Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

F.Hoxha vrau patriotet e uçk e varrosi me nderime

 :: sport

Aller en bas

F.Hoxha vrau patriotet e uçk e varrosi me nderime Empty F.Hoxha vrau patriotet e uçk e varrosi me nderime

Message  Perparimi Lun 18 Mar - 1:41

Kush u denua me pushkatim për „dezertim“ nga Fadil Hoxha?!

Gjatë këtyre operacioneve këto urdhëra nuk do t´i zbatoi “Batalioni i Rinisë” i cili drejtohej nga Isuf Ibrahimi, e ku ishin të gjithë shqiptarë. Ky batalion me 1 shkurt 1945 (për të mos u vrarë vëlla me vëlla) do ta lëshoi frontin e hapur në Prekaz, Klinë të Mesme, Klinë të Epërme në drejtim të fshatit Polac. Për këtë „dezertim“, Gjyqi Ushtarak i Shtabit Operativ të Kosmetit, të kryesuar nga Fadil Hoxha, më 25 prill 1945 do t´i dënojë 5 veta me pushkatim dhe dy të tjerë me nga 2 vjet burgim të rëndë. Ata që u denuan me pushkatim ishin:

1. Komandanti Isuf Ibrahimi nga Gjilani;

2. Xhafer Lladova nga Lladova;

3.Abdyl Hyseni,

4. Shaban Cernica dhe

5. Raif Halimi,që të tre nga Cërnica.

Ekzekutimi i tyre u bë në burgun e Pejës, ndërsa nga pushkatimi shpëtoi vetëm Raif Halim - Cërnica, i cili do t´i mbaj 18 vjet burg të rëndë nëpër kazametet famëkeqe të regjimit komunist jugosllavë.

Rënia e Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës

Më 18 shkurt 1945, pas një rezistence heroike, kur bashkëluftëtarët e Shaban Palluzhës mbeten pa municione, veshmbathje e pa bukë, me urdhër të Mehmet Gradicës një pjesë e madhe e tyre u shpërnda për t´i shpëtuar vdekjes, ndërsa rreth tyre do të mbesin vetëm 70 - 100 luftëtarë. Natën e 20/21 shkurtit 1945 Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica me një efektiv luftëtarësh prej 17-29 veta u gjetën të rrethuar në Kullat e Fekë Zenunit në Berzhenik. Me këtë rast dolën nga rrethimi me luftë të pakompromis, duke lënë 6 ushtarë serb të vrarë dhe një të plagosur. Nga aty gjatë ditës arritën të fortifikohen në Kullat e Dvoranëve në Tërstenik me një efektiv të përgjithshëm prej 16-20 luftëtarësh. Natën e 21/22 shkurtit 1945 kullat u gjetën në rrethim të hekurt nga njësitë e Divizionit 52 të UJ-së, të udhëhequr nga Petar Brajoviq. Shaban Palluzha me bashkëluftëtarët e tij me sukses i përballoi sulmet e këmbësorisë duke vrarë disa ushtarë serb. Meqë pa ndihmën e artilerisë së rëndë, kulla nuk do të pushtohet lehtë, u gjet renegati shqiptar Kadri Mehmeti nga Klina, i cili duke gjuajtur me top e shkatërroi kullën dhe nga trarët e saj u plagosën për vdekje dy kreshnikët: Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica. Zëvendëskomandanti i brigadës Rexhep Xheli, i ndihmuar nga pesë-gjashtë bashkëluftëtarë, me sukses shpërthyen rrethimin dhe u tërhoqën duke i bartur Shaban Palluzhën dhe Mehmet Gradicën. Shabani dhe Mehmeti do të vdesin mbi krahët e bashkëluftëtarëve dhe kufomat e tyre do të fshihen, për ta mbajtur kështu nën ethe të frikës, ushtrinë pushtuese edhe për një kohë te gjatë.14

Kryengritja e Drenicës u shua me gjak, por në historinë tonë mbeti një nga epopetë më të lavdishme të saj, që për gjeneratat e reja u bë burim frymëzimi deri në epokën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kush e vendosi administrimin ushtarak në Kosovë ?

Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë, më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Për këtë vendim, Titoja më 7 shkurt në Beograd pati një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviqin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin, të cilëve ju foli për rolin që duhet ta luante Administrimi Ushtarak në Kosovë. Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe gjyqësor. M
e këtë rast pas

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum