Bashkpuntoret e Millosheviqit,bisnis ne Kosove
:: sport
Page 1 sur 1

Baton Haxhiu: Pronat e Margaritës janë të Mishkovicit – ajo ia hodhi në shportë dorën një punëtori
Drejtorit i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, e ka vazhduar betejën me Margarita Kadriun, Nënkryetaren e PDK’së, duke thënë se pronat që i ka në emër të saj janë të ish-Zëvendëskryeministrit të Miloshevicit, Miroslav Mishkovic.
Ai ka shkruar se krushqia mes familjes Mishkovic dhe asaj Kadriu daton prej viteve të 90’ta.
“Pas aderimit në PDK romani biografik i zonjës gati dickensian trashet: Odave ekonomike amerikane e evropiane qarkullojnë dokumente që tashmë i kanë edhe mediat vendore e të cilat dëshmojnë se pronat e Kadrinjve nuk janë de facto të tyre, por të ish zv/kryeministrit të Millosheviçit dhe miliarderit serb Miroslav Mishkoviç, me të cilin operuakan në biznes që nga fillimi i viteve të 90-ta, para, gjatë dhe pas luftës”, ka shkruar Haxhiu, në një tekst autorial i botuar në Gazetën Tribuna.
Veç kësaj, Haxhiu e ka përmendur Nënkryetares së PDK’së faktin se një punëtor i saj i ishte këputur dora dhe nuk e kishte kompensuar fare.
“Opinioni konfrontohet po ashtu tash e sa vjet me një dilemë etike rreth po të njëjtës: spekulohet që të jetë e pamëshirshme ndaj punonjësve në firmat e saja dhe madje thuhet që me vite u zhvilluaka një proces gjyqësor, ku e apostrofuara është e paditur nga një ish punëtor i shtypshkronjës së gazetës dhe i cili përbetohet; zonja Kadriu t’ia ketë hedhur gjysmën e krahut në shportë bërlloku dhe të mos jetë përkujdesur fare për hospitalizimin e tij”, ka shtuar ai.
http://botapress.info/?p=902

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum