Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

teoria e relativitetit

 :: sport

Aller en bas

teoria e relativitetit Empty teoria e relativitetit

Message  Perparimi Dim 19 Nov - 7:10

Teoria e pergjitshme e relativitetit
--------------------------------------------------------------------------------
Ne nje liber biografik per Albert Einstein dhe flitej edhe per Teorine e pergjitshme te relativitetit qe Einstein-i nxorri ne vitin 1916. Ne baze te saj qendron pohimi qe "1 trup qe nuk eshte nen ndikimi e forcave te jashtme ruan gjendjen e tij te levizjes sipas gjeodezikeve te hapesires 4-permasore" (permasa e katert eshte koha). Gjeodezik quhet vija me e shkurter qe bashkon 2 pika qe nje hapesire "te lakuar". Nje hapesire quhet e lakuar nqs shuma e kendeve te nje trekendeshi ne kete hapesire eshte e ndryshme nga 180 grade, psh nje trekndesh mbi siperfaqen e tokes me nje kulm ne pol dhe 2 ne ekuador e ka shumen e kendeve me te madhe se 180 grade meqenese te dy kendet ne baze jane nga 90 grade (meridianet jane pingul me ekuadorin). Sipas kesaj toeri gjjithesia eshte e pakufizuar ne hapesire, por materia qe mbush ate eshte e fundme (siperfaqja e tokes eshte e pafundme...ne sensin qe ngado qe te ikesh nuk arrin nje fund, por qytetet qe ndodhen mbi ate jane te fundem). Keshtu qe nqs leviz ne hapesiren 4-permasore sipas gjeodezikeve te fushes gravitacionale kthehesh atje ku u nise(ne te njejten hapesire dhe kohe). Se si mund te jete kjo levizje eshte e pamundur ta imagjinosh meqe truri i njeriut mund te imagjinoje deri ne 3 permasa megjithate eshte nje perfundim shume interesant....Me 1922 matematikani rus Friedman zbuloi nje gabim algjebrik ne ekuacionet e Aishtajnit. Pas ndreqjes se keti gabimi zgjidhjet kishin si konkluzion dhe vertetuan se gjithesia eshte e ndryshueshme
Soria e relativitetit sipas Einshtanit

Kjo teori shpjegon krijimin dhe ligjet e komsomol ne permasa te medhaja:si psh:se si terheqja qe i bane planetet nuera tjetren,dhe e qone drejte perkuljes se hapsires dhe te kohes.
Perkuljae hapsires,shkakjtuar nga toka mbane amen ne orbiten e saj.Foraca e rende sise ngadaleson kohen,orées rrahin pake ma shpejte ne trapazan se sa ne qilar,i cili eshte prenne qendres se tokes duke ne keshtu i futur me telle brande fushes se rende sise(peshes).Ne mener te ngjajshmenoret rrahin ma shpejte ne hapsire se sa ne toke.Eshte e munda qe ta shtremberon kohe hapsiren ne ate mener qe nje anije kozmike te mundet te udhetoi me cilen do shpejtesi.
Kjo teori lagon ate qe i ngjane rrugeve te tuera te munster apo itinareve tuneli krymbvrimave qe lidhin dy pika te hapsires.Sipas kesai théorie intervali i matur midis dy ngjarjeve vert nga se si po leviz ai qe i vezhgon ato.Keshtu qe dy vezhgues qe nuk levizin njejte gjate vezhgimit nuk do te levizin njejte ne kohe intervalles.
Nese ne udhetoim ma ngadale ,koha do te zgjatet ma shume,e nese udhetoim ma shpejte koha do te zvoglohet!dhe nese shpetesin e arrijm ma shpejte se rite koha do te shkon papa,pra do ta kalojna kohen.

astronomi amerikan Edvin Habëll bëri një nga zbulimet më të mëdha në historinë e astronomisë. Habëll duke studiuar qiellin me anën e një teleskopi gjigand, zbuloi se drita e yjeve çdo ditë e më tepër përthyhej drejt ngjyrës së kuqe, fundit të spektrit dhe kjo ka lidhje të drejtëpërdrejtë me distancën e yjeve nga toka. Ky zbulim tronditi të gjitha bazat e modeleve të një universi të qëndrueshëm të supozuara deri në atë kohë.

Sipas ligjeve të njohura të fizikës, spektri i rrezeve të dritës, të cilat lëvizin drejt pikës së vëzhgimit kthehen në vjollcë, ndërsa spektri i atyre rrezeve të dritës, të cilat largohen prej pikës së vëzhgimit anojnë drejt së kuqes. (E njëjtë kjo me ho-llimin e zërit të sirenës së trenit, i cili i largohet vëzhguesit.) Vëzhgimi i Habllit tregon se sipas këtij ligji, trupat qiellorë në mënyrë të vazhdueshme largohen prej nesh.

Pa kaluar shumë kohë Habëll, zbuloi diçka tjetër shumë të rëndësishme: galaktikat dhe yjet nuk largoheshin vetëm prej nesh por edhe nga njëri-tjetri. Përballë një universi ku çdo trup qiellor, në të cilin distancohen nga njëri-tjetri, i vetmi përfundim që mund të arrihet është se universi është në "zgjerim" të përhershëm.

Ky ishte një zbulim për të cilin Xhorxh Lëmetrë pati "profetizuar" pak kohë më parë, dhe një nga mendjet më të shquara të shekullit, pati shprehur diçka në lidhje me këtë 15 vjet më parë se ai. Në vitin 1915 Albert Ajnshtajn me anë të përllogaritjeve të përfituara nga Teoria e përgjithshme e Relativitetit arriti në përfundimin se universi është një strukturë jo-statike (kështu duke i paraprirë përfundimeve të Fridmanit dhe Lëmetrit). Por i habitur përballë këtij zbulimi Ajnshtajni, ekuacioneve të tij i shtoi edhe një faktor të ri, të cilin e emërtoi "konstante kozmologjike" që "të dilte një përgjigje e drejtë" sepse në atë kohë astronomët thonin se universi është statik dhe ai kërkoi që teoria t'i përshtatej këtij modeli. Vite më vonë konstanten kozmologjike do ta përkufizonte si, gabimi më i madh i karrierës së tij.

E vërteta mbi zgjerimin e universit, të cilën na e parashtroi Habëll, më pas do të lindte një model të ri për universin. Nëse universi është në zmadhim nëse do të kthehemi pak në kohë (në të shkuarën) do të konstatojmë një univers më të vogël, e nëse shkojmë më tej do të vërejmë "vetëm një pikë".
Duke iu mbështetur matjeve të bëra, kjo pikë, e cila përfshinte të gjithë materien e universit, do të kishte një vëllim zero për shkak të forcës të madhe tërheqëse (gravitetit). Kështu që universi duhet të jetë shfaqur me shpërthimin e kësaj pike me vëllim zero. Ky shpërthim u quajt "Big Beng" (Shpërthimi i Madh) dhe ekzistenca e tij në mënyrë të përsëritur pohohet nga faktet e vërejtura.
Big Beng tregoi një të vërtetë shumë të madhe: Të thuash që diçka ka zero volum është njësoj sikur të thuash është "Hiç". I gjithë universi është krijuar nga ky "hiç". Dhe për më tepër ky univers ka një fillim në të kundërt me pikëpamjen e materialistëve që mbështesin se "universi ka ekzistuar nga pafundësia".

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

teoria e relativitetit Empty Re: teoria e relativitetit

Message  Perparimi Dim 19 Nov - 8:33

Albert Ajnshtajn lindi në Ulm të Gjermanisë në vitin 1879, në një familje hebrenjsh. I ati ishte pronar i një fabrike që prodhonte pajisje elektrike, ndërsa e ëma pëlqente librat dhe muzikën. Vetë Ajnshtajni ishte fëmijë i mbyllur, i cili filloi të fliste vonë dhe kishte vështirësi të mësonte për të lexuar.

Kur mbushi pesë vjeç, i ati i dha një busull, që menjëherë i ngjalli djalit një interes të paparë për gjilpërën magnetike dhe fenomenet natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim.

I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës. Ajnshtajni e kishte të vështirë të kuptonte koncepte të tilla në atë moshë.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

teoria e relativitetit Empty Re: teoria e relativitetit

Message  Perparimi Dim 19 Nov - 8:38

Në një nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lëviz përmes valëve dhe pjesëzave, një nga elementët e rëndësishëm të teorisë së tij kuantike.
Në një tjetër punim ai flet për pjesëza të vogla që pluskojnë në lëngje apo në trupa të gaztë, e cila mbështet teorinë e përbërjes atomike të materies.
Por teoria më e rëndësishme është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend-ndodhja e një personi në raport me një objekt apo një ngjarje
Ajnshtajni thotë se objektet humbasin masë kur emetojnë dritë, pasi drita është një formë energjie.
Në vitin 1921 Ajnshtajni fitoi Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë edhe radios dhe tv
Albert Ajnshtajn punoi si pedagog në Zvicër dhe Gjermani. Ai u largua nga Evropa kur në 1933 erdhi në pushtet Adolf Hitleri.

Megjithëse ishte kundër luftës, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan Franklin Ruzvelt në vitin 1939 për ta nxitur që Shtetet e Bashkuara të prodhonin bombën bërthamore para Gjermanisë. Albert Ajnshtajni vdiq në moshën 76 vjeçare në vitin 1955.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

teoria e relativitetit Empty Re: teoria e relativitetit

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum