Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Letra e Hafiz Gagices

 :: sport

Aller en bas

Letra e Hafiz Gagices Empty Letra e Hafiz Gagices

Message  Perparimi Ven 4 Juil - 10:45

http://fr.scribd.com/doc/196138347/Fakte-per-Levizjen-e-Jusuf-Gervalles


8. Letër Faridin Tafallarit, 13 korrik 1982
Shoku Faridin, 13 korrik 1982 Projektstatutin do ta shtypim sonte në makinë dhe do ta dërgojmë sa më shpejt me postë. Ulu e bisedo pak me Qendin por pa i dhënë diçka. Prej neve mos të del fjala. Për këtë të shtunë tuboi shokët. Lexojua projektstatutin, por kopje të tij nuk ke nevojë
t’u japësh. Pra thirre një mbledhje me këtë rend dite:
1. Leximi i Statutit (të përkohshëm të LRSHJ).  Në të vërtetë ti ua lexon si me qenë statut i vërtetë që të shohim se a po u pëlqen. 2. Situata momentale. 3. Të ndryshme 4. Caktimi i mbledhjes së ardhshme. Për situatën momentale folu për atë në Kosovë, ku dje erdhi një shok i Haxhiut
dhe tha se ka shumë milici e ushtri. Milicët serb bajnë ”shlema” e ata shqiptarë jo.
Parulla ka vazhdimisht dhe kudo. Sa i përket neve, edhe ne do të bashkohemi me situatën në Kosovë. Lufta e armatosur duhet të shtyhet edhe për një kohë. Ne duhet akoma të zhvillojmë luftën me mjete demokratike dhe në këtë mënyrë të vazhdojmë ta dobësojmë armikun tonë. Lexoju
a edhe artikullin e Ademit ”Kthimi” dhe krahaso atë se
për çka mundohet Ademi, e për çka brengoset Nikolla Pano. Në pikën 3 të rendit të
ditës ata le ta marrin fjalën vet dhe të diskutojnë dhe le të bëjnë pyetje çka t’u intereson
e ne i përcjellim me shkrim. Me kaq prit të fala nga Skënderi (Xhafer Durmishi) (Faridin Tafallari, T-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f.435)
9. Letër Sabri Novosellës, 14 korrik 1982
Shoku Mërgim, 14 korrik 1982 Këtë letër po ia dërgoj njëkohësisht edhe shokut që ka ardhur kohëve të fundit  jashtë (XhSh).
Me këtë letër do të mundohem që në maksimum t’i qëndroj besnik realitetit.
Kush janë ata të cilët Halimi (Osman Osmani) i ka raportuar tek ju si rrugaç? 1. Hafizi, 23 vjeçar nga Gjilani, i malësisë së Karadakut. Ka mbaruar shkollën e mesme dhe regjistruar diçka në Prishtinë. Babai i tij qe 10 vjet ka punua në Ludwigsburg. Nëpërmjet babait ka ardhur në Gjermani dhe është njohur me Bardhin e Jusufin. Gjatë demonstratave të vitit të kaluar është treguar shumë aktiv dhe siç kam shkruar në një letër tjetër ka qenë hija (përcjellësi) i Jusufit. Në të vërtetë edhe për numrin 1 të Lajmëtarit të lirisë i ka dhënë 200 DM. Është depërtues dhe ia hynë punës në një mjedis ku nuk është punuar më parë. Është i martuar. Në banesën e babës së tij kemi qëndruar shumë, me muaj të tërë. Nga banesa e tij Jusufi e ka nisur telegramin dërguar Partisë së Punës gjatë fillimeve të Kongresit të VIII. Babait të tij ia kanë marrë  pasaportën. Hafizi kurrë nuk ankohet. Halimi i ka thënë një ditë se babën ta kanë ndalë në shtëpi pasi që ka qenë organizimi i dobët. Unë po i tregoj këto cilësi sepse për anën tjetër sigurisht mund të  jeni të informuar. 2. Naim Haradinaj, djali i Ismailit, i dënuar me 14 vjet burg, ndërsa vëllau i tij është dënuar me 5 vjet. Në shtëpi ka nënën, gjyshen, një vëlla të vogël dhe një motër. Gjendjen ekonomike e kanë pasur shumë të mirë por ajo po vjen duke u vështirësuar për shkak të mungesës së krahut të punës. Për Naimin disa herë ka shkruar shtypi. Është i  pari që e ka dërguar në Kosovë Lajmëtarin e Lirisë. Ka kryer edhe shumë aksione tjera.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum