Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

deshmor shume kish pasur shqiptarhanja,por lirin se fituan k

 :: sport

Aller en bas

deshmor shume kish pasur shqiptarhanja,por lirin se fituan k Empty deshmor shume kish pasur shqiptarhanja,por lirin se fituan k

Message  Perparimi Dim 23 Juin - 15:47

 u mor me aktivitet patriotik dhe kombëtar qysh ne moshën me te re, por qe kulmin e pjekurisë politike dhe atdhetare e fitoi ne kohen e demonstratave gjithë popullore te vitit ’81, ku ishte pjesëmarrës aktiv i tyre. Ai se bashku me atdhetarë te tjerë u inkuadrua ne ilegalen e atëhershme atdhetare. Fillimisht në te ashtuquajturën OMLK dhe pastaj ne Lëvizjen popullore për Republikën Socialiste të Kosovës ku se bashku me shokët ndërmori shume aksione, si ne shkrimin e parullave ne gjithë territorin e Llapit, po ashtu edhe ne shpërndarjen e trakteve ilegale.

Pikërisht para plot 24 vjetësh nga forcat speciale u vra Ali Ajeti, pas një demonstrate te organizuar nga ne Podujevë. Aliu lindi më 10 gusht të vitit 1957 në fshatin Sfeqel të Podujevës. I kalitur me ide atdhetare si gjithë patriotet tjerë, Ali Ajeti u mor me aktivitet patriotik dhe kombëtar qysh ne moshën me te re, por qe kulmin e pjekurisë politike dhe atdhetare e fitoi ne kohen e demonstratave gjithë popullore te vitit ’81, ku ishte pjesëmarrës aktiv i tyre. Ai se bashku me atdhetarë te tjerë u inkuadrua ne ilegalen e atëhershme atdhetare. Fillimisht në te ashtuquajturën OMLK dhe pastaj ne Lëvizjen popullore për Republikën Socialiste të Kosovës ku se bashku me shokët ndërmori shume aksione, si ne shkrimin e parullave ne gjithë territorin e Llapit, po ashtu edhe ne shpërndarjen e trakteve ilegale.

Aliu u arrestua ne janarin e vitit 1984 dhe se u dënua me 5 vite burg me18 qershor te vitit 1984 nga Gjykata e Qarkut ne Prishtine, se bashku edhe me nëntë shokë të tjerë.

Pas daljes nga burgu, Ali Ajeti menjëherë filloi riorganizimin e sërishëm dhe fuqizimin e ilegales ne Llap dhe me gjerë. Kjo kohe ishte kohe e thyerjeve te mëdha e sistemeve totalitare, siç ishte edhe krijesa e atëhershme artificiale, RSFJ-e komanduar nga elitat ushtarako-policore serbe, kishte filluar ti dridhej shtrati politik, sepse edhe popujt tjerë kishin filluar ta kuptonin se edhe popuj i mbante nen robëri.

Tani Aliu, që ishte kalitur ne burg, kishte përvoja ne aspektin e organizimit jo vetëm politik por edhe ushtarak. Ai tani e vazhdoi aktivitetin me dëshmorët; Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun, Hasan Ramadanin, por edhe me Zahir Pajazitin. Ky praktikisht themeloi grupin ilegal ‘ushtarak’ , dhe filloi bashkëpunimi me grupet tjera ilegale ne Kosovë, pasi ishin krijuar disa kushte me te volitshme për ndërmarrjen e hapave më të rëndësishëm e më radikal qe i impononte situate politike. Ali Ajeti thoshte: “Krismat e pushkës e largojnë friken, e dikush duhet me ia fillua, pasi të tjerët do ta vazhdojnë”. Për këtë teori ishin të nevojshme armët që disa sosh u siguruan. Ky grup i drejtuar nga Ali Ajeti e filloi organizimin për aktivitete ilegale ushtarake, që me të drejtë ne popull ky grup u emërtua si: ‘Çeta e Llapit’. Çeta e Llapit është formacioni i parë ushtarak në rajonin e Llapit pas vitit 1981. Komandanti i parë i Çetës së Llapit ishte dhe është edhe sot e tërë ditën Ali Ajeti. Aksioni i parë ushtarak në Besianë u bë më 27 mars 1989 në mes policisë e Çetës së Llapit, ku u vra një polic dhe u plagos një tjetër.

Nga fundi i muajit mars të vitit 1989 Parlamenti Evropian kishte vendos të dërgonte në Kosovë një delegacion për ta hulumtuar gjendjen e rëndë politike dhe te vëzhgonte për së afërmi ngjarjet. Për ta dëshmuar të vërtetën, para opinionit demokratik te Evropës dhe me gjerë, lëvizja ilegale në Llap vendosi të organizojnë demonstrata. Ata vendosën që më 30 maj të vitit 1989 të organizohet demonstrata në qendër te qytetit. Ali Ajeti i cili ishte komandant i Çetës së Llapit e drejtonte demonstratën me armen ne brez.

Nisja u bë nga shtëpia e tij, ku anëtaret e Çetës mbanin ne duar flamurin kombëtar, dhe transparentet si: Kosova- Republikë, Evropë Hellp, Liri, Bashkim, Demokraci, etj. Demonstruesit, nxënësit e shkollave u bashkuan me anëtaret e Çetës së Llapit nga qendra e qytetit dhe vazhduan drejtë shkollës së mesme QAMO “8 Nëntori”, ku aty edhe filloi përleshja me policinë.

Helikopteri nga ajri e vështronte situatën dhe informonte qendrën komanduese te njësisë speciale, për kahet e demonstratës. Anëtaret e Çetës se bashku me shume demonstrues tanimë kishin filluar te tërhiqeshin, sipas planit andej kah Merqezi dhe fshati Shtedim . Pasi policia kishte fillua te shtinte me arme, edhe grupi Çeta e Llapit kishte filluar te i përgjigjeshin ne te njëjtën mënyrë. Lufta filloi e cila zgjati rreth një orë. Komandanti, Ali Ajeti u plagos. Plagët ishin vdekjeprurëse, sepse gjakderdhja ishte e madhe. Ai la një amanet:”Unë po vdes, te fala shokëve”. Disa minuta më vonë edhe vdiq. Çeta e Llapit, humbi një aktivist politiko-ushtarak. Popullit iu shtua edhe një dëshmor! Prandaj lirisht mund te themi se Ali Ajeti dhe Çeta e Llapit janë nismëtarët e parë të rezistencës se armatosur e që kjo rezistencë u kurorëzua me themelimin e UÇK-së. Sot, në vendin ku është vrarë Ali Ajeti, populli i ka ngritur një pllakë përkujtimore, kurse trupi i tij, prehet në varrezat e vendlindjes në fshatin Sfeqel. Ne oborrin e shkollës, e cila mban emrin e tij, i është ngritur një bust në shenjë respekti dhe lavdie. /Ne 24 vjetorin e rënies se heroit, Ali Ajeti/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum