Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Xhavit Haliti e dërgoi Naim Mujën si truproje të Ahmet Krasn

 :: sport

Aller en bas

Xhavit Haliti e dërgoi Naim Mujën si truproje të Ahmet Krasn Empty Xhavit Haliti e dërgoi Naim Mujën si truproje të Ahmet Krasn

Message  Perparimi Sam 6 Sep - 1:44

EKSKLUZIVE AUTHOR: BOTA PRESS - 05/09/2014 Share Twitter Facebook

Xhavit Haliti e dërgoi Naim Mujën si truproje të Ahmet Krasn Mensur

Xhavit Haliti e dërgoi Naim Mujën si truproje të Ahmet Krasn Letra
Foto
No comments
Xhavit Haliti e dërgoi Naim Mujën si truproje të Ahmet Krasniqit pak kohë para atentatit në Tiranë
Cila është lidhja e Xhavit Halitit me familjen Elshani nga Peja e me Sabit Gecin “çopën” Cili ishte bashkëpunimi i Bujar Bukoshit me Xhavit Halitin? Çka thuhet në këtë raport për Ekrem Llukën, Naim Mujën, Rexhep Selimin, Azem Sylën, Qazim Osmanin (Feniksat) Nazim Haradinajn etj

Bota press 6 shtator 2014

Në vazhdim të raportit të agjentëve të Shërbimit Intelegjent të KFOR-it-NATO-s të cilët i bëjnë një “skanim” në detaje të biografisë së Xhavit Halitit. Në pikën 5 ku flitet për personat me të cilët Xhavit Haliti ka pasur raporte fillimisht përmendet familja Elshani si e afërt me Xhavit Halitin. Sipas këtij raporti familja Elshani ishte në lidhje të afërta me Ekrem llukën një biznesmen i fortë që dyshohet se është pjesë e kontrabandës dhe krimit të organizuar. Agim Elshani, i cili është drejtor i fabrikës së birrës (pronë e Ekrem Llukës) është në lidhje të afërt me Xhavit Halitin. Poashtu edhe 5 vëllezërit Elshani ishin të lidhur me Xhavit Halitin. Sipas këtij raporti Ekrem Lluka është figurë prominente e krimit.

Cilat ishin lidhjet e Xhavit Halitit me Bujar Bukoshin?

Në vazhdim të këtij raporti përveç se përmendet edhe njëherë lidhja e Xhavit Halitit me Fatos Nanon, në të njëjtën kohë flitet edhe për lidhjet e Xhavit Halitit me kryeministrin e Kosovës në ekzil Bujar Bukoshin. Përderisa pr lidhjet e Halitit me Fatos Nanon kishin të bënin më shumë për tregti me armë , lidhjet e Halitit me Bujar Bukoshin ishin në fushën e biznesit financiar. Sipas raportit të këtyre agjentëve të KFOR-it-NATO-s Xhavit Haliti dhe Bujar Bukoshi menjëherë pas lufte kishin tentuar të hapin një bankë por ky bashkëpunim kishte qenë i pas pasuksesshëm. Në një nga pasuset ku flitet për lidhjet e Halitit me Bukoshin shënohet edhe fakti se Haliti e ndihmoi Bujar Bukoshin që të themelojë partinë e tij politike të pasluftës, Partia e Re e Kosovës (PreK). Haliti shpresonte se me themelimin e PREK-ut do të pakësoheshin votat e LDK-së dhe kusht PDK do të përfitonte. “Bukoshi dhe Haliti e njohin njëri-tjetrin sepse që të dy ishin të përfshirë në aktivitete të mbledhjes së fondeve nga Diaspora për qëllime të luftës në Kosovë. Që të dy megjithëse ishin konkurrentë kanë pasur shumë bashkëpunime me njëri-tjetrin.

letra

Bashkëpunimi i Xhavit Halitit Sabit Gecin “çopën”

Një lidhje e Xhavit Halitit që u ka rënë në sy agjentëve të Shërbimit Intelegjent të KFOR-it-NATO-s është ajo me Sabit Gecin të njohur me pseudonimin “çopa”. Sipas këtij raporti Sabit Geci dhe vëllezërit e tij sipas të gjitha gjasave kanë punuar për Xhavit Halitin. Geci është një prej atyre personave që është i involvuar në krimin e organizuar në Prishtinë. Grupa e Sabit Gecit ishte e lidhur me Xhavit Halitin dhe Rexhep Selimin si dhe me Policinë Speciale (të UÇK-së- nën ynë) gjatë kohës së luftës në Kosovë. Për Rexhep Selimin gjithashtu shkruhet se ai ishte komandant i UÇK-së në Drenicë dhe ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Përkohshmë. Rexhep Selimi përmendet si një prej personave që është në “listën e zezë” të Qeverisë amerikane. Ndër emrat që përmenden se kanë pasur lidhje me Xhavit Halitin apo që kanë qenë bashkëpunëtor të tij përmenden edhe personi me mbiemrin Haskaj i cili paguhej me shumën prej 10 mijë deri në 20 mijë euro për një vrasje. Naim Muja poashtu përmendet si diler i armëve në Prishtinë. Sipas këtij raporti Xhavit Haliti e kishte dërguar Naim Mujën që të jetë truproje e Ahmet Krasniqit vetëm pak kohë para se të vritej kolonel Krasniqi në Tiranë në vjeshtën e vitit 1998.

Nesër do të lexoni:



Cilat ishin lidhje e Xhavit Halitit me Kadri Veselin e Azem Sylën? Çka thuhet në këtë raport për Sami Lushtakun, Sylejmn Selimin, Rrsutem Mustafën Remin? Kush kontrollonte kontrabandën në rajone të ndryshme të Kosovës? Kush ishin “bossët” e kontrabandës në Dukagjin, në Drenicë e në Llap?

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum