Ne kong.e berlinit su ftua as nje shqiptar
:: politika
Page 1 sur 1
Ne kong.e berlinit su ftua as nje shqiptar
Kronisti gjerman Peter Bartler (“ Koelnische Zeitung “,1878) konstaton se ,,Shqiptarët , jo vetëm që nuk u thirrën ne Kongresin e Berlinit , ku vendosej edhe per fatet e tyre , por ata nuk paten as ndonjë mbrojtës te tyre , i cili sadopak do te fliste per ta ,, , që do të thotë se përfaqesuesit e Portës ne Kongresin e Berlinit kishin mandatin që të flisnin për mbrojtjen e vilajeteve shiptare e që hapësira e tyre sa më pak tu jepej te tjerëve , dhe këte e bënin duke e theksuar edhe fjalën Shqipëri si terësi etnike , por assesi që asaj nga aty ti paracaktohej çfardo statusi autonom. (Jusuf Buxhovi). Po vallë pse? pse na ”donte” aq shumë sa që nuk e ”lejonte” shkëputjen nga ne.
Formula e Pagezimit
kur Pal Engjelli organizoi ne kishën e Trinisëse Shenjtë, ne Mat, një mbledhje ku morën pjesë gjithë prelatet e kishës katolike në Shqipëri. Në atë mbledhje u fol ,ndër tjerash për problemin qe u ngrit, ishte edhe ai i mospagezimit te femijeve per shkak te vdkshmërisë së lartë të foshnjeve. Shumë femijë vdisnin pa u pagezuar. Ndaj u vendos që të perdorej një formulë e ngutshme në gjuhën shqipe, e cila t’ju thuhej fëmijeve në djep, pa patur nevojë qëtë pritej ceremonia e mirefilltë e pagëzimit, me qokat e shumta që e shoqeronin ate. Formula ishte: “Unë te pagëzoj në emër te Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjtë”. Kjo është e famshmja Formula e Pagëzimit që njihet si dokumenti i parë i shkruar ne gjuhën shqipe. Por ajo verteton se populli e fliste gjuhën shqipe, madje fliste vetëm ate. Ndryshe nuk kishte pse tëdilte nevoja për një formulë pagëzimi në shqip.
Eshtë logjike që të ketë pasur edhe tekste të shkruara në shqip para kësaj formule, sepse asgjë nuk lind nga hiçi. (“Kryqtari i Fundit” Virgjil Kule)
Në kohën e Lidhjë së Prizrenit u mbajt dhe Kongresi i Berlinit, por mashtrimet turke ishin shumë ”joshëse” për ne sulltani e emëroi Abedin Pashën (shqiptar ) si Ministër të Punëve të Jashtme. Ai ishte i mashtruar dhe ja çka shkruan në letrën e tij:
”Me emër dhe me dëshirë të të madhit zot shpresoj se do ti kryej dhe do ti plotësoj obligimet e mia. Ashtu si vellezërit tanë , edhe unë ia kam venë vetës për detyrë që terë jetën të punoj dhe të perpiqem për të miren dhe fatin e atdheut tonë Shqiperisë . ( Cila ishte Shqipëria e asja kohe? a mendontente në katër vilajetet shqiptare të cilat edhe shut ishin cunguar më herët ?fxh) Ju mund ti merrni me mend ndjenjat e mia të tanishme dhe duhet tu besony atyre , tash ne kete pozitë që jam . Une po uroj që ti degjoni këshillat e mia , sepse ekzistojnë disa , te cilët qeverinë atërore të madhërisë së tij Sulltanit , deshirojnë ta komprometojnë. Ai juve deshiron tju mbrojë .(mashtrim,mashtrim fxh).
Në Berlin ka ditë qëpo kuvendon një Konferencë per te zgjidhur si duhet çështjen greke .
( Pse jo atë shqiptare? fxh)
Në saje të angazhimit të qeverisë sonë , e cila ka marre masa paraprake , jam shumë i bindur se rezultatet e kesaj mbledhjeje nuk do te shkojnë në dëm te Shqiptarëve , sepse synimet e fuqive te mëdha që Shqiperine ta lenë te madhe , ju do ti shfrytezoni .( Pra fuqitë e mëdha e paskan dashur një Shqipëri etnike ,të madhe …por jo turku fxh)
...
Deshirë kryesore e Madhërisë së tij , sulltanit , kur me emëroi ministër të Punëve të Jashtme , ishte që të tregonte se zemra e tij e madhe gjithnjë rrah per Shqiperinë dhe se ajo eshte e lidhur ne menyre vitale me interesat e pergjithshme të shtetit . ( Jusug Buxhovi,Kongresi Berlinit 1878 fq.78,79)” E shihni hipokrizinë dhe mashtrimin nga turqit ? Ne nuk kishim se kush të na mbroj.
Të vazhdojmë . “Në Marsin e vitit 1998 tensionet në mes të shqiptarëve dhe Serbëve u rritën shumë deri në nivelin ushtarak) .paraqitja e UÇK-së i tmerroi autoritetet serbe… Masakrat mbi shqiptarët u rritën gjatë gjithë vitit 1998. komuniteti ndërkombëtar u mundua pa sukses të ndërmjetësoj.Më në fund anëtarët e NATO-së të brengosura që autoritetet serbe organizonin apo ishin edhe duke organizuar një spastrim etnik e filluan bombardimin mbi Jugosllavinë Federale (Mars -Qershor 1999) Gjatë gjithë konfliktit liderët turk nuk ndërmorrën asnjë nismë në arenën diplomatike ndërkombëtare.Ata bile gjatë fazës së parë të bombardimeve frenoheshin nga çdo komentim . Pas vendosjës së NATO-s për ndërhyerje ushtarake ,edhe kësaj rradhe liderët politik dhe ata ushtarak Turk e preferonin mos përzierjen. Liderë turq nuk e kundërshtuan intervenimin ( të njejtë si Greqia dhe Rusia ) por e shprehën dëshirën të mbesin anash.(://balkanologie.revues.org/517)
.......................................................................................................
Punimet e Kongresit të Berlinit i drejtoi kancelari gjerman, Otto Bismark. Në punimet e Kongresit të Berlinit mori pjesë edhe një delegacion qeveritar i .
1878 në Shqipëri u dërgua Mehmet Ali pasha i cili duhej t’i bind shqiptarët që t’i dorëzojnë këto vise. Këtë nismë e kundërshtoi Lidhja dhe në përleshjet në Gjakovë Mehmet Ali pasha u vra.
Kundërshtimi shprehej në shumë protesta të organizuara në këtë periudhë. U formua delegacioni i përbërë nga Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni, i cili duhej t’i përfaqësojë shqiptarët para Fuqive të Mëdha. U bënë shumë përleshje me shtetet përreth (veçanërisht me Malin e Zi) të cilat kishin për qëllim të pengohet copëtimi i viseve të banuara me shqiptarë.
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum