Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Rrahman Morina+ klyshet e tije

 :: sport

Aller en bas

Rrahman Morina+ klyshet e tije Empty Rrahman Morina+ klyshet e tije

Message  Perparimi Dim 19 Nov - 15:18

http://www.beepworld.de/members48/shllapashtica/epokaere.htm



sigurisht shumica prej jush e keni mberri, apo se paku
ia keni ndie zanin Rrahman Morines. Per ata qi s'e
kane pase kete kenaqesi ekskuizite muj me thane qi
mire i kane punet. Sidokjofte Rrahmani ka qene dikur
moti administrator i Kosoves me ize te Milosevicit.
Ket pune Rrahmani e ushtrojke fort zellshem, bile nuk
pritojke hic me shkue katund m'katund me jau zane
deren bujarve shqiptare e me iu mbajte ders ne tema te
ndryshme qi kishin t'bajne me ardhmenine e Kosoves.

Njana prej temave ma t'dashtuna t'Rrahmanit ka qene
demokracia. Sidomos e bajshin nervoz Rrahmanin kur
dilke turli katundari n'rruge e lypke demokraci. Ec e
mos u cart. Apangte e veta s'din m'i lidhe mire e lype
demokraci.

Dit prej ditsh e qet Rrahmanin udha e tij e zellshme
m'nji katund edhe i tubon burrat m'nji ode. Edhe nise
me jau mbushe mendjen qi ata nuk dijne cka asht
demokracia. N'ata lyp nji plak prej Rrahmanit me jau
shpjegue xhematit qi ishin tubue aty, cka na qenka pra
demokracia. Edhe merr Rrahmani plot emocione e me
gjuhe popullore me jau ilustrue demokracine. Thote mes
tjerash: demokraci asht me mujte grate tueja me ba cka
t'done e mos me ju ngue ma hic.
Qai plaku interesohet ma tutje: po mire bre Rrahmon, a
e len Brahimi (dmth Rugova) gruen e vet me ba cka
t'don?
Rrahmani: qy, Brahimi asht ma i keqi prej tanve...
Plaku: Vallahi bre Rrahmon, n'e lafte Brahimi, p'i
lame edhe na tjeret se nami s'bahet.
...
Kur t'e ban mend njeri sa zullumi verbal u shtrue ketu
per cashtje private t'nji cike anonime, athue cka ban
vaki ba me u cue Fana (ish 1st Lady e Kosoves) me ba
ndo'i pune krye n'veti.
Se ju po m'doket po i hani n'sy qata pleqte tone atje
neper oda, po ata s'i luejn fjalet, sidomos jo ne pune
te grave.

me nderime
bresta

www.alb-net.com/pipermail/prishtina-l/2000-April.txt+rrahman+morines+u+vra+me+1991&hl=fr&gl=fr&ct=clnk&cd=6" target="_blank" rel="nofollow">http://209.85.135.104/search?q=cache:ktoSvEFYNVcJ:www.alb-net.com/pipermail/prishtina-l/2000-April.txt+rrahman+morines+u+vra+me+1991&hl=fr&gl=fr&ct=clnk&cd=6


Dernière édition par le Lun 20 Nov - 5:21, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rrahman Morina+ klyshet e tije Empty Re: Rrahman Morina+ klyshet e tije

Message  Perparimi Lun 20 Nov - 5:08

Drini
eshte i perzier ish polici i cili sot gjindet ne vranje:Lulzim Neziri

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rrahman Morina+ klyshet e tije Empty Re: Rrahman Morina+ klyshet e tije

Message  Perparimi Lun 20 Nov - 14:37

http://209.85.129.104/search?q=cache:MvEnglpaHSsJ:flori-press.blogspot.com/2006_08_19_flori-press_archive.html+vdiq+rrahman+morina+dhe+u+harrue&hl=fr&gl=fr&ct=clnk&cd=1
ADEM DEMAÇI:PËRGJIGJE PYETJEVE TË LEXUESVE


ALBERT GJONI: Ju lutem, a nuk përtoni që ta bëni një vështrim më të thelluar lidhur me “vlimet” në LDK?


nga garnitura e Millosheviqit, ftoi Rrahman Morinën dhe besnikët e tjerë që disa prej tyre edhe sot janë gjallë e i urdhëroi:”NË AFAT SA MË TË SHKURTËR, NGA NJERËZ TË VERIFIKUAR TË FORMONI PARTINË ME PARASHENJËN DEMOKRATIKE. NË MOMENTIN E DUHUR DO TË DILNI NË OPINION”. Rrahman Morina, ftoi besnikët dhe të bindurit e vet në Kosovë dhe kërkoi prej tyre që të vepronin në frymën e asaj që u kërkua nga ai. Për një kohë jo të gjatë u formua partia me emër të ri, LDK, por me material të vjetër të partisë së shpartalluar LKK. Në këtë parti, përveç kolonës së parë, të ish-LKK-së, hynë pothuaj të gjithë ANËTARËT TJERË TË ish-LKK-së. Të gjithë këta, bashkë me trupin në LDK sollën edhe mendjen, bindjen, frymën, zanatin, rutinën, gjeturinë dhe pashpirtësinë që kishin mësuar në shkollën titiste. Por, jo vetëm kaq, përveç pjesës më të madhe të LKK-së në LDK hynë edhe të gjithë mekanizmat dhe individët bashkëpunëtorë të sigurimit serb, të cilët edhe sot e kësaj dite mbetën të pazbuluar. Këta shpëtuan duke u maskuar brenda LDK-së dhe prandaj iu dëshmuann me devotshmëri të madhe qiftit RUGOVA-AGANI. Ata u shërbyen me afësitë e tyre organizative dhe për një kohë fare të shkurtër, me rrjetin e tyre partiak-indormativ, mbuluan krejt hapësirën e Kosovës. Populli ynë i entuziazmuar dhe i dalldisur, duke mos pasur zgjedhje tjetër, u turrën drejt në LDK. Edhe unë nga burgu ftoja, në mënyrë naive:të gjithë në LDK! Unë e kuptova dredhinë pas vitit 1992. Disa të tjerë më vonë. Disa zemërbardhë nuk e kanë kuptuar as sot dhe prandaj nuk duhet të heshtim, por ta themi të vërtetën e kulluar ndonëse e hidhur. LDK-ja tuboi rreth vetes edhe 700-800 mijë anëtarë të partisë! Në fazat e mëvonshme, në LDK hynë edhe disa kontingjente të ish të burgosurve politikë zemërbardhë, idealistë, por aty këtu edhe ndonjë karrierist. Bërthama e kamufluar titiste, me anë të agjitacionit të rafinuar, në stilin telallxhinjve, trumbetonte:”Jemi partia me numër më të madh të antarëve në Ballkan e ndoshta edhe në Evropë! Me ne po fillon demokracia dhe me ne po fillon rezistenca e lufta për lirinë e pavarësinë e Kosovës”! Këta dallaverexhinj e “tregëtarë flamujsh”, iu dhanë punës për të diskredituar të gjithë ata që shprehnin çfarëdo dyshimi dhe nuk i bindeshin qiftit RUGOVA-AGANI. Njëkohësisht, këta, në stilin titist, punonin për krijimin e KULTIT TË RUGOVËS. Këta merreshin intenzivisht me krijimin e dirigjimin e grupeve të mbledhjes së “tre përqindëshit” në Kosovë e në diasporë. Merreshin me organizimin e rrjetit të informimit të fshehtë, të përcjelljes KOMPETENTE të oponentëve e herë-herë edhe të eliminimit të ndonjërit nga “grigja” e vet nëse bëhej pengesë për rehatinë e jetën superluksoze të “krerëve” të partisë. Në këtë mënyrë, shumë shpejt arritën të futnin nën kontrollin e tyre tërë jetën politike, arsimore e kullturore në Kosovë e madje edhe në diasporë. Bukvalisht, në Kosovën e robëruar dhe në diasporën e “hipnotizuar”, shqiptarët asgjë nuk mund të bënin pa lejen dhe pa dëshirën e LDK-së. Në këtë punë kishin përkrahjen diskrete të regjimit të Millosheviqit. Këta njerëz vepronin lirisht brenda në Kosovë e jashtë në botë. UDB-ja këta nuk i pengonte, por vetëm i mbulonte. UDB-ja ndiqte dhe eliminonte qiftat e ENVER HADRIT, TË VËLLEZËRVE GËRVALLA E TË KADRI ZEKËS.
Mirëpo, ligji i jetës e ka rrjedhën e vet dhe i vetmi ky ligj është ai që, në fund të fundit, i thyen ligjet e imponuar të njerëzve.
Pas fillimit të kryengritjes në krye me UÇK-në, ky rrjet në shërbim të LDK-së pësoi disa goditje dhe prandaj shumë prej tyre nga frika e likuidimit ikën jashtë. Gjithashtu pas përfundimit të intervenimit të NATOs, nga frika e pushtetit të udhëhequr nga Qeveria Thaçi, shumë prej tyre, mbetën definitivisht jashtë ose u pasivizuan fare. Pas ardhjes së RUGOVËS përsëri në pushtet, besnikët e tij, nga një pjesë të grupeve të Tahir Zemës, formuan një rrjet të sigurimit mafioz, i cili nën mbulimin e pajtimin e RUGOVËS u zgjerua shpejt dhe u penetrua shumë shpejt pothuaj në të gjitha intitucionet kukulla të Kosovës.
Filloi përsëri jeta e çfrenuar luksoze, por tash e financuar legalisht nga buxheti i Kosovës sidhe nga prurjet e përqindjeve nga tenderët. Në Kosovë, pëshpëritej vesh më vesh se asnjë tender nuk mund të fitohet pa ndërmjetësimin e UKË IBRAHIM RUGOVËS! E, ndërmjetësimet e kësaj natyre kushtonin e kushtojnë më së paku dhjetë për qind e mund të arrijnë edhe deri në qind për qind të vlerës së përgjithshme të biznesit përkatës!
Fort i nderuari Albert, një fie histori ishte e domosdoshme për të kuptuar burimin e këtyre që po ndodhin sot dhe të atyre që do të ndodhin nesë


Dernière édition par le Lun 20 Nov - 15:02, édité 2 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rrahman Morina+ klyshet e tije Empty Re: Rrahman Morina+ klyshet e tije

Message  Perparimi Lun 20 Nov - 14:45

Flori - Press
Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,Gezim Ajgeraj dhe Iljaz Prokshi etj.

About Me
Name:flori-press
View my complete profile

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rrahman Morina+ klyshet e tije Empty Re: Rrahman Morina+ klyshet e tije

Message  Perparimi Lun 20 Nov - 15:41


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rrahman Morina+ klyshet e tije Empty Re: Rrahman Morina+ klyshet e tije

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum