Atentat ndaj;Xhezair Shaqiri – Hoxha
:: politika
Page 1 sur 1
Atentat ndaj;Xhezair Shaqiri – Hoxha
Gjithçka është e qartë, mirëpo…
Edhe pas dëshmive më të reja që lidhur me tentimin për vrasjen e tij në tetor të 2001-shit në afërsi të Vitisë, Kosovë, i ofroi Xhezair Shaqiri – Hoxha, është krejtësisht e qartë se më shumë persona konfirmojnë se Demir Jakupi, me urdhër të Ridvan Nezirit dhe Zylfi Adilit – Qufa, e ka organizuar atentatin mbi Hoxhën. Se Sahit Ajvazi, i shoqëruar nga vozitësi Ekrem Ahmeti e ka pritur Hoxhën dhe në të pas shpine ka shtënë me 8 plumba nga revolja e tij. Vozitësi dëshmoi se më pas për këtë e ka informuar edhe Jakupin dhe Nezirin, se edhe Jakupi nga ana e tij i është lajmëruar Ridvan Nezirit që ta informojë se urdhëri është zbatuar.
Ajo që i shton gjithë këtij rasti një shije plotësuese të intrigës është fakti se Ridvan Neziri gjatë verës së kaluar (9 korrik 2003 në mesditë, thuajse në vetë qendrën e qytetit, te QT ”Çairçanja”) është vrarë prej deri tani 6 personave të pazbuluar e të maskuar, të cilët ia arrijnë që me dy vetura të vijnë dhe të zhduken pa gjurmë nga ky vend zakonisht i frekuentuar menjëherë pas vrasjes së Nezirit si edhe katër personave të cilët janë hasur aty rastësisht. Ngushëllues është fakti se MPB-ja shprehet se hetimi për rastin nuk është harruar, dhe se në këtë rast është duke u punuar në mënyrë intensive.
Një pikanteri plotësuese është pranimi paraprak i vetë Ridvan Nezirit lidhur me atë se kush e ka organizuar atentatin mbi Hoxhën, por me urdhër të ish-Shtabit kryesor të UÇK-së! Ndërsa anëtarë të tij kanë qenë së paku 5 parlamentarë aktualë. Krahas liderit të BDI-së Ali Ahmeti, anëtarë të Shtabit kanë qenë Gëzim Ostreni, si shef i tij, Fazli Veliu dhe Nazmi Beqiri, si anëtarë të tij. E të mos flasim se edhe komandant Qufa ka qenë anëtar i Shtabit, e këtë për veten e thotë edhe vëllai i Ridvan Nezirit, Beqir Sinani.
A nevojitet shumë imagjinatë ndaj prej gjithë kësaj të konstatohet se kush e ka porositur atentatin e Hoxhës?
A e përforcon ose dobëson pohimin e këtillë fakti që njeriu i cili padyshim ka shtënë në Hoxhën, Sahit Ajvazi, është përjashtuar nga Akademia policore jo për shkak të faktit se është i dyshuar për vrasje, por për shkak të diplomës së falsifikuar për arsim të mesëm? Dhe se është në liri dhe nuk i mungon asnjë qime nga koka me që UNMIK-u dhe KFOR-i “kanë harruar” të lëshojnë fletarrest ndërkombëtar, i cili edhe nëse lëshohet nuk do të ndryshojë asgjë, me që Maqedonia nuk i dorëzon shtetasit e saj në vende tjera. Ndërsa mundësia që Xhezair Shaqiri ta arrijë drejtësinë qëndron në parashtrimin e kallëzimit privat penal (këtu pajtohen kolegët zëdhënës të MPB-së dhe të OSBE-së – shiko boksin).
Nga ana tjetër, me që rasti nuk është i pastruar, i shqyrtuar deri në fund, nuk ka kurrfarë pengese që Zylfi Adili – Qufa së shpejti të punësohet në MPB. Nëse Hoxha ia arrin ta nxjerrë drejtësinë në dritë, atëherë në skenë do të dalë rregullorja për marrëdhënie pune e MPB-së!
Dhe në këtë mënyrë duket se gjithçka është e njohur – atentatori shëtitet në liri, njëri prej organizatorëve punësohet në MPB, porositësit rrijnë ulur në Parlament!? Kulmi i ironisë do të ishte që të gjithë personat e përmendur të përzier në këtë rast të parashtrojnë ankesa private kundër Hoxhës për shpifje – kanë rast të shkëlqyer që të fitojnë satisfaksion gjyqësor.
http://misioni.tripod.com/id46.html
Sujets similaires
» Xhezair Shaqiri-Hoxha: Është koha për bashkimin e shqiptarëv
» Xhezair Shaqiri
» Xhezair Shaqiri per luften e uçk es
» Xhezair Shaqiri na vrau mbas shpînes Ali Ahmeti
» Kom.Teli spiun Xhezair Shaqiri
» Xhezair Shaqiri
» Xhezair Shaqiri per luften e uçk es
» Xhezair Shaqiri na vrau mbas shpînes Ali Ahmeti
» Kom.Teli spiun Xhezair Shaqiri
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum