Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Tod’hri) ka lindur 1730

 :: politika

Aller en bas

Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Tod’hri) ka lindur 1730 Empty Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Tod’hri) ka lindur 1730

Message  Perparimi Lun 9 Juin - 12:02

Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Tod’hri) ka lindur rreth vitit 1730 dhe vdiq në moshën 75 vjeçare, pra në vitin 1805. Populli e njeh me emrin Dhaskal Todhri, pse shërbeu si mësues. Mësimet e para i kreu në shkollën greke në Elbasan dhe më pas ndoqi Akademinë e Voskopojës. Pas përfundimit të Akademisë u bë mësues në Shkollën greke të Elbasanit. Ka qenë njeri me emër në komunitetin orthodoks të Elbasanit. Gjatë viteve 1751-1801 ka mbajtur Kodikun e Shën Mërisë të kishës së Kalasë. Më pas ai shkoi në Europë për të derdhur shkronjat shqipe, që të krijonte një shtypshkronjë shqip. Shtypshkronjën do t’a ngrinte në Elbasan, pasi në këtë qytet kishte shumë tregtarë që shkruanin me alfabetin e tij. Në atë kohë Shën Gkjoni sihte qendër e shkrimit të shqipes.

U vra ndërsa transportonte shtypshkronjën për në Elbasan, në rrethinat e Manastirit, në Dhiavat të Resnjës.

Vrasja ishte akt i kishës greke, e cila i kishte vënë nga pas agjentët e saj. Kisha nuk lejonte shkrimin e gjuhëve jo greke, sidomos të shqipes. Por nuk mbaroi me kaq, u përndoq edhe pas vdekjes. Me urdhër të Patriarkanës, në vitin 1827, në kohën e murtajës, iu dogjën të gjitha dorëshkrimet. Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Tod’hri) jetoi në kohën e formimit të dy pashallëqeve të mëdha, atë të Bushatllinjve dhe të Ali Pashë Tepelenës. Ishte pjesëtar aktiv në qendresën e orthodoksëve shqiptarë kundër kishës greke. Për herë të parë emrin e tij e hasim në një shkrim në greqisht në Kodikun e Argjendarëve më 1750. Më 1751 ai nënshkruan emrin e tij Theodhor në një Kodik të Kishës Shën Maria, në lagjen Kala. Më 1779 merr pjesë në një mbledhje në Voskopojë për pajtimin e peshkopëve të Durrësit, Gorës dhe Mokrës, të cilët ishin në mosmarrveshje mes tyre. Ka një dokument pajtimi të nënshkruar prej tij, shprehet Profesor Kujtim Bevapi. Figuar e Dhaskal Todhrit paraqet interes të veçantë në histotrinë e gjuhës dhe letërsisë shqipe, jo vetëm si lëvrues, por si pararendës i Rilindjes Kombëtare. «Ai shkroi me alfabetin e tij. Alfabeti i Todhrit ishte i përbërë nga 52 shkronja. Shkroi në elbasanishten e kohës, krijoi një traditë të shkrimit të shqipes me alfabetin e tij të njohur, që nga fundi i shekullit të XVIII deri në fillim të shekullit XX» Dhaskal Tod’ri vazhdoi traditën e Papa Totasit, duke u përpjekur të fusë shqipen në kishë dhe në shkollë. Sipas albanologut J. G. Von Hahn, mësohet se Tod’hri kishte përkthyer në shqip Dhiatën, si dhe shkrime fetare, si «Meshën e SHën Jon Gojëartit»

Alfabeti Pellazgjik i Dhaskal Tod’hrit

http://www.devolli.net/alfabeti-pellazgjik-i-dhaskal-todhrit.html

ALFABETI PELLAZGJIK DHASKAL TOD’HRI KULTURA nga Devolli Net | në Maj 3, 2013 |

Jepni mendimin tuaje në lidhje me fotografinë dhe me shkrimin e lartshkruar...?
...Pëlqe’je Plus (+) Shpërnda’je, ju faleminderit para kohe...!
~ Via Kultura ÇAME; Shqiptare në Përgjithësi!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Tod’hri) ka lindur 1730 Empty Re: Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Tod’hri) ka lindur 1730

Message  Perparimi Lun 9 Juin - 12:04

Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Tod’hri) ka lindur 1730 Alfabeti-Pellazgt-Graviteti-620x412

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum