Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Atomi ndere zbuluesit dshqiptar

 :: bota

Aller en bas

Atomi ndere zbuluesit dshqiptar Empty Atomi ndere zbuluesit dshqiptar

Message  Perparimi Lun 29 Jan - 3:16

Il s'agit d'une version de http://www.markjagg.com/albanian.html telle qu'examinée par notre robot de recherche le 14/01/2007. La page affichée ci-dessous correspond à la version présente dans notre index et qui a été utilisée pour classer la page dans les résultats de votre requête récente. Il ne s'agit pas nécessairement de la version la plus récente de la page. Pour accéder à la version actuelle de cette page, visitez-la sur le Web.
Live n'est pas affilié avec le contenu ou les parties responsables de la page affichée ci-dessous.



Albanian Language Translation
"Zbulimet Shkenctare"

Prezentim Për Gjithë Popullin Shqipëtare

MIRË SE VINI… Unë jam Mark Gjagg Dedvukaj, me origjin nga Malsija. Unë jetoj tash 34 vjet n'Kanada, edhe unë ju kerkoj falje se shkrimin dhe gramatikën shqipe nuk e di mirë. Me gëzim e përparim jetën jav uroj me kyt prezentim, dhe unë I lutem Zotit për kto 26 vjet studime shumë të vështira si po realizohen, se me kyt sukses qe unë arrita, është për t'ghithë popullin e botes. Edhe me fundim ketij zbulimit, sa matë malle kto pune dot bëhen, origin time kurr nuk dot te harroj.

BASHKIMI I GJITHESIS ME...
PRINCIPALE T'UNIVRSIT ME FORMUL T'RE DHE T'AJNSTAINIT



FORMULA
E RE
T'FIZIKS NATURALE Transformohet në FORMULA
E
MASS ENERGJIS

Filosofia: (Pjurë) Energjija e Paster, nuk mundet mu Krijua ose mu Prish, vech mu Transformua prej nji anë Gjendje n'tjeter anë, me sistem t'ligjit fiziks...Evolucioni Filosofia: (Pjurë) Energjija e "Paster, tash" bahet Mass, edhe Massa mundet mu Transformua n'Energjin

K'to dyja (2) Formula e Reprizentojn 2 Gjendje t'Energjis, dhe Principalet e Universit, me Ligjet e Fiziks Naturale

Te Dyja Energija jan nji, vech se existojn në (2) dy anë Gjendje: (Pjurë) Energjija e Paster Transformohet në Energjin t'Massit dhe bahet Hidrogjen Atom. Me kyt kuptim, shkenctart tash e dijn prej kah vinë gjithë materialet t'Universit...dhe e spigojn se Djelli kurr nuk mundet mu fikë, se pse Djelli e krion energjin t'saj me rrëze t'Elektro-magnetiks...dhe gjithe tjerat Planeta, Hana ose Ullij, dot vashdojn me k'to principale isoj.

HISTORIA DHE BIOGRAFIA T'IME…
Në vitin 1975, unë isha n'vitin e par t'gjimnazit- edhe fillova studimet për me ditë, për fizikën e botes naturale. Me do experimente, edhe me do practika shum t'pa njoftuna deri tash, un vashdova me kuptua historin, filosofin, fiziken dhe matematikën…
Me 1979, unë e zbulova se Shkenctart e Botës para 100 vjetsh, e kishin përkthue nji ligjë të fiziks naturale, me shum gabim t'mall. Gabimi I tyre kje: se ligjet e fisiks t'njerzimit, barazohën me ligjet e fiziks naturale…ketu kje gabimi I tyre. Se pse me kuptim t'vertet; munsia e njerzimit nuk mundet me u matë me munsin e natyrës, se pse natyra asht shum m'malle edhe m'e'kompli-kuoshme…ktu kje zbulimi imë me 1979, dhe Gazetat e Kanadës shkruan se studimet t'mia zbuluan nji Teori tre.
Me 1980, unë vashdova ta jap yetën për studime private t'fisiks naturale, se pse zbulimet u paraqiten shum ma t'malle se unë mendova. Me 1988 unë e formova nji matematik t're, per do pun praktike…edhe 10 vjet tjera kaluon. Me 21 Mars, 1998 unë e per-pjeka matematikën e re, me matematikën e Albert Ajnstainit, edhe at moment: realiteti I ligjit fiziks u hap, me realitivitin e fiziks naturale. Per tri dit e net, unë meta pa gjum, edhe pa besim, se unë e zbulova Universin?
1998, Zbulimi I ri, kje te gabimi I shkenctarve…se pse "Energjija", kjo fjalë asht kën e dishme, vech nuk asht kën e dallueshme, edhe unë e zbulova se fjala, "Energjija" ekziston në dy (2) anë Gjendje. Gjendja e parë (1) ësht ana e "Elektro-magnetiks", kjo anë asht kën e kuptueshme, vech nuk asht kën e shpjegueshme, edhe nuk ka pa matematik me reprezentua spektrumin e saj deri tash…me 1998, këtu kje zbulimi imë. Formula e re është: PE=c+/d- filosofia e k'saj formuls t're thot: Pjurë Energjija nuk mundet mu Kriua ose mu Prish, vech mu Transformua…kjo është Energjija e "Paster" t'Elektro-Magnetiks.

Gjendja e dyt (2) është ana e Mass, edhe ësht e kuptueshme: se gjith-chka si existon në kyt anë është "Atom", edhe kjo anë është e reprezentueme me matematikën e Albert Ajnstainit, E=mc². Filosofia e k'saj matematik thot: se Energjija bahet Mass edhe Massa mundet mu Transformua. Kjo asht: Atom-Energjija e Masit, si mundet mu Prish, edhe ësht e Trumullueshme.
Kur përpjeken k'to të dy formula, filosofia e tyre thot: se k'to dy (2) "Energjija" jan nji (1), vech se existojn në dy (2) Gjendje. Me kyt kyptim, shkenctart tash dinë si punojn principalet e fiziks naturale edhe vashdimi I gjithsis. Për shkurt: Energjija e Paster Transformohet, e bahet Mass Energji e Trumullueshme…kjo Transformin ësht prej: ligjit e fiziks naturale, k'tu (barazohet) = Evolusioni, edhe është e para shkall e Atomit si bahet Hidrogjen. Kjo transformim është e thirrun, "Thë Gjeneses Afekt".
Me filosofia t'reja, paraqitet se k'to dy formula e refuzoin kyptimin e Teori's "Big Bëng" si thot: se gjithë Universi ësht krijua prej nji gurit, kur ka explozua tash 10-deri-15 Bilion vjet…ketu është gabimi I shkenctarve!

Propozimi imë është "Teori I Fiziks Naturale", filosofia e saj thot: se Universi është krijua prej "Gjeneses Afekt" tu me u transformua 'Energjija e Paster' me organizim t'fiziks naturale…edhe Universa është shumë më e vjeter se kan mendua shkenctart, dhe e n'dan Universin në 5 perioda. K'to perioda e shpjegojn krijesën e gjithsis, edhe vashdimin e fiziks naturale.

Në t'paran (1) period është "Thë Pri-Gjeneses Period", edhe filosofia e k'saj thot: se në filim, Universi është kënë në terr edhe nuk ka pas kurr gja me existim, vech 0°-Kelvin (më ftofta kondishijn si mujn me existua), kjo asht nji form t'Energis (-) negative, si mundet më existua pa nevoj, pa fizik edhe nuk ësht e kuptueshme.

Në dytën (2) period është "Thë Gjeneses Period", filosofia e k'saj thot: at moment si asht transformua (Pjurë) Energjija e Paster, edhe është ba Mass Energji t'Atomit, at moment ka fillua Universa edhe perioda e dytë…dhe Universa ka vashdua tu me u Transformua n'terr.
Në tretën (3) period është "Thë Ërli Period af Gjeneses", filosofia e k'saj thot: se kurr jan formua bashkimi i Atomit me Electro-magnetik re-akshion, at moment ka fillua nji Fenomina e re, ktu ësht perpjek "Gravatia" me Massën…dhe Universa ka vashdua n'terr.
Në katertin (4) period asht "Thë Kamën Period af Thë Event Horaizon", filosofia e k'saj thot: kur asht rrit Massa me Gravatin, at moment ka fillua nji fenomina t're. Massa e Djellit asht ndez , edhe Universa ësht shndrit per t'parën her. Kjo koh asht vashdimi I dritës shpejtsis. "Teori I Fiziks Naturale" e chmon kyt koh me k'noll tash 10-deri-15 Bilion vjet. K'etu barazohet fillimi I Universit me shkenctart.
Në pesta (5) period është "Thë Prezent Period af Gjeneses", filosofia e k'saj thot: se kjo koh është existimi I gjithë Njerzis, edhe ch'ka shihet rreth nesh është n'gjith Univers, dhe Universa dot vashdojnë pa fundë me organizim t'fiziks naturale.
ZBULIMET DHE PUBLIKIMET...
Publikimet jan du (2) libra -te cilat "A Presentation to the World" perkthyesja është "Prezentim Për Gjithë Boten", ky liber e spigon informacionin e zbulimit edhe historin time me expiriancën e filosofis t'jets. Libri I dyt asht spigimi edhe informacioni I mathematics.
Zbulimet jan- Reprezentimi I matematiks tre, me spjugimi e fjals: Pjurë Energjis ose Energjija e Paster. Spigimi edhe kuptimi I Evolutionit me amam "The Rule of Spantenious Laws", kjo fjal e deklaron se Evolusioni asht i pari legj t'fiziks, edhe e spigon si punon ky legj? Zbulimet tjera jan me ajdentifikim, se Energjija e Paster t'Elektro-Magnetiks është dimensioni I past (5) dhe t'tjera….
Ne fundim: Shum popul filluon me u interesua per kto declarime shkencet, kurr e bame prezentimin n'per Universitet t'shtete bashkuome t'Ameriks edhe t'Kanadas.
Kush interesohet per zbulimet tona, mundet me na gjet n'web sajtin tonë, I cili asht…www.markjagg.com . Per ata si kan interes per pyetje, ose dishrojn me paraqit emnin e tynde në kyt web site…ju lutem shikjoni "Opportuniti" Boton… Ju faleminerit për nigjushmit.


--------------------------------------------------------------------------------

Energjija e Paster (t'Elektro-Magnetiks) Transformohet N'Mass Energjin



Energjija t'Elektro-Magnetiks, existon ne 3+ Forma, ato jan: Rreze, Vala dhe Piesa...Kjo Reprizentim asht Piesa.
Energjija e Massit është Atom, dhe Atomi existon në 3 Forma, ato jan: Gas, Leng dhe Formuome n'Gurt.
--------------------------------------------------------------------------------

Formula e Fiziks Naturale, PE=c+/d-
"I Perpjek Gjithë Principalet e Univers, Me Filosofin e Matematiks t'Saj"

Kjo flet është Shqipë, tjerat janë Englisht, dhe gjithë shkrimet janë t'Markut. Kjo boton është per t'Paran Flet.
Ju Falemindroj Per Intervist: Nikola dhe Dino prej Radio-Mir Tuzi, Fidela prej Teuta TV...dhe Tomë Bojaj prej Boin TV...dhe TV Montenegro, Luigj Berisha gjurnalist për Programet Shqiptare, dhe Hana Camaj për Gazeta.



Introduction | The Equation | Mark Jagg | Albanian Translation | History | Opportunities | Scientific Claim

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Atomi ndere zbuluesit dshqiptar Empty Re: Atomi ndere zbuluesit dshqiptar

Message  Perparimi Lun 29 Jan - 3:20

Kush interesohet per zbulimet tona, mundet me na gjet n'web sajtin tonë, I cili asht…



www.markjagg.com .


Per ata si kan interes per pyetje, ose dishrojn me paraqit emnin e tynde në kyt web site…ju lutem shikjoni

"Opportuniti" Boton…

Ju faleminerit për nigjushmit.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Atomi ndere zbuluesit dshqiptar Empty Re: Atomi ndere zbuluesit dshqiptar

Message  Perparimi Lun 29 Jan - 3:36

Struktura e elementeve

Kimia është shkenca që studion strukturën e brendshme të materies, përbërjen e saj kimike, vetitë dhe transformimet që pësojnë. Baza e kimisë moderne është tabela periodike. Kjo tabelë e formuar për herë të parë nga kimisti i njohur rus Dimitri Ivanoviç Mendelejev, është formuluar sipas strukturës së tyre atomike. Në krye të tabelës zë vend hidrogjeni sepse është elementi më i thjeshtë. Në bërthamën e tij gjendet vetëm një proton dhe gjithashtu rreth bërthamës së tij rrotullohet vetëm një elektron.
Protonet janë grimca që zenë vend në bërthamë të atomit dhe mbartin ngarkesë elektrike pozitive (+). Në tabelë vendin e dytë e zë heliumi, i cili ka vetëm 2 protone. Karboni 6 dhe oksigjeni 8 të tilla. Elementet mund t'i veçojmë nga njëri-tjetri sipas numrit të protoneve që mbartin në bërthamë.
Së bashku me protonin grimca tjetër që merr pjesë në bërthamë, është neutroni. Neutronet nuk kanë ngarkesë elektrike, edhe vetë emri i tyre do të thotë "i pangarkesë".
Elementi i tretë themelor përbërës i atomit është elektroni me ngarkesë elektrike negative (-). Elektronet në të kundërt të 2 elementeve të tjerë që ndodhen në bërthamë, zënë vend përreth saj. Në çdo atom ka aq elektrone sa numri i proto-neve. Ngaqë kanë ngarkesë elektrike të kundërt, elektronet tërhiqen nga ana e protoneve për në qendër por në saje të shpejtësisë së tyre të madhe mbrohen nga kjo tërheqje.
Siç e thamë edhe më parë elementet ndryshojnë nga njëri-tjetri nga struktura e tyre atomike. Diferenca që e veçon atomin e hidrogjenit nga ai i hekurit është numri i elektroneve/protoneve; të hidrogjenit që është 1 dhe ai i hekurit që është 26.
E rëndësishme në këtë pikë është se ligjet e natyrës nuk e lejojnë transformimin e tyre në një tjetër element. Sepse transformimi i një elementi në një tjetër kërkon ndryshim të numrit të protoneve në bërthamë. Protonet lidhen me njëri-tjetrin nga forca më e madhe fizike, ajo e forcës së fuqishme bërthamore dhe vetëm me një reaksion "bërthamor" mund të ndryshojnë vend. Vetëm se të gjithë ato reaksione të realizuara në kushte tokësore, janë reaksione me bazë elektronin që nuk ndikon fare në bërthamë.
Alkimia (parashikuese, lajmëtare) ka qenë një nga shkencat më popullore në Mesjetë. Alkimistët për vetë shkakun se nuk i dinin përfundimet e mësipërme mbi elementet dhe tabelën periodike, fantazonin sikur elementet transformoheshin në njëri-tjetrin dhe u munduan për një kohë të gjatë të transformonin në ar, elementë si hekuri. Faktikisht alkimia në kushtet tokësore është e pamundur. Shndërrimi i një elementi në një tjetër arrihet vetëm në nxehtësi tmerrësisht të larta. Nxehtësia e duhur është aq e lartë aq sa mund të gjendet vetëm në zemër të yjeve.

Qendrat Alkimike: Gjigandët e Kuq

Gjigandët e kuq janë yje 50 herë më të mëdhenj se Dielli ynë. Në thellësi të këtyre yjeve realizohet një funksion shumë i jashtëzakonshëm.
Temperatura e kërkuar për transformimin e një elementi në një tjetër është përafërsisht 10 milion oC. Prandaj një "alkimi" reale mund të zbatohet vetëm ndër yje. Në yjet me madhësi mesatare si të Diellit vazhdimisht hidrogjeni shndërrohet në helium dhe kështu çlirohet një energji e madhe.
Tani duke i marë parasysh këto dije themelore mbi kiminë, le të kujtojmë gjendjen pas Big Bengut. Në univers ekzistonin vetëm atomet e hidrogjenit dhe heliumit. Astronomët besojnë se Dielli dhe tipet e yjeve si ai janë të formuar nga shtëllunga të mëdha resh (nebula) të formuara nga këto atome të ndikuara nga kushte atmosferike të programuara posaçërisht. Por përsëri universi do të mbetej një lëmsh i madh gazi i pajetë. Për të mundësuar jetën duhet të kryhet një funksion tjetër, kthimi i këtyre dy gazeve në elemente të tjerë më të rëndë si karboni, oksigjeni etj.
Qendra e prodhimit të këtyre elementeve të rëndë janë gjigandët e kuq, pra, Dielli dhe yjet e tjerë 50 herë më të mëdhenj se ai.
Gjigandët e kuq janë më të nxehtë se tipet e yjeve si Dielli dhe për këtë shkak arrijnë të kryejnë gjëra që nuk mund t'i bëjnë yjet normale: transformojnë në atome karboni ato të heliumit. Por ky shndërrim nuk realizohet aq lehtë. Siç shprehet edhe astronomi amerikan Grinshtajn "në thellësi të këtyre yjeve realizohet një funksion shumë i jashtëzakonshëm".32

Bërthama e Heliumit
Bërthama e Karbonit Izotopi tepër i paqëndrueshëm i beriliumit i cili formohet brenda gjigandëve të kuq Izotopi i qëndrueshëm i beriliumit që gjendet në tokë
Pesha atomike e heliumit është 2; dmth, në bërthamën e tij ka 2 protone. Ndërsa pesha atomike e karbonit është 6, dmth, ka 6 protone. Në mes të nxehtësisë marramendëse të këtyre gjigandëve të kuq bashkohen 3 atome heliumi dhe formojnë një atom karboni. Kjo është periudha më themelore "alkimike" pas Big Bengut për të mundësuar ekzistencën e elementeve të rëndë në univers.
Por na duhet t'iu tërheqim vëmendjen në një pikë. Atomet e heliumit nuk janë materie që kur bashkohen ngjiten si magnet. Prandaj duket si e pamundur që tre atome të tillë të bashkohen dhe të formojnë një atom të karbonit. Po, si pro-dhohet karboni atëherë?
Kjo realizohet me anë të një procesi me dy faza. Fillimisht bashkohen dy atome heliumi dhe formohet kështu një "formulë e ndërmjeme" me katër protone e katër neutrone. Me ndërhyrjen e një atomi tjetër të heliumit në këtë formulë të ndërmjeme formohet atomi i karbonit me 6 protone e 6 neutrone.
Formula e ndërmjeme quhet "berilium". Ky i fundit që shfaqet te gjigandët e kuq përmban 4 protone e 4 neutrone. Beriliumi ka një strukturë të paqëndrueshme në krahasim me beriliumin që gjendet në tokë. Beriliumi, i cili formohet te gjigandët e kuq është një version ndryshe i tij. Në gjuhën e kimisë këtij i thonë "izotop".
Ajo pikë, e cila i habiti fizikantët që vite me radhë studionin mbi këtë çështje është paqëndrueshmëria anormale e gjendjes së izotopit të beriliumit, i cili formohet te gjigandët e kuq. Është aq i paqëndueshëm saqë pikërisht pas 0.000000000000001 sekondash shkatërrohet plotësisht!
Atëherë si është e mundur që një atom i heliumit të bashkohet rastësisht dhe të transformojë në karbon, një izotop beriliumi, i cili në çast sa formohet zhduket? Është aq e pamundur saqë një person që hedh (flak) dy tulla ku brenda 0.000000000000001 sekondash t'i bashkangjisë atyre një të tretë dhe në këtë mënyrë të ndërtojë një ndërtesë. Po, si arrihet atëherë ky proces te gjigandët e kuq? Kjo pyetje për dhjetra vjet me radhë i bëri kuriozë të gjithë fizikantët e botës e askush nuk arriti të gjejë një përgjigje të saktë. I pari që hodhi dritë mbi këtë çështje ishte astrofizikanti amerikan Edvin Salpeter. Salpeter për herë të parë iu përgjigj pyetjes misterioze me konceptin "rezonancë atomike".

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Atomi ndere zbuluesit dshqiptar Empty Re: Atomi ndere zbuluesit dshqiptar

Message  Perparimi Lun 29 Jan - 3:37

Rezonanca dhe Rezonanca e Dyfishtë

Rezonanca është harmonia e dy frekuencave (dridhjeve) me njëra-tjetrën të dy materieve të ndryshme.
Fizikantët aplikuan shembuj të ndryshëm për të shpjeguar "rezonancën atomike". Një nga këto është shembulli i lisharëses: Mendoni sikur keni shkuar në një park lodrash dhe atje po tundni një fëmijë në lisharëse. Lisharësja, e cila në fi-llim nuk lëvizte fillon të fitojë shpejtësi me shtytjen tuaj dhe fillon të lëvizë sa para-mbrapa. Ju qëndroni pas lisharëses dhe ndërsa ajo ju afrohet pranë e shtyni përsëri. Por nëse e vëreni me kujdes, duhet ta tundni në mënyrë harmonike. Nëse nuk e llogaritni mirë kohën e saj, lisharësja përplaset në anë duke prishur ritmin dhe humbur ekuilibrin.
Nëse do të mundohemi ta shprehim me gjuhën e fizikës, kjo përbën atë që quhet harmonia e frekuencave, pra, koncepti rezonancë. Lisharësja ka një frekuencë; psh, çdo 1.7 sekonda vjen te pika që ndodheni ju. Edhe ju duke përdorur duart e shtyni atë në një interval prej 1.7 sekondash. Nëse do ta shtynit pak më fort atëherë frekuenca do të ulet dhe ju duhet ta shtyni atë çdo 1.5 apo 1.4 sekondash. Nëse e arrini këtë harmoni, pra, nëse kapni rezonancën, arrini ta shtyni në mënyrë të ekuilibruar lisharësen. E nëse nuk e arrini dot rezonancën e saj as lisharësja nuk do të tundej.33
Ashtu si lëkundja në harmoni e dy objekteve jep rezonancë, rezonanca e një trupi realizon edhe lëvizjen e një trupi të palëvizshëm. Shembujt e saj përjetohen tek instrumentet muzikore. Kjo quhet "rezonancë akustike" dhe psh, mund të përjetohet midis dy violinave të akorduara njëlloj. Nëse i biem njërës prej këtyre dy violinave, i njëjti akord do të përsëritej edhe te violina tjetër si pasojë e dridhjeve të zërit. Për shkak se të dyja violinat janë programuar në të njëjtën dridhje, lëvizja e njërës ka ndikuar edhe tjetrën.34
Këto rezonanca që i vëzhguam te lisharësja apo te violinat, janë rezonanca të thjeshta dhe të lehta për t'u kapur. Por disa rezonanca të tjera në fizikë nuk janë kaq të thjeshta. Veçanërisht rezonancat midis bërthamave të atomeve, të cilat janë të ndërtuara mbi ekuilibra tepër delikatë.
Çdo bërthamë ka një nivel energjie natyral. Fizikantët këtë arritën ta zbulonin pas shumë kërkimesh të gjata. U dallua se nivelet e këtyre energjive ishin shumë të ndryshme. Por në disa raste shumë të rralla u zbulua se midis disa bërthama atomesh përjetoheshin rezonanca. Në saje të kësaj rezonance bërthamat e atomeve fitojnë një harmoni midis njëra-tjetrës. Kjo ndihmon reaksionet bërthamore, të cilat ndikojnë bërthamat.35

Fredi Hoil ishte ai person, i cili zbuloi se te gjigandët e kuq realizoheshin në një ekuilibër të jashtëzakonshëm, reaksione bërthamore. Hoil edhe pse ishte një ateist, pohoi se ky ekuilibër nuk mund të formohet rastësisht dhe se kjo është "një punë e programuar".
Edvin Salpeter që kërkoi të kuptonte se si arrihej prodhimi i karbonit te gjigandët e kuq, parashtroi se një rezonancë e tillë ekziston edhe midis bërthamave të beriliimit dhe heliumit. Ai deklaroi se është një mundësi e madhe që në saje të kësaj rezonance atomet e heliumit ngjiten (bashkohen dhe shkrihen) me ato të beriliumit dhe kjo ngjarje te gjigandët e kuq mund të shpjegohet vetëm në këtë mënyrë. Por llogaritjet e bëra i hodhën poshtë pretendimet e tij.

Fredi Hoil ishte personi i dytë i rëndësishëm i adresuar në këtë pyetje. Hoil idenë e Salpeterit mbi rezonancën e shpuri më tej dhe propozoi një koncept të ri, "rezonancë e dyfishtë". Sipas tij te gjigandët e kuq duhet të ekzistojë një rezonancë, e cila dy atome heliumi i kthen në berilium dhe rezonanca tjetër, e cila e bën strukturën e beriliumit të paqëndrueshme dhe në atë çast kushtëzon që një atom heliumi të ndërhyjë në reaksion. Hoil nuk gjeti mbështetje në tezën e tij sepse ishte një mundësi shumë e vogël ekzistenca e një rezonance dhe kur flitej për dy të tilla kjo dukej si e pamundur. Hoil pa u dorëzuar vazhdoi kërkimet e tij dhe pas shumë matjesh e llogaritjesh të holla arriti në një konkluzion real për të cilin më parë askush nuk i jepte probabilitetin më të vogël. Tek bashkoheshin me anë të rezonancës dy atomet e heliumit dhe formonin beriliumin brenda 0.000000000000001 sekondash një helium i tretë duke bërë po të njëjtën rezonancë merr pjesë në reaksion dhe formojnë atomin e karbonit.
Xhorxh Grinshtajn shkakun se pse kjo "rezonancë e dyfishtë" ishte një mekanizëm kaq i jashtëzakonshëm, e tregon kështu:
"Kjo ngjarje përbëhet nga tri struktura shumë të ndryshme nga njëra-tjetra (helium, berilium, karbon) dhe dy rezonanca të veçanta. Është e vështirë të kuptosh pse këto bërthama atomesh punojnë në kaq harmoni me njëra-tjetrën... Reaksionet e tjera bërthamore nuk funksionojnë në një gradë kaq të jashtëzakonshme me hallka të tilla të rastësishme e me kaq fat... Kjo është e njëjtë sikur të zbulosh rezonancat e thella dhe të komplikuara midis një kamioni, një makine dhe një biçiklete. Pse këto struktura kaq të ndryshme me njëra-tjetrën veprojnë me kaq harmoni së bashku? Të gjitha format e ekzistencës së jetës në univers janë formuar vetëm në saje të këtij funksioni të mahnitshëm".36
Në vitet vijuese u zbulua se edhe oksigjeni dhe disa elemente të tillë formoheshin me të njëjtat rezonanca të mahnitshme. Fredi Hoil ishte i pari që zbuloi këtë "funksion të jashtëzakonshëm" në librin me titull "Galaxies, Nuclei and Quasars (Galaktikat, Bërthamat dhe Kuazarët)" pati arritur në konkluzionin se ky është një funksion aq i planifikuar saqë kurrë nuk mund të jetë fryt i rastësisë megjithëse ai ishte një ateist i betuar pohon se te rezonancat, të cilat arriti t'i zbulonte, ekzistonte "një punë e programuar".37 Ndërsa në një shkrim tjetër shkruan se:
"Nëse kërkojmë të përfitojmë karbon apo oksigjen me anë të nukleosintezës (bashkim bërthamor) të yjeve, na duhet të programojmë dy nivele të veçantë dhe ai programim që do të na duhet të bëjmë është i njëjti me atë që ndodh këto çaste në yje... Duke i filtruar këto fakte në arsyen tonë arrijmë të bëjmë këtë koment: një Inteligjencë mbinatyrore ka ndërhyrë në fizikë, kimi, biologji e nuk ekziston asnjë forcë e errët në natyrë. Shifrat e dala në pah pas llogaritjeve ishin aq marramendëse saqë më detyrojnë mua t'i pranoj pa diskutuar".38
Hoil deklaron se edhe shkencëtarët e tjerë, të cilët sillen sikur nuk kanë kuptuar gjë, nuk do t'i rezistojnë më tepër këtij fakti:
"Çdo shkencëtar, i cili i studion këto argumente, besoj se do të arrijë në të vetmin përfundim: Ligjet e fizikës, duke vëzhguar përfundimet e dhëna në yje, padyshim që janë të organizuara me dijeni (vullnet)". 39
Përfundimi që arritën shkencëtarët mbas studimeve të gjata dhe të lodhshme mbi këto fakte, Kurani i ka deklaruar para 1400 vjetësh. Allahu në një ajet e tregon harmoninë në krijimin e qiejve si më poshtë:
"A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtatë palë qiej (në kate)". (Nuh, 15)

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Atomi ndere zbuluesit dshqiptar Empty Re: Atomi ndere zbuluesit dshqiptar

Message  Perparimi Lun 29 Jan - 3:40

Dielli: Qendra e Vogël Alkimike

Transformimi i heliumit në karbon, të cilin e shpjeguam më lart është alkimia e gjigandëve të kuq. Ndërsa te Dielli ynë dhe tek yjet e tjerë të ngjashëm realizohet një funksion alkimik më modest. Ashtu siç e theksuam edhe në fillim, Dielli kthen atomet e hidrogjenit në helium dhe energjinë e tij e fiton nga ky reaksion bërthamor.

Edhe ky reaksion bërthamor te Dielli është aq i domosdoshëm për jetën tonë po aq sa reaksionet e gjigandëve të kuq. Përveç kësaj, reaksioni bërthamor te Dielli është "një punë e programuar" njësoj si te gjigandët e kuq.

Elementi i parë i reaksionit te dielli, i cili është hidrogjeni, është elementi më i thjeshtë i universit. Në bërthamën e tij zë vend vetëm një proton. Ndërsa në atë të heliumit gjenden dy protone dhe dy neutrone. Procesi që ngjet te dielli është bashkimi i katër atomeve të hidrogjenit për të formuar një atom heliumi. Gjatë këtij procesi çlirohet një energji shumë e madhe. Pothuajse e gjithë drita dhe nxehtësia që vjen në tokë, formohet nga ky reaksion bërthamor brenda Diellit.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Atomi ndere zbuluesit dshqiptar Empty Re: Atomi ndere zbuluesit dshqiptar

Message  Perparimi Lun 29 Jan - 3:43

Sipas pohimit të përbashkët të shkencëtarëve, 14 sekonda pas Big Bengut filluan të formoheshin 2 atomet më të thjeshtë të universit: Hidrogjeni dhe Heliumi. Pas Big Bengut nxehtësia e universit filloi të ulet me shpejtësi dhe ato-met e hidrogjenit dhe të heliumit filluan të shfaqen me përhapjen me shpejtësi të materies në univers. E thënë ndryshe "universi fillestar" pas Big Bengut ishte një "grumbull gazi" hidrogjeni dhe heliumi. Në qoftë se universi do të qëndronte gjithmonë në këtë gjendje, në të nuk do të formohej kurrë jeta, yjet, planetet, gurët, toka, pemët apo njerëzit. Do të ishte një univers ku notojnë në hapësirën boshe dy gaze të ndryshëm, dmth, një univers i pajetë.

Por si është e mundur që në një univers të përbërë nga gaze, të shfaqen elemente më të rëndë, si karboni, i cili është elementi themelor i jetës për gjallesat?

Shkencëtarët, duke bërë kërkime mbi këtë pyetje u përballën me zbulimet më të habitshme të shekullit të 20-të.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Atomi ndere zbuluesit dshqiptar Empty Re: Atomi ndere zbuluesit dshqiptar

Message  Perparimi Lun 29 Jan - 3:52

Në të kundërt, burimet hyjnore pohojnë se fuqia e vetme që mund t'i japë jetë lëndës jo të gjallë është fuqia krijuese e Zotit. Ajetet e Kur'anit na tregojnë:

S'ka dyshim, Allahu është zbërthyes i farës dhe i bërthamës. Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është Allahu, e si atëherë shmangeni nga e vërteta? (Sure el-En'am: 95)

I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe ai ka fuqi për çdo send. (Sure el-Hadid: 2)

Në Mesjetë, kur njerëzit kishin një njohuri shumë të kufizuar të natyrës, mbizotëronte abiogjeneza për shkak të disa vëzhgimeve të gabuara. Ata që shikonin larvat që zhvilloheshin tek mishi i prishur mendonin se kjo ndodhte "spontanisht". Ata gjithashtu supozuan se minjtë shfaqeshin po spontanisht në qilarët e drithërave. Kjo bestytni, e quajtur edhe "gjenerim spontan", pranohej gjerësisht deri në shekullin e 17-të.

Megjithatë, eksperimentet e kryera nga dy shkencëtarë të njohur, e groposën njëherë e mirë idenë e gjenerimit spontan. I pari prej tyre ishte Francisko Redi. Redi tregoi, me anë të eksperimenteve të kryera në 1668, se larvat, që shfaqeshin tek mishi, nuk formoheshin vetë por vinin nga mizat të cilat shërbenin si bartëse të vezëve të tyre. Para këtij zbulimi mbrojtësit e abiogjenezës u tërhoqën duke thënë se nuk prodhoheshin organizma të mëdhenj nga lënda jo e gjallë si larvat apo bretkosat, por disa mikrobe të padukshme. Debati zgjati edhe për dy shekuj të tjerë. Më së fundmi, biologu francez Luì Pastër zbuloi nga një seri eksperimentesh se as mikrobet nuk mund të zhvilloheshin nga materialet jo të gjallë. Pastër i përmblodhi konkluzionet e tij në komentin e mëposhtëm

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Atomi ndere zbuluesit dshqiptar Empty Re: Atomi ndere zbuluesit dshqiptar

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: bota

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum