Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Sabri Novosella,prijashton Ibrahim K.

 :: sport

Aller en bas

Sabri Novosella,prijashton Ibrahim K. Empty Sabri Novosella,prijashton Ibrahim K.

Message  Perparimi Ven 4 Juil - 11:47

PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI! Në mërgim..., më 17 jan.


1984 I dashur shoku Mërgim (Sabri Novosella-shën i Xh. D.),

po të shkruaj, edhe pse, mendoj, do të duhej të më shkruaje ti njëherë, së paku që të bësh me dije se si u ktheve. Në ndërkohë, besoj, duhet të jesh informuar mbi mbledhjen që mbajti komisioni, më 18 dhjetor 1983. Nga procesverbali mund të lexohet për vlerësimet që u bënë në përgjithësi, si dhe mbi propozimet konkrete. Ndër to, meqë të shkruaj, ishte propozimi im që ti të përjashtohesh nga ... Me këtë rast nuk do shkruaj për arsyet që më shtynë që të jap një propozim të tillë, pasi ato janë në procesverbal, sado që janë shkurt të shtruara. Këtu mund të shkruaj vetëm kaq: që të bëjë propozim të tillë nuk më shtyri vetëm ato që ndodhën gjatë takimeve tona, por disa gabime (kështu i vlerësoj) të tjera, sidomos korespondenca me Musën dhe presioni që provohej të më bëhej në prag të darsmës në Bruksel, duke u thirrë në bisedat telefonike që bëheshin me ty. Që kur isha në SHBA më ra të lexoj letër, që ti kishe shkruar. Ishte pseudonimi yt dhe dorëshkrimi, pasi shumë rreshta kishe shkruar me dorë. Atëherë nuk dija ku t'ia nisë, sa i përket asaj letre, përkatësisht sa i përket korrespondencës në mes të Omerit dhe Musës. Më vinte keq se nuk dija se kush është Omeri, që t'i shkruaj menjëherë se nuk duhet të korespondon me atë njeri në "kullë", pos për të tjera arsye, edhe se të gjitha letrat kalonin jo vetëm nëpër duartë e një agjenture. Se si ka ardhur gjer te korrespondenca mes jush nuk dij, por jam i mendimit: nuk është dashur të korrespondosh në atë nivel dhe në ato rrethana. Duke u bazuar në relacionet që mbretëronin përpara vrasjes së shokëve dhe para "veprës" së "heroit" të "kullës", ti atë "heroi" nuk duhet ta kesh njohur përpara, ose, nëse e ke njohur, nuk duhet të kesh patur marrëdhënje në nivel të përkatësisë në të njejtat radhë. Se sa letra ke ndërruar nuk e dij, por, meqë po bazohem në relacionet tona, po më duket e drejt të t'i kërkoj, së paku ato që kanë të bëjnë me LRSHJ-në,

ndërsa ato të nivelit privat dhe familjar nuk më duhen,

qoftë edhe si kopje. Nisem edhe nga fakti se "heroi" para se ta kryen "veprën" ka qenë me trup, i tëri diku tjetër, dua të them në organizatë tjetër. Kështu, së pari duhet të vinin në pyetje qëndrimet ndaj organizate tjetër, përkatësisht relacionet, pasi "heroi" duhet të ketë qenë njëri nga "kokat" udhëheqëse. Sidomos, kontestuese është letra që na e lexoi shumë vetave, tani së fundi, të cilën, sipas të gjitha parashikimeve, duhet të ia kesh shkruar ti. Në prag të darsmës, në një takim që patëm me disa të tjerë ku qe edhe "heroi", erdhi deri te keqkuptimi, që në fakt nuk mund të quhet keqkuptim. Në atë mbrëmje "heroi" na shitej si udhëheqës, përkatësisht njëri nga "kokat" e LRSHJ-së. Ishte tejet brutal në disa relacione, bile edhe cinik, sidomos ndaj meje, pse jo edhe ndaj LRSHJ-së

ta zëmë, kur thoshte se mund që do t'i thuhej nga Lëvizja (tekstualisht më duket të ketë thënë: "edhe nëse më ngarkon Lëvizja për të marrë pjesë në konferencën për shtyp, unë nuk do të pranojë të marrë pjesë...") për të marrë pjesë në konferencë për shtyp, por do ta refuzonte. Pastaj hyri nëpër "lakra" duke provuar tërë kohën t'i bind të pranishmit se ishte në "kokë" të LRSHJ-së, kuptohet duke mbajtur qëndrim perfid

sikur për shkak të konspiracionit nuk po lëshohej në biseda më konkrete, edhe pse thoshte gjithçka që mund të dinte, besa edhe trillonte. Kuptohet se mbajta qëndrim përkatës, duke ia bërë me dije se si do të duhej të sjellet, si bashk me disa që ishin aty, në darsëm, nëse do dëshironin të demonstronin në radhët e asaj darsme.

291 Edhe nga letrat që më ka shkruar,

ato duhet t'i kesh edhe ti,

del se ai nuk është vetëm anëtar i "thjeshtë" i Lëvizjes. Bazuar në të gjitha, shtrohen pyetjet: a është ai anëtar i Lëvizjes? Kush e ka anëtarësuar, ose kur është anëtarësuar? Mos është zgjedhur në ndonjë funksion? Meqë ke korresponduar me te, më intereson shumë, jo vetëm mu, por të gjithë shokëve të QE dhe të Lëvizjes, duhet t'ju intereson se çfarë mendojnë lidhur me "heroizmin" e "heroit", konkretisht çfarë mendimesh ke ti? Kjo është shumë me rëndësi, edhe për arsye se mund të kem mendime të gabuara dhe kështu t'i kem bërë padrejtësi shumë të madhe, duke ruajtur distancën përkatëse, besa edhe duke "shpifur" e "dezinformuar" edhe ndonjë bashkatdhetar. Po kështu, menjëherë shtoj: përderisa të mos më jenë siguruar prova bindëse, do ruaj distancën e mëparme. Po ndodhi të kemi mbajtur qëndrim të gabuar, do t'i bij në gjunjë. Shih pra, janë këto arsyet plotësuese, që më bindën se duhet të bëjë propozim për përjashtimin tënd, përndryshe, asnjëherë nuk do ta kisha ndërgjegjen se kam mbajtur qëndrim patriotik-revolucionar, siç i takon militantit të radhëve të Lëvizjes. Sigurisht që mund të ndryshoj mendimin atëherë kur të jem sqaruar se nuk kam vlerësuar gjërat në nivel, meqë nuk kam qenë mjaft i informuar (në rastin konkret nuk foli për "më ka thënë ky e ai", "kështu e ashtu"), ose se jam nxituar, duke mos ditur se si qëndron realiteti. Mu për këtë edhe të shkruaj, për çka, besoj, do marrë përgjegje pa shumë vonesë. Gjatë takimeve që kishim, disa herë u sjellën bisedat në mes tej e shokut Zeqë. Lidhur me atë takim, mendoj se duhet të informosh, pak më shumë se sa i ke shkruar "heroit". Them kështu pasi disa fjalë shpëtuan gjatë fjalosjes mes teje e shokut Ujkan, prandaj, pos për arsyerave të tjera, edhe të mos lejohet mundësia për manipulim me fjalët që nuk janë incizuar as mbajtur shënime. Sidomos, do ndihmonte shumë informimi ytë, pasi, me gjasë, vetëm ti je ndër të gjallët, që mund të informosh mbi bisedimet, ashtu siç janë zhvilluar. Edhe shokut Salih i kam shkruar më heret, se duhet përfundimisht të informohemi se si kanë shkuar bisedimet e 17 shkurtit dhe 15 Majit, por ai nuk e ka marrë mundin. Prap, edhe mes nesh është kontestuese kjo çështje, për të cilën nga shkruan shoku Salih në letrën e 3 janarit të këtij viti, duke u thirrë edhe në letrën që i ke shkruar, ose keni biseduar. Duhet njëherë e qartë, sidomos ju pjesëmarrësit e bisedimeve, të merrni qëndrim prej patriotëve revolucionarë, që ta thuani të vërtetën e plotë, dhe jo të përgjysmoni, duke lënë mundësinë për manipulime e keqkuptime. Shkruaj kështu, pasi asnjëherë nuk po merret qëndrim i qartë lidhur me A.P. me bashkëpunëtorë, por, si të them, po zhagiteni, "ngreh e mos e këput", çka nuk do të duhej. Ose ai i ka shkelur vendimet, ose thirret në vendimet e arritura, ose ekziston edhe mundësia tjetër, se duke u nisur në besimin që është formuar, keni biseduar lirshëm, pa mbajtur shënime precize, ose edhe mund që bisedimet të jenë bërë "shkel e shko" dhe nuk dini se çfarë ka mundur t'u shpëton. E gjithë kohën po mendoj edhe për bisedimet e 15 Majit, për të cilat duhet që të jemi të qartë. Përndryshe, nëse "zhagitet" "ngreh e mos e këput", lirisht mund të krijohet përshtypja se janë takuar në mes vete "matrapazët", që t'ia hedhin njëri-tjetrit, kush të mundet sa më shumë... Me këtë rast do të pyes, se a ekziston mundësia të ta postoj letrën që ua kam shkruar shokëve të QE (i ka 20 faqe), pasi, bazuar në situatën politike, mund që do ta marrin, ose së paku vetëm ta kopjojnë (e çka duhet më shumë?). Në atë letër, sa i përket Programit, kam qortuar shokun Salih, se përse duhet përsëri të merremi, përkatësisht t'i përzimë, shokët "përtej gardhi"; na thotë e shkruan se "ia kanë korigjuar shokët...", mendohet varianti që ke dërguar ti. Mu nuk po më pëlqen të provohet t'i implikojmë të tjerët..., prandaj i thash Salihut se nuk është e vërtetë, dhe

292 qëndroj në atë që kam thënë. Së paku, çfarë na duhet të merremi me "muhabete" të tilla, pa ndonjë nevojë, përkatësisht në budallëk. Kopje të variantit tënd më kanë dërguar. Tani kemi grumbulluar mjaft material dhe besoj e shpresoj se nuk do të shtyhet shumë që të aprovohet Programi. Por, jam për atë që edhe formulimi përfundimtar të shumëzohet për diskutime e aprovim, në komitete, celula dhe anëtarëve. Për këtë arsye, kam dhënë propozimin për një Qarkore (bile edhe e kam shkruar dhe ua kam dërguar shokëve që të diskutojnë mbi te, për ta përmirësuar poqëse e shohin të arsyeshme se duhet të lëshohet). Meqë diskutimet për përmbajtje të ZK nuk kanë përfunduar tërësisht, të them, për shkak të rrethanave që po na pengojnë (jo për dëshirën tonë), shumë do na ndihmonte sikur të shkruaje një analizë me shkrim. Mendoj se në një analizë të tillë do kesh mundësinë të shkruash më shtruar mbi ato që ke thënë, sepse ka mundësi që, padashas të ka shpëtuar ndogjë që s'do dëshiroje ta thuash, ose të ka mbetur pa thënë atë që do të duket e arsyeshme, dhe ajo që të ka mbetur pa thënë, mund që ndihmon në marrje të qëndrimit sa më korrekt-përkatës. E pata thënë edhe atëherë, se komisioni nuk do të jetë në gjendje të bëjë vlerësime të nivelit (po dihet me çfarë aftësish disponojmë...), prandaj, së paku unë pata thënë, është mirë të angazhohet edhe ndonjë shok e shoqe, që mund të bëjë një analizë të tillë. Më duket se shkrova ato që kisha për të shkruar kësaj radhe, pa përdorë taktikën

"të them vetëm kaq kësaj radhe". Kështu do dëshiroja që të më shkruash edhe ti, për të gjitha dhe, sigurisht, nuk do ngurroj të përgjigjem, duke u konkretizuar më shumë, poqëse kërkohet. Të dëshiroj shëndet e suksese në punët e mbara, ty dhe shokëve. PS. Ma dërgo një kopje të broshurës "Shpërngulja e shqiptarëve" të V. Qubrilloviqit në gjuhën turke (duket se ke harruar që më pate thënë se do të ma dërgosh, ose ndoshta mashtrohem). Nga një kopje të kësaj letre po ua dërgoj shokëve të KE (QE). Mirëupafshim. (Ibrahim Kelmendi)

36. Letër e Ibrahim Kelmendit për Qendrën Ekzekutive (QE), 19 janar 198

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Sabri Novosella,prijashton Ibrahim K. Empty Re: Sabri Novosella,prijashton Ibrahim K.

Message  Perparimi Ven 4 Juil - 11:49

Rroftë populli ynë heroik e liridashës!

Rroftë LRSHJ, avangarda e popullit tonë! I juaji Shoku (Ibrahim Kelmendi

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Sabri Novosella,prijashton Ibrahim K. Empty Re: Sabri Novosella,prijashton Ibrahim K.

Message  Perparimi Ven 4 Juil - 11:53


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Sabri Novosella,prijashton Ibrahim K. Empty Re: Sabri Novosella,prijashton Ibrahim K.

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum