Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Fazliu-Matoshit: Lufta e UÇK-së të mundur ta adhuroni titon

 :: sport

Aller en bas

Fazliu-Matoshit: Lufta e UÇK-së të mundur ta adhuroni titon Empty Fazliu-Matoshit: Lufta e UÇK-së të mundur ta adhuroni titon

Message  Perparimi Ven 8 Aoû - 17:44

Halil Matoshi Muharrem Xhemaili para ci viteve mu ka kercnue me vdekje

http://koha.net/?id=31&o=252#.U-Srbvy5XCg.facebook


Fazliu-Matoshit: Lufta e UÇK-së të ka bërë të mundur ta adhurosh Titon
08 Gusht 2014, 15:48
Fazliu-Matoshit: Lufta e UÇK-së të ka bërë të mundur ta adhurosh Titon
SHPËRNDAJE NË



​Nuk kanë të ndalur polemikat në mes të Faik Falizu dhe analistit, Halil Matoshi. Po sot, drejtorit i zyrës për veteranët pranë kryeministrisë, Faik Fazliu nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se, tendencat për ta denigruar luftën çlirimtare kanë vazhduar dhe fatkeqësisht po vazhdojnë me qëllime të qarta politike.


Ai ndër të tjera ka shkruar se ata që vazhdojnë të adhurojnë ‘shokun Tito’ (duke aluduar për Matoshin) patjetër që këtë mund ta bëjnë se lufta e UÇK-së ua ka bërë të mundur.
“Nuk munden dhe nuk do të mund të imponojnë kurrë më frymën titiste e jugosllave në Republikën tonë të fituar me gjak. E sa për Halilin, 'mos e vet se t'kallxon vet'”, ka shkruar Fazliu.


Ja postimi i plotë i Fazliut:

Tendencat për ta denigruar Luftën tonë çlirimtare, edhe pse kanë dështuar që moti në rrafshin ndërkombëtar, kanë vazhduar dhe fatkeqësisht po vazhdojnë me qëllime të qarta politike, t ë ndihmuara në formë direkte ose indirekte edhe nga segmente të caktuara në Kosovë. Gabimet, lëshimet apo edhe abuzimet eventuale të pushtetit, nuk do të duhej të guxojnë t'i faturohen UÇK-së, vlerave të luftës që sublimohen në Dëshmorët dhe Invalidët e kësaj lufte.

Në të kundërtën, s'ka logjikë tjetër të zbërthimit përveç argatit ndaj një agjende antikombëtare dhe antishtetërore në Kosovë. Ky është shqetësimi i Veteranëve të UÇK-së, kjo është brenga jonë si përfaqësues te Shoqatave dhe vlerave te Luftës , dhe ndaj këtij rreziku natyrisht se ne nuk mund të rrimë indiferentë, nuk mund të pajtohemi dhe nuk mund ta lejojmë. Këto segmente që vjellin vrer ndaj UÇK-së për motive të interesave të tyre grupore e politike, natyrshëm reagojnë kur e VËRTETA u thuhet troç sepse u djeg fort. Kosova është shtet i lirë e demokratik (edhe pse ende me shumë sfida të shtetndërtimit) për të gjithë qytetarët e vet, Lufta e UÇK-së është bërë për Lirinë e saj, dhe mbrojtja e vlerave të saj është interes themeltar i Shtetësisë.

Ata që vazhdojnë ta adhurojnë 'shokun Tito' patjetër që këtë mund ta bëjnë se Lufta e UÇK-së ua ka bërë të mundur, por nuk munden dhe nuk do të mund të imponojnë kurrë më frymën titiste e jugosllave në Republikën tonë të fituar me gjak. E sa për Halilin, 'mos e vet se t'kallxon vet'... Lexojeni shkrimin e tij paçavure e do të bindeni. Populli thotë: ai që e ka mizën nër kapuç i djeg. Po u kujtoj edhe njehere se ju nuk jeni duke i sulmuar partitë politike por duke u bazuar ne raportet e sponzoruara nga serbia kunder UÇK-së ,ju i merrni si shkase për t'i quajtur kriminel dhe me e keqja për t'linquar në hapsirat e juaja mediale !


http://time.ikub.al/737b254636/be5a2f292c7d5fbdb7d073a4194d1310/Lajm_Vlora-citaku-zyrtarja-e-pare-e-Kosoves-ne-Serbi.aspx

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum