Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Gjykime ndaj grupit te karadakut..hahaaaaa

 :: sport

Aller en bas

Gjykime ndaj grupit te karadakut..hahaaaaa Empty Gjykime ndaj grupit te karadakut..hahaaaaa

Message  Perparimi Ven 6 Déc - 14:33

Ndodheni Indeksonline / Lajme
08:07 / E premte, 15 Nëntor 201382 Komente
Dëshmitari ‘D’: E vrau Sami Lushtaku!

Sami Lushtaku akuzohet për vrasje. Kryetari i rizgjedhur i Skenderajt ngarkohet nga prokuroria e EULEX-it edhe për veprën penale të cenimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve. Lushtaku është njëri nga pesëmbëdhjetë pjesëtarët e ish-UÇK-së, të akuzuar për krime të luftës. Ky rast njihet si “Grupi i Drenicës”.

Për kohën për të cilën akuzohet, Sami Lushtaku ishte komandanti i Zonës Operative të Drenicës. Prokurori i rastit, Mauricio Salustro, pretendon se i akuzuari Lushtaku, veprën penale e ka kryer në shtator të vitit 1998. Në aktakuzën e plotë të siguruar nga Tribuna, prokurori pretendon se ndaj Sami Lushtakut ka dëshmuar personi që konsiderohet bashkëluftëtar i ngushtë i tij, shkruan Tribuna.

Madje Lushtaku e dëshmitari i koduar me shkronjën ‘D’, janë shumë të njohur mes vete, edhe përtej shoqërisë së luftës. Në aktakuzë përshkruhet edhe lidhja familjare ndërmjet tyre./Tribuna/
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=76256&mesazhi=1
guri 27.11.2013 / 13:59
Deshmitari D - Jetullah Behrami
Kupaaa 27.11.2013 / 01:10
Prontooo tash hahaha
..............................................................
BEHRAMI ISHTE ATY 122 0 0 14/01/2013 , 09:40
Aktakuza e ngritur ndaj vëllezërve Geci bazohet kryekëput në dëshminë e Jetullah Behramit, këshilltarit të LDD’së që ndodhet në arrati. Sipas aktakuzës, të cilën e ka siguruar Express, Behrami i ka parë me sytë e tij Hetem, Rrustem dhe Sabit Gecin duke vrarë në qendër të Skenderajt Vehbi Berishën, e po ashtu që të tretë i ka parë teksa kanë dalë nga një dhomë spitali pas ekzekutimit të Gani Berishës.
Jetullah Behrami gjendej në çdo vend më 18 qershor të vitit 1999.
Ditën kur forcat serbe u larguan nga Skenderaj, në qendër të kësaj qyteze u vranë dy vëllezër, Gani dhe Vehbi Berisha,shkruan Express.
Jetullah Behrami po ashtu ishte edhe në spital kur Gani Berisha u dërgua i plagosur e më vonë edhe aty kur dikush qëlloi me plumba mbi trupin e tij.
Tash kur janë bërë 13 vjet e më shumë nga ngjarja, prokurori i EULEX’it ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Hetem dhe Rrustem Geci dhe Sabit Geci.
Krejt aktakuza bazohet në deklaratën e Behramit, i cili ka më shumë se gjashtë muaj që ka ikur jashtë Kosovës.
Ai në dëshminë e tij që ka dhënë për prokurorinë ka thënë se më 18 qershor ishte në Skenderaj duke festuar faktin se forcat serbe veç sa ishin larguar nga qyteti.
- See more at: http://fishmedia.info/lajme/behrami-ishte-aty/#sthash.Ef83J1KQ.dpuf

http://fishmedia.info/lajme/behrami-ishte-aty/


..................................................................
Në një pritë të organizuar, dje në një fshat afër Sëkënderajt është vrarë Xhevdet Ahmet Behrami

Skënderaj, 16 tetor 2003 - Dje rreth orës 16.00 në një pritë të organizuar është vrarë Xhevdet Ahmet Behrami (1961), baba i pesë fëmijëve, nga fshati Kotorr i Skënderajt.

Vrasja ka ndodhur në hyrje të fshatit Kotor, te deponia e mbeturinave, në momentin kur i ndjeri po kthehej në shtëpi me veturën e tij dhe po bartte mall për shitoren e vet. Më parë ishte bllokuar rruga dhe në momentin kur Xhevdeti është ndalur dhe ka hapur dritaren, mbi të janë shkrepur breshëri plumbash, disa prej tyre në kokë.

Policia menjeherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet. Rruga nga fshati Kotor që shpie në Skënderaj prej mbrëmë e deri sot në orët e paraditës po mbahet e bllokuar.

Motivet e kësaj vrajseje nuk dihen, sikur as vrasësi(t). Sipas një burimi nga Skënderajt, motiv i vrasjes së Xhevdet Behramit mund të jetë se i ndjeri ka ditur për autorët e disa vrasjeve që kanë ndodhur pas luftës në këtë fshat.

Një kushëri i Nexhdet Behramit na deklaroi se i ndjeri nuk ka pasur kurrfarë konflikti me askënd, as familja e tij deh ka qenë i afërt me të gjithë.

Përdryshe kjo është vrasja e katërt në këtë fshat. Para një viti nga ky fshat është vrarë një kushëri i Xhevdeti, Refki Behrami.

Ndërkaq, në vitin 2000 është vrarë Xhafer Hajriz Behrami, drejtor shkolle në Çubrel, aktvist i dalluar i LDK-së dhe është plagosur rëndë djali i tij student, Baki Behrami, i cili ende ndodhet për shërim në Itali.

Po në këtë atentat është plagosur edhe Jetullah Behrami, profesor i Shkollës Teknike dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së në Skënderaj dhe Faruk Xhafer Behrami. Ndërkaq në një tentim atentati në vitin 2001 ndaj Jetullah Behramit, plagoset vajza e tij, Behija.

Në vitin 2002 është vrarë Refki Zejnullah Behrami. Asnjëra perj këtyre vrasjeve nuk është ndriçuar.

Vrasja e djeshme ka shqetësuar pa masë banorët e fshatit Kotorr, sidomos familjet Behrami, të cilat kanë qenë në shenjestër të sulmeve mizore.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum