Ikin shqiptaret nga kosova sikurse ne kohen e Rankoviqit
:: politika
Page 1 sur 1

Faton Macula
Pas shumë reagimeve që u nxiten nga fjalimet hoxhës Irfan Salihu mbi moralin e femrës në Kosovë, Faton Macula i ka kushtuar vëmendje të veçantë këtij rasti.
Kitaristi nga Mitrovica, cili ka vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan:
”Një fjalë e hoxhës ka nxjerrë në pah shumë mllef të mbledhur në popull, e që po rezulton që më së paku ka të bëjë me të shprehurit e hoxhës. Çka do që ka thënë hoxha i nderuar edhe nëse ka qenë nga nervoza dhe më i ashpër në fjalim, nuk duhet kuptuar si njollosje e gjinisë femërore, përkundrazi kujdes ndaj femrës shqiptare.”
Tutje, ai ka shprehur brengosjen e tij lidhur me disa dukuri në shoqëri:
“ Vëllezër e motra, numri i fëmijëve të posalindur të braktisur është enorm viteve të fundit, e askujt nuk i lën përshtypje kjo. Shkurorëzimet poashtu kanë arritur numër që nuk do ishte paramenduar më herët. Tradhëtitë bashkëshortore kanë arritur në atë shkallë, sa që kur dëgjon që dikush që nuk e ka tradhëtuar partnerin asnjëherë, merret si hero. Çdo ditë një storie e re e tillë dëgjohet tek ne.
Kah je drejtuar o Shqiptari ?!
Kujt kjo dukuri duhet të i faturohet vëllezër e motra?
Unë e shoh këtë vetëm tek mungesa e edukatës familjare. Ju lutem mos e futni në këtë tani shkollimin, emancipimin, se kurrë më të shkolluar nuk kanë qenë shqiptarët se sot. Tradhëtia më së shumti është e shprehur në qarqet “e shoqërisë së ngritur”, “të emancipuar”. Këto dukuri nuk kanë qenë asnjëherë traditë shqiptare e aq më pak muslimane.
Hoxhës Irfan dhe hoxhallarëve të tjerë iu dëshiroj jetë të gjatë, dhe shumë ligjerata tjera edukative, se ata janë të vetmit që kujdesen për moralin e shoqerisë sonë dhe ju vërehet qartë në fytyrë hidhërimi ngase njerëzit kanë devijuar nga rruga e drejt. Ne muslimanët e quajmë devijim nga rruga e Zotit.
Ju quajeni rrugë e drejt, apo si të doni, por kjo rrugë e drejt në asnjë shoqëri nuk bazohet në imoralitet, gënjeshtra, hajni, tradhëti, mosrespekt, etj. “
Macula ka përmendur edhe politikanët e Kosovës, të cilët sipas tij, në këtë kohë do të duhej të merren edhe me rininë, “kanë dështuar”:
“ Shoh deputetet e Kosovës që kinse shprehin mllefin e tyre ndaj hoxhës dhe përkrahin femrën. Do i kisha lutur të mos i mbrojnë femrat, se ju vërehet se nuk e bëjnë me sinqeritet. Po të ishin të sinqerta do të kishin reaguar qysh moti kur iu janë cenuar të drejtat femrave për shkollim. Aty nuk e kanë ngritur zërin e tyre, bile janë bërë si të shurdhëra në atë temë. Dua të i informoj nëse nuk e kanë ditur atëherë, se edhe ato ishin femra poashtu, bile më të moralshmet e rinisë sot.
O vëllezër e motra kjo që është parë këto ditë nëpër mediume shumë qartë tregon që nuk ka fare të bëjë as me njollosjen kinse të femrës, por ka të bëjë me mllefin e këtyre “të emacipuarve” që të rinjët shqiptar me të madhe i kthehen rrënjëve islame. Por dua të i qetësojë “te emancipuarit” se mund të frustrohen edhe nga ky shkrim i imi. Jeni të painformuar, ose të manipuluar nga bombardimi medial islamofobist. Mos lejoni të iu imponojnë mendimin të tjerët.
Gjëja me çka Allahu na ka dalluar nga çdo krijesë tjetër është mendja. Nga islami nuk ka dëm, por vetëm dobi. E dobinë më të madhe e kemi tek pendimi. Pendimi i shlyen gabimet e kaluara tek Allahu.
Pra në asnjë mënyrë hoxhallarët këtë nuk e përjashtojnë nga ligjeratat e tyre.
Paramendoni mos të na kishte dhënë Krijuesi këtë mundësi. Po të kishte thënë çka do që bëni mbetet ashtu e regjistruar dhe nuk ka mundësi për korigjim dhe kërkim-falja nuk pranohet. A do kishte mundësi Krijuesi i gjithëçkaje ta bën këtë? Pa dyshime se po. Është autoritet i vetëm që nuk i jep llogari askujt. E kjo do të kishte qenë fatale për ne. Por Mëshira e Tij na e ka lënë këtë derë të hapur, për çka jemi falenderues pafundësisht.
Të kthehesh në rrugën e Allahut nuk mund të mbesësh njeri i keq edhe nëse ke qenë dikur, e as “rospi”, as gënjeshtar, e as hajn. “
Pra, mos na mësoni gjëra në të cilat ju vet nuk besoni. Nga mësimet e juaja ndoshta duhet edhe të kemi kujdes që hajnin të mos e quajmë “hajn” se mund të preket. E mos gaboni vrasësin ta quani “vrasës”, se mund të ofendohet, e ndoshta edhe të ju padit. Se ju “të emancipuarit” na mësoni që të gjithë, çfarëdo mënyre të jetesës që kanë zgjedhur ta jetojnë, duhet të respektohen. Allahu ju udhëzoftë!”, përfundon a.i
Ndryshe, Macula është në përgaditje të albumit të tij të ri, që pritet të publikohet brenda këtij viti dhe do të sjellë disa bashkëpunime. /Indeksonline

Re: Ikin shqiptaret nga kosova sikurse ne kohen e Rankoviqit
DITARI
BALLINA / DITARI / SHOQËRI
Varfëria, të rinjtë po ikin
Kajtaz Gecaj
Publikuar: 07.05.2013 - 09:34
Komente (8)Printo Publiko në:
Nuk shohin perspektivë, ndonëse kanë edhe diploma universitare. Shumë të rinj të komunës së Skënderajt, kohëve të fundit migrojnë në shtetet tjera, nëpërmes të një lidhjeje, e cila siguron shkuarje dhe vendosje të rehatshme në shtetet që ata preferojnë. Ajo që shtynë ata ta marrin këtë rrugë, pa dyshim janë varfëria e madhe dhe papunësia. Vetëm në dy javët e fundit, rreth 150 të rinj të komunës së Skënderajt, kanë ikur fillimisht në Hungari, nëpërmes të një linjeje Prishtinë-Beograd-Suboticë, e pastaj nga aty janë shpërndarë në shtete tjera. Vetëm nga Tërnafci, një fshat me rreth 70 shtëpi, kanë migruar 20 të rinj.
Nuk duhet të paguajnë më me mijëra euro, vetëm për t’u gjendur në vendin e preferuar, të bindur se do ta sigurojnë veten, apo edhe familjet e tyre që jetojnë në varfëri të skajshme. Toka e premtuar u ka hyrë në gjak dhe secili i ri, i cili kryen ndonjë shkollë, në pamundësi për të gjetur punë në vendin e vet, nxiton të ikën jashtë vendit.
Tanimë atyre që dëshirojnë ta lëshojnë vendin e tyre në kërkim të kafshatës së bukës në shtetet perëndimore u nevojen vetëm 21 euro, për autobusin që qarkullon nga Prishtina për në Beograd. Nga aty, u nevojiten edhe 17 euro të tjera, për tren apo edhe për autobus, i cili shkon nga Beogradi për në Suboticë. Sipas disa të rinjëve drenicas që kanë provuar këtë rrugë, por që janë kthyer dhe prapë janë nisur për atje, në Suboticë janë njerëz të caktuar të cilët merren me këtë punë. Ata sigurojnë transportin e tyre deri në një qytezë hungareze (nuk tregojnë se cila është ajo), në të cilën ndodhet njëlloj kampi. Secili që gjendet në këtë kamp dhe ka dikë në Gjermani, Francë, Austri, Zvicër, apo edhe në shtetet tjera evropiane mundet pa frikë t’i ftojë ata dhe të vijnë e t’i marrin nga kampi dhe t’i dërgojnë atje ku duan ata vetë. Më së lehti thotë se është me Francën, sidomos për ata që kanë fëmijë, sepse, siç pohohet, autoritetet franceze nuk paraqesin asnjë problem dhe asnjë pengesë për ata që duan të shkojnë nga ky kamp, në Francë.
“Kam kryer fakultetin juridik, para lufte. Familja ime jeton në kushte mizere, në varfëri të madhe. Me një social, as bukën nuk mund ta sigurojmë. Kam kërkuar punë kudo që dëgjoja se po kërkojnë punëtorë. Por, tash të gjithë po i marrin në punë të vetët, e në ndërmarrje dhe institucione publike, nuk ka asnjë shans m’u punësu. Për me gjet punë duhet me pas dikë të njofshëm, ose duhet me pas para ose gruan e mirë. E unë nuk i kam asnjë prej tyre. Ia kam mësyrë kësaj rruge, ishalla shkoj çatje se këtu nuk ka kurgja”, thotë njëri prej atyre që tha se do të niset kësaj rruge, të dielën, Blerimi, nga një fshat i bashkësisë lokale të Turiqefcit.
Në anën tjetër, Zymer Voca, një banor i Tërnafcit, tha se vetëm në dy javët e fundit, fshatin e kanë lëshuar 20 të rinj, të cilët ia kanë mësyrë, siç thotë ai, “kësaj rruge” të pasigurt dhe me shumë sakrifica. “Po ikin të rinjtë, sepse këtu nuk po shohin përspektivë. Nuk ka punë për ta, kryejnë shkolla, mbesin në shtëpi, kryejnë edhe fakultete, madje ka edhe magjistra, të cilët nuk gjejnë punë. Revoltohen, pezmatohen kur shohin të tjerët që pa kurfarë kualifikimi u sigurohet punë. Ata mbajnë shpresa se do t’i shpetojë Perëndimi, thjeshtë ata nuk kanë kah t’ia mbajnë“, ka thënë Voca.
Ndërkaq, Sahit Z. nga një fshat i thellë i komunës së Skënderajt, i cili gjithashtu tha se të dielën niset për udhë me linjën Prishtinë-Beograd-Suboticë, tha se kishte konkurruar për një vend pune në një institucion publik të komunës, sipas një konkursi të shpallur, por ndonëse i kishte plotësuar të gjitha kriterët, ishin pranuar të tjerë, pa kritere.
“Isha edhe te njëri prej udhëheqësve komunalë, është i madh atje në komunë, ia tregova hallin, por edhe e sigurova se i plotësoj kushtet më mirë se të tjerët që kanë konkurruar, por menjëherë e tregoj veten, më tha, ‘jo bre djalë, ata janë të pranum’. Humba durimin, fola gjithçka. Më thirren në intërvistim, sa për sy e faqe. Edhe atyre në komision iu thash pse po e mbani këtë intervistim vetëm formalisht, pasi që njerëzit janë pranu. U krijua njëfarë rrëmuje, kryesore doli e saktë ajo çfarë tha ky udhëheqës i komunës. Çka me ba, ky është realiteti këtu”, ka thënë ai.
Ndonëse të rinjtë marrin këtë rrugë me shumë shpresë, disa nga ata pak besojnë se do të mund ta rehatojnë veten, por duan ta provojnë fatin.
“Nuk dihet, ndoshta del diçka e mirë. Fat është ky”, thotë njëri prej tyre. Por, të gjithë ata thonë se nuk druajnë të kalojnë nëpër Serbi, ndonëse policia serbe ka raste që ndalon autobusët dhe kontrollon pasagjerët...............

Foto: Laura Hasani
Nuk është vetëm komuna e Vitisë epiqendër e ikjes masive të shtetasve kosovarë në Perëndim. Problemi i shfaqur i “arratisjes” nga Vitia tashmë ka ditë që është bërë publik. Koha.net mëson se ikja masive dhe tentime për t’ia mësyrë Perëndimit me çdo kusht, para se gjithash nëpërmjet rrugëve ilegale, ka ditë që po ndodhin edhe në disa qendra të tjera të Kosovës.
Me qindra shtetas kosovarë këto ditë kanë lëshuar Kosovën duke u nisur nga Podujeva, Skënderaj, Drenasi, Ferizaj dhe Prishtina, për të udhëtuar nëpër Serbi në drejtim të Hungarisë, prej nga nëse kanë fat, ilegalisht udhëtojnë për ndonjërin shtet më të afërt të perëndimit.
Sipas një burimi të sigurt nga Stacioni i Autobusëve të Prishtinës, ka ditë që ka nisur “lëvizje” e madhe e udhëtarëve me autobusët e linjave të rregullta në drejtim të kryeqytetit serb.
Fillimisht mbushej përplot për çdo natë autobusi që niset nga Prishtina në drejtim të Beogradit në orën 22.00, më pastaj për shkak të numrit të madh të udhëtarëve në këtë linjë janë nisur gjatë ditëve të fundit po të njëjtën kohë edhe nga dy e më shumë autobusë. Të gjithë këta të mbushur me shtetas të Kosovës, prej tyre shumica absolute qytetarë të moshës së re, e jo rrallë minorenë fare.
Në Podujevë, sipas burimeve flitet se në këto kohët e fundit, që kur ka filluar ikja ilegale për në Hungari, nga ky qytet janë larguar së paku 1.000 qytetarë, ndërsa nga Skenderaj dhe Drenasi madje edhe më shumë se kaq. Po kështu, sipas burimeve, edhe nga Ferizaj në të njëjtën mënyrë, me qindra të rinj farizajas janë nisur në këtë rrugë.
Burimi i Koha.net shpjegon se udhëtarët e “zorit” nisen vetëm me letërnjoftime, për çka tashmë Serbia në rastet më të shumta nuk bën problem, ndërsa me zbritjen nga autobusi në Beograd bien në duart e “sekserëve” shqiptarë dhe serbë të cilët kundrejt një çmimi prej 250-500 euro i dërgojë deri në kufirin serbo-hungarez, të cilin e kalojnë ilegalisht për t’u dorëzuar te policia hungareze, e cila i dërgon në qendrat e përkohshme të azilit.
Pastaj, kush ka fatin që të lejohet për të ikur në Perëndim vazhdon rrugën, të tjerët kthehen për në vendlindje të zhgënjyer, pas shpenzimeve jo të vogla dhe peripecive jo të pakta të përjetuara gjatë “aventurës” për të ikur në Perëndim./koha/

Sujets similaires
» Shqiptaret ikin nga kosova si gjate luftes si ne pavaresin e
» Ja si shajn shqiptaret katalik shqiptaret musliman
» Niq Krasniqi vjen,amerikanet po ikin nga kosova
» Shqiptaret ne kohen e Napolon Banopartes
» KOmandantet e protestes i lajne vete protestuesit,e ikin!!!!
» Ja si shajn shqiptaret katalik shqiptaret musliman
» Niq Krasniqi vjen,amerikanet po ikin nga kosova
» Shqiptaret ne kohen e Napolon Banopartes
» KOmandantet e protestes i lajne vete protestuesit,e ikin!!!!
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum