplokojë edhe me shqiptarët në botën e jashtme. Nuk mund të them se s`më kanë bërë ndonjë përshtypje këto sugjerime të shokëve, por as njerzëve të UDB-së këtu, megjithë marrëveshjet dhe bashkëpunimin jugosllavo-gjerman, nuk ua kam aq shumë frikën. Mjafton që këtu nuk ka si të më kërcënojë uniforma e policisë jugosllave, pa për të tjerat bëhet disi, rroftë arma.

Por, që nga çasti i parë i arratisjes, unë e kam pasur mendjen të strehohem në Shqipëri. Prandaj, shoku Enver, mora kurajon të Ju drejtohem Ju personalisht. Kam njoftime për marrëveshjen shqiptaro-jugosllave lidhur me ekstradimin reciprok të personave të vënë jashtë ligjit në të dy vendet. Por, sipas Nenit 65 të Kushtetutës së Republikës Socialiste të Shqipërisë, ku thuhet: “Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë u jepet e drejta e strehimit shtetasve të huaj që ndiqen për shkak të veprimtarisë së tyre në dobi të revolucionit e të socializmit, të demokracisë e të çlirimit kombëtar si edhe të përparimit të skencës e të kulturës”, konsideroj se mua më takon kjo e drejtë. Nuk dua të them se ma mohon kush, por, procedura e rëndomë e realizimit të saj po më dëmton fizikisht e shpirtërisht, shoku Enver.
...
Nuk ishte punë e lehtë për mua të vendos që të Ju drejtohem Ju, shoku Enver, për një çështje që ndoshta nuk është e denjë te merreni me të. Në krahasim me të ligat që kanë rënë mbi kokë familjes sime para dhe pas lufte, me të ligat që kam përjetuar vetë dhe me situatën e përgjithshme shumë të vështirë në Kosovë, gjendja ime është, siç i themi ne nga Kosova, lule e dritës. Por, edhe deveja ka rënë, më gjunjë për një lëkurë lepuri që i është shtuar barrës së saj të rëndë.

Kur i marr parasysh çështjet në gjithë gjersinë e tyre, kërkesa për të m`u dhënë e drejta e strehimit në atdheun tim, më duket si një luks, dhe atëherë më rrëmben një ndjenjë turpi. Por i vetëdijshëm se në Kosovë, përderisa gjendja të mos ndërrojë rrënjësisht, këmba ime s`ka si shkel më sa të jem gjallë, e në anën tjetër, me këtë botë të huaj s`më lidh asnjë cikërrim dhe këtu nuk shoh kurrfarë perspektive, e vetmja rrugë e drejtë dhe e njerëzishme më duket jeta në Shqipëri.

Jam i vetëdijshëm sdhe për disa probleme të pahijshme, që kanë shkaktuar disa kosovarë, duke dalë me qëllime të ulëta në territorin e RPS të Shqipërisë. Për fat, makinacionet e UDB-së, që në Kosovë e viset e tjera shqiptare brenda kufijve politikë të Jugosllavisë kanë bërë kërdinë në dëm të popullit tonë, në shtetin shqiptar s`kanë gjetur shesh për të bërë përshesh. Mirëpo, duke qenë njeri i përvuajtur, i thjeshtë dhe i vetëdijshëm për dashurinë që kam ndaj nënës Shqipëri, jam i sigurtë se unë s`do të merrja në asnjë mënyrë rrugën e atyre djemve bastardë të Kosovës. Që janë vënë në shërbim të armikut, por do të ndiqja shembullin e ca të tjerëve, si Ajet Haxhiu, Agim Gjakova e ndonjë tjetër të cilët kurdoherë kanë mbetur burra të ndershëm. (Kjo letër përfundon pa emër, të shkruar nga Jusufi, por eshte letër e Jusuf Gërvallës - shënimi im- F.Tafallari)
8 h · 2

Ibrahim Kelmendi ***
[Xhafer Durmishi u komandua nga Zotëri Sabri Novosella që të zë vendin e Jusuf Gërvallës, menjëherë pas vrasjes. Xhaferi e shoqëron Sabri Novosellën, si “përfaqësues” të LNÇKVSHJ në bisedimet për “bashkim” me PKMLSHJ, me 17 shkurt 1982 në Ankara. Partia Komuniste përfaqësohej nga Abdullah Prapashtica. Nga ai “bashkim” rezulton Lëvizja, si LRSHJ (Sabri Novosella e Xhafer Durmishi) ose si LRSSHJ (Abdullah Prapashtica).
Xhafër Durmishi, si reagim kundër një shkrimi të Sabri Novosellës, në maj 1992 publikon një shkrim të tij, linkun e të cilit po e afishoj. Zotëri Abdullah Prapashtica ka mundësi të informohet, meqë paskësh harruar, se si dhe deri kur partia e tij ishte në Lëvizje.]

http://pashtriku.beepworld.de/.../xhefaerdurmishi...
Mozaiku politik i mërgatës shqiptare
Nga tri fotografi të botuara në “Zëri”, të Sabri Novosellës, Metush Krasni­qit dhe Jusuf Gërvallës, fitohet përshtypja se LNÇKVSHJ është udhëhequr nga treshi Sabri-Metush-Jusuf. Jusuf Gërvalla nuk e ka njohur Metush Krasniqin në cilësinë e kryetarit të LNÇKVSHJ. Në qoftë­ se shërbehemi, pë…
PASHTRIKU.BEEPWORLD.DE
5 h · 1

Ragip Rugova I nderuar Ibrahim, si veprimtar, bashkkohanik dhe njohes i mire i kesaj periudhe, do te ishte me shume vlere sikur te sajoje nje liste te botimeve qe ia vlene per ti lexuar, ata qe duan te kuptojne me shume dhe me gjere per kete periudhe.
4 h · 1

Ibrahim Kelmendi ***
Ja dokumeti i “bashkimit” të 17 shkurtit 1982:

http://pashtriku.beepworld.de/.../dokumentbashkimilnkshj...
DOKUMENT
Në orën 21.10 të datës 17 shkurt 1982 (në Ankara – vërejtja ime) filluan bisedimet për bashkimin e organizatave motra, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, gjegjësisht për shkrirjen e këtyre dy organizatave në një të vetme.
PASHTRIKU.BEEPWORLD.DE
4 h · 1

Ilir Kosova Ibrahim.K Suzana deklaroj se kishte zbuluar me nje dhome te juaja, si nje dhome te Shkolles se UDBes !
2 h · Modifié


https://www.facebook.com/ibrahim.kelmendi.7?fref=ts

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: shoqeria

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum