Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Resht Sahiti

 :: politika

Aller en bas

Resht Sahiti Empty Resht Sahiti

Message  Perparimi Lun 2 Oct - 14:41

reshat sahitaj thotë:
13 Qershor 2006 @ 7:03 am

Mes dy polemikash

Kadare, djallëzia e shkrimtarit që hedhë gurin dhe fshehë dorën

nga Reshat Sahitaj

Kadare paraqitet engjëll në lëkurën e djallit. Deklaratat e tij politike ndër më të njohurat janë teoritë e tij për tri luftërat që u zhvilluan në trojet shqiptare. Për lexuesit dhe opinion e gjerë janë të freskët artikujt e Kadaresë kur thoshte se lufta që zhvillonte UÇK-ja është e dëmshme, dhe se shtetet perëndimore do na merrnin si terroristë.

Polemikat në mes të kolosëve të filozofisë, të letërsisë etj., janë të nevojshme për në një shoqëri primitive apo në evolucion drejt civilizimit. Nëpërmjet polemikave të tilla dikujt i hapen sytë e dikujt i mbyllën varësisht prej sferës së interesave të polemizuesve. Në vende të civilizuara të shumtën e rasteve polemikat zhvillohen jo për interesa e xhelozi personale, por për hir të ndriçimit të ndonjë teorie shkencore apo përvetësimit të punës studiuese profesionale. Polemika, respektivisht përgjigjet e Ismail Kadaresë i takojnë dhe i ngjajnë polemikave të ZH. ZH. Rusos dhe Volterit, por fatkeqësisht Kadare nuk polemizon dhe nuk e mbron krijimtarinë e tij profesionale. Kadare akuzon, hedh baltë e pluhur duke u munduar të njollosë figurën e studiuesit të njohur Rexhep Qosja.

Pse ngrihet kundër Qosjes? Pse Kadare nuk e mbron krijimtarinë artistike të tij por deklaratat e tij?

Ngritja e tij kundër Rexhep Qosjes është evidente dhe normale, ngase secili njeri dëshiron të mbrojë interesat personale, shoqërore e kombëtare. Në këtë rast Kadare nuk është hedhur të mbrojë interesat as shoqërore e as kombëtare, por thjesht ato personale, që djallëzisht di të ruajë gjakftohtësinë. Në mënyrë perfide akuzon pa iu diktuar urrejtja dhe sadizmi i tij antikosovar që po ashtu mjeshtërisht e kamuflon në emër të internacionalizmit në romanin e tij proserb “Çështje marrëzie” faqe 66.
Pas kritikave të Qosjes, është pritur dhe ishte krejt normale, që Kadare të përgjigjej dhe e kundërta as që imagjinohej. Dihej se ai do të reagonte ngase Qosja kishte analizuar veprën e Ismail Kadaresë dhe kishte zbuluar kodin e gjuhës sekrete të shkrimtarit shqiptar të madh por njeriut shpirtngushtë e të vogël. Qosja kishte arritur ta deshifronte kodin e gjuhës së dyfishtë të Kadaresë që vetëm ai din ta përdorë gjuhën e tij me dy tehe: kur i bie mirë gjithnjë lë hapësirë për t’u penduar, për t’u “korrigjuar”. E atij çdoherë i bie mirë. Çdoherë Kadare ka hapësirë për pendime e korrigjime. Nuk po hyjmë në periudhën e tij kur ishte besniku i Nënës Parti, sepse shumica e krijuesve duhej të kalonin nëpër atë urë besnikërie e devotshmërie, në të kundërtën të digjte flaka e Partisë.
Mirëpo, Kadare ka lënë hapësirë që edhe kësaj periudhe të tregohej se ishte krijues disident, gjë që është gënjeshtër e kulluar. Shkrimtar disident të vërtetë ishin Solzhenicini e shumë shkrimtarë tjerë rusë, polakë, çekosllovakë etj., e jo Kadare. Kadare ngrihet për t’i mbrojtur deklaratat e tij politike që gjithnjë i kishte të gabuara dhe destruktive, për të mos thënë antikosovare. Kjo është arsyeja që Kadare mllefoset dhe tmerrohet ndaj vetvetes por që fajin ua hedh të tjerëve.
Kadare paraqitet engjëll në lëkurën e djallit. Deklaratat e tij politike ndër më të njohurat janë teoritë e tij për tri luftërat që u zhvilluan në trojet shqiptare. Për lexuesit dhe opinion e gjerë janë të freskët artikujt e Kadaresë kur thoshte se lufta që zhvillonte UÇK-ja është e dëmshme dhe se shtetet perëndimore do na merrnin si terroristë, pastaj kur luftimet kaluan në trojet shqiptare në Maqedoni, Kadare po ashtu ishte kundër luftës që bënte ushtria jonë kundër forcave maqedonase, e për luftën që zhvillohej në Luginën e Preshevës, shkrimtari ynë Kadare po ashtu ishte kundër kësaj lufte.
Pak para se këto luftëra të përfundonin, Kadare dinte ta përdorte gjuhën e korrigjimit duke deklaruar në favor të ushtrisë sonë. Kadare di të ushqehet me dy e më shumë lugë, sepse ashtu e ka kalitur Nëna Parti.
Nuk po e cek deklaratën e Kadaresë para pak vjetësh, kur thoshte se në Kosovë nuk ka letërsi, por kur opinioni i indinjuar reagoi, Kadare e korrigjoi veten për të mbetur i pastër bilur. Kadare nuk e ka hallin e pastërtisë as kombëtare e as njerëzore por hallin se po humbte gjysmën e lexuesve shqiptarë e sidomos simpatinë e kosovarëve të diasporës, prej të cilëve ka zhvatur dhe vazhdon të zhvatë.
Po të analizohet mirë “Kadare: Pabesia e një polemisti”, nuk mbetet as dyshimi më i vogël se Kadare i ka përgatitur mirë përgjigjet e tij ngase fjalitë i ka të strukturuara, gjë që po të ishte përgjigjur verbalisht në mënyrë spontane, të gjithë i dinë fjalitë e tij, që dukshëm dallojnë nga ato të shkruara. Pra, Kadare gënjen që në fillim të intervistës së tij kur thotë se i përgjigjet kërkesës së gazetarit se ai nuk e kishte ndërmend të merrej me polemikë. Që në fillim të intervistës Kadare i peshon fjalët, dhe me një fjali dëshiron të rrënojë tërë veprimtarinë e Rexhep Qosjes, duke e gjuajtur pikërisht me pabesi në kampin e Serbisë.
Kadare për ta larë veten, në mënyrë të sofistikuar Qosjen e njollos duke e quajtur si njeri që e mbron teorinë e serbëve. Kadare e përdor tërë djallëzinë e tij dhe arsenalin e fundit që ka ndër duar për të shpëtuar veten duke ia hedhur tërë fajin Rexhep Qosjes, e madje duke e quajtur njeri që mbron tezën serbe. Më këtë ai ka vjellë helmin e tij të kamotshëm jo vetëm kundër Qosjes, por kundër tërë intelektualëve shqiptarë që jetën ia kushtuan çështjes kombëtare. Kadare është dashur ta përdorë tërë arsenalin e tij sepse ai nuk është mësuar që të kritikohet nga qytetarët e Kosovës. Jo. Qytetarët e Kosovës kanë halle më të mëdha. Qosja e qytetarët e Kosovës nuk e akuzuan Kadarenë as atëherë kur villte vrer kundër bijve dhe bijave që luftonin me ushtritë armike. Nuk e kritikuan Kadarenë as atëherë kur deklaronte kundër tërë shkrimtarëve të Kosovës. Jo. Qosja dhe qytetarët e Kosovës nuk e kritikuan as atëherë kur iku nga Shqipëria e pas tij krijoi konfuzitet, shpërngulje dhe tollovi të paprecedent në tërë historinë shqiptare. Nuk e kritikuan sepse ne jemi mësuar të sakrifikojmë veten për Shqipërinë dhe shqiptarinë. Le të na fyejë, thoshin kosovarët, sepse duke na fyer ndoshta i ndihmon vetes, e duke i ndihmuar vetes i ndihmon shqiptarisë.
Fyerjet e Kadaresë janë të rënda, janë infantile dhe në vend se të ngrihet rrokullis veten në fund të humnerës.

Në kërkim të cilit flamur është Qosja, e në kërkim të cilit flamur është Kadare?

Kadare shkruan gjegjësisht se Qosja qenka në kërkim të një flamuri, e sipas Kadaresë Qosjes i ka humbur flamuri i “revolucionit të vonuar”, i paska humbur flamuri politik në zgjedhjet e lira të Kosovës dhe tani qenka në kërkim të flamurit mysliman. Dokrra të Ismail Kadaresë. Nën këto akuza Kadare fshihet nën hijen e fajësive të tij. E para, Rexhep Qosja nuk është në kërkim të flamujve të askujt, por të flamurit të tij kombëtar. E dyta, Rexhep Qosja nuk ka dalë të jetë protagonist i myslimanizmit. Kadare e kupton, por qëllimisht e keqinterpreton vizionin e Qosjes për myslimanizëm. Qosja është i vetëdijshëm (siç është i vetëdijshëm edhe Kadare), se shqiptarët aktualisht janë popull me tri besime fetare, por Qosja nuk përdor meskinitet që për interesa të tij personale të deklarohet sipas nevojës, situatës dhe interesave siç deklarohet Kadare. Kadare kur rri me intelektualët katolikë deklarohet katolik jo që ai është katolik, por nga kjo dëshiron të përfitojë. Kur ai rri me botën e besimit mysliman thotë se i takon besimit të tyre, e madje e përdor emrin ISMAIL si provë që është i besimit të tyre. Kadare i përshtatet interesave dhe situatave, e këtë gjë ai ka ditur ta bëjë edhe në sistemin komunist të Enver Hoxhës. Qosja e di se perëndimorët nuk kemi nevojë t’i gënjejmë se gjoja jemi katolikë, ngase ata e dinë kush jemi dhe sa vlejmë. T’i mashtrojmë perëndimorët se jemi katolikë, ne e mashtrojmë veten e jo tjerët. Qosja e mbron tezën se qytetarët e Kosovës aktualisht janë shumicë myslimane dhe atë të moderuar. Qosja nuk është gjuajtur për të dalë protagonist i fundamentalizmit mysliman, sepse qytetarët e Kosovës nuk janë të tillë.
Historikisht dihet se shqiptarët kanë ndërruar besimet religjioze sipas nevojës dhe interesave personale. Kjo tregon se ne asnjëherë nuk kemi qenë të vendosur, por gjithnjë kemi vepruar dhe kemi anuar nga interesat e ngushta personale ku kemi ndërruar identitet dhe flamur. Historikisht dihet se pushtuesit më parë i kanë përdorur njerëzit me famë që të aderojnë në religjionet e tyre që na i sollën. Të famshmit e atyre kohërave predikonin besimin fetar e populli u shkonte pas. Pikërisht siç është duke vepruar Kadare, i cili duke menduar se nëse anon nga besimi katolik do e fitojë çmimin Nobel.
Rexhep Qosja nuk don ta mashtrojë askënd që të deklarojë se shqiptarët e Kosovës janë katolikë dhe se demonstruesit e vitit 1981 kërkonin kthimin në religjionin e të parëve.
Po cili është religjioni i të parëve tanë?
Rexhep Qosja nuk e mbron myslimanizmin por i lufton të gjithë ata myslimanë (si Kadare e tjerë), që për interesa të tyre personale deklarohen siç ua kënda. Ata që mohojnë identitetin e tyre, ata shesin nënë e babë, fe e atdhe. Të tillët nuk i nevojitën as Perëndimit e as tjerëve. Jam i bindur se po të vinte një superfuqi siç janë Amerika dhe Evropa me një besim fetar, Ismail Kadare do të deklaronte se të parët tanë e kishin të njëjtën fe.
Kadare vetë është në kërkim të një flamuri të cilin nuk po e gjen dot. Në fakt, Kadare është në kërkim të flamurit të interesave personale. Ai i ndërron flamujt si këmishët. Aty ku i bie mirë, aty edhe e ngrit flamurin dhe çadrat e tij. Kadare e akuzon Qosjen për përçarje fetare e vetë ishte nismëtari i kësaj, kur deklaron se demonstruesit e 1981 në Kosovë kërkonin kthimin e besimit katolik. Po të ishte kështu Serbia do na kishte dhënë katolicizmin që moti.
Ç’fjalor rrugaçësh përdor Kadare, kur akuzon duke thënë: “gjithë halldupëve shqiptarë”, kur flet për letërsinë.
Edhe naivi e di se letërsia shqiptare është shqiptare dhe asnjë nënshtetas i ndonjë shteti nuk mund të krijojë letërsi franceze kur nuk është francez apo anasjelltas. Letërsia është letërsi e shqiptarët janë pjesë e Evropës, dhe quhet letërsi evropiane nëse ajo ka vlerë.
Nuk është e vërtetë aspak që në hapësirën shqiptare ekziston një prirje për kundërevropianizëm. Ky mendim “filozofik” i Kadaresë është me prapavijë destruktive. Si mundemi që ne qytetarët e Kosovës të jemi me ide kundërevropiane dhe kundëramerikane?! Në tërë Kosovën nuk ekziston asnjë shqiptar që është kundër Evropës dhe Amerikës. Madje kjo po dëshmohet ngase prej 1999 e deri më sot, asnjë ushtar amerikan apo evropian nuk u fye prej nesh, nuk u plagos e as nuk u vra. I vetmi vend ne botë është Kosova, që ushtarët amerikanë dhe evropianë i respektojmë, madje ata veten e ndjejnë si në pushime e jo si në një zonë të rrezikshme siç u kanë thënë Beogradi.
Mendimi i Kadaresë përforcon tezën e Beogradit se ne nuk e meritojmë lirinë. Nëse kjo frymë e antievropianizmit ekziston në Shqipëri, Kadare mund të jetë i informuar, por në Kosovë nuk ka as antiamerikanizëm e as antievropianizëm. Kjo teori për herë të parë po “zbulohet “ nga Kadare. Ndoshta Kadare qëllimisht dëshiron të na e fusë këtë ide imagjinative të tij, sepse pastaj ai do të dalë para pardonëve të tyre si mbrojtës i evropianizmit dhe librat do t’i shiten më shumë, e ndoshta si kalorës e mbrojtës i një lëvizjeje imagjinative ai edhe do e fitojë çmimin e shumëpritur-Nobelin.
Kadare dëshiron me tërë forcën e tij intelektuale që Qosjen ta bëjë të parëndësishëm, por nuk i pi ujë mesazhi i tij. Kur Kadare i përmend zgjedhjet e lira në Kosovë, ai nuk e fyen vetëm Qosjen por edhe tërë bijtë e bijat që luftuan kundër forcave serbe, sepse Kosova është vendi i parë në botë ku krahu që lufton për pavarësi të humbë votën e popullit për të cilin u sakrifikua. Kadare gabon shumë, sepse ne në Kosovë e dimë kush i fitoi votat dhe si u fituan ato. Kadare duhet të dijë se mbi 50% e deputetëve dhe ministrave të Kosovës që fituan në zgjedhje, janë ish-bashkëpunëtorët e Serbisë. Kadare e di, por hesht sepse ia kënda. Kadare e ka lexuar librin e francezit Michel Roux, i cili shkruan se qëndrimi i Rugovës ishte një buqetë lule për Millosheviqin.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum