Deshtone rivarrosja e eshe Isa Boletinit,mazamakeq lozni
:: sport
Page 1 sur 1

Dështon rivarrosja e Isa Boletinit në Ditën e Flamurit
29/11/2011 11:24:00KOHA
Madhesia e germave:
Institucionet e Kosovës kanë dështuar të mbajnë premtimin që eshtrat e Heroit Kombëtar, Isa Boletini, dhe dy djemve të tij, të prehen përfundimisht në vendlindje. Mbetjet mortore të tyre i ishin dorëzuar zyrtarisht kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, në korrik të këtij viti. Në Zhabar të Mitrovicës, imami i kësaj komune, mulla Asllan Murati, i cili deri atëherë i kishte ruajtur eshtrat, ia kishte bërë dorëzimin e tyre Komunës së Mitrovicës. Rivarrimi i tyre ishte premtuar se do të bëhej në Ditën e Flamurit, në fshatin e tij të lindjes me një ceremoni madhështore. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, rikujton sot “Koha Ditore”.
Rezultatet e ADN-së së eshtrave janë vonuar. As pas herës së tretë të marrjes së mostrave, laboratorët në Shkup ku ishin dërguar për analiza, nuk kanë mundur të japin rezultatet. Ka mbetur që për herën e katërt, mostra të dërgohen në një laborator të Londrës së Anglisë. Zëvendësministri i Kulturës, Hajdin Abazi, ka thënë se dështimi nuk ka ardhur si pasojë e neglizhencës së institucioneve.
“Nuk është arritur të konstatohet nëse ata janë eshtrat e Isa Boletinit, sepse realisht eshtrat janë shumë të dëmtuar”, ka thënë Abazi.
“Nuk është as çështja e mungesës së përkujdesjes, as e mjeteve financiare. Thjesht ata nuk kanë mundur të vijnë te rezultati”, ka shtuar ai.
Abazi është amnistuar kur ka thënë se nuk kanë dashur që të nguten të bëjnë ceremoni që kanë paraparë, për diçka që nuk janë të sigurt.
“Mund të dal nesër dikush dhe të pretendojë se ka gjetur eshtrat e Isa Boletinit. Për të mos ardhur deri te kjo, që do të ishte skandaloze dhe për më tepër e dhimbshme për familjen, ne duhet të jemi të sigurt se ata janë eshtrat e tyre”, ka thënë zëvendësministri Abazi. Aktualisht eshtrat e Isa Boletinit dhe të tjerëve ndodhen në objektin e Komunës së Mitrovicës. Zëdhënësi i kësaj komune, Ahmet Jashari, ka garantuar se ata po ruhen në kushte të sigurta.
“Në Komunë ka rojë të policisë 24 orë”, ka thënë Jashari, i cili ka konfirmuar zvarritjen e rezultateve nga ADN-ja të eshtrave të heroit kombëtar.
Edhe zëvendësministri Abazi edhe zëdhënësi Jashari, kanë thënë të mos kenë bërë plane për të ardhmen kur bëhet fjalë për eshtrat e Boletinit. “Ne kemi pritur sivjet, por ndodhi si ndodhi. Meqë u vonuan, si ide është që rivarrimi të bëhet për 100-vjetorin e pavarësisë, vitin që vjen. Por kjo nuk është definitive, përderisa nuk kemi as rezultatet e ADN-së”, ka thënë Ahmet Jashari.
Ministria e Kulturës kishte premtuar edhe ngritjen e një shtatoreje për nder të Heroit Kombëtar Isa Boletini, në fshatin e tij të lindjes.
“Çështja e shtatores ka mbetur që të rregullohet atje në kuadër të kompleksit të Isa Boletinit, ndërsa ajo do të duhej të bëhej bashkë edhe me rivarrimin e eshtrave të tyre”, ka thënë Abazi. Imami Murati, - në korrik të këtij vit, me rastin e 95-vjetorit të vrasjes së Isës dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ribnicë të Podgoricës dhe 13- vjetorit të mbërritjes së eshtrave të tij dhe bashkëluftëtarëve në Mitrovicë, në ceremoninë e dorëzimit të eshtrave të Boletinit dhe të tjerëve, - për herë të parë kishte bërë të ditur vendin se ku i kishte fshehur dhe ruajtur ata. Ai kishte zbuluar se eshtrat ishin varrosur asokohe në oborrin e Xhamisë së Haxhi Veselit në Mitrovicë. Pas luftës, i kishte rivarrosur në oborrin e shtëpisë së tij.
Arkivoli me eshtrat e Heroit dhe bashkëluftëtarëve tij, qenë nxjerrë nga toka, brenda një objekti ndihmës në oborrin e tij, ku i kishte fshehur që nga viti 2004. Ai kishte treguar se iniciatori i parë për sjelljen e eshtrave të Isa Boletinit nga Podgorica në Mitrovicë ka qenë akademik Pajazit Nushi, ndërkohë që kontribut të çmuar kanë dhënë ish-presidenti Ibrahim Rugova, Latif Berisha, Muhamet Shukriu, Remzi Murati dhe Fetah Hasani.
Vlerëso tekstin

Re: Deshtone rivarrosja e eshe Isa Boletinit,mazamakeq lozni
Ketu shifet kjarte sa i dojne atdhetaret dhe deshmoret keta qeveritar tradhetar.
Jo sivjet ,jo neser jo masneser ,ku e kan frigen nje dreq ua dine.
Eshtrat e Isa Boletinit, rivarrosen për 100-vjetorin e ... - Bota Sot
www.botasot.info/kosova/145615/TTVMfQP/ - Traduire cette page
27 nov. 2011 - As këtë vit, eshtrat e njërit prej nënshkruesve të deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Isa Boletini, nuk do të varrosen në kullën e tij në ...
Më 23 janar 2011 rivarrosen eshtrat e Heroit Isa Boletini - Fillimi
kk.rks-gov.net/.../Kuadrot-e-specializuara-mjekesore,...
Traduire cette page
Më 23 janar 2011 rivarrosen eshtrat e Heroit Isa Boletini - 13 gusht 2010 ... e tij për lajmin që mori nga Ministri Haziri, ka thënë se ai dhe komuna nuk do të ...
Kërkojnë rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit - Telegrafi
www.telegrafi.com/.../kerkojne-rivarrimin-e-eshtrave-...
Traduire cette page
17 janv. 2014 - “Është koha e fundit që eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij të rivarrosen në tokën e tyre”, tha Gazmend Boletini. ... Barani: Ivanovici do të ikë nga burgu i Mitrovicës Musmurati: Nuk është shuar Dega e PDK-së në ...

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum