Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Bajrush Morina,me falni ldk smi ka vjedhe votat

 :: politika

Aller en bas

Bajrush Morina,me falni ldk smi ka vjedhe votat Empty Bajrush Morina,me falni ldk smi ka vjedhe votat

Message  Perparimi Ven 27 Juin - 3:13

E tërheq deklaratën time: Nuk më janë vjedhur votat nga zyrtarët e LDK-së! Featured
Written by BOTA PRESS Thursday, 26 June 2014 17:47 font size decrease font size increase font size Print Email
Rate this item 1 2 3 4 5 (1 Vote)
E tërheq deklaratën time: Nuk më janë vjedhur votat nga zyrtarët e LDK-së!
Shkruan Bajrush Morina

Më në fund foli KQZ-ja. U ‘hapën kutitë” e votimit: doli rezultati i votimit të 8 qershorit. U gëzuan ata që fituan dhe natyrisht u dëshpëruan ata që humbën!
Nuk e kam për krekosje por është e vërtetë se kam qenë i pari që kam vërejtur një parregullsi në procesin e numërimit të votave, madje që të dielën në mbrëmje vonë më 8 qershor, por edhe të nesërmen më 9 qershor.
Dhe e thashë, atë që e ndjeja!
Por çka ndodhi!?
I madh e i vogël, miq e “armiq”, dashamirë e dashakqinj, me dhjetëra e qindra vetë më kanë tërhequr vërejtjen, më kanë thënë troç në sy, në telefon e në forma të tjera të komunikimit: Ke gabuar! Pse fole ashtu! Je ngutur shumë! Prit sa të dalin rezultatet! T’u ka hidhëruar kryetari! E ke prish punën krejt në parti! Tash nuk të marrin as për shofer në Qeveri!
Këto kanë qenë disa prej dhjetëra e dhjetëra vërejtje që i kam marrë nga rrethi i miqve të mi, por edhe i familjarëve të mi.
Për një moment u mbështeta për muri! E pranova “fajin!”! Thashë se u nguta! Fola para kohe! Fola pa vend! Edhe pse isha i sigurt në një fakt, kryetari (Isa Mustafa) nuk më ka shprehur shenja të hidhërimit. Madje dy dië pas deklarimit tim, më ftoi në një drekë “te Pishat!” Kalova rastësisht dhe ai bashkë me Agimin e Lutën më ftuan edhe mua! Fort ma ka kojtë sallatën dhe mishin e pjekur!
Por kam pasur edhe miq të tjerë jo të paktë që më kanë thënë: Mirë ke bërë që ke folur! Gjërat duhet të thuhen haptas, jo të flitet pas shpine!
Sot, kur doli rezultati përfundimtar i votimeve të 8 qershorit po dëgjoj e po lexoj deklarime e ngushëllime të shumta për humbjet e tyre. Po e shprehin mllefin e tyre për humbjen!
Sinqerisht unë po e ndjej veten sfidues nëse jo fitues!
Mu paskan shtuar edhe 1 mijë vota më shumë! Më dolën me shumë se 5 mijë vota!
Për më pak se 10 ditë fushatë, pa asnjë ditë përvojë të fushatës zgjedhore, pa qenë në asnjë strukturë të hierarkisë së LDK-së, pa u shtryë me bërrylla që të dal n’televizor sa më afër kryetarit Mustafa, pa vrapuar poshtë e përpjetë anembanë Kosovës që të ulem në rendin e parë apo të dytë, mundësisht prapa kryetarit Mustafa, që të më shohin “mileti” n’televizor afër kryetarit, pa e bezdisur as edhe 5 minuta kryetarin Mustafa në selinë e LDK-së, përveç takimit informues se do të jem pjesë e listës së LDK-së, pa e njohur asnjë komisionerë të LDK-së në nivelin lokal apo qendror, pa asnjë euro buxhet personal për fushatë (falënderoj miqtë e mi për përkrahje, Samiun, Hakiun, Hasanin etj) pa mundësi që të marrë pjesë në debate televizive (njëherë të Jeta në Kosovë debat për kulturën pa kurrfarë informacionesh për sferën e kulturës) dhe “i tretur” pothuaja në fund të listës së kandidatëve të LDK-së, (prej gjithë të tjerëve që aderuan së fundi në LDK, unë u rendita në vendin e 85-të!) e them me plot sinqeritet, me plot bindje, me zemër e gojën plot krenari e falënderime: Unë e kam fituar sfidën e garës për deputet, kam marrë vota më shumë se sa që kam pritur!
Prandaj përveç se i falënderoj 5018 votuesit e mi, të gjithë votues të LDK-së, të gjithë rugovistë me zemër të flaktë, unë nuk jam dëshpëruar me këtë rezultat, nuk e pranoj fjalën humbje!
Ndërkaq duke i dëgjuar ankesat dhe dëshpërimet e disa kandidatëve të tjerë të LDK-së që nuk fituan garën, “për inat të tyre” (për inat të resë më vdektë djali!), unë e tërheq deklaratën time të mëhershme: Nuk më janë vjedhur votat nga zyrtarët e LDK-së! U kërkoj falje gjithë atyre miqve të mi të cilët e kanë ndjerë veten “të fyer” nga mllefi im i papërmbajtur!
Kutitë e votimit janë hapur, tash gojët duhet të mbyllen!

Lexo 1072 times

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum