Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Kai Ede

 :: sport

Aller en bas

Kai Ede Empty Kai Ede

Message  Perparimi Sam 3 Fév - 11:43

Kai Eide: Do t’i bëj një vlerësim gjendjes politike në Kosovë, jo vetëm standardeve
Ilir Ikonomi
10-06-2005

Kai Eide, i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan, i tha Zërit të Amerikës se gjendja e pakicave do të jetë një nga çështjet e rëndësishme ku do të përqendrohet misioni i tij në Kosovë. Zoti Eide, ambasador i Norvegjisë pranë Natos, do të shkojë në Prishtinë të hënën për të filluar punën e vlerësimit të gjendjes politike që mund t’u hapë rrugën bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zoti Eide, cili është misioni juaj?

Kai Eide: Misioni im, siç përshkruhet edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, është të bëj një vlerësim të përgjithshëm të gjendjes politike, gjë që natyrisht nënkupton se do të më duhet të shqyrtoj edhe çështjen e standardeve, pra sa përparim është bërë në këtë drejtim. Por mua do të më duhet të përfshij edhe çështje të tjera pra standardet do të jenë njëra pjesë. Vlerësimi im do të jetë vlerësim i situatës politike, i një karakteri më të gjerë.

Zëri i Amerikës: Standardet janë diçka relative. Për disa njerëz, një standard mund të quhet i përmbushur, për disa të tjerë jo. Si do të arrini ta formuloni gjykimin tuaj?

Kai Eide: Unë nuk do të përpiqem të pajtoj vlerësimet e bëra deri tani. Natyrisht unë do të lexoj dokumentet e publikuara nga UNMIK-u dhe nga të tjerët. Por kryesorja është se unë do të udhëtoj nëpër Kosovë, do të përpiqem të kaloj sa më shumë kohë në terren, për parë, dëgjuar dhe vëzhguar dhe nga kjo do të përpiqem të nxjerr vlerësimin tim sa më saktë që të jetë e mundur lidhur me situatën. Por siç thashë, ky nuk do të jetë vlerësim vetëm për standardet por për të gjithë situatën politike. Standardet do të jenë vetëm një pjesë. Unë do të përpiqem ta bëj vlerësimin sa më të saktë që të jetë e mundur me shpresën që ky vlerësim të shihet si realist dhe i besueshëm nga të gjithë. E di se kjo do të jetë e vështirë por mendoj se ky duhet të jetë synimi im.

Zëri i Amerikës: A mendoni se disa nga stadardet janë më të rëndësishëm se disa të tjerë?
Kai Eide: Natyrisht ka jashtëzakonisht rëndësi të tregohet kujdes për gjendjen e pakicave, pra që ata pjestarë të pakicave që janë në Kosovë të mund të qendrojnë aty dhe ata që janë larguar të mund të kthehen. Pra, gjendja e pakicave është me rëndësi jetike për të arrituar atë që duam të arrihet – një Kosovë shumëetnike. Prandaj unë do ta përqendroj vemendjen shumë në këtë drejtim por unë do të shqyrtoj edhe standardet e tjerë si dhe një numër aspektesh të tjerë që nuk janë përfshirë në paketën e standardeve. Do të dëshiroja ta theksoja këtë sepse vlerësimet e mija nuk kufizohen vetëm tek standardet. Unë do të përpiqem të bëj një vlerësim për situatën e gjerë politike në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Siç e dini, shefi i UNMIK-ut dhe Sekretari i Përgjithshëm Kofi Annan kanë shprehur pikpamje të ndryshme lidhur me gjendjen në Kosovë. Zoti Jessen-Petersen ka shprehur një vlerësim më pozitiv se sa zoti Annan. Cili është komenti juaj?

Kai Eide: Unë do të jap vlerësimin tim. Ende nuk e kam filluar punën. Unë do të përdor kohën që kërkohet për të dalë me një vlerësim që shpresoj se do të jetë i besueshëm dhe realist dhe që të gjithë ta shohin si të tillë. Nuk do të përdor më shumë kohë se sa do të më duhet për ta bërë këtë, por as nuk do të përdor më pak kohë nga ajo që kërkohet. Pas kësaj do të shikojmë se cili do të jetë vlerësimi im. Por po të jepja një gjykim sot, kjo nuk do të ishte as e mençur dhe as e drejtë.

Zëri i Amerikës: Kur mendoni se do të përfundojë misioni juaj?
Kai Eide: Nuk më është vënë ndonjë afat për përfundimin e misionit. Mendimi im dhe natyrisht edhe i Sekretarit të Përgjithshëm është se nuk duhet të ketë ndonjë afat të përcaktuar saktë. Por siç thashë, unë do të përdor kohën që do të kërkohet, as më shumë e as më pak, dhe pastaj do të bëj vlerësimin dhe rekomandimet e mija.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kai Ede Empty Re: Kai Ede

Message  Perparimi Sam 3 Fév - 11:44

Zëri i Amerikës: A do të jetë vlerësimi juaj në formën e një “po”-je ose “jo”-je apo do të ketë një formë tjetër?

Kai Eide: Unë do të hartoj një raport ku do të përpiqem të mbuloj një fushë sa më të gjerë që të jetë e mundur. Pasi të kemi mbaruar këtë punë, do të shikojmë se si do t’i formulojmë rekomandimet. Por është e pamundur të themi qysh tani se në ç’formë do të jenë rekomandimet. Le të fillojmë punën njëherë pastaj të flasim. Desha të theksoj se në asnjë moment të dhënë gjatë këtij procesi unë nuk do të bëj vlerësime imediate të situatës. Siç thashë, unë do të bëj një vlerësim të gjerë dhe do të përpiqem të jap tablonë e një procesi në zhvillim, proces, i cili mendoj se mund dhe duhet të zhvillohet më tej. Shpresoj se procesi në të cilin jam përfshirë do të jetë një kontribut për përparim të mëtejshëm.

Zëri i Amerikës: A mendoni se gjatë viteve të fundit në Kosovë ka patur përparime?

Kai Eide: Mendoj se ka patur përparim në shumë aspekte dhe nuk ka dyshim për këtë. Janë vendosur institucionet, janë mbajtur zgjedhjet, ka nivel relativisht të ulët të dhunës ndëretnike. Vitin e kaluar patëm një moment të rëndësishëm dhe mjaft të vështirë me trazirat që ndodhën në mars, gjë që shënoi një hap serioz prapa. Për fat të mirë, që nga ajo kohë, gjendja ka qenë e qetë. Ka patur përparim të rëndësishëm në disa aspekte por do të na duhet të gjykojmë më me saktësi se deri ku është arritur pasi të fillojmë punën. Në këtë fazë unë nuk do të desha të bëja ndonjë vlerësim konkret të mëtejshëm.

Dërgoja këtë tekst një miku
Variant i lehtë për t'u shtypur
Lajmi Kryesor
Zyrtaret irakianë po hetojnë mbi numrin e pazakontë të votave në favor të projektkushtetutës

Lajmet
Bashkimi Evropian: Gripi i shpendëve - një rrezik botëror
Prof. Pettifer: Për Kosovën mund të arrihet një marrëveshje e tipit të Gjenevës, apo Dejtonit
Harta kompjuterike në ndihmë të banorëve të prekur nga fatkeqësitë
Sekretarja amerikane e Shtetit i jep fund turneut diplomatik
SHBA: Një shkollë e re që ka shmangur librat nga mësimdhënia
Pakistan: Fillojnë të mbërrijnë ndihmat për viktimat e tërmetit
SHBA i bën thirje Pekinit të vazhdojë reformat monetare
Asnjë vend nuk është i përgatitur të përballojë gripin e shpendëve
Gjermani: Paraqitet lista e plotë e kabinetit të ri

Fakte | Përdorimi dhe e Drejta e Autorit | Bordi i Transmetimeve | Organizimi i Faqes | Arkiv
| Link to Us | Na kontaktoni

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum