Lidhja e pz 1878 ne gjami,jo ne shtepi siq shkruhaj nlibra
:: politika
Page 1 sur 1

http://zeri.info/artikulli/43195/nje-takim-i-lidhjes-shqiptare-1878
Një takim i Lidhjes Shqiptare - 1878
Përgatiti:Flamur Maxharri
Publikuar: 26.07.2014 - 12:14
Komente (2) Publiko në:
Në suplimentin e revistës javore Londinese “Illustrated London News” kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gazetari anglez përshkruan në hollësi mbledhjen e cila u organizua për t’iu kundërvënë vendimeve të Kongresi të Berlinit dhe Portës së Lartë.
Për herë të parë mësohet për praninë dhe të disa anglezëve në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, të mbajtur në vitin 1878.
Brenda një xhamie të vogël në një lagje të errët të qytetit, mes dritave të natës e të mëngjesit, me llamba me vaj që digjen zbehtë dhe hedhin masa të errëta e të pasigurta drite mbi një mbledhje të fshehtë të Lidhjes Shqiptare.
Debati ka qenë i gjatë sepse tashmë, pas dritareve pa xhama të shtëpisë së lutjes, zbardhëllon në qiellin e errët një brez i zbehtë që paralajmëron ditën e re dhe e detyron myslimanin e çuditshëm plak, i cili qëndron me krahët e hapura para anëtarëve të Lidhjes, ta përfundojë fjalën e ta mbyllë Kuvendin.
Por çështje të rënda ishin shtruar mbi qilimin e xhamisë së vogël dhe, nga mesnata deri në agim, kryetar pas kryetari u ngritën nga rrethi i heshtur për të marrë fjalën e për t'u shprehur me forcën e plotë të gojëtarisë për çështjen.
Është vërtet një "kuvend" i plotë dhe një mbledhje më piktoreske se ky këshill i shqiptarëve zor se mund të përshkruhej - ora e mbledhjes dhe vendi i mbledhjes - një kuvend që e lartëson veçantinë e skenës.
Me një vështrim mund ta thuash, sapo sheh radhët e këtyre Scipetaar të ulur këmbëkryq, se ka një shumicë të dukshme myslimanësh në Lidhje, për shkak të fustanellave në kuvend.
Sepse të krishterët nuk veshin fustanella të bardha lini në Shqipëri, as jelekë me qëndisma aq të bollshme me të kuq e ngjyrë ari, aq madhështorë me brezat e mëndafshtë me ngjyra, ku shkëlqejnë dorezat e lara në argjend të shpatave e pisqollave, ku qëndrojnë plot hijeshi edhe kutitë e fishekëve prej ari ose të zbukuruara me punët e filigranës gjakovare, siç i mbajnë pasuesit e Profetit.
Në fakt, me përjashtim të disa malësorëve arnautë të veshur me rroba të bardha leshi, të ulur në mënyrë karakteristike këmbëkryq pranë shtyllave të drunjta që mbajnë sallën dhe nja dy të huajve Inglis që janë lejuar pas shumë vështirësish, mes pjesëmarrësve nuk ka të tjerë veç disa besnikëve të pranishëm (sepse diskutimet e Lidhjes, siç i ka hije një shoqërie të fshehtë, mbahen me dyer të mbyllura e të ruajtura).
Këta besnikë marrin pjesë sepse tema e diskutimit është e një rëndësie tepër të lartë për ta dhe i bën thirrje në mënyrë të drejtpërdrejtë patriotizmit dhe fesë së tyre.
Megjithatë, duke gjykuar nga atmosfera e zymtë dhe gati apatike që mbështjell rrethin e delegatëve - sepse po merrnim pjesë në një asamble përfaqësuesish, kuptohet - duke dëgjuar folësin mbi qilimin e xhamisë përfytyron më tepër një kryetar të vjetër "në këmbë" që po i mërzit dëgjuesit me gjëra të rëndomta e të shpëlara për temën më të zakonshme e jo për t'ua mbushur venat me zjarr, siç po bën, me pamjen plot gjallëri të të këqijave kombëtare. Mirëpo, shqiptarit nuk i shfaqen kurrë në fytyrë mendimet. Nga jashtë mund të duket i qetë dhe i patrazuar, por nga brenda është përfshirë nga stuhia.
Ata dinë ta ruajnë mirë në mendje radhën e tyre dhe rrallë i lejon tiparet e stërvitura ta tradhtojnë për pasionet që ka në zemër.
Kjo mund të jetë një shkollë e pakëshillueshme për gojëtarinë - të paktën sipas nocioneve tona - dhe një punë e vështirë për gojëtarin që të lërë mbresa para një grumbullimi po aq të qetë e të përmbajtur, që të sqarojë pikë pas pike a përsëritur herë pas herë ndonjë "Dëgjoni, dëgjoni!" apo të fluturojë në majat më të larta të gjepurave të gojëtarisë pa "brohoritjet e forta e të gjata", aq të zakonshme në senatet perëndimore.
Por kryetari i moshuar e njeh fort mirë lëndën mbi të cilën i duhet të punojë dhe i dërgon fjalët e tij drejt e në thellësi, nën lëkurat e ashpra të dëgjuesve.
Po flet për temën më të parapëlqyer për Lidhjen - për keqqeverisjen e vendit të tyre, për aneksimin e territoreve shqiptare në Guci nga armiqtë e tyre të vjetër, malazezët, dhe për ngritjen e njerëzve, me nxitjen e Lidhjes, në qytetet e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit për t'i bërë ballë pushtimit të sllavëve.
Kryetari i moshuar e i tharë ka një pamje të çuditshme e të panatyrshme në mënyrën si qëndron para nesh nën atë dritë të pakët, i veshur me të kuqe dhe me gëzof dhelpre, me krahët e shtrirë dhe gishtat eshtakë nervozë, të cilët i mbledh herë pas here në ajër sikur po kërkon të kapë fytin e ndonjë malazezi.
Megjithëse nga zëri duket pa pikën e pasionit, fjalët i ka të mbushura me furi dhe entuziazëm. Rrallë e ngre zërin përtej monotonisë, por ama ka një mënyrë të mprehtë dhe të prerë në fjalitë që ua hedh dëgjuesve. "Vini re - prisni", thotë, "çfarë duam ne me zotërit tanë në tokën tonë të Arbrit? Mos vallë jemi fëmijë që nuk dimë të ecim vetë? Çfarë ka bërë sulltani për ne? A po na i mbron jetët? Jo. Po u jep shtëpi të pastrehëve? Jo. Po i ushqen ata që vuajnë urie? Jo. Ku shkon haraçi që paguajmë - ne, që kemi aq pak pare që ta paguajmë? Vini re. Jua them unë. Në qesen e pashait! Hajr! Duhet ta mbyllim gojën e të hamë dhé?"
Hamendësimi i kryetarit se pashai e ka përvetësuar haraçin, apo paratë e taksave, që i paguajnë shqiptarët Portës, bën efekt mbi dëgjuesit dhe duket se i jep atij shtysë për një përpjekje më të fortë kundër këtyre "fuqive". "Valla", vazhdoi ai, "shikojini pak tokat tona në Guci.
Cila është dëshira e zotërve tanë? Që t'ua lëmë sllavëve të Malit të Zi? Përse? Sepse kështu dashka sulltani. Sepse dashka Kongresi i Berlinit. Sepse dashkan rusët. Ai Valla! - mirë! Po a duam ne - ne, njerëzit e këtij dheu - që toka jonë të shkojë në duart e këtyre qenve të shejtanit? Mund të na kujtojnë budallenj, sepse nuk na kanë pyetur. Bismilah! Le të flasim atëherë - por me hekur e plumb, me jatagan e pushkë!" Këto fjalë thonë shumë për karakterin e debatit në këtë mbledhje të fshehtë të Lidhjes Shqiptare dhe më shumë akoma për parimet që e kanë lidhur bashkë këtë Lidhje. Nuk ka asnjë dyshim se ajo ka ndikim të madh në këtë vend duke parë se kryengritja aktuale në kufirin malazez është rezultat i ndikimit të saj.
KOMENTO Komente (2)
Emri*
Email*
Vendi* Komenti*668 Dërgo komentin
Si mund te kete ngjare qe ne Kuvendin e Lidhjes se Prizrenit me 1878 ska pasur asnje delegate me fe katolike . Kur dihet fakti se katoliket hiqe skane qene e sjane me pak patriote se ne te tjeret . Sipas meje ky ka qene nje leshim shume i madhe i Lidhjes ...
Asi
rekomanduar (2)
29 Jul 2014
10:11
qekjo osht e vertet se tjerat qe na servohen neve prej komunistave jon qyfte krejt, se lidhja osht mbajt nxhami e jo ne at shpin e vogel ku e rrejn popullin e paditur

Re: Lidhja e pz 1878 ne gjami,jo ne shtepi siq shkruhaj nlibra
Puna dhe përpjekjet e Imzot Bumçit në krye të delegacionit zyrtar shqiptar për të mbrojtur çështjen kombëtare në Konferencën e Paqes së Parisit, veprimtaria e tij diplomatike plot maturi e vendosmëri, përbëjnë një kontribut të çmuar në njërin prej çasteve më delikate të historisë së popullit shqiptar, duke treguar edhe një herë se pjesëtarët e klerit katolik shqiptar, personalitetet e shquara nga radhët e tij, siç ishte edhe vetë Imzot Bumçi, vijuan t'i shërbenin kombit të tyre me po atë seriozitet e përkushtim që i kishin shërbyer ndër shekuj të parët e tyre. Edhe pse aspirata e Imzot Bumçit dhe e atdhetarëve të tjerë shqiptarë për një Shqipëri tërësore dhe të bashkuar brenda kufijve të saj etnikë nuk u përmbush, Konferenca e Paqes e Parisit, nën ndikimin përcaktues të presidentit amerikan të kohës, Wilson, të paktën, nuk lejoi zhdukjen nga harta politike e Ballkanit të shtetit shqiptar.
Summary
The Role of the Albanian Catholic Clergy at the Peace Conference in Paris (1919–1920)
The Catholic clergy played a very important role in the many sided war which the Albanians had to wage for national liberation and unity. Historically, the clergy has acted as a powerful connecting element between Albania and the Western world, as well as being a conductor of the spirit of the West to Albanian society. Eminent representatives of the Catholic community have also been principal contributors to the conservation and development of the national consciousness of their people. Their efforts to develop the educational and cultural life of the nation in the 17th and 18th centuries were further intensified during the phase of the National Renaissance by such outstanding figures from the ranks of the Catholic clergy as Fathers Gjergj Fishta, Don Ndrę Mjedja, Abbot Preng Doci, etc. Not only by their literary achievements, but also by their political and cultural activities they played an important role in the Albanians' fight for independence from Ottoman rule, which brought about the Declaration of Independence on 28 November 1912.
An important role in the definition of the official position of the Albanian delegation in Paris was played by two conspicuous figures from the ranks of the Albanian Catholic clergy, Monsignor Luigj Bumçi and Father Gjergj Fishta. Monsignor Bumçi's work and efforts as head of the Albanian official delegation at the Peace Conference in Paris and his prudent but firm diplomatic policy constituted a valuable contribution to one of the most delicate moments of the history of the Albanian people. His attitude was evidence of the fact that the representatives of the Albanian Catholic clergy were consistent in their efforts to serve their nation with seriousness and devotion, as their predecessors had always been through the centuries. Although the aspirations of Msgr. Bumçi and of other Albanian patriots for an integrated and united Albania, delimited according to ethnographic frontiers, were not fulfilled, the Peace Conference of Paris, under the definitive influence of the American President Wilson, did not wipe the Albanian state off the political map of the Balkans.

Sujets similaires
» Lidhja e Prizrenit,jo por lidhja e osmaneve 1878
» Lidhja sekrete e Enverit me fashizmin!Sikurse uçk!
» Kush i ndertoj shtepi Adem Demaqit ne sarande
» Coptimi i tokave shqiptare filloi ne kongresin e B 1878
» Vitet 1878 deri me ditet e sodit +Kolera
» Lidhja sekrete e Enverit me fashizmin!Sikurse uçk!
» Kush i ndertoj shtepi Adem Demaqit ne sarande
» Coptimi i tokave shqiptare filloi ne kongresin e B 1878
» Vitet 1878 deri me ditet e sodit +Kolera
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum