Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Gafurr elshani, e paska aktivizue bomben,serbet ja ndal bam

 :: sport

Aller en bas

Gafurr elshani, e paska aktivizue bomben,serbet ja  ndal bam Empty Gafurr elshani, e paska aktivizue bomben,serbet ja ndal bam

Message  Perparimi Sam 14 Sep - 5:31

Anëtarësuar
23-01-2008

0
0 falenderime në 0 postime
laperat qe ja thithin tadiqit , kan mbet me lavdëru UCK-në a?!

aaa sa posh ka ra ajo ushtri e lavdishme!

E di që kjo nuk është e vërtet se po të ishte ashtu , vaj halli për ne.

Kili

SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

GAFURR ELSHANI
KOHA/ 16 TETOR 1996
USHTARËT PA USHTRI?
YLBER HYSA/ Prishtinë
Me 16 shtator, derisa po udhëtonin
me traktor, u kidnapuan Besim
Rama dhe Avni Nura. Në një pusi të
organizuar nga njësitë e policisë
serbe, të cilët ishin maskuar dhe po
pritnin të veshur në rroba civile, u
zunë këta dy persona të cilët ishin të
armatosur, madje, sipas “Nedelnji
Telegraf“-it, njeri prej tyre kishte
provuar që të aktivizojë edhe bombën
e dorës, e cila iu hoq me anë të
intervenimit të policëve serbë.
Pse po u maron qefe shqiptareve,e paska aktivizue bomben,por njeri polic serb ja paska terhequr.Sa qudi me keso genjeshtra...Gafurr bomba kur aktivizohet  pse rrene qe  ndalet ekspodimi !!!!!

Pas
kësaj, Rama dhe Nura ishin kidnapuar
dhe për ta nuk dihej asgjë. E pasta gafurr elshani a humben a leshuan a çka u ba me ta  ?
Familjet e alarmuara kishin
angazhuar avokatët, të cilët filluan të
interesohen për klientet e tyre. Në
fakt, Avni Nura kërkohej për shkak se
në një zënkë në fshatin Beçiq kishte
plagosur një njeri, për çka edhe ishte
arratisur një kohë. Mirëpo, duke
shkuar gjurmëve të kësaj ngjarjeje,
avokati i tij Bajram Kelmendi ishte
munduar ta gjejë, por ai nuk ishte
askund nëpër evidencat e gjyqeve të
qarkut, e as nuk gjendej në burgun e
Mitrovicës. E tëra u bë e ditur pas një
kohe, kur gjykatësja hetuese Danica
Marinkoviq i kishte dëgjuar të
akuzuarit më 2 tetor, në orën 18, 30
minuta. Me këtë rast, jo vetëm që
është bërë shkelje e rëndë procedurale
gjatë tërë kohës, dhe që për të
kidnapuarit askush asgjë nuk ka
ditur, por ata plot pas 17 ditësh, më
2 tetor dërgohen tek gjykatësi hetues
dhe atë pas orarit të punës, pasdite. çfare shkelje procedurale po na flasish,armiku si i qohet kari te vrete e te denon ,a paske prite dhurata o Gafurr beu nga serbet ?
Me këtë rast, Rama dhe Nura para
gjykatësit hetues flasin pa prezencen
e avokatit. Madje, siç rrëfejnëmbrojtsit,
atyre nuk iu është lejuar të komunikojnë
me mbrojtsit e tyre në
mënyre normale, sa që gardianëve,
sipas këtyre burimeve, iu është sugjeruar
t’u tregojnë avokatëve se çka
guxojnë të flasin me të akuzuarit!
Pesëmbëdhjetëshja e Drenicës
Dhe doli si doli. Para gjyqit
rëndohen 15 të akuzuar për vepra
penale terrorizëm. Tani, përveç
këtyre, në duar të policisë gjendet
edhe Idriz Asllani nga Vushtria, i cili u
burgos më 7 shtator. Domethënë, 12
persona te tjerë nga lista e gjykatëses
gjenden në arrati. Për këtë, “Nedeljni
Telegraf“-i p. sh. , akuzon Këshillin
për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive
të Njeriut në Prishtinë (!) se me të
informuar me kohë për kidnapimet,
u ka dhënë kohë të tjerëve të ikin.
Madje, akuzohet edhe policia
qëndrore në Beograd, e cila është
ngutur që, në vigjilje të zgjedhjeve, të
publikojë lajmin për zënien e
terroristëve.
Akuza rëndon grupin sepse, siç
thuhet, më 1992 kanë ushtruar në
kazermat e Shqipërisë për shkathtësi
ushtarake, dhe pastaj të njëjtën gjë e
kanë bërë edhe në fshatin Prekaz i
Ulët. Pas kësaj, thuhet në aktakuzë,
grupi ka kryer aksione terorriste në
komunën e Gllogovcit, Vushtrisë dhe
Mitrovicës, me ç’rast kanë privuar
nga jeta 4 persona dhe kanë tentuar
që këtë ta bëjnë edhe me 16 të tjerë.
Akuza i rëndon Besim Ramën,
Jakup Nurën, Rafet Ramën, Sami
Lushtakun për kryerje të aksioneve
që nga viti 1993, kur është shtie në
kombin e ndërrimit të policisë me
ç’rast janë vrarë dy dhe janë
plagosur 5 policë. Pastaj, Besim
Rama, Sahit Jashari, Ali Jonuzi dhe
Idriz Asllani akuzohen se më 11
shkurt 1996 kanë gjuajtur bomba
dore në qendrën për refugjatët
krainas në Vushtri, me çrast bombat
nuk kanë shpërthyer. Auauauaaaa bomban nuk paskan ekspolodue heee eshte per te mendue per bese per kete gafurr
Më tutje, Besim
Rama, Adem Jashari Sahit Jashari,
Nuredin Lushaku, Fadil Kadriu dhe
Zenun Kadriu akuzohen se më 22
prill 1996 në magjistralenPrishtinë-
Rozhajë kanë shtënë në veturën e
policisë, me ç’rast është privuar nga
jeta e burgosura Dragana Neshiq,
ndërsa lëndime trupore kanë pësuar
polici Sllobodan Dudiq. Për aksionin
te ujësjellsi në Shipol të Mitrovicës,
me ç’rast është vrarë polici Vukojiçiq,
akuzohen Besim Rama, Adem
Jashari, Fadil Kadriu, Nuredin
Lushaku dhe Rexhep Sejdiu.
Në fakt, këto akuza të burgosurit
kryesisht i kanë pranuar. Ekzistojnë
dilema nëse ata e kanë bërë këtë nën
dhunën brutale dhe evidente, siç ka
ndodhur edhe më parë në disa
procese gjyqësore viteve të fundit.
Por, që të tretë kanë thënë para
avokatëve se për shkak të dhunës,
ata kanë pranuar shumicën nga
veprat me të cilat rëndohen. Madje,
duke dashur që të jenë sa më plastikë
dhe besnikë në përshkrime, njëri nga
të akuzuarit, Besim Rama ka
përshkruar se si para një aksioni ka
dashur të hajë fli, të cilën e kishte
gatuar gruaja e tij! Kjo ndoshta flet
edhe për një profil të të akuzuarve, të
cilët, nëse ka ekzistuar ndonjë bindje
se janë një grup i organizuar, ose janë
fanatikë të ideologjizuar kanë kaluar
në stërvitje shumë profesionale dhe
veprojnë me konspiracion të plotë,
ose përkundrazi janë tipa popullorë
të gatshëm për ngatërresa?! (Madje,
sipas shtypit serb, edhe Rama edhe
Nura kanë plagosur ose vrarë
shqiptarë, madje të afërmit e tyre).
Shumica e të akuzuarve janë
nga Drenica dhe rrethina (nga
Prekazi ku edhe është bërë përleshja
e njohur me Tahir Mehën), janë në
mes njëzet dhe dyzet vjeçarë,
kryesisht jo me shkollim të lartë, disa
prej tyre bujq, me ushtri të kryer dhe
shumica me familje, të martuar. Kjo
thuajse i përgjigjet një përshkrimi që
kishte bërë sigurimi ushtarak
jugosllav - KOS, që ishte botuar në
revistën beogradase “Intervju“,
majin e këtij viti. Mirëpo, nga këta
janë zënë deri më tani vetëm 3 veta
kurse 12 të tjerë gjenden në arrati.
Në fakt, mund të thuhet se aksioni i
policisë shihet se është përgaditur
gjatëdhe se pusia ka qenë e
përgaditur në saje të informatave të
sakta se ku dhe si do të kalojnë këta
të burgosur. Me rastin e varrimit të
punëtorit të Sigurimit Shtetëror,
Bajgorës, kryeshefi i SHSSH për
Prishtinën, Lakoviq, kishte deklaruar
se Shërbimi së shpejti do të trokasë
në dyert e terroristëve. Kidnapimi
dhe jo trokitja në derë kishte
ndodhur pikërisht në periudhën
parazgjedhore, siç thonë edhe nga
shtypi beogradas, edhe për t’u
dhënë zemër serbëve kosovarë që
ishin shqetësuar dhe frikësuar nga
aksionet për të cilat rëndohet UÇKja.
Por, nga akuza që është ngritur
kundër 15-shes së Drenicës, nuk
shihet askund se këta kanë vepruar
nën një organizatë që ka emrin
Ushtria Çlirimtare e Kosovës! Edhe
pse në akuzë, për shembull, ceket se
pos aksionit të kryer në rrugën
Prishtinë-Rozhajë, kanë ndodhur
edhe aksionet e ngjashme në Deçan,
Pejë dhe Shtime, me ç’rast kanë
humbur jetën 4 dhe janë plagosur 3
persona. Po ashtu ceket se edhe në
kohën e kryerjes së aksionit në
Shipol, janë sulmuar stacionet e
policisë në Lluzhan dhe një natë më
parë në Podujevë, me ç’rast është
lënduar një person.
Këtu sidomos është fakt
interesant akuza që organet policore
gjyqësore serbe i bëjnë Shqipërisë
dhe armatës së saj, e cila, sipas tyre,
i paska ushtruar këta njerëz!

Ka filluar loja

Në fakt, është interesante edhe
kjo se pas kidnapimit të Besim
Ramës dhe Avni Nurës, ka ndodhur
aksioni i hedhjes së bombës në
kazermën e Vushtrisë, për çka
rëndohet Idriz Asllani, i cili pak më
vonë është arrestuar. Dëshmitarët
thonë se atë natë në Vushtrri ka
pasur polici e ushtri të hatashme në
rrugët e qytetit të cilët kanë vazhduar
të kontrollojnë dhe bastisin ditëve të
ardhshme.Pse u zuren keta shok tu o gafurr

Madje, sipas disa
burimeve janë bërë edhe matje te
ndryshme balistike dhe prova të tjera
në përpjekje për të zënë autorët e
shpërthimit. Por, megjithatë duket se
kryesore ka qenë informata nga
brenda se kush si ka mundur tabëjë,
që ka ardhur pas burgosjeve.
Atëherë ose ky aksion ka qenë
hakmarrje, ose nuk ka patur
koordinim, nëse supozohet se ka
ekzistuar grupi! Per juve gafurr,kur nuk dini me mbeshtjelle kryet rrenes thuani  se ka qen enigme.
Por sido që të jetë, mbetet
enigmë se si do të lidhet ky grup me
veprimet që kanë ndodhur në pjesët
tjera të Kosovës, e që janë një numër
i konsiderueshëm, me ç‘rast siç
pamë, janë bërë edhe disa vrasje.
Për të gjitha këto përgjegjësinë e ka
marrë e ashtuquajtura UÇK, ndërsa
shtypi beogradas është ngutur që
këta të burgosur t‘i paraqesë si
terroristë që kanë lidhje me këtë
organizatë! Andaj, mbetet që tërë
këtij tregimi disi t‘i lidhet kryet edhe
pas kalimit të etheve zgjedhore… Aq
më tepër që vetëm nga grupi i 15 të
indentifikuarve nga organet e
policisë serbe, siç thuhet edhe në
aktakuzë, 12 sish gjenden në arrati. çka eshte here gjenden ne arrati here u zunen here  gjuajten bomba here u denuan ,here iken,alllah allah
Madje, siç thuhet në “Nedeljni
Telegraf“ sipas burimeve të tyre,
pritet që të tjerët nga ky grup të mos
frikësohen, por të jenë më të
kujdesshëm, madje parashihen nga
ky shtyp, që në aksionet e ardhshme
këta të jenë edhe më brutal! Nëse
është kështu, dhe nëse organeve të
policisë serbe nuk u kanë ikur nga
pakujdesia e kolegëve të tyre në
Beograd të cilët e publikuan lajmin
me shpejtësi, apo nga lajmet e
shpejta të Këshillit për Mbrojtjen e të
Drejtave dhe Lirive të Njeriut në
Prishtinë, që siç thuhet, u
mundësuan të tjerëve të ikin, atëherë
aksionet tjera janë për t‘u pritur.
Qoftë ato të grupit, qoftë ato të
policisë serbe që do të përpiqen t‘i
zënë. Andaj, loja ka filluar . . .
Aq më tepër, duke e analizuar
tërë këtë proces, sidomos pas
arrestimeve, duhet vënë edhe një gjë
në spikamë. Deri më tani ka pasur
ide të ndryshme që kanë qarkulluar
lidhur me aksionet dhe shpërthimet
e koordinuara të ndryshme
anembanë Kosovës. Është folur se i
ka bërë UÇK-ja; se ajo në fakt nuk
ekziston; se e tëra është imagjinuar
nga organet serbe; se ekziston
mundësia që pas saj të qëndrojë
ndonjë shërbim i huaj, etj. Arrestimi
i këtyre ditëve, dilemave mund t’u
japë jetë në variantet më të
ndryshme. Mirëpo, tashmë nuk
bëhet fjalë për fantazma, por për
njerëz me emër e mbiemër, të cilët
dikush i njeh.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum