Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Jakup Krasniqi i rrezikuar me jetë, kërcënohet edhe nga Azem

 :: politika

Aller en bas

Jakup Krasniqi i rrezikuar me jetë, kërcënohet edhe nga Azem Empty Jakup Krasniqi i rrezikuar me jetë, kërcënohet edhe nga Azem

Message  Perparimi Sam 14 Juin - 20:46

Jakup Krasniqi i rrezikuar me jetë, kërcënohet edhe nga Azem Syla
Bota Sot | 13.06.2014 19:33
Jakup Krasniqi i rrezikuar me jetë, kërcënohet edhe nga Azem Syla
Krasniqi - Thaçit: Lidhi zagaret e paguar nga ti

Ish kryetari i Kuvendit ndihet i kërcënuar, dhe ka kërkuar ndihmën e policisë që të hetojë kërcënimet dhe presionet ndaj tij, të cilat vijnë nga ish komandantë. Ai thotë se po kërcënojnë e po fyejnë ish rektori Gashi, Ferat Shala e Azem Syla. “Ti i ke lëshuar vartësit e tu për të sharë e kërcënuar çdo kundërshtar tuaj, madje në këtë fushatë të mjerë i ke lëshuar: ish rektorin Ibrahim Gashin, zv. ministrin Ferat Shalën të cilët e kanë kërcënuar Ahmet Bytyqin nga Arllati që mos të punonte për Nismën, (e ke lëshuar) edhe ish “komandantin e UÇK-së Azem Sylen për të kërkuar nga ushtarët e UÇK-së që ta kundërshtojnë koalicionin. Pse ky i fundit nuk e kundërshtoj koalicionin e kaluar? Pse disa herë votoj kundër interesit kombëtar? Pse për katër vjet nuk i është dëgjuar fjala as edhe një herë, në mbrojtje të atyre vlerave? Unë në fund po kërkoj nga institucionet e shtetit që ti përcjellin komentet në fb tim, që ta përcjellin mobilin tim dhe mesazhet që më vijnë nga banditët tuaj. Unë nuk e kam ndërmend ta ndali asnjë aktivitet timin politik, intelektual e kombëtar, përkundrazi, do ta shumëfishoj çdo aktivitet timin”, ka shkruar pak më parë ish kryetari i Kuvendit, tani i Këshillit Kombëtar të partisë NISMA.
Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën dhe ish kryeparlamentar i Kosovës, ka reaguar në profilin e tij në Facebook duke hedhur akuza të rënda në drejtim të kreut të PDK-së, Hashim Thaçi.

Ai e ka quajtur Thaçin dinak si dhelpra, gjarpër helmues të pashpirt dhe cfarë jo tjetër.
Ky mllef i Krasniqit ndaj ish shefit të tij partiak vije, siç thotë ai pas komenteve dhe postimeve që i janë bërë në profilin e tij në Facebook dhe fyerje që ai ka marrë.
Lexojeni postimin e plotë të Krasniqit në Facebook me titull “Z.Thaçi – Lidhi zagaret e paguar nga ti për të sharë”

Lideri politik, cilido qoftë ai, për të qenë në ballë të një vendi apo kombi, para çdo gjeje tjetër duhet të kujdeset për të ruajtur dinjitetin dhe integritetin e çdo qytetari e në mënyrë të veçantë të bashkëpunëtoreve të afërt. Ti nuk je përkujdesur në asnjë kohë për ketë, nuk kujdesesh as tani , kjo të ka bërë që mos të kesh komunikim njerëzor me asnjë liderë e asnjë subjekt politik, madje me asnjë njeri. Kjo është treguesi më i mirë i mosgatishmëria së partive politike parlamentare (të dala nga zgjedhjet e fundit parlamentare), për të lidhur koalicion qeverisës me partinë që e ke personalizuar.
Kjo duhet të jetë një mësim jo për ju, por për çdo lider që dëshiron të qeverisë me vendin se njerëzit nuk duhet të trajtohen si fasulet letre, ashtu siç i trajton ti. Ti po i trajton drenicasit në mënyrë më të pa dinjitetshme, po e nëpërkëmbë integritetin e tyre, edukatën e tyre tradicionale të mirësjelljes, duke i “edukuar” me faqen e zezë të aferës “Pronto”.
Qëllimi i shkrimit nuk ishte për te të mësuar sesi duhesh të sillesh, se para publikut sillesh “bujarisht”, por ky nuk është Thaçi i vërtetë, Thaçi i vërtetë është më helmues se gjarpri, më dinak se dhelpra. Vetëm në prapaskenë je ai i vërteti, i egër dhe i pa shpirt ndaj secilit që guxon të te kundërshtoi. Ti e “gjuan gurin dhe e fshehë dorën” në mediat që i paguan për të dezinformuar. Ti në shpirt e ke dinakërinë dhe yshtjen e të tjerëve, kundër çdo kujt. Ti me SHIK-un i keni ndërsyer drenicasit e mjerë kundër meje, për të me quajtur “tradhtar i Drenicës”, dhe për të sharë në mënyrë më gërditëse.

Deri tani nga FB im i kam fshirë komentet e njerëzve te shtyrë nga ti, i kam fshirë edhe mesazhet që kam marr në mobilin tim, tani e tutje do ta ruaj dhe do ta botoj secilin dhe do ta dërgoj si dëshmi në polici ani pse edhe ajo eshte kapur nga para politika e juaj kriminale. Porosia është dhënë nga ju dhe SHIK-u. Kështu Kosova kurrë nuk do të jetë shtet ligjor e demokratik, do të jetë një tirani mesjetare. Kjo tirani, qytetarëve do t’ju sjellë vetëm mjerim dhe izolim. Ti shtetin e Kosovës e ke kthyer në perandori të krimit.

Ti i ke lëshuar vartësit e tu për të sharë e kërcënuar çdo kundërshtar tuaj, madje në këtë fushatë të mjerë i ke lëshuar: ish rektorin, Ibrahim Gashin, zv. ministrin Ferat Shalën të cilët e kanë kërcënuar Ahmet Bytyqin nga Arllati që mos të punonte për Nismën dhe ish “komandantin e UCK-së Azem Sylen për të kërkuar nga ushtarët e UCK-së që ta kundërshtojnë koalicionin. Pse ky i fundit nuk e kundërshtoj koalicionin e kaluar? Pse disa herë votoj kundër interesit kombëtar? Pse për katër vjet nuk i është dëgjuar fjala as edhe një herë, në mbrojtje të atyre vlerave?
Unë në fund po kërkoj nga institucionet e shtetit që ti përcjellin komentet ne fb tim, që ta përcjellin mobilin tim dhe mesazhet që me vijnë nga banditët tuaj.
Unë nuk e kam ndërmend ta ndali asnjë aktivitet timin politik, intelektual e kombëtar, përkundrazi, do ta shumëfishoj çdo aktivitet timin.
Kjo foto flet vet, e cila ka ardhur nga dy adresa në fb tim.

KomentetKomente (103) | Kthehu
Ja te dhenat e Pasurise se Z.Jakup Krasnicit nga Zyrtaret e Larte publik...Te hyrat vjetore te Z..Jakup Krasnicit;Paga Mujore Kuvendi i Kosoves Prishtine NLB.2.700.00.I bashkshortes se Z.Jakup Krasnicit;Paga Mujore NP.prokredit.640.00.Pasurija e palujtshme.Shtepi 4.ari.oborre.siperfaqja 500.00 m2 e ndertuar ne vitin 2008 300.000.00 e perbashket.Toke ne Negrovc te Drenasit.20.00 hektar e trashiguar prone e perbashket me 8.vllezer.Totali i deklarimeve.75.000.00 te perbashket.Po ju i besoni vetem qpifjeve te Udbashit,te KGB-es spiunit te Rusise Behxhet Pacollit qe i smadhojne gjerat me Hashim Thacin akuzojn Z.Jakup Krasnicin per ti mbuluar Krimet,Korupcionet hajnit e veta.

Dr.Marie Kodra @ 15/06/2014 00:32
jakup krasniqi gjithmon ka kontribue per kosoven a hashin thaqi gjith e k shkatrru kosoven e shiti mitrovicen hale pa u gjet kufomat e te vrarve nga lufta mos e mbroni hashim kriminelin ky duhet te futet ne burg se e shkatrroj kosoven rrnofsh jakup krasniqiiiiiiiiiii je ma i miri politan edhe heroj u luftrave ne kos vadem jashari zahir pajaziti edhe shum te tjer qe dhan jeten per lirin e kosoves

linda @ 15/06/2014 00:26
Karkangjolli...Si ste vjen turp te genjejsh,tia etiketojsh edhe vrasjet Z.Jakup Krasnicit.Ja Fakte;Me 14.07.2012.Peme Berbatovci Bashkshorte e Ismail Berbatovcit ne nji deshmi me shkrim te dhene para nji hetuesi te Tribunalit te Haages;Akuzon Drejtperdrejt Ram Bujen per Zhdukjen e Bashkshortit te saj Ismail Berbatovci gazetare i gazetes,,Fjala Jone,,i cili u zhduk me 15 korrik te vitit 1998.

Dr.Marie Kodra @ 14/06/2014 23:51
karkangjolli sa i perket jakup krasniqi limese e fitim doktorri per ket shpifje qe e ke bo ti pis ndegjo mir more qen i shikut karkangjolli smajl berbatofci dihet kush e ka marr a njer u egzegut pa te dret askuj nuk i ka bo sen aj njer por at njer e ka deshmu nazim bllaca e din ju mir qe berbatofci uka tu bo iftar nato momen ka trokii ne der dhe ka dalur jash dhe oshet marr nga nazim bllaca ushtar i uqk dhe e ka derguar te komandati ti shukri buja ai e din ku e ka lan edh mos shpif a argumen pa fakt kur dihet mir ky rast shpifsit e shikut

ragipi @ 14/06/2014 23:43
Shtepi njemilion euro kupo!He,qka mendon ti sa eshte njemilion?Une tridhjet vjet ne ch dhe as qe mendoj te kem luxin tend,qysh i bane pash zotin mos ke naj shkop maxhik?Zoti te pagoft simbas merites tane!

Unikatil @ 14/06/2014 23:16

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum