Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Me 1991 Ruzhdi Saramati pas nje perleshje me p,iku ne shqipe

 :: politika

Aller en bas

Me 1991 Ruzhdi Saramati pas nje perleshje me p,iku ne shqipe Empty Me 1991 Ruzhdi Saramati pas nje perleshje me p,iku ne shqipe

Message  Perparimi Dim 29 Juin - 7:51

Në vjeshtë të vitit 1991 komandanti i njësitëve guerile “Shqipet e Lirisë”, Ruzhdi Saramati pas një përleshjeje me forcat e milicisë serbe në lagjen Kurilla të Prizrenit, detyrohet të arratiset për në Shqipëri. kjo ngjarje dhe arratisje e Ruzhdiut goditi rëndë shokët e lëvizjes

Viti 1995 këtë vit kishte marrë hov akcioni ushtarako-policor për grumbullimin e armëve, një dhunë dhe terror i tmerrshëm si dhe duke luajtur me nderin e shqiptarëve po ndodhte si në kohën e satrapit Tito-Rankovq të viteve 1955-56, soldateska fashiste e diktatorit Millosheviq po i keqtrajtonte çdo ditë me dhjetra shqiptar.

Njëri ndër më të egrit dhe më mizorët ishte krimineli dhe komandanti i postokomandës së milicisë në Lubizhd të Prizrenit Dragan Shoshkiq i ardhur me detyrë në Prizren nga qyteti i Pejës, ky kishte çerdhen çetnike në Sredskë të Reçanit,

Ruzhdiu ndodhej në Shqipëri kurse lidhjet që mbaheshin me Besimin në kuadër të lëvizjes u shkëputën përshkak se Regjë Mema, po nga fshati Legjend ngase edhe atij i kishin kërkuar armë vendos te arratiset për në Gjermani, ai e kishte lënë villain e tij Halitin për të kontaktuar autorin e këtij shkrimi, për të treguar situatën që ndodhej në fshat. Haliti në Stacionin e milicisë në Lubizhdë ishte torturuar mizorisht dhe mezi mbahej në këmbë, pastaj mbahej i izoluar në qelit e burgut të Prizrenit dhe nuk arrin ta informoj me situatën e krijuar në fshatin e tij ndonjë nga anëtarët e lëvizjës për të cilët kishte Haliti njohuri.


më pas Shoshkiqi dhe milic tjerë, shkojnë në OBI, në Shirok në vendin e tij të punës, duke njoftuar edhe njësitet tjera të stacionit policor të Suharekës e në veçanti komandantin e milicisë kriminelin dhe çetnikun Millan Shipka i cili ishte edhe antar i “Crna Rukës” së Beogradit.

Besimi, nxjerr revolën e tij dhe e vret komandantin Dragan Shoshkiq, duke i thënë:”… se atë që ke kërkuar e gjete tani eh biri i shkinës…”, dhe plagos rëndë zv.kom. e Millan Shipkës, Dragan Dobrosavleviqin. Besimi ua merr armët të dyve dhe më shpejtësi rrufeje si të ishte Sali Shabani,largohet nga vendi i tij i punës.

Për dy orë rresht Besimi kishte bërë një luftë të hapur dhe të ashpër afërsit me mbi 3000 forca ushtarko-policore të armikut, tre helikopter ushtarak ishin afruar istikamit të Besimit për ta zënë të gjallë, por trimit i punon fati dhe arrin ta plagos pilotin e njërit nga të tre helikopterët dhe ata mezi arrijnë të shpëtojnë, por nga dy helikopter të tjerë mitralohet nga lartë istikami i Besimit, zbrazin breshëri plumbash, por ama edhe Besimi zbraz plumbat nga armët e tij dhe qëllon pa mëshirë mbi gjakatarët pushtues dhe më në fund aty kah ora 15 Besimi bie heroikisht në fushën e nderit, duke luftuar si hero i vërtetë i legjendave tona shqiptare, luftoi një zemër heroi me mbi 3000 mijë ushtar e milic serbo malazez e me hafijet shqipfolës, vendi ku luftoi dhe qëndroi heroikisht Besimi nuk ishte i përshtatshëm, por trimi që në fillim kishte zgjedhur rrugën e përballjes fyta-fyt me armikun shekullor të shqiptarëve, e jo arratisjen, për të cilën ai kishte patur mbase mundësi. Ai qëndroi deri në fishekun e fundit në këtë betejë. Edhe pse i vetëm Besimi, mes të tjerash shkruan Prof. Bajram Kurti në librin e tij “Gjaku i Lirisë” në nr 7-8 në faqën 66 të librit:”… Armiku nga turpi nuk e dha numrin e milicëve dhe ushtarëve të vrarë, por pas tre-katër ditësh lansoi një gënjeshtër se gjoja u vrane mes vete dy komandantët e policise Zoran Nikoliq nga Krusha e Vogël me detyr në posbllokun e milicisë në Lubizhdë, dhe Millorad Vuqiniq në postkomandën e milicisë në Prizren…gjithashtu u vranë edhe dhjetra milic e ushtar të tjerë të njësive elite…”.
Në trupin e Besimit numëronin nëntë plagë,ishin po aq plag sa kishte edhe Gjergj Elez Aliu, ato plagë ishin, plagët e lirisë dhe njëkohësisht të pavdekësisë së tij,që po përsëriste lavdin e heronjëve shqiptar Oso Kuka i Vraninës që kushedi sa here Besimi e kishte lexuar e rilexuar në: ”Lahutën e Malcisë: të Gjergj Fishtës,

Shkruan: Avdi Ibrahimi




Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum