Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Dihen vrasjet e atdhetareve

 :: sport

Aller en bas

Dihen vrasjet e atdhetareve Empty Dihen vrasjet e atdhetareve

Message  Perparimi Dim 17 Nov - 5:25

Shkumbin Mehmeti, deshmitar
Ky sulmohet nga Besnik Hasanaj dhe Shpend Qerimi, ish polic sp.kan. qite eksplozive ne lokalin sekiraqa.!!!!!



Dihen vrasesit e figurave politike
2013-11-07



Ne Burgun e Dubraves, me daten 1 nentor, eshte sulmuar fizikisht Shkumbin Mehmeti, deshmitar i mbrojtur, i cili eshte i denuar me 30 vjet burgim.

Ai eshte sulmuar nga dy te burgosur te tjere, Besnik Hasanaj dhe Shpend Qerimi, ish pjesetar te Njesise Speciale te Policise se Kosoves, te denuar per shperthimin ne lokalin “Sekiraqa”, ku kishin vdekur dy persona dhe per vrasjen e tre te tjereve ne Ferizaj.
Shkumbini thote se, sulmi brenda burgut ka qene i porositur nga krimi politik, dhe ka dyshime se mund te jete nga nje deputet i Kuvendit te Kosoves, por per shkak te hetimeve nuk deshiron t'ia permend emrin.

Ne nje leter te Shkumbinit te cilen e ka siguruar Indeksonline nga te afermit e tij, Shkumbini tani ka hyre ne greve urie dhe thote se, nuk e nderprene ate deri te hiqet ndeshkimi qe i eshte dhene nga Drejtoria e Burgut.

Nder te tjera ai thote se, kryeresit e vrasjes se dy policeve jane edhe kryeresit e disa vrasjeve tjera te figurave te rendesishme politike ne Kosove.

"Jam i deshperuar nga EULEX-i, pse, duke pasur parasysh situaten, nuk po vepron me energjikisht", thote Shkumbini ne letren e tij.

Me poshte mund t'a gjeni te bashkangjitur letren e tij te plote:

Une, Shkumbin Mehmeti

Deklaroj

Se me daten: 29.10.2013, jam sulmuar nga Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi. Ka shenja te qarta, se sulmi ka qene i porositur nga krimi politik, dhe, ka dyshime, se mund te jete nga nje deputet i Kuvendit te Kosoves.

Cuditerisht edhe pse une jam i sulmuar, Drejtoria e Burgut, me qellim qe te me frikesoj, (me qellim qe te terhiqem nga deshmia) me ndeshkon mua me 8 dite vetmi, ku me pas e ule ne 5 dite, me arsyen se une eshte dashur te qendroje gaditur kur jam sulmuar.

Pikerisht per kete ndeshkim te padrejte, kam hyre ne greve urie prej dates 01.11.2013. Dhe, nuk e nderpres greven deri te hiqet ndeshkimi qe me eshte dhene, edhe pse, de fakto, e kam vuajtur kete ndeshkim. Drejtoria e Burgut, me cdo metode eshte duke me bere presion, qe te terhiqem nga bashkepunimi me EULEX-in. EULEX-i,po tregohet i pafuqishem per te garantuar sigurine time. Kjo u pa qarte me rastin e pare kur m’u rrezikua jeta, ata nuk paten force qe te forcojne sigurine time.

Une zyrtarisht jam deshmitar nga gushti i vitit 2012, ne rastin per te cilin jam denuar, ku kane mbetur te vrare dy police, njeri vendor e tjetri nderkombetar dhe eshte plagosur nje perkthyes. Ky rast ka ndodhur me 23.03.2004, dhe une kam dhene deshmi se kam qene pjese e grupit, i cili e ka kryer vrasjen. Por, nuk jam vrasesi. Dhe ende asnje hap nuk e ka ndermarre EULEX-i per ndricimin e kesaj vrasjeje. Kryeresit e kesaj vrasjeje, jane edhe kryeresit e disa vrasjeve tjera te figurave te rendesishme politike ne Kosove. Dhe jam i deshperuar nga EULEX-i, pse,duke pasur parasysh situaten, nuk po vepron me energjikisht.

Nderkaq, une kam mbetur pa asnje mbrojtje nderkombetare, qe ne rastin tim, eshte mase e domosdoshme, e cila eshte e parapare edhe ne baze te ligjit per mbrojtjen e deshmitareve, neni 32, pika 4 dhe 5. Per sigurine time, jane pergjegjes disa drejtore te emeruar ne baza partiake. Une, disa here kam kerkuar qe per sigurine time te kujdeset EULEX-i, por, kjo eshte refuzuar me arsyen se EULEX-i, nuk ka kompetenca brenda burgut. Sulmi qe me ndodhi mua, ishte nje porosi e qarte se duhet te terhiqem nga deshmia. Shenja tjeter se institucionet vendore, kete sulem po mundohen ta mbajne te izoluar, kinse ka qene nje incident ne mes meje dhe sulmuesve.

Keto gjera jane duke ma veshtiresuar gjendjen, me te vetmin qellim qe te terhiqem nga deshmia ime, dhe ta vuaje denimin per nje krim, qe nuk e kam kryer.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum